Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari

    KORCE - Katër kishave, njëra prej të cilave e shpallur monument kulture, në komunën Liqenas të Korçës u ka dalë 'pronari'. Bëhet fjalë për kishat e Shën Thanasit, Shën Palit, Shën Mërisë dhe pyllin e kishës së Shën Gjergjit. "Gazeta Shqiptare" ka udhëtuar drejt zonës për të parë nga afër objektet. Në komunën Liqenas, që përfshin fshatrat Liqenas, Kallamas e Goricë, lajmi i 'hidhur' ka marrë dhenë dhe të gjithë shprehen të shqetësuar në lidhje me vendimin e padrejtë që ka dhënë fundvitin që shkoi AKKP-ja (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave). Vetë kryetari i komunës, Edmond Themelko, në një intervistë për "GSH" shprehet i indinjuar për rastin. Ai tregon se ndërhyrjet për të marrë tokat e disa objekteve të kultit në këtë zonë kanë qenë të hershme, por që kurrë nuk kanë mundur të marrin firmën e tij. "Këtë herë 'pronarët-fantazmë', me një vendim të AKKP-së kanë përvetësuar pronat në fjalë, me dokumentacion", që, siç thotë kreu i kësaj komune, "mbetet për t'u parë". Themelko sqaron se shqetësuese situata është për kishën e Shën Mërisë, e cila është në ishullin a Maligradit (zonë e komunës Liqenas), por edhe për rrënojat e kishës së Shën Palit, të cilat dolën në dritë pak vite më parë gjatë gërmimeve të një ekspedite shqiptaro-greke në Maligrad. Gjatë intervistës së mëposhtme, Themelko jep detaje të hollësishme.
    Në bazë të një vendimi të AKKP-së, katër kisha në komunën tuaj u janë kthyer ish-pronarëve. Jeni në dijeni të këtij vendimi dhe si e komentoni?
    Ky vendim duket shumë shqetësues për komunën tonë dhe kërkojmë shfuqizimin e tij, pasi nuk mund të luhet me objektet e kultit. Ato janë shumë më të vjetra se nga sa mund të pretendohet nga të ashtuquajturit ish-pronarë. Ne si komunë Liqenas i kemi refuzuar pretendimet e kësaj natyre, pasi këto prona kanë qenë pjesë e kishave dhe pjesë e pronave që janë ndarë me Ligjin 7501 në fshatrat Kallamas dhe Goricë. Atë kohë nuk kemi firmosur asnjë dokument dhe tani e ndjejmë veten të habitur nga vendimi i AKKP-së. Ne do kërkojmë një informacion të plotë dhe të saktë nga AKKP-ja. Nëse gjithçka rezulton kështu, atëherë është një problem i madh që duhet t'i gjendet një zgjidhje. Objektet e kultit duhet të ruhen dhe të mbrohen nga institucionet. Ato nuk duhet të shiten apo t'i kthehen ndonjë pretenduesi të quajtur 'ish-pronar'. Asnjëri nuk është dhe nuk mund të jetë pronar i një objekti kulti apo objekteve historike; ky është realiteti.
    Ju thatë që ka pasur persona që janë paraqitur në komunën tuaj si 'ish-pronarë'; këta persona, janë banorë të zonës apo nga rrethe të tjera?
    Asnjë nga personat që pretendojnë se janë ish-pronarë, e që janë paraqitur më herët në zyrat e kësaj komune, nuk janë banorë të kësaj komune, këtë e them me bindje. Ajo që është më e çuditshmja, është se ata që kanë ardhur kanë qenë nga Tirana dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë zonë. Janë këto gjëra që të bëjnë të dyshosh në lidhje me dokumentacionin e këtyre 'ish-pronarëve' që pretendojnë pronat në objektet e kultit të kësaj komune. Nuk jemi ne ata që duhet të investigojmë më lart, ne mund të themi vetëm që këta 'ish-pronarë' nuk kanë lidhje me Liqenasin dhe gjithçka do merret vesh kur të kemi një informacion se cilët janë këta 'ish-pronarë'.
    Kishat në fjalë, cilit shekulli i përkasin dhe cilat janë vlerat e tyre?
    Të gjitha objektet e kultit në këtë zonë janë me vlera të larta kulturore-historike. Kishat janë të shekullit 14-të, 15-të dhe 16-të dhe nuk ka asnjë logjikë që të dalë asnjë ish-pronar. Në kohën e monizmit, shumë kisha kanë qenë të shndërruara në objekte të ndryshme, si vatër kulture apo repart ushtarak, por mbas rrëzimit të sistemit komunist e me ardhjen e demokracisë, ato janë rindërtuar si të tilla.
    Mund të jenë privatizuar gjatë asaj kohe?
    Jo, këtë e them me bindje. Të gjithë inventarizimin e pronave e kemi ne në komunë dhe objektet e kultit nuk janë pjesë e inventarizimit dhe nuk janë bërë pjesë e asnjë shitjeje apo ndonjë dhënieje me qira.
    Kishat në fjalë, janë monumente kulture?
    Kisha e Shën Mërisë, e cila ndodhet në ishullin e Maligradit, është monument kulture. Kjo duket mjaft shqetësuese dhe duhet ngritur zëri. Nuk duhet lejuar që asnjëri të shpërdorojë pozicionin ose mundësinë për të marrë objekte që kanë vlera që, as mund të blihen dhe as mund të shiten, siç janë këto objekte kulti, dhe nuk mund të merren nga persona që në janë "ish-pronarë" dhe nuk janë banorë të zonës, por kërkojnë t'i marrin ato.
    Sa shqetësuese është kjo për komunën tuaj?
    Është një lajm jo i mirë dhe shumë shqetësues, jo vetëm për mua, po edhe për të gjithë banorët e zonës. Kjo na dëmton shumë, sepse jemi zonë turistike e mbushur me trashëgimi historike dhe kulturore, që duhet t'u shërbejnë banorëve apo turistëve, nuk duhet të luhet me to.
    Kemi mësuar që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Mitropolia e Shenjtë në Korçë kanë bërë një padi në Gjykatën e Tiranës ndaj AKKP-së; ju si do reagoni?
    Ne jemi duke përgatitur një shkresë zyrtare ndaj AKKP-së, ku presim sqarimin e plotë. Më pas edhe ne do veprojmë sipas ligjit, duke ngritur edhe ne gjithashtu padi në gjykatë.

    Gazeta Shqiptare
    Revolution 1848

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin

    Mos do jete turko-alvane pronari i tokes?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari

    Gazetaret te bejne publike emrat e "pronareve", te bejne publike dokumentat e pronesise, te bejne publike emrat e notereve e personave te administrates qe kane bere kete gje. Dua t'i di pasi ne injorancen e tyre, keta zgjedhin te vjedhin edhe ate prone qe i eshte dedikuar Kishes e Zotit. Dhe jam i bindur qe te gjithe keta njerez do te shuhen me rrenje e me fare e do te mund t'i "gezojne" pronat e tyre.

    Mallkimi i Perendise do te rendoje mbi shpirtrat e tyre ne perjetesi, dhe mbi shpirtrat e gjithe pasardhesve te tyre! Kjo eshte arsyeja qe besimtaret orthodhokse nuk marrin as nje qiri pa paguar nga Kisha.

    Albo

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari

    I bofshin leket ilaçe, jarebi !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2012
    Postime
    28

    Për: Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari

    "Pronarë" mund të jenë pasardhës të Maliq bej Frashërit, i cili me gjykatat e Zogut përvetësoi tokat e banorëve të zonës por kursesi nuk mund të ketë marrë edhe kishat dhe pronat e kishës sepse edhe perandoria osmane nuk i prekte pronat e kishave.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    I bofshin leket ilaçe, jarebi !!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    I bofshin leket ilaçe, jarebi !!!
    Kush mer jahu

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •