NTERVISTA/ Flet aktori i mirėnjohur i Teatrit Kombėtar, Neritan Liēaj: Shteti duhet tė investojė mė shumė pėr filmin dhe teatrin

Rendet pas telenovelave tė huaja, pasi nuk prodhojmė dot vetė


“Edipi Mbret” njė dramė plot dinamizėm
Nė Shqipėri mungon kritika e mirėfilltė pėr aktrimin


Albert ZHOLI

Ai ėshtė bėrė mė i njohur me serialin “Njerėz dhe fate”, por rolet mė tė bukur dhe mė tė spikatur i ka nė teatėr. Nė skenė nuk ėshtė supersticioz, por beson nė punėn pėrgatitore, kjo punė ėshtė ēelėsi i suksesit pėr tė. Nė bisedė thekson se televizionet shqiptare rendin pas telenovelave tė huaja, pasi nuk prodhojnė dot tė tilla pasi kanė kosto tė lartė, njėkohėsisht vėren se luhen mė shumė pjesė tė autorėve tė huaj pasi dramaturgėt shqiptarė nuk janė tė motivuar tė krijojnė. Afėrisht ka nė arkivin e tij 30 role, por nė fakt ai nuk rend pas sasisė por pas cilėsisė.

“Edipi Mbret”-rolet:
Helidon Fino -Edipi, Yllka Mujo - Jokasta, Ema Andrea- Korifeu, Neritan Liēaj-Kreonti. Nė role tė tjera: Olta Dako, Eriona Kakeli, Ervin Bejleri, Lulzim Zeqja. Kori: Eftiola Laēka, Ermela Teli, Florant Veizi, Roel Llupa, Amos Zaharia, Anila Muēa, Florian Agalliu, Adriana Tolka.


Si e ndjeni veten me rolin e Kreontit nė dramėn “Edipi Mbret” i Sofokliut?

Ky personazh ėshtė i dyti nė pushtet ose mė saktė vjen Edipit dhe Jokastės njėkohėsisht i bie dhe daja i Edipit. Vetė Edipi ėshtė djali i Jokastės. Kėto tre personazhe pėrbėjnė nj treshe shumė tė bukur, qė vetėm nė fund zbėrthehet. Mbas tragjedisė se Edipit dhe tė Jokastės, Kreoni rrėmben fronin. Pra pushteti i kalon personazhit tim dhe nė bazė tė kėtij personazhi Sofokliu ka bėrė tragjedinė tjetėr Antigona. Kur ma besuan kėtė rol e pranova menjėherė pasi tė gjithė personazhet e antikitetit janė tė bukur dhe kanė shumė gjallėri. Edhe rolet e vegjėl nė kėto tragjedi kanė vlera dhe janė tė papėrsėritshėm. Pra, pavarėsisht nga madhėsia e rolit personazhet kanė rėndėsi jo tė pakėt nga personazhi kryesor. Roli im pavarėsisht kohėshtrirjes ka njė vend tė rėndėsishėm.

Kush ėshtė e veēanta e kėsaj drame?
E veēanta ėshtė tek fati i keq i Edipit fat, i cili mė vonė u shfrytėzua nga Frojdi pėr “kompleksin e Edipit” . Fati i njė djali qė ėshtė pak a shumė dhe historia e Iliadės edhe Historia e Trojės me Paridin qė kur lindi Kasandra u parashikua se do tė ishte fatkeqėsia e Trojės. Pak a shumė ky ėshtė dhe fati i Edipit.

Rolet nė teatėr i keni tė shumtė, por megjithatė emrin mė popullor e vutė nė serialin “Njerėz dhe fate”. Mund tė na thoni diēka mė konkrete nga realizimi i kėtij seriali?

Mendoj se ky serial ngjiti shumė nė publik. Duke trajtuar problemet e kohės, pėr marrėdhėniet familjare, se ēfarė ndodh me shqiptarėt dhe Shqipėrinė ėn ato vite, skenari, regjistra dhe loja e aktorėve bėnė qė filmi tė ishte jashtėzakonisht i shikueshėm. Nga ana tjetėr kur luan nė jetė realitetin edhe suksesi ėshtė mė i shpejtė mė i drejtpėrdrejtė. Nė ato vite qė ėshtė realizuar seriali, ishte sikur ne po luanim jetėn e pėrditshme me tė gjitha gėzimet dhe hidhėrimet. Ēdo gjė nė atė seria ishte konkret.

N.q.s do tė heqim paralele mes rolit nė kėtė seria dhe roleve nė teatėr ku jeni ndjerė mė mirė?

S’mund tė them se patjetėr qė tek ky serial ėshtė roli im mė i mirė. Ēdo rol ka tė veēantėn e vet, bukurinė e vet, situatat e tij. Edhe filmi artistik, edhe telenovelat, edhe rolet nė teatėr kanė bukuritė e veta, pra rolet s’janė tė ndara me sėpatė. Kur ke tė bėsh me skenar tė mirė apo me regjisurė tė mirė, kėnaqėsia pėr ēdo rol sado i vogėl qoftė kėnaqėsia ėshtė e madhe.


Keni luajtur nė filma artistik, nė telenovela dhe nė teatėr, ku jeni ndjerė mė komod, nė teatėr apo nė film?

Ndihesh komod kur punohet me pėrgjegjėsi. Por duke pasur parasysh se unė mė shumė role i kam nė teatėr them se ndoshta jam ndjerė mė komod kėtu. . Nga ana tjetėr dihet qė prodhohen mė shumė pjesė teatrale se sa filma kėshtu qė angazhimi i pėrditshėm ėshtė teatri. Fusha ku luan mė shumė tė jep mė kėnaqėsi.

Teatri shqiptar a ėshtė konkurrues nė Rajon apo dhe nė Europė?

Absolutisht po. Ne kemi njė teatėr shumė tė mirė. Po ta krahasojmė dhe me nivelin e teatrove fqinje apo ato europiane ne kemi qenė nė po ato nivele kur shfaqjet kanė qenė tė mira. Kjo pėr vetė faktin se, asnjėherė si kanė munguar talentet ne fushėn e aktrimit Shqipėrisė. Ne jemi popull me temperament. Nga ana tjetėr dihet se shfaqje tė dobėt nuk ka vetėm nė Shqipėri, por ka dhe nė vendet me teatėr shumė tė zhvilluar. Pra ne e kemi provuar se kur kemi vėnė nė skenė shfaqje shumė tė mira kemi konkurruar me dinjitet jashtė. Kjo ėshtė faktuar, mbasi nė shumė Festivale ndėrkombėtare ku kemi marrė pjesė kemi marrė ēmime dhe ēmimet nuk janė dhėnė pėr miqėsi.

Aktualisht nė Tiranė janė tre teatro, Teatri Kombėtar, Teatri Metropolit dhe Universitetit tė Arteve, a janė tė mjaftueshme kėto pėr Tiranėn dhe ai pėrmbushin kėrkesat e aktorėve kėto teatro?

Unė them se jo. Tirana tashmė po mbushet me njė milion banorė dhe duhet tė shtohet numri i teatrove dhe mundėsisht kėto teatro tė mos jenė vetėm nė qendėr. Tė gjitha teatrot ekzistuese janė nė qendėr dhe jo ēdo banor i Tiranės mund tė ketė hapėsirė lėvizje patjetėr nė qendėr. Pra duhen shtrirė kėto teatro edhe nė periferi. Prandaj politikbėrėsit e kulturės duhet tė mendojnė pėr kėtė problem. Pse tė mos ketė njė teatėr dhe nė Bathore, pse jo dhe nė Institut Bujqėsor? Sa mė pranė ta ketė teatrin, qytetari aq mė i lidhur bėhet ai me tė. Jo vetėm teatrin, por dhe Galerinė e Arteve, kinemanė, bibliotekėn, tė gjitha kėto sa mė afėr tė jenė aq mė mirė ėshtė, pasi forcohet lidhja e ndėrsjellė.

Pra i njėjti problem qėndron dhe me kinemanė?
Sigurisht, tė njėjtat fjalė duhen thėnė dhe pėr kinemanė. Madje, kinemaja duhej tė ishte dhe mė e frekuentueshme, pasi ka shfaqje tė filmave tė huaj.

Megjithatė Shqipėria ėshtė nė krizė pėr prodhimin e filmit. Pėrse vjen kjo krizė?
E vėrtetė. Duhet tė prodhohen mė shumė filma, pasi aktorėt janė madje shumė tė mirė. Kjo vjen pasi nuk ka financime nė film. Filmi ka shpenzime tė mėdha. Madje, tė shumėfishta nė lidhje me teatrin. Kjo bėn tė shikohet si mė i realizueshėm teatri. Njė film i Hollivudit dihet se sa kushton. Mendoj se politikbėrėsit duhet t’i rrisin fondet pėr filmin ashtu sikundėr dhe pėr Teatrin. Bota investon shumė nė kėtė drejtim. Ne kemi realizuar filma artistikė shumė tė mirė. Madje qė kanė zėnė shumė ēmime nė Europė. Po ashtu kemi aktorė shumė tė mirė. Pra tė gjitha veē fondeve ekzistojnė. Brumi ėshtė, regjisorėt po ashtu, gjetiu ēalon kjo punė.


Si ju pėlqen t’ju thonė mė mirė aktor teatri apo aktor filmi?
Pėr mua janė njėlloj, por bota i ka tė ndara. Ne nuk kemi njė shkollė tė mirėfilltė filmi. Pjesa mė e madhe e vendeve tė botės ka shkollė pėr aktor filmi dhe shkollė pėr aktor teatri. Pra nuk i kemi tė specifikuara. Kėshtu qė dhe aktorėt e filmit nė Shqipėri vijnė nga aktorėt e teatrit. Duke qenė se, s’kemi dy lloj shkollash nuk mund tė bėhet dhe diferencimi qė kjo lloj shkolle ėshtė mė e mirė se tjetra. Nuk e kemi kėtė komoditet pėr tė bėrė krahasimin.

Diskutuam qė hapėsirat pėr aktorėt janė tė kufizuara. Mos vallė jeni penduar qė jeni bėrė aktor?
Aspak. Ėshtė njė profesion qė mė pėlqen. Kjo s’ka tė bėjė fare pėr hapėsirėn. Nė ēdo hap, nė ēdo rol, nė ēdo shfaqje unė jam me profesionin tim. Mendoj se, jemi dashuruar me njeri-tjetrin.


Ju keni realizuar afėrsisht 30 role jeni i kėnaqur.

Po, jam i kėnaqur, nė raport me kohėn. Sigurisht qė, njeriu kėrkon gjithmonė mė shumė kėshtu besoj se dhe unė do tė rris sasinė, por gjithmonė kėmbėngul nė cilėsinė. Edhe nis do kem pak role, por tė arrira do jem i kėnaqur. E theksoj se kam pasur fat nė art, pasi kam pas oferta, kam pas role, etj... Shansi mė ėshtė dhėnė. Ky shans s’mund t’u jepet atyre qė mbarojnė shkollat tani aq mė tepėr qė Universiteti Arteve ėshtė 5 vjet.


Thuhet se mes aktorėve ka shumė xhelozi. A ka nė qenien e tij xhelozi Neritani?

Xhelozia ėshtė pjesė e jetės. Xhelozia profesionale nė kuptimin e mirė tė fjalės. ėshtė kudo dhe bėn mirė qė ėshtė. Ndonjėherė xhelozia tė stimulon mė tepėr. Edhe mes ekonomistėve, edhe mes inxhinierėve apo avokatėve ka xhelozi, ai qė ėshtė mė i miri nxit xhelozia. Me xhelozi profesionale ecėn mė mirė dhe tė tilla ka nė ēdo vend tė botės. S’mund tė them se mes aktorėve ėshtė mė e theksuar xhelozia.

Cili rol mendon se tė mungon?
Ah, ka plot. Sa mė shumė luaj dhe shoh, aq shumė mendoj se mė mungojnė. Bota ėshtė aq shumė e pasur nga role tė mira sa shpesh herė them tė mos i numėroj... Pastaj jo ēdo rol varet nga unė, por nga regjisori.

Jeni supersticioz nė skenė?
Jo. Jam i kujdesshėm. Po tė bėsh mirė punėn pėrgatitore mirė, shfaqja do tė dalė mirė. Impenjimi im nė skenė ėshtė tė luaj mirė rolin qė kam pėrgatitur.

Shpeshherė nė drama tė ndryshme kritika mė tė shumta ka pasur ndėrtimi i skenės. Mendimi juaj?
Pėr mua nuk ka kritikė. Gazetarėt e kulturės kanė ngelur thjeshtė nė stadin e informacionit. Pak gazetarė bėjnė analizė tė mirėfilltė. Qė bėjnė kritikė dhe jo kritizer, pra qė ta japin shfaqjen nė shumė plane. Pra nuk na takon neve tė bėjmė analizėn e shfaqjes pasi ne jemi pjesė e shfaqjes, por i takon kritikėve gazetarėve. Ndaj them se nuk janė objektive kritikat nė adresė tė skenografisė.

Pėrse vihen nė skenė mė shumė pjesė tė huaja?
Pas ka rėnė shumė dramaturgjia shqiptare. Nuk ka pjesė shqiptare me nivel. Ndoshta nuk investohet nė kėtė drejtim dhe dramaturgėt nuk marrin penėn nė dorė. Ēdo aktor do tė kishte dėshirė tė luante nj dramė shqiptare, sepse ėn fund tė fundit jemi shqiptar. Kėshtu do tė bėhej dhe alternimi, pjesė tė huaja dhe me ato tė autorėve vendas. Por jo, autorėt shqiptarė nuk po krijojnė.

Pse tendenca televizioneve shqiptare sot ėshtė drejt telenovelave tė huaja?

Pasi ėshtė mė praktike, ka problemet e kohės, ka shumė seri, tė mban nė ankth. Tjetra ėshtė sepse ne nuk prodhojmė dot, pasi kanė kosto tė madhe. Historia e telenovelave ka nisur nė SHBA qė ka njė kinematografi tė zhvilluar.