Akil, me lejo qe te jem kundra ne kete pike, pasi edhe Greqia megjithese ka ne brendesi te saj pakica kombetare Turke Arvanitase etj nuk i njeh ato si pakica kombetare, dhe fene e ka te detyrueshme bile para disa vitesh e kishte dhe me ligj te detyrueshme fene, e pra keto nuk jane edhe aq DEMOKRATIKE ,por Europa e beri nje sy qorr dhe nje vesh Shurdh, pastaj ne momentin qe Greqia u antaresua nuk permbushte pothuajse as gjysmat e kritereve qe kerkonte EUROPA, le te mos flasim ketu per RUMANINE apo Bullgarine,por perseri Europa e beri NJE SY QORR dhe NJE VESH SHURDH, me pak fjale nuk besoj se kriteret luajne rol kaq te rendesishem ne Antaresimin e nje Shteti ne BE
kapesh pas disa pikave qe nuk i di mire madje, per te shpjeguar gjithe boten,
feja e detyruar ne greqi nuk ka qene asnjehere, pasi greqia ka forca te majta qe ka patur pushtetin shpesh here dhe kane patur marredhenie jo te mira me kishen.
por ti e ngaterron me te kartat e identitetit ku ne greqi deri ne 1999 shkruhej feja me detyrim ne kartat e identitetit. ceshtja e kartave te identitetit nuk ka qene kriter ne 1982 kur greqia u be antare e BE-se.
ky kusht eshte vene ne 1995 ne marreveshjen e shengenit, dhe greqia ka qene pale vendimarrese ne te gjitha vendimet e BE-se , ka qene edhe ajo hartuese e ketyre planeve, pasi ishte antar me te drejta te plota.
minoriteti mysliman (turk) nuk ka te beje me kartat e BE-se, pasi greqia dhe turqia kane marreveshje dypaleshe.
ceshtja eshte keshtu. ne 1923 ne traktatin e lozanes me kembimin e popullsive, turqia dhe greqia firmosen qe turqit qe ngelen ne greqi te merrnin statusin e minoritetit fetar me termin (grek musliman), dhe greket qe ngelen ne turqi moren statusin (turq ortodoks).
pas marreveshjes se kartes se helsinkit, (ku flitet mbi Veteorientimin e pakicave) greqia dhe turqia u angazhuan per njohjen graduale te ketyre minoriteteve sipas parimit te veteorientimt.
deri me sot nuk eshte kryer pasi turqia dhe greqia duhet te ulen perseri te shfuqizojne traktatin e lozanes.
arvanitasit, nuk jane pakice etnike. pasi duhet VETE arvanitasit DUHET ta kerkojne kete gje. ATA DEKLAROHEN SE JANE VETEM ENTITET KULTUROR DHE JO MINORITET.
pak a shume si vllehet e asimiluar ne shqiperi.(shif ed ramen).
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
“Franca e Gjermania do t'i luten në ‘gjunjë’ Turqisë për në BE”
Berlin, 22 shkurt - Në fundjavë kancelarja gjermane Angela Merkel fillon një udhëtim dyditor në Turqi. A ekziston mundësia e hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet gjermano-turke si "shenjë e vullnetit të mirë"?
"E sëmura" e Bosforit prej kohësh është shëruar. Më shumë se kaq, për shkak të sukseseve ekonomike dhe prestigjit gjithnjë e më të madh ndërkombëtar të Turqisë, kancelaren gjermane e pret një kryeministër me shumë vetëbesim. Këtë qëndrim duket se e ka forcuar profecia e fundit e komisionarit të BE-së për energjinë, Günther Oettinger, sipas të cilit duket se Gjermania dhe Franca do t'i luten ‘në gjunjë’ Ankarasë të anëtarësohet në BE, shkruan DW.
Me më pak patetikë, por në të njëjtin drejtim shkojnë edhe deklaratat e politikanit kristiandemokrat, Ruprecht Polenz. Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Marrëdhëniet me Jashtë, kërkoi hapjen e një kapitulli të ri në negociatat e anëtarësimit me Turqinë, pavarësisht bllokadës së Qipros, “me qëllim që të dyja palëve t'ju mundësohet një diskutim sistematik”.
Turqia refuzon me këmbëngulje që unioni doganor me 10 anëtarët më të rinj të BE-së ta zgjerojë edhe me një vend tjetër, me Republikën Qipriote. Kjo do të nënkuptonte që anijet qipriote dhe avionët të futeshin pa problem në portet dhe aeroportet turke. Turqit janë shumë të pakënaqur që deri më tani nga negociatat e hapura me BE-në, vetëm 13 nga 35 kapituj janë hapur, dhe vetëm një prej tyre, ai për shkencën dhe hulumtimet është përmbyllur.
Ndonëse nuk pritet që Merkel të ndryshojë pozicion nga ideja e një partneriteti të privilegjuar me Turqinë, si alternativë ndaj anëtarësimit, mediat turke dhe ato gjermane i shohin si të mundshme "sinjalet pozitive", pasi edhe presidenti francez Hollande e vlerësoi si të mundur hapjen e një kapitulli të ri negociimi për politikën rajonale.
Por më shumë se procedurat e anëtarësimit, turqit janë më të interesuar për tema më delikate, si detyrimi i vizës dhe pasaporta e dyfishtë. Deklaratat e Merkelit në këtë pikë priten me shumë interes. Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich ka përjashtuar para dy javësh mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët turq që duan të hyjnë në Gjermani.
Edhe çështja e pajisjes me dy pasaporta për turqit që jetojnë në Gjermani nuk duket se do të gjejë zgjidhje. Vëzhguesit thonë se këto nuk bëjnë pjesë në agjendën e Merkelit në Ankara. Erdogani i habiti turqit në tetorin e shkuar në Berlin, kur tha se ata duhet të përpiqen për më shumë integrim dhe të pranojnë kulturën gjermane, duke njohur Göthen dhe Kantin. Më parë kryeministri turk kishte kritikuar ashpër politikën e integrimit gjerman dhe kishte paralajmëruar nga asimilimi, që për të "ishte krim kundër njerëzimit".
Në debatin për vizat Turqia do të kritikojë procedurat e gjata burokratike edhe për vetë njerëzit e biznesit që duan të investojnë në Gjermani. Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk ka bërë fjalë për "një trajtim të turpshëm" të vendit të tij" si kandidat anëtarësimi. Merkel, sipas vëzhguesve do t'i referohet negociatave në zhvillim mes BE-së dhe Ankarasë dhe do të përjashtojë një qëndrim të veçuar të Gjermanisë. Por edhe Turqia nuk do të bëjë premtime zyrtare për ripranimin e refugjatëve të kthyer nga Greqia, pa marrë në këmbim diçka për vizat.
Një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit gjermano-turk është angazhimi i përbashkët kundër ekstremizimit fetar ose politik si edhe kundër terrorizmit ndërkombëtar. Nga qarqet gjermane të sigurisë thuhet se bashkëpunimi funksionon, por ka nevojë për përmirësime. Për koordinimin më të mirë në luftën kundër terrorit pritet që të arrihet një marrëveshje, sipas së cilës ministrat e Brendshëm të të dy vendeve të takohen dy herë në vit për konsultime.
Bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe zgjerimi i tregtisë dhe transferimit të teknologjisë do të shtrohen për diskutim në Këshillin Ekonomik Gjermano-Turk në Ankara, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit nga ekonomia gjermane që shoqërojnë kancelaren. Por edhe Siria, Irani dhe Lindja e Mesme do të jenë tema diskutimi të Merkelit në Ankara. Vizita e kancelares gjermane Merkel fillon me një qëndrim të shkurtër tek trupat gjermane, që shërbejnë në kufirin siriano-turk, pas dislokimit të raketave Patriot.
E lusin Vallah topi eshte ne anen e Turqise.
me sa duket europa o ti lepije dhe kembet turqise.![]()
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
E pse ti biejne ne gjunje ? nese ato ojra ka Turqia jane te saj dhe nuk do te thote qe perfitojne keta nga Juropian Junioni. Po te kishin interes nuk e kishin lene 40 vite para kapingjikut, prit, prit o gamar, se edhe per ty do dal nje dite bar
Po, ik, se Turqia, qofte edhe nese ben boooooooom ekonomik sa JU-ES-EJ-JA dhe CHAJNA socialiste se bashku, nuk eshte vend kompaktibel per Jurope. Mund te thoni çfare te duani, ama ata kane me shume konfigurim te Azise edhe duhet thene drejtohuni matane nga ai drejtimi ku ja dhane Hushimit horrorus kazuzen![]()
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Disa forumist te"krijojn"pershtypjen se e njohin shume politiken,hahaha...Aludova ne keta te lindjes qe kerkojne baba dovletin,haha.
AKILI-A,ashtu a,heheh,mire e ke se e kan zhgarravitur historine.Kan shkelur mbi veten e vet,tanime nuk kan Identitet Arberor,dhe era u vije turqosman...
..turqit po vijne moreeeeee ehehe......
Krijoni Kontakt