Edmond Budina: Ballkanasit po bėjnė pazar edhe me eshtrat e tyre
Aktori dhe regjisori i njohur rrėfehen pėr karrierėn artistike, private dhe pėr filmin e ri Ballkan Pazar
Regjisori i mirėnjohur ka lindur nė ditėn e parė tė pranverės mė 22 mars 1952 nė Tiranė. Ėshtė rritur nė Tiranėn e Re, mė pas ka banuar tek Shallvaret, ku ka kaluar njė fėmijėri shumė tė bukur, qoftė tek shtėpia e gjyshėrve nė Tiranė tė Re, qoftė nė te Shallvaret. Nė vitin 1961 familja e tij u transferohet nė Korēė, origjina e tij. Jeton kėtu deri nė kur mbaron gjimnazin nė vitin 1971. Pas kėtij viti fillon studimet e larta nė Akademinė e Arteve, pėr aktor. Pas mbarimit tė studimeve Tiranė dhe fillon punė nė Teatrin Kombėtar, deri nė vitin 1992 kur largohet pėrfundimisht bashkė me familjen nė Itali.
Z. Budina, pasnesėr promovohet filmi Ballkan Pazar, ku regjisor jeni ju, ēfarė kėrkoni ti thoni publikut pėrmes kėtij filmi?
Sė pari pėrshėndes publikun. Njė vepėr kinematografike qė prezantohet ėshtė njė kėnaqėsi, dhe njė komunikim pėr publikun. Ėshtė njė pėrshėndetje, njė respekt dhe njė dashuri pėr tė. Ky film ėshtė financuar nga shteti shqiptar nė masėn 60 pėr qind, ndėrsa 40 pėr qind nga Ministria Italiane e Kulturės, ndaj ėshtė detyrimi im personal ti them faleminderit taksapaguesit shqiptar qė mė dha lekėt pėr kėtė film. Ėshtė njė film qė trajton njė problem tepėr delikat nė raport midis Shqipėrisė dhe Greqisė, siē ishte fakti i zhvarrimeve tė civilėve nė Kosinė pėr ti shitur si ushtarė grek tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėror. Pėrmes kėtij filmi do doja ti flas publikut shqiptar, atij grek dhe mė gjerė, qė ky ėshtė njė absurd i madh dhe njė lloj pazari marrėzie, ndaj duhet tė reflektojmė dhe tė qeshim me kėto tė meta ballkanike, me marrėzitė tona ballkanike dhe tė shohim pėrpara. Tė mos shohim drejt varreve tė shkuarės, tė mos gėrmojmė nėpėrmjet varreve inate dhe urrejtje, por duhet tė shohim ata qė na bashkojnė, ata qė na ēojnė pėrpara, ata qė na bėjnė tė duam njėri-tjetrin. Tani ne jemi nė njė fushatė elektorale dhe shoh se secili tund flamurin e vet , shpesh kėta flamuj po kthehen nė shkopinj pėr tė rrahur njėri-tjetrin. Edhe kjo pėr mua ėshtė njė absurd i papranuar. Titullin e vendosa pėr kėto arsye, sepse njė fakt qė po ndodh ėshtė me tė vėrtetė njė pazar, njė pazar i shėmtuar, ku edhe shqiptarėt kanė shitur eshtrat e tyre pėr tė fituar ca para, pėr tė fituar pėrkrahjen e grekėve. Po ashtu edhe grekėt kanė bėrė pazar me kėto eshtra. Me kėtė film, ku shiten eshtra, ku shiten ide, ku shiten njerėz, ku shitet gjithēka dhe qė kam pėrshtypjen qė ndodhin mė sė shumti nė Ballkan, ku edhe marrėzitė janė mė tė mėdha. Ky Pazar ndodh dhe Fushė-Kosovė, ku disa ballkanas kėrkojnė varret e 1399.
Nė kėtė film ka shumė aktorė tė njohur nga Shqipėria dhe nga Evropa. Pse pikėrisht kjo pėrzierje?
Filmi ka njė strukturė tė tillė, ku janė dy personazhe qendrore, njė franceze dhe njė italiane. Nuk mund tė luante francezen njė shqiptare, ose njė greke dhe unė mora francezen Katerinė Uilkonin, aktore e njohur, shumė e bukur, ndėrsa nga Italia, mora Veronika Xhentilin, nga Maqedonia Viktor Vyshkėn, njė aktor shumė i mirė dhe nga Shqipėria pėrzgjodha aktorėt qė u pėrshtateshin mė shumė roleve. Ėshtė njė ansambėl mjaft interesant, kompakt, ku tė gjithė kanė krijuar personazhe tė kėndshėm, ku secili nė mėnyrėn e vet arrin tė transmetojė atė ide qė unė kam dashur tė transmetoj nėpėrmjet filmit
Ju ka kushtuar financiarisht dhe si e keni pėrballuar?
Filmi nuk ka kushtuar shumė. Falėnderoj edhe ata qė mė dhanė paratė. Natyrisht, njė film i varfėr nė njė lloj kuptimi, por filmi ėshtė bėrė me njė pasion tė jashtėzakonshėm. E kemi xhiruar pėr 3 javė e gjysėm. Pėrfitimet tona financiare nuk janė ato qė duhej tė ishin, por gjithsesi, jam i kėnaqur nga pikėpamja shpirtėrore dhe morale, sepse kam arritur tė transmetoj diēka.
Mos ndoshta ndonjė aktor ka interpretuar dhe pa para?
Po, ėshtė Luka Lionelo, njė aktor i njohur qė ka luajtur te filmi Pasioni i Krishtit i Mel Gibsonit, bėn xhudon atje. Ka ardhur dhe ka bėrė njė rol tė vockėl dhe pa asnjė lekė, vetėm nga miqėsia qė kishte me mua.
Si u njohėt me kėtė aktor tė madh?
Producenti im italian ėshtė shumė mik me tė, por dhe unė prej shumė vitesh e njoh. Ai ka qenė i dashuruar pas filmit tim Letra ere, por mė ka parė dhe nė televizionin italian kur kam luajtur.
Ku i keni bėrė xhirimet?
Nė Labovė tė Kryqit dhe nė Tiranė. Dua tė falėnderoj labovitėt, tė cilėt janė njė popull patriot dhe mikpritės. Kanė shprehur dėshirėn qė filmin ta shfaqim nė sheshin e fshatit tė Labovės sė Kryqit. Gjatė xhirimeve na bėnė njė pritje tė jashtėzakonshme. Aktorėt kanė fjetur nė shtėpitė e fshatarėve. Nuk do ta harroj kurrė qė nė shtėpinė ku banoja unė ishte Janulla, Kristoja, Lena, Jorgua, Fani, Ilia, Niku, tė gjithė banorėt e fshatit dhe e ndjeja veten si nė shtėpinė time.
Mendoni se ky film do tė ketė po aq sukses sa filmi Letra ere?
Filmi Letra ere ka pasur njė vlerėsim shumė tė mirė nga publiku dhe kritika. Ka marrė pjesė nė shumė festivale ndėrkombėtare. Media italiane dhe ajo botėrore ka folur shumė pėr tė. Jam shumė i kėnaqur qė edhe Ballkan Pazar ka distributorin e tij. Nė muajin qershor do tė shfaqet nė kinematė italiane. Kemi njė kontakt me distributorė austriakė, gjermanė dhe zviceranė qė kanė marrė pėrsipėr distribuimin dhe shpėrndarjen nė kėto vende. Shpresoj tė shpėrndahet dhe nė vende tė tjera qė problemi ynė tė bėhet sa mė evident dhe opinioni publik tė sensibilizohet, por edhe Shqipėria tė ketė njė rol nė arenėn ndėrkombėtare. Nuk mund tė harroj njė artikull pėr Letra ere shkruar nė gazetėn Messegero tė Italisė qė thotė: Nė panoramėn e kinemasė evropiane shtohet edhe njė vend i ri, Shqipėria dhe kėtė e themi pasi kemi parė filmin e Edmond Budinės Letra ere. Pėr mua ėshtė njė nder jashtėzakonisht i madh, por i bėn nder edhe Shqipėrisė.
Qė nga viti 1992 ju jetoni nė Itali. Me ēfarė merreni atje?
Jam punėtor nė njė fabrikė,mė saktė jetoj pėr tė mbijetuar, sepse filmat dhe gjithēka qė kam bėrė nuk mė kanė dhėnė mundėsinė qė tė bėj njė jetė artistike tė mbyllur nė kullėn e fildishtė. Jam njė njeri qė i kam pėrveshur mėngėt dhe punoj pėr tė mbijetuar dhe jam krenar pėr kėtė, sepse jetėn time e kam bėrė vetė dhe si kam borxh askujt. Nė Itali jetoj bashkė me gruan dhe dy fėmijėt. Kam dhe nipin dhe mbesėn, Noelin dhe Samulėn dhe jetojmė tė gjithė bashkė nė Itali. Meqė mė jepet rasti do doja tė falėnderoja familjen time, e cila mė ka mbėshtetur shumė. Ėshtė shumė e vėshtirė tė punosh nė fabrikė dhe tė krijosh njė vepėr arti, sepse nuk ke kohė dhe fuqi pėr ta pėrballuar. Familja mė ka ndihmuar shumė, do doja ta falėnderoja, por dhe tu kėrkoja ndjesė pėr shqetėsimet qė u kam krijuar herė pas here me nervozizmin tim, sepse njė krijim artistik ėshtė gjithmonė problematik.
Nė Shqipėri nuk ka tė djathtė dhe tė majtė, por ka luftė interesash
Nė vitin 1990 vutė nė skenėn e Teatrit Kombėtar dramėn Nata me hėnė tė Kadaresė, qė ka shkundur sistemin e atėhershėm. Ēmund tė na thoni nė lidhje me kėtė periudhė? Di qė keni marrė dhe kėrcėnime, apo jo?
Pasi u vu kjo shfaqje u mblodh Komisioni i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, nė njė mbledhje tė veēantė pėr tė ndaluar. Nė atė mbledhje ėshtė thėnė qė Edmond Budina me shfaqjen e tij po vė nė lojė sistemin komunist, po tallet dhe po flet kundėr sistemit. U bė dhe njė mbledhje me shkrimtarė dhe artistė, por ngaqė ishin kohė tė vėshtira, nuk mundėn ta ndalonin. E lanė si njė shfaqje demokratike nė atė kohė. Shfaqja u shfaq deri nė atė kohė kur Ismail Kadare kėrkoi azilpolitik. Kur Ismail Kadare u largua, ishte shfaqja e fundit dhe nuk e harroj kurrė momentin kur nė mikrofon u thashė pjesėmarrėsve: Ismail Kadare iku, ne do tė fitojmė. Kam dalė pėr herė tė fundit nė atė shfaqje dhe kam ngritur gishtat nė shenjė V-je pėrpara se tė ndodhnin ngjarjet studentore. Ky ishte njė sinjal qė Shqipėria po ndryshonte. Natyrisht, kam patur dhe njė kėrcėnim tjetėr, ka ardhur njė letėr, ku mė kėrcėnonin mua. Nė atė letėr kėrcėnohej dhe Yllka Mujo. Mes shumė budallallėqeve tė kėtij lloji kishte: Mor tullac, si guxon tė ngrihesh kundėr partisė, qė tė ka mbajtur nė Teatėr . Do ju shtypim si kėrma. Edhe sot kėtė letėr e kam nė Itali.
Meqė keni marrė pjesė kundėr regjimit, mendoni se janė realizuar idealet e dhjetorit?
Nėse do mendimin tim unė mund tė them qė nė Shqipėri nuk ka tė majtė apo tė djathtė. Ka njerėz qė kanė interesa nė njėrin krah ose nė krahun tjetėr, sepse nė qoftė se e sheh nga e djathta pėrdorin metoda tė majta, edhe tė majtėt pėrdorin metoda tė djathta. Ėshtė njė luftė interesash, tė cilėt pėrpiqen tė pėrfitojnė sa tė jetė e mundur. Pėrsa i pėrket idealeve tė dhjetorit do tė thosha qė ai ndryshim ishte i domosdoshėm tė bėhej nė atė kohė, u bė shumė mirė qė u bė. Por mė vjen keq qė nė Shqipėri ka fituar liberalizmi agresiv kundėr njerėzve, ku njeriu sheh vetėm interesin, ku egoizmi ėshtė bėrė shumė herė mė i madh dhe nuk mendohet pėr ata qė po vuajnė, por sheh vetėm si tė pasurohen. Nė njė lloj kuptimi zė vend shprehja: Sa mė kėlysh kurve tė jesh aq mė i nderuar je, por nė fakt nuk duhet tė jetė kėshtu.
Jam martuar nė ditėn e Krishtlindjeve
Kur dhe si u njohėt me bashkėshorten tuaj?
Me bashkėshorten jam njohur nė Kinostudio. Ajo punonte nė Arkivin Shtetėror tė Filmit. Unė shkoja nė Kinostudio pėr tė dubluar, pėr tė xhiruar, nganjėherė bėnim dhe zborin. Gruaja ime ishte njė nga gratė mė tė bukura tė Kinostudios, ndaj mė mbetėn sytė tek ajo. Mė pas u njohėm, u dashuruam dhe u martuam. Periudha e dashurisė sime me Sonin ka qenė njė mbėshtetje shumė e madhe pėr mua, sepse nė atė kohė unė interpretoja Ferdinandin tek Luiza Myler dhe natyrisht, regjisorja Drita Agolli ka qenė shumė e rreptė nė kėrkesat e saj. E falėnderoj, ndonėse nė atė kohė kam vuajtur shumė, sepse arrita tė bėj njė rol shumė tė mirė, shfaqja u shfaq 300 herė nė gjithė Shqipėrinė. Gruaja ime mė ka ndihmuar jashtėzakonisht me kėshillat dhe me urtėsinė e saj. Nuk harroj natėn e premierės kur nė Shqipėri nuk kishte lule dhe mė vinin buqetat e luleve prej kumbulle qė i kishin kėputur njerėzit dhe vinin bashkė me gruan time dhe mi sillnin pafund. Sa herė shoh ēeljen e lule-kumbullave mė vjen ndėrmend premiera e Luiza Myler dhe aroma e tyre e kėndshme. Jemi martuar nė vitin 1980 nė Tiranė. Jam martuar nė njė ditė tė shėnuar, sepse gruaja ime ėshtė katolike, unė ortodoks. Jemi martuar mė 25 dhjetor, Ditėn e Krishtlindjeve, por meqė ne nuk mund tė festonim dot Krishtlindjet hapur nė atė kohė, se gjithēka ishte e ndaluar, gjetėm kėtė shkak pėr tė festuar Krishtlindjet nė familjet tona mė 25 dhjetorin e 1980-ės. Ka qenė njė ditė shumė e bukur. Kemi bėrė celebrimin dhe nuk harroj dy dėshmitarėt, tė cilėt nuk janė mė; Gėzim Tola, njė njeri shumė i afėrt pėr mua dhe kompozitori Kujtim Laro, dy njerėz krejtėsisht tė ndryshėm qė kanė dėshmuar pėr martesėn time
Telegraf
Krijoni Kontakt