Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Një grua 30-vjeçare iu drejtua Gjykatës së Tiranës për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënimeve të bashkëshortit të saj.
    Burri i paditëses i kërkonte së shoqes që ajo të mbulohej me perçe sa herë që dilte nga shtëpia. Dhunës së kryefamiljarit nuk i kishte shpëtuar as vajza e mitur e çiftit, së cilës gjithashtu i kërkohej të mbulohej me perçe në çdo lëvizje të saj.
    Përmes një kërkesë-padie civile, 30- vjeçarja me iniciale M.D. i kërkoi gjykatës lëshimin e një urdhri të menjëhershëm mbrojtjeje nga bashkëshorti i saj 36-vjeçar, me iniciale G.D. Në kërkesën e saj, 30-vjeçarja pretendonte se ajo dhe e bija e mitur dhunoheshin dhe kërcënoheshin nga bashkëshorti, i cili pretendohet se i përket një rryme ekstreme të besimit islam.
    Ai i kërkonte gruas dhe vajzës të mbuloheshin me perçe dhe nuk i lejonte të frekuentonin ambientet publike. Sipas padisë, “pika kulmore” e dhunës ka qenë momenti i rrahjes së të miturës më 7 mars, për shkak se kishte dalë pa leje nga shtëpia për të blerë lule për mësuesen.

    Gjykata e Tiranës vendosi dje që shqyrtimi i kërkesës të bëhet ditën e hënë. Në të njëjtën seancë, gjykata pritet të shprehet me vendim për pranimin ose jo të padisë/panorama

    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    kujtojne tironsit sikur jane ne teheran
    ikni ore nga keni ardhur

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Uroje qe kete shembull te ndjekin te gjitha femrat qe dhunohen si fizikisht dhe psikologjikisht , qofte kjo per arsye te fes apo kaprico te burrave te dhunshem !
    Sikur ti rrasin keto lloje burrash ca dite ne birruc ti lejne pa buke e pa uje , nuk do ishte keq .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2012
    Postime
    26
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Per ato qe kan ndonje dyshim, feja Islame e ndalon dhunen; shiko kete link i postuar ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/threads/148935-Dhunimi-i-familjes-Ky-mekat-njerzor-dhe-jo-islam

  5. #5

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Shteti i ndyre qe u perzihet njerezve ne punet intime,kurse nga ana tjeter nxit prostitucionin,kurverine,xhveshjen,imoralitetin,pe derastine...kurse ndalon nga pastertia,ruajtja e nderit,veshja e moralshme dhe vyrtytet tjera njerezore.
    E dyta,kesaj gruas do tja nxine jeten gjoja se mbron te dobtit dhe keshtu do marri ne qaf jeten e nji familje.
    Keshtu do jet gjendja e ketij shteti qe sapo doli nga enveri kujtojne se kan dale ne ledine,pra kan rene ne sprovat e paganizmit demokratik,duke u munduar te kopjojne evroppen plake dhe dinake.
    Por ne fund do ta hane delet qe do te shkojne krejt per lesh,pra do behemi shoqeri pa asnji vlere morale dhe njerezore mu si kopete e shtazeve evropian qe skan kurfar kodeksi njerezor qe ju intereson vetem tagjia dhe grazhdi me bar dhe defrimi...
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Se kuptoj keta ekstremistat pse nuk marrin vajzat e medreses per gra? Ka plot femra qe mbulohen me deshire. Bravo i qofte qe gjeti guximin e denoncoi.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Shteti i ndyre qe u perzihet njerezve ne punet intime,kurse nga ana tjeter nxit prostitucionin,kurverine,xhveshjen,imoralitetin,pe derastine...kurse ndalon nga pastertia,ruajtja e nderit,veshja e moralshme dhe vyrtytet tjera njerezore.
    E dyta,kesaj gruas do tja nxine jeten gjoja se mbron te dobtit dhe keshtu do marri ne qaf jeten e nji familje.
    Keshtu do jet gjendja e ketij shteti qe sapo doli nga enveri kujtojne se kan dale ne ledine,pra kan rene ne sprovat e paganizmit demokratik,duke u munduar te kopjojne evroppen plake dhe dinake.
    Por ne fund do ta hane delet qe do te shkojne krejt per lesh,pra do behemi shoqeri pa asnji vlere morale dhe njerezore mu si kopete e shtazeve evropian qe skan kurfar kodeksi njerezor qe ju intereson vetem tagjia dhe grazhdi me bar dhe defrimi...
    pa ofendim thjesht per kureshtje i cilit krah jeni ju? meqe po te pyes po pergjigjem dhe per vedi une jam i shkodres!
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8

    Do ta mbrosh ti ate femer qe rrihet , se shteti qenka i ndyre.
    Ti si nje besimtar i devotshem duhet te jeshe i pari ta denosh kete akt rrahje . Duhet te jeshe i pari qe duhet te mbrosh faktin qe feja nuk vehet me dhune .

    Une njoh cifte kur njeri eshte besimit myslyman dhe tjetra jo aq besimtare nuk ve shami dhe as ne xhami nuk shkon dhe te kesh qef si shkojne me njeri tjetrin . Cift perfekt !!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Se kuptoj keta ekstremistat pse nuk marrin vajzat e medreses per gra? Ka plot femra qe mbulohen me deshire. Bravo i qofte qe gjeti guximin e denoncoi.
    Tamam mendja e juaj ja dashka te keqen kesaj grua te mjere qe tash do mbesi rrugeve mu ne mes te jetes pasi vetem i ka kaluar te 30 tat dhe me nji femije.
    Duhet ta din kjo se nuk prishet rendi familjsr pse burri ka dashur qe ajo te mbulohet dhe te mos frekuenton rruget publike pa kurfar arsye,dhe burri i saj ka per qellim ruajtjen e nderit familjsr dhe kjo eshte detyre e burrit,sepse grate po duket sote se sa larg kan shkuar me moden e kufrit....
    Keshtu juve po shkaterroni jeten e njerezve,Zoti ju permiresofte nese doni udhezim..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  10. #10

    Për: Perçja Islame, gruaja çon burrin në gjyq

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    pa ofendim thjesht per kureshtje i cilit krah jeni ju? meqe po te pyes po pergjigjem dhe per vedi une jam i shkodres!
    Nuk i takoj une asnji krahu partiak,dhe kurre nuk kam qene per asnji parti te kufrit.
    Sot njerezit ma te lige merren me punet partiake,sepse e vetmja menyre per te vjedhur dhe per te jetuar pa djerse dhe ne krahe te populkit dhe me rrena i ke partiashet.Pra krejt jane ata qe nuk mund ta nxjerrin kafshaten me pune dhe me djerse dhe me harame,hajdutlleqe,matrapaze dhe njerez te pamoralshem...
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •