Close
Faqja 34 prej 40 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 391
  1. #331
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    Sot u ben dy dite. Neser eshte e treta. Pasneser do harrohet gjithcka se do dali ndonje skandal tjeter. Prandaj merreni shtruar se nuk ndryshon kollaj shqiperia.
    por pas ketij vendimi askush nuk guxon te sulmoje institucionet shteterore me mjete te dhunshme, se ne rremuje e siper vritesh

  2. #332
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    do doktor edhe ti???? jeni mbledhur shume ne kete forum....
    sepse edi rama te le ne balte, ai drejton nga kullat e fidelit ndersa vezirat futen ne balle te luftes.

  3. #333
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Skema grafike e vrasjes së protestuesve sipas ekspertizës së FBI (VIDEO)

    Në këtë video është rindërtuar përmes grafikës e gjithë skena e vrasjeve të ndodhura në bulevardin përpara Kryeministrisë, në 21 janar 2011.

    Emisioni “Zonë e ndaluar”, i gazetarit Andi Bushati, sjell një dëshmi të qartë të autorësisë së vrasjes, për të paktën 2 nga 4 protestuesit që humbën jetën atë ditë. Skema është mbështetur e gjithë në ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimit, (FBI), e cila njihet si institucioni me ekspertizën më të specializuar në botë.

    Në skenën e rindërtuar, janë rivendosur personazhet kryesorë: në brendësi të gardhit rrethues të selisë së kryeministrisë qëndrojnë të armatosur dhe duken qartë që qëllojnë mbi turmat, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe vartësi i tij, Agim Llupo. Përballë tyre, me duar në xhepa dhe pa asnjë tendencë për të sulmuar kryeministrinë dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë agresiviteti ndaj institucionit, duken protestuesit e opozitës Ziver Veizi dhe Faik Myrto.

    Më tej, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, që fitoi pafajësinë me një vendim gjykate në 7 shkurt 2013 nga Gjykata e Faktit në Tiranë, sipas ekspertizës së FBI-së, ka qëlluar të paktën 11 herë mbi turmat. Në njërën nga këto qitje ka shënjuar për vdekje, protestuesin nga Fieri Faik Myrto.

    Në skemën tjetër, shfaqet po sipas ekspertizës së FBI-së, gardisti Agim Llupo që qëllon protestuesin nga Gjirokastra Ziver Veizi.

  4. #334
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    por pas ketij vendimi askush nuk guxon te sulmoje institucionet shteterore me mjete te dhunshme, se ne rremuje e siper vritesh
    Shiko se institicionet shteterore nuk sulmohen vetem me gure. Keto 20 vjet ato jane sulmuar vazhdimisht nga politikanet duke i hequr fondet apo duke i hequr pavarsine qe duhet te kishin. Nese institucionet ne shqiperi nuk do shkeleshin me kembe nga politika shume ngjarje te pakendshme nuk do te ndodhnin.
    Dhe mos harro qe kjo politike ka dhunuar institicionin baze te ketij sistemi, njeriun. Demokracia keto rregulla ka, rrespektohet vota dhe nuk vidhet si ketu tek ne por sic e kemi thene dhe me pare ketu nuk ka demokraci.

  5. #335
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Aty ka pasur 1000 gezhoja dhe sipas llogjikes tende do ishin vrare 1000 njerez.
    E parendesishme...
    Policia apo garda me siguri kishin te drejte dhe arsye qe kohe pas kohe te gjuanin ne ajer, prandaj edhe numri i madh i gezhojave.
    Me rendesi eshte nese dikush e ka qelluar ne drejtim te turmave ne rrruge, me cfare te drejte dhe me urdher te kujt?

    Nese vertetetohet qe 1 apo 2 gardist kane vrare me qellim te denohen...
    Edhe nese kane vrare pa qellim duhet te denohen.
    Madje edhe nese kane vrare me urdher te dikujt tjeter dhe duke u mbeshtetur ne interpretime te caktuara te ligjeve dhe rregullave.
    Vetem nese do te kishin arsye te pamohueshme per te qelluar ne drejtim te turmes ne rruge, ne castet kur jane vra 4 protestuesit, do te mund ti shpetonin denimit.

    ...por me nje kusht , te denohet i pari organizatori.
    Organizatori i protestes nuk ka asnje pergjegjesi juridike per veprimet e dhunshme te pjesemarresve ne proteste.
    Vetem nese do te vertetohej se organizatori apo organizatoret kane nxitur/urdheruar pjesemarresit drejtpersedrjeti te perdorin dhune, atehere do te mund te denoheshin. Por dicka e tille, sidomos per rrethana shqipetare, eshte pothuajse e paverifikueshme.
    E vetmja gje qe do te mund te kerkohej, edhe pse do te ishte problematike, do te ishte hetimi i organizatoreve lidhur me dhunen e perdorur nga protestues te caktuar ne proteste. Perndryshe, pergjegjesia juridike eshte individuale dhe secili qe ka perdore dhunen hetohet dhe denohet individualisht.

    Edi Rama apo organizatoret e protestes patjeter kishin nje pjese te madhe te pergjegjesise politike dhe morale per ngjarjet qe kane ndodhur ne ate dite. Mirepo ne te gjithe e dime se pergjegjesia politike ne Shqiperi dhe shqiptari nuk e ka kuptimin si ne gjithe boten e zhvilluar demokratike, por nga shumica absolute kuptohet, trajtohet dhe komentohet si pranim i fajit (juridik) per dhunen, krimet, korrupsionin etj. qe ne fakt e kane bere persona tjere te papergjegjshem ne rrethin tend politik, partiak, familjar etj. Natyrisht se ka edhe shume arsye tjera...

  6. #336
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Nuk eshte puna thjesht per te denuar njerez,..sepse edhe ata me urdher kane qelluar, se nuk i iken mendte,..per te ruajtur vendin e punes, c`ti besh,....berisha eshte arkitekti i pjeses pas 21 janarit dhe presioni i tij mbi drejtesine,...kjo eshte afermendsh,..deri sa edhe SHBA u shprehen qarte kunder tij,....ne Shqiperi sundon komunizmi dhe komunistet,...Shqiperia ndodhet ne prag te izolimit...
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #337
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk eshte puna thjesht per te denuar njerez,..sepse edhe ata me urdher kane qelluar, se nuk i iken mendte,..per te ruajtur vendin e punes, c`ti besh,....berisha eshte arkitekti i pjeses pas 21 janarit dhe presioni i tij mbi drejtesine,...kjo eshte afermendsh,..deri sa edhe SHBA u shprehen qarte kunder tij,....ne Shqiperi sundon komunizmi dhe komunistet,...Shqiperia ndodhet ne prag te izolimit...
    a e di ti qe per berishen ka fituar respekt e gjithe elita e evropes? ti flet per izolim!
    vetem skizofreni edi rama mund te coje vendin drejt izolimit; duke krijuar konflikte me kosoven, duke luftuar kapitalistet amerikane, duke prishe kisha dhe xhamia. por ai nuk ka shance te fitoje zgjedhjet.

  8. #338
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Organizatorët e protestës së dhunshme përdhosën shqiptarët

    Eurodeputetja Doris Pack ka shprehur për Tv Klan zhgënjimin dhe zemëratën e saj për atë që ndodhi mesditën e 21 janarit në Shqipëri

    Doris Pack: “Të shtunën në darkë isha në shtëpi dhe nuk po ju besoja syve të mia ku pashë se Shqipëria ishte ndër lajmet e para të televizoneve, për shkak të demonstratës së të premtes. Më erdhi turp dhe e ndjeva veten të revoltuar ndaj atyre që kanë organizuar këtë demonstratë, pasi kjo nuk është rruga e duhur. Njerëzit duhet të respeketojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe të presin për zgjedhjet e ardhshme për të parë nëse zgjidhen. Kjo është demokracia. Kam përshtypjen, se ata nuk e kanë kuptuar ç’do të thotë të jetosh në demokraci, që janë duke jetuar në një vend demokratik. Kjo më tërboi mua, pasi Shqipëria po tregohet si një vend i papjekur. Ata që po organizojnë demonstratat duhet të kenë parasysh që po përdhosin qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë, të cilët nuk presin gjë tjetër , veçse të shkojnë në punë, të marrin rrogat e tyre, të përpiqen që t’i japin një edukim të mirë fëmijëve të tyre në një klimë të favorshme jetese me standarte të larta arsimi. Fatkeqësisht, më vjen vërtet keq. Unë mund t’ju them se isha duke qarë të shtunën para televizorit tim duke parë ato imazhe.

    Opozita duhet të kujdeset për të mirën e popullit. Nuk mendoj se mund të zgjidhet ndonjë gjë me këto lloj protestash, sepse në këto lloj rrethanash, ju nuk mund të evitoni dhunë dhe akte kriminale nëpër demontrata. Më vjen keq për njerëzit që humbën jetën, por mendoj, se është përgjegjësia e atyre që po organizojnë këto protesta, pasi qëllimi i protestës nuk mund të justifikojë një sjellje të tillë. Duhet që politkanët të jenë përgjegjës, pasi shpërdorimi apo shfrytëzimi i njerzve për interesin partiak, nuk është ajo çka Shqipëria meriton. Unë e kam thënë gjithmonë dhe e them sërish, që është e turpshme, që qytetarët e Shqipërisë nuk mund të jetojnë në qetësi dhe në paqe, ku secili të kryejë punën e tij. Është ngjarje shumë e trishtueshme dhe shpresoj, që organizatorët të reflektojnë për përgjegjësitë e tyre”.

    Erisa Zykaj: A është rrëzimi me dhunë i pushtetit një precedent i rrezikshëm që Shqipëria po servir me këtë shembull?

    Doris Pack: "Kjo është vërtet e rrezikshme. Ata që janë në pushtet tani kanë ardhur aty përmes zgjedhjeve. Këtë e kanë pranuar të gjithë dhe ankesat janë prezantuar vetëm pas zgjedhjeve dhe pa prova, por vetëm duke ankuar në përgjithësi. Demokracia ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe këto institucione duhet të respekohen nga të gjithë qytetarët kushdo që të jetë në pushtet. Nëse kjo ndiqet si shembull, se si duhet të sillesh në Shqipëri, kjo do të jetë një kthim mbrapa për vendin dhe unë nuk dua që Shqipëria të shkojë mbrapa. Në një situatë, kur ata janë anëtarë të NATO-s, kur kanë fituar heqjen e regjimit të vizave dhe ata po sillen si..... Nuk dua të bëj krahasime, sepse jam sinqeirisht e trishtuar, por mendoj se Shqipëria nuk e meriton këtë"

    Erisa Zykaj: "Bashkimi Europian po mundohet që të ndihmojë për zgjidhjen e ngërçit politik. Nuk ka qenë i suksesshëm. A mendoni, se ëhstë momenti që Bashkimi Europian të angazhoeht më seriozisht?"

    Doris Pack: "Ishte Parlamenti kryesisht që u përpoq ta zgjidhte këtë çështje, por si mund ta zgjidhim ne, ndërkohë që kjo duhet zgjidhur nga vetë forcat politike në vend. Ato duhet të tregohen mjeftueshmërisht të pjekura që të zgjidhin problemet dhe jo të shohin vetëm problemet partiake. Nëse forcat politike do të përqëndroheshin për forcimin e qeverisjes, së shtetit ligjor, krijimin e vendeve të punës, infrastukturën, energjinë, çfarëdolloj gjëje që përbën jetën e përditshme të qyettarëve, mendoj se ata nuk do të kishin kohë për të bërë protesta të tilla. Kush ka kohë që të shkojë në rrugë gjithë kohën ? Vetëm ata që s’kanë gjë për të bërë, ata që janë detyruar ta bëjnë këtë, ose ndoshta janë edhe të paguar për ta bërë këtë gjë. Shpresoj, që kjo të marrë fund, pasi nuk i shërben as njërit as tjetrit. Edhe ata që po i organizojnë këto demonstrata, nuk besoj se do fitojnë ndonjë rezultat më të mirë"
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  9. #339
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    http://www.panorama.com.al/2013/02/0...comment-163507
    Autori eshte ish konsulenti i persidentit Topi, i cili ne nje nga argumentet qe kundershtonte kandidatin presidencial qe do te zevendesonte Topin , tha se eshte dhe origjina veriore e tije.Kjo nuk eshte rastesi , pasi dhe ne ngjarjet e 97-tes shiksit qe u drejtuan drejt jugut dhe kryesishte Fierit dhe Vlores, pikerishte nga te majtet e politikes shqiptare , si Gjinushi etj,u cilesuan se ishin maloke kosovare te punesuar nga Berisha.Pra dhe se ky kerkoi falje per shprehjen rraciste te tije, nuk do te thote aspak se kjo nuk eshte ndjesi e toskerise per verioret dhe aq me keq per kosovaret.Socialistet , ato qe jane ne krye te kesaj bashkesie jane kryesishte nga jugu, si nje mbetje besnike e ish politikes se diktatures komuniste, e cila kishte si synim qe Jugu te nenshtronte veriun.Ne Shqiperi kurre nuk pame nje kercenim nga ish pronaret , kurre nuk pame kercenim , nga ajo klase te presekutuarish qe i pushkatuan prinderit pa gjyq, nga familjet e tyre qe nuk ju ndane burgut dhe internimit, por gjithmone kemi nga ajo bashkesi e krimit diktatorial, nga mekataret te cilet kane humbur pushtetin, ndonese vetem ne dukje.Elektorati shqiptare nuk eshte i levizeshem, por ka nje sjellje prej militanti, luftetare qe qendron e llogore , pra dy grupime armiqesore dhe si te tille, kurre kerkesat e dhunshme te seciles prej tyre nuk perfaqeson aspiraten e shumices.Krahasimi qe i ka bere gjykata eshte krejtesishte i drejte , pasi i riu 23 vjecare i levizjes kundra G8-tes u vra nga plumbi i nje polici 21 vjecare, i cili kishte bere rigoshtet nga mjete te hedhura ne ajer prej protestuesve.Dhe ne rastin tone vrasjet ishin nga plumbat qe kishin bere rigoshet.Pra polici nuk kishte qellim te tijin vrasjen por paralajmerimin duke shtire larte.Por per ti shkuar me teje.demostruesit e levizjes kunder kapitalisteve dhe sidomos ato te G8-tes , nuk jane levizje politike, nuk kane elektorat, nuk kane militante partoake dhe se pas tyre qendrojne partite e majta dhe sindikaliste, ndersa ne rastin e 21 Janarit,revoltuesit ishin militante partiak, pre per interesa te nje grupimi dhe jo te pergjitheshme.Kjo revolte ishte ushqyer per dy muaj rresht per ti shpalle lufte magiorances, ku shpesh kemi pare thirrejt nxitese se do ta marrim me force kryeministrin dhe te shporrim malokun qe na paska uzurpuar demokracine.Po kush jane kto qe do te na sillkan demokracine , civilizimin, lirine, apo nje jete me cilesore?te gjithe keto jane bashkesia benike e ish diktatures dhe e drejtuar nga trashegimtaret e bllokut diktatorial komuniste.Keto jane te pa penduarit per krimet e 50 viteve te shkuara.Jo shume larg ne kohe , kemi ngjarjet e 97-tes kur thirrjet ishin te ngjashme , te shporrim maloket me tre grishterinjte perpjete, si ajo e serbeve kunder kosoves.kemi rastin flagrante kur nje shikas i pa armatosur vritet dhe masakrohet dhe ne fund nje grua e quajtur Luiza Hoxha piu nga gjaku i tije.Kjo grua u shperblye duke u bere drejtoreshe e postave shqiptare nga qeveria e kesaj bashkesie te ligesise dhe krimit.Ne krye te levizjes kundra G8-tes eshte radikali Luca Casarini”i pa mposhtur”, pra nje tip si Rama. I pari u deklarua hapur se i shpallim lufte qeverise italiane, ndersa “i pa ndegjueshmi” yne, tha “une uk di se cdo te ndodhe me demostraten e 21 janarit, por deklaroj se ai do te jete fundi i qeverise Berisha, kjo do te jete levizja jone vendimtare.”Pra dhe kjo ishte shpallje lufte.Reagimi i ambasadorit eshte i drejte , api nga BE apo dhe nga vete SHBA, eshte insistuar qe te behet gjykim me baze te gjere , pra dhe ato qe i nxite militantet per tu konfrontuar. Per hipokrizi te se vertetes, sot ne ekrane te medjave vizive ulerasin kriminelet e vertete te shekullit te kaluar dhe ato te shekullit te ri te lirise. Ne Genova ngjarja perfundoi me 1 te vdekur, 560 te plagosur, 360 te arrestuar dhe te ndaluar dhe 23 miljon euro dam.Po ne Shqiperi?Kush lejon qe per interesa te nje grupimi te ngrihet dhe te djege , te thyej pronen e tjetrit, pronen publike, bankat,te prishe qetesine publike , te kercenoje lirine dhe dmokracine , te prishe vizionin kundrejt nderkombetareve , te cilet bene mjaft thirrje per qetesi , por i pa nenshtruari Rama, si gjithmone beri te tijen.Perderisa nuk u votua ligji i lustracionit, shqipatret do te vuajne nga lidere te pa pergjegjeshem.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #340
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    USA, Evrope:P
    Postime
    12

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    O njerez,

    Akoma nuk e keni kuptuar qe ne shqiperi eshte LIGJI i XHUNGLEs? Atje behet palle ariu dhe se vret njeri mendjen se u vrane kater njerez sepse shife si thone Gjykata: TE PAFAJSHEM!!! Ne cfare vendi te botes mund te ndodhi nje gje e tille pervec se ne shqiperi? Sa keq me vjen per Memedheun se ka perfunduar ne duart e rrugac-haneve ku s'ka ligj dhe plas me zemer se nuk e ndryshojme dot.

Faqja 34 prej 40 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •