Ekan zan ty bo kurrveri, ket HITLER junge
ty ju abuzu femin , dhe e perkrahni,
ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE
Mos shpifni.
Papa, fjalėt dhe qėllimi
E gjithė kjo [ēėshtja e Zotit dhe arsyes e trajtuar nė kontekstin e krishterė] mu kujtua duke lexuar para pak kohėsh pjesėn e botuar nga profesor Theodore Khoury [Münster] tė dialogut, tė cilin e kish bėrė perandori i ditur bizantin Manueli II Paleologu mė 1391 nė kampin dimėror tė Ankarasė me njė pers tė edukuar mbi krishtėrimin dhe Islamin dhe mbi tė vėrtetat e tė dy feve. Perandori siē duket e ka hedhur nė letėr dialogun gjatė kohės sė rrethimit tė Konstantinopojės ndėrmjet vitit 1391 dhe 1402; prandaj kuptohet se mendimet e tij janė dhėnė nė mėnyrė shumė mė tė detajuar sesa pėrgjigjet e dijetarit pers. Dialogu shtrihet mbi tė gjithė hapsirėn e sistemit tė besimit tė pėrshkruar nga Bibla dhe Kurani dhe sillet sidomos rreth imazhit tė Zotit dhe tė njeriut, por gjithnjė nė mėnyrė tė domosdoshme rreth raportit tė tre ligjeve: Dhjatės sė Vjetėr, Dhjatės sė Re dhe Kuranit. Nė kėtė leksion dua tė trajtoj vetėm njė pikė, e cila nė ndėrtimin e dialogut ėshtė margjinale, por e cila mė ka mahnitur nė kontekstin e temės sė besimit dhe arsyes dhe i cili mė shėrben si pikėnisje pėr mendimet e mia mbi kėtė temė.
Nė dialogun e shtatė tė botuar nga profesor Khoury perandori nis tė flasė mbi temėn e Xhihadit (Luftės sė Shenjtė). Perandori sigurisht e dinte, se nė Suren 2, 256 thuhet: Nuk ka dhunė nė fe. Kjo ėshtė njė prej Sureve tė herėshme nga koha kur Muhamedi vetė ishte akoma i pafuqishėm dhe i kėrcėnuar. Por perandori natyrisht i dinte gjithashtu edhe kushtet e zhvilluara mė vonė mbi luftėn e shenjtė tė shkruara nė Kuran. Pa u ndalur nė detaje si trajtimin e ndryshėm tė pronarėve tė librit dhe tė mosbesimtarėve, ai iu kthye bashkėbiseduesit tė tij nė formė habitshėm tė ashpėr shumė thjeshtė me ēėshtjen qendrore mbi marrėdhėnien ndėrmjet fesė dhe dhunės. Ai tha: Mė trego, se ēfarė tė reje ka sjellė Muhamedi, dhe aty do tė gjesh vetėm tė keqe dhe jonjerėzore si pėrshembull, qė ai ka caktuar tė pėrhapet me shpatė besimi tė cilin ai e predikonte. Pastaj perandori arsyetoi menjėherė, pėrse pėrhapja e besimit me dhunė ėshtė e paarsyeshme. Ajo ėshtė nė kundėrthėnie me qenien e Zotit dhe me qenien e shpirtit. Zoti nuk gjen kėnaqėsi tek gjaku, dhe tė veprosh kundėr arsyes ėshtė kundėr qenies sė Zotit. Besimi ėshtė frut i shpirtit, jo i trupit. Pra, kush kėrkon tė udhėzojė dikė nė besim ka nevojė pėr aftėsinė e tė folurit mirė dhe mendim tė drejtė, por jo dhunė dhe kėrcėnim... Pėr tė bindur njė shpirt tė arsyeshėm nuk nevojitet krahu, as arma ose ndonjė mjet tjetėr, me tė cilin mund tė kėrcėnohet dikush me vdekje....
Fjalia vendimtare nė kėtė argumentim kundėr kthimit tė fesė me dhunė ėshtė: Veprimi kundėr arsyes ėshtė kundėr qenies sė Zotit. Theodor Khoury e komenton kėtė: Pėr perandorin si njė bizantin tė rritur me filozofinė greke kjo fjali ėshtė e vetėkuptueshme [evidente]. Pėrkundrazi, sipas besimit musliman Zoti ėshtė absolutisht transhendent. Vullneti i tij nuk ėshtė i lidhur pas asnjėrės prej kategorive tona, qoftė kjo edhe arsyeja. Mė tej Khoury citon njė punė tė islamologut tė njohur francez R. Arnaldez, i cili thekson se Ibn Hazni [nė fakt Ibn Hazmi!] shkon aq larg sa tė deklarojė, se Zoti nuk ėshtė i detyruar ti pėrmbahet as fjalės sė tij dhe se atė nuk e detyron asgjė qė tė na shpallė tė vėrtetėn. Nėse ai do tė donte, njeriu duhet tė bėnte edhe idolatri. [Shkrimi i theksuar nga E.C.]
Jozef Racinger: Besimi, arsyeja dhe universiteti. Kujtime dhe refleksione. Fjalim i mbajtur mė 12. shtator 2006 nė universitetin e Regensburgut, Gjermani.
Nė kėtė moment jam thellėsisht i pikėlluar mbi reaksionet tė cilat i ka shkaktuar njė pasazh i shkurtėr nga fjalimi im tek shumė besimtarė islamė. Bėhej fjalė pėr njė tekst mesjetar i cili nė asnjė mėnyrė nuk pasqyron pikėpamjet e mia personale. [Shkrimi i theksuar nga E.C.]
Jozef Racinger mė 17. shtator 2006.
Ka ndodhur njė manipulim i rėndė i tekstit (tė Racingerit). Citati i perandorit nga shekulli i 14. ishte vetėm njė pjesė nga njė fjalim i gjatė, i njė afresku tė madh tė marrėdhėnieve ndėrmjet arsyes njerėzore dhe historisė sė Evropės. Njė fjalim kaq i madh dhe programatik ėshtė reduktuar nė fragmentin e njė citati. Racingerit i vjen keq qė disa pasazhe tė fjalimit tė tij mund tė tingėllonin si ofendim i ndjenjave tė besimtarėve muslimanė, dhe qė ato u interpretuan nė njė mėnyrė, e cila nuk pėrputhet me qėllimin e tij. [Shkrimi i theksuar nga E.C.]
Tarcisio Bertone, sekretar shteti nė Vatikan, mė 16. shtator 2006.
Fjalėt gjykohen sipas qėllimeve. Por cili ishte qėllimi i fjalėve tė Jozef Racingerit alias Benedikti XVI gjatė leksionit tė mbajtur nė universitetin e Regensburgut/Bavari mė 12 tetor nė vendlindjen e vetė kryebariut tė kishės katolike? Cilido tė ketė qenė qėllimi i tij, fjalėt e tij i kanė rėnduar shumė tashmė marrėdhėniet e katolicizmit me botėn muslimane. Fjalėt e tij mbi Islamin dhe Profetin e Islamit, Muhamedin, e kanė vėshtirėsuar bashkjetesėn nė paqe dhe kanė thelluar mosbesimin ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve nė Evropė dhe kudo nė botė. Nga situata e krijuar prej fjalėve ofenduese tė Racingerit, nė Perėndim kanė pėrfituar sidomos ata tifozė tė tezės sė pėrplasjes sė qytetėrimeve, tė cilėt propagandojnė se muslimanėt janė njė trup i paintegrueshėm nė Evropė. Dallimi ndėrmjet kėtij konflikti dhe tė ashtėquajturit konflikt i karikaturave nė fillim tė vitit ėshtė, se tani nuk kemi tė bėjmė me dica ēunakė tė papėrgjegjshėm tė cilėt, pa u menduar gjatė, karikaturat e tyre pa shije ia vunė nė dispozicion njė gazete populiste tė djathtė daneze. Tani kemi tė bėjmė me numrin njė tė njė kishe botėrore e cila pretendon tė jetė nė posedimin e sė vėrtetės universale jo vetėm ndėr tė krishterėt dhe e cila ka njė traditė historike shumė tė gjatė konflikti me Islamin.
Racingeri bėri njė gabim tė rėndė politik dhe me tė e vuri veten e tij nė njė pozitė tė vėshtirė. Ai nuk ėshtė keqkuptuar nga besimtarėt muslimanė, siē nuk lodhen sė pėrsėrituri zėdhėnėsit e tij. Nė qendėr tė fjalėve tė tij qendronte teza se Islami paska njė marrėdhėnie tė veēantė me arsyen, ose mė saktė me mosarsyen, dhe me dhunėn. Deklarata e Racingerit ishte e qartė. Ai e sheh dhunėn jo vetėm si pjesė pėrbėrėse tė historisė dhe fesė islame, por si thelbėsore dhe qenėsore dhe si vullnet tė pėrjetshėm tė Profetit Muhamed, i cili paska pėrhapur fenė e tij me shpatė nė dorė. Ndėrkohė Racingeri ka deklaruar se citati nga dialogu mes njė qezari bizantin dhe njė persi tė edukuar para mė se 600 vjetėsh nuk pasqyroka pikėpamjet e tij. Por ishte ai citat i cili sipas vetė fjalėve tė Racingerit e ka mahnitur dhe i ka shėrbyer si pikėnisje pėr mendimet e tij dhe rrjedhimisht pėr tė nxjerrė tezėn e tij qendrore: Nė Islam Zoti nuk ėshtė i lidhur pas asnjė kategorie, qoftė ajo edhe arsyeja, dhe kėtu u sqaroka rrugėndarja nė kuptimin e Zotit dhe tė fesė. Nuk i shkon pėr hije kryebariut tė fshihet pas fjalėve tė tufės sė tij.
Racingeri e ka kėputur citatin e tij komplet nga konteksti historik. Kryqėzatat, tė cilat nė emėr tė krishtėrimit kishin sjellė pėr tre shekuj vrasje dhe shkatėrrim nė botėn muslimane dhe nuk ia lanė mangut as Kostantinopojės sė krishterė, nuk u pėrmendėn nga Racingeri me asnjė fjalė si keqpėrdorim i pashembullt i fesė. Nė tė vėrtetė koncepti i luftės sė shenjtė e ka burimin tek koncepti i luftės sė drejtė (bellum iustum). Ky koncept ėshtė formuluar nga njėri prej personave mė tė rėndėsishėm pėr formimin e krishterimit perėndimor: Aurel Augustini (354-430). Augustini konsiderohet nga kisha katolike si shenjt, dhe ėshtė edhe njė figurė qendrore pėr shumė protestantė. Por do tė ishte papa Urbani i cili nė koncilin e Klermontit nė vitin 1095 do ta ngrinte nivelin e luftės sė drejtė nė atė tė luftės sė shenjtė (bellum sacrum) duke shpallur njėkohėsisht kryqėzatat. Nė kontekstin e dhunės dhe tė arsyes nė fe duhej pėrmendur patjetėr shembulli i Kishės Katolike, e cila ka predikuar luftėn e shenjtė si tė dashur prej Zotit (Deus le volt!) dhe u ka premtuar kryqtarėve tė rėnė nė luftė kundėr tė pafeve dhe barbarėve parajsėn. Racingeri do tė kishte mjaft material nga historia e kishės sė tij pėr tė mbėshtetur leksionin e tij mbi dhunėn dhe joarsyen nė fe, p.sh. pjesė nga fjalimi i Urbanit:
Ata tė cilėt janė mėsuar tė bėjnė luftėra tė padrejta personale kundėr besimtarėve le tė nisen tani kundėr mosbesimtarėve dhe ta mbarojnė me fitore kėtė luftė e cila duhej tė ishte nisur shumė kohė pėrpara. Ata tė cilėt kanė qenė banditė pėr shumė kohė le tė bėhen tani kalorės. Ata tė cilėt kanė luftuar kundėr vėllezėrve dhe tė afėrmve tė tyre le tė luftojnė nė mėnyrėn e duhur kundėr barbarėve. Ata tė cilėt kanė shėrbyer si mercenarė pėr pagesė tė vogėl le tė marrin shpėrblimin e pėrjetshėm. Ata tė cilėt janė zhveshur nga trupi dhe shpirti i tyre le tė punojnė tani pėr njė shpėrblim tė dyfishtė.
Nuk duhet lėnė pa pėrmendur edhe njė fakt historik nė kontekstin e citatit tė pėrmendur tė Racingerit. Pa diskutuar, nėse pėrshkrimet e qezarit bizantin Manuelit II Paleologut janė apo nuk janė objektive, debati ndėrmjet tij dhe persit tė edukuar ndodhi nė vjeshtėn e vitit 1391 nė njė kamp ushtarak osman nė Ankara, ku Sulltan Bajazidi I e kishte ftuar perandorin vasal tė Perandorisė Osmane. Debati u organizua nga vetė sulltani dhe zgjati disa ditė. Vetė kjo situarė e le citatin e Racingerit tė ndriēojė nė njė dritė komplet tjetėr, nė dritėn e njė tolerance muslimane, e cila bazohet nė debat dhe argumente, dhe jo nė pėrhapjen e fesė me dhunė. Pėrndryshe perandori bizantin as qė do tė kish mundur tė na raportonte dot pėr kėtė debat pas pikėpamjeve tė tij mbi Profetin Muhamed. Pėr tu pėrmendur ėshtė edhe fakti se, nė shtratin e vdekjes, po ky perandor i la si testament shpirtėror tė birit tė tij kėshillėn qė, ēfarėdo qė tė bėnte, tė mos kryente unionin me kishėn katolike.
Njėkohėsisht Racingeri mund tė kishte dhėnė pėr shembull traditėn e tolerancės fetare tė Islamit dhe muslimanėve, nėse qėllimi i tij ėshtė dialogu ndėrfetar. Tė krishterėt dhe ēifutėt kanė qenė dhe janė edhe sot pjesė e civilizimit islam. Nėse sot kjo pjesė e krishterė ose ēifute brenda kėtij civilizimi po vjen duke u rralluar, pėr kėtė pėrgjegjėsinė e mbajnė ndėr tė tjera edhe deklaratat e tipit tė Racingerit. Nė kėtė kontekst citimi i Racingerit duhet kuptuar jo si njė fjalim akademik shkencor, por si njė nėnvizim i anėve pozitive tė krishtėrimit tė cilat nuk mund tė mohohen nė kurriz tė asaj qė ai e konsideron si tė kundėrtėn e fesė sė tij, nė kurriz tė Islamit dhe muslimanėve.
As shprehjet nė lidhje me marrėdhėniet e Islamit me arsyen nuk janė tė reja. Lidhja ndėrmjet Islamit dhe prapambetjes nė njėrėn anė dhe e Krishtėrimit me pėrparimin nė anėn tjetėr ėshtė njė vizion i zhvilluar nė kohėn e kolonializmit nė Evropė. Ky vizion rreket ta shpjegojė prapambetjen politike, shoqėrore, ekonomike nė botėn e sotme islame me anė tė fesė islame, duke lėnė mėnjanė aspektet penguese qė vetė kolonializmi solli nė kėtė botė, por ēėshtė mė e rėndėsishme duke heshtur faktin se suksesi evropian erdhi veēse pas ēlirimit nga dogmatizmi i krishterė.
Ėshtė absurde ti faturosh botės muslimane, tė kaluarės dhe tė tashmes sė saj, njė kundėrthėnie me arsyen, duke patur parasysh kontributin qė kjo botė ka dhėnė pėr filozofinė, matematikėn, mjekėsinė, astronominė, gjeografinė etj. Problemet aktuale tė botės muslimane nuk qendrojnė tek feja, por tek diktaturat tė cilat i zotėrojnė dhe ia frenojnė zhvillimin shpirtėror dhe material tė shoqėrive tė tyre. Teza, sipas sė cilės Islami qenka njė fe iracionale, ėshtė vetė njė tezė iracionale.
Ėshtė i gabuar gjithashtu pėrfytyrimi sipas tė cilit muslimanėt dhe bota islame sot dokan tu imponojnė jomuslimanėve logjikėn e besimit tė tyre, qė edhe kėta ta konsiderojnė Kuranin dhe Profetin Muhamed si tė shenjtė. Njė dialog i sinqertė, sado i vėshtirė, kėrkon qė jomuslimanėt tė respektojnė dhe nderojnė atė ēfarė ėshtė e shenjtė pėr muslimanėt, ashtu siē presin jomuslimanėt respekt dhe nderim pėr ato ēfarė ata i kanė tė shenjta. Kjo bazė ėshtė e dhėnė si nė Kuran nė ato pjesė ku nderohen personat qendrore tė krishtėrimit, ashtu edhe nė qėndrimet e kishės katolike nė Vatikanumin e 2. mbi besimet jotėkrishtera: Kisha katolike nuk hedh poshtė asgjė nga ato qė ėshtė e vėrtetė dhe e shenjtė nė kėto fe (Nostra Aetate nr. 2). Por fjalėt e shprehura nga Racingeri, tė cilat e nėnvleftėsojnė profetin e Islamit, bien ndesh me shpirtin e kėtyre fjalėve. Fjalėt e tij janė nė kundėrshtim me fjalėt e koncilit tė lartėpėrmendur, nė tė cilat u bėhet thirrje tė krishterėve dhe muslimanėve nė kontekstin e armiqėsisė shekullore ta lenė mėnjanė tė kaluarėn dhe tė mundohen pėr mirėkuptim tė sinqertė dhe tė anasjelltė (Nostra Aetate nr. 3). Citati paraqet nė fakt vazhdimėsinė e njė tradite shekullore pėrgojimi ndaj Profetit Muhamedit qė nga Gjon Damaskeni nė shek. 7./8., i cili e akuzonte si profet tė rremė, tek Legenda aurea (shek. 13.), e cila e paraqet Profetin si mashtrues, pėr tė mbėrritur tek Dantja, i cili e pėrshkruan si pėrēarės nė rrethin mė tė thellė tė ferrit. Ėshtė fakt qė kisha katolike ka shprehur nė deklaratat e saj fjalė miqėsore ndaj myslimanėve, por ajo nuk e ka vlerėsuar ose pėrmendur me emėr asnjėherė profetin Muhamed. Racingeri e ka vendosur veten nė kėtė traditė armiqėsie ndaj Islamit me anė tė njė citati, nga i cili ai deri nė kėtė moment nuk ėshtė distancuar. Ai nuk ka shprehur keqardhje pėr fjalėt qė i ka shprehur, por pėr reagimet e muslimanėve, duke vazhduar kėshtu ti akuzojė kėta indirekt pėr keqkuptim dhe iracionalitet. Shtoi kėsaj edhe faktin se kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė lapsus, pasi qė pėrpara leksionit ai ėshtė kėshilluar nga disa prej bashkėpunėtorėve tė tij qė tė heqė dorė nga pėrmendja e citatit. Nga ky pozicion ėshtė e kotė tė flitet pėr dialog. Muslimanėt nuk presin sot gjykimet e Racingerit se si ata duhet tė reagojnė ndaj fyerjeve qė u bėhen, por distancim tė qartė nga ideja ofenduese tek citatet e tij.
Njė dialog i sinqertė kėrkon tė ēmontojė nė fillim frikėn dhe mosbesimin dhe duke pranuar partnerin fetar me anė tė respektit dhe nėnvizimit tė tė pėrbashkėtave, natyrisht pa relativizuar pozicionin pėrkatės tė sė vėrtetės hyjnore. Por nuk mund tė flitet pėr njė dialog, kur nxirren llogaritė e sė kaluarės, nėnvizohet pėrparėsia e fesė pėrkatėse duke fyer besimin e partnerit. Natyrisht qė njė dialog i sinqertė nuk mund tė jetė i tillė pa kritikė ndaj partnerit, por pėr tė arritur deri tek kritika duhet pėrshkuar njėherė rruga e respektit dhe nderimit. Gjithashtu, nė kushtet e sotme tė globalizimit mediatik duhet patur kujdes qė dialogu ndėrfetar tė kryhet nga zėra reprezentativė dhe pikat e nxehta, tė cilat nuk do tė mungojnė, tė trajtohen nė mėnyrė intime. Ose pėrndryshe le tė sqarohen qėllimet dhe pozicionet me tė cilat do tė kryhen debatet fetare tė sė ardhmes nė formėn e disputeve klasike tė mesjetės.
Kėto ditė ngjarjet e fundit nė botėn muslimane mbi citatin e Racingerit kanė qenė njė hot story pėr mediat perėndimore dhe kanė shėrbyer pėr tė nėnvizuar edhe njėherė tezėn kaq popullore tė pėrplasjes sė civilizimeve dhe pėr ta paraqitur problemin mė tė fundit brenda njė konteksti mė tė gjerė tė njė konflikti ndėrmjet Perėndimit dhe Islamit. Nė kėtė kontekst bota muslimane paraqitet si fėmijė i ofenduar pėr vogėlsira dhe si e paaftė pėr dialog. Ndėrkohė qė konteksti politik dhe shoqėror nė tė cilin ndodhin protestat nė botėn islame lufta e Irakut, lufta e fundit nė Liban, shtypja e opozitės nė Lindjen e Mesme mbetet i mjegullt pėr vėzhguesit nė Perėndim, pjesė tė gjera tė kėtij publiku e ndjejnė veten edhe mė shumė tė vėrtetuar nė gjithė paragjykimet e tyre: pėrplasjen e domosdoshme tė civilizimeve dhe paaftėsinė e muslimanėve pėr dialog. Kėtyre u shtohet edhe efekti unifikues, i cili ndikon tek vėzhguesit perėndimorė tė tė gjitha identiteteve tė mundėshme, por pa harruar kėtu edhe ata zėra kritikė ndaj insensibilitetit tė Racingerit, tė cilat nuk kanė munguar tė vijnė edhe nga brenda kishės katolike. Nė fund tė fundit ky imazh i paaftėsisė pėr dialog sė bashku me vegimin e njė uniteti nė perėndim ishin rezultatet e qėllimta apo tė paqėllimta tė fjalėve tė Racingerit.
Duke patur parasysh, se paraardhėsi i Racingerit ka mbajtur qėndrime mė neutrale ndaj Islamit dhe botės muslimane dhe se ka qenė njė kundėrshtar i politikės sė Xhorxh W. Bushit nė Irak, dhe duke thėrritur nė kujtesė gjithashtu, se ardhja e Racingerit mund tė shėnojė edhe njė kthesė nė qėndrimet politike tė shtetit tė Vatikanit dhe njėkohėsisht tė Kishės Katolike, duhet lėnė hapur pyetja, nėse ka njė lidhje ndėrmjet shprehjeve ofenduese tė Racingerit dhe tė politikės aktuale tė Bushit. Pėrpara se tė flitet pėr njė dialog do tė ishte mire tė dihej pozicioni aktual i Racingerit mbi kėto pika: Cili ėshtė qėndrimi i Racingerit ndaj Islamit, Muhamedit dhe myslimanėve? Cili ėshtė qėndrimi i Racingerit nė lidhje me armiqėsinė shekullore tė katolicizmit ndaj Islamit, p.sh. nė lidhje me kryqėzatat? Cili ėshtė qėndrimi i tij ndaj tezės sė pėrplasjeve tė qytetėrimeve? Lista e pyetjeve ėshtė e hapur ...
Vjenė, 24 shtator 2006
Egin Ceka,29.9.2006
Po mire, a ka thene ndonje gje te pavertete Perandori bizantin ne letren e tij??!!
A ka sjelle ndonje te re te mire i vetequajturi "profet" i Islamit??!! Nese po, silleni ketu e ta shqyrtojme, perndryshe, e verteta mbetet e vertete dhe nuk duhet fshehur per hir te fanatizmit islamik!!!
Jarigas
U nxir mire,
hala skom dexhu qe nje njeri thot jam idiot, edhe ky diqka don me than ky HITLAR JUNGE
ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE
Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !
Papa vetem genjeshtren e din si fjal te Zotit, per te tjerat s'po flasim hic se i'a kalon edhe genjeshtres.
Nuk ka qen i "vetquajtur" profet, por i shpallur Profet nga Zoti ne permes engjullit Gjibrail a.s.
Cfar solli dicka fundamentale Muhamedi ? Solli drit ne kete bot, dhe ka nxjerr definitivisht boten e krishter nga mesjeta ! Erdhe me te verteten, duke i treguar mbar njerzimit qe mos adhuroni puta, ikona, statuja, 3-zota, profet e papa,.. jo ! POR Adhuroni 1 Zot, tė vetėm dhe tė vėrtet !
Kete fakt kisha nuk e ka pranuar kurre, dhe vazhdon me idhujtarin e saj, pergjat 2000 vite, Kisha ka vra jo te krishter, ka konvertuar dhunshem, ka pushtuar kontinente se le me shtete, ka qitur fare popuj, ka vrar hebrej me shume se vet Faraoni, ka vra shkenctar, ka vra "shtriga" e ka vra maca te zeza(satana
) dhe te gjitha keto te zeza nuk ishin te pranuara nga muslimanet edhe pse i pushtoj kisha, i masakroj dhe i keqtrajtoj vetem qe t'ju kthehn idhujtaris se krishter ! NUK PRANUAN MUSLIMANET ! E ky mospranim, shtyri vet besimtaret e krishter qe t'i thon STOP diktatures fetare duke e ndar Radikalisht ate nga udheheqja e shtetit ! Ky kapitulim per kishen, eshte flakaresha me e bukur qe ndoshta as vet Profeti Muhamed a..s, nuk do ta kishte paramenduar. Tani ? Tani te krishteret inatqor provojn serish qe t'i pushtojn muslimanet si ne kohen e kryqezatave duke ua mesuar atyre "demokracin", por ja qe serish nuk e pranojm as krishterizmin tuaj, e as demokracin tuaj sepse posedojm dicka me te madhe se keto te dya bashk ! E ju e dini mir se cka !
Me siguri, kjo eshte edhe arsyeja se pse shpesh here pohonte se Kosova eshte djep i Serbis, dhe kjo vie si pasoj e dialogut nderfetar.
Prifti qė shkonte me meshkuj, pėrdorte dhe tregtonte drogė
Njė tjetėr skandal ėshtė regjistruar nė kishėn katolike amerikane. Imzot Kevin Wallin akuzohet pėr tregti droge dhe jo vetėm, ai e pėrdorte vetė atė, ndėrsa mbante armė me vete.
Prifti i cili ishte frymėzim pėr gjithė komunitetin e Bridgeport, nė Connecticut, ka tentuar tė pastroj paratė e aktivitetit tė tij, duke blerė njė dyqan me produkte seksuale pėr tė rritur, ndėrsa akuzohet se ka shkuar edhe me meshkuj.
Siē raporton New York Times, njė hetim i gjatė mbi tė arriti nė pėrfundimin, se ai jo vetėm pėrdorte drogė, por e shiste atė duke pėrfituar tė ardhura tė shumta.
Vetėm gjatė vitit 2012 ai akuzohet se ka fituar mbi 300 mijė dollarė tė ardhura nga tregtia e drogės. Para se tė pėrfshihej nga skandali Kevin Wallin ishte mjaft i vlerėsuar, aq sa ishte pėrzgjedhur i privilegjuari i kardinalėve dhe peshkopėve./Indeksonline/
Po thon qe kjo eshte arsyeja kryesore pse dha doreheqje pa pa , nga frika qe vatikani po mbetet pa trashegimtar, se qysh ja kan nis k'ta edhe kan me mbet po ku mundet me lind nje mashkull femij vec ne boten katolike kjo ndodh![]()
Krijoni Kontakt