Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 135
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    Prej disa ditesh teatri Cajupi i Korces ka vene ne skene nje drame me skenar te Namik Dokles, Shen Maria e Beratit. Kjo drame vlasfemuese ndaj ndjenjave te komunitewtit Orthodhoks dhe institucionit te Kishes Orthodhokse, u luajt me paturpesine me te madhe ne nivele artisike mediokre, perpara qytetareve te Korces. Me nje skenar bazuar teresisht mbi genjershtra historike, te tipit PPSH. Por z Dokle dhe nje takem si ai nuk me shqetesojne, sepse nuk kemi si te themi kur flasim per komuniste te lindur dhe qe pa dyshim do te vdesin te tille. Dua ti kujtoj z Dokle qe te mos fyeje dhe provokoje orthodhokset e ketij vendi me mashtrime diabolike. Patriarkana Ekumenike eshte institucioni me i larte i Kishes Orthodhokse dhe nuk mundet te pergojoset nga nje lloj Dokle, ndersa saper Shen Kozmain eshte nje nga figurat me te larta dhe te nderuara ne keto treva dhe ne gjithe orthodhokset por jo vetem. Njeriu qe dha deshmi dhe shpetoi nga islamizimi masiv gjithe myzeqen, duke u martirizuar per mbrojten e bindjeve te tija fetare dhe ju me paturpesine tuaj dhe tendencat tuaj jo vetem komuniste nuk mund ta trajetoni si nje njeri qe zgjon djajte dhe per me shume si ajdut ikonash, sikunder jeni ju dhe rraca juaj e politikes qe e kini vjedhur rrjepur dhe grabitur kete popull dhe kete vend per dekada dhe qe kini shkateruar e renuar trashegimine kulturore te orthodhokseve dhe koha sa vjen dhe e tregon me qarte shkakun dhe arsyet, ndoshta iu vriten syte.

    Por ajo qe me ben te ndjehem akoma me keq eshte qe kjo shfaqe vihet ne skene nga nje institucion publik si teatri i qytetit te Korces, qe paguhet dhe mbahet me te ardhurta qe vijne nga taksapaguesit korcare, turp per aktoret orthodhokse qe pranuan role te tilla,turp regjizorit z Orgocka, turp per drejtuesit e teatrit qe pranojne drama te tilla, turp per Bashkine e Korces qe me leket e taksapaguesve orthodhoke korcare paguajne fyerje, denigrime, poshterime ndaj nesh dhe jemi te pakten 50% e qytetit. Ku e gjeni kurajon ta trajtoni ne kete forme Komunitetin Orthodhoks dhe Kishen Orthodhokse. Me e pakta qe duhet te ndodhe eshte qe Drejtoresha e Teatrit eshte te jape doreheqjen se bashku me keshillin artistik te Bashkise, poqe se ju ka mbetur pak cipe ne faqe, ose per te vene ne vend dinjtetin e qytetit dhe te qytetareve korcare te shkarkohen

    I bej thirrje opinionit orthodhoks te Korces dhe te gjithe Shqiperise, te reagojne ndaj ketyre vlasfemuesve te Kishes Orthodhokse.

    ME E PAKTA QE MUND TE THEM ESHTE SE NDJEJ NEVERI NDAJ KETYRE VEPRIMEVE DHE NDAJ TE GJITHE ATYE QE U BENE PALE NE KETE MASKARADE, DISKRIMININ DHE PSE JO EDHE GENOCID NDAJ kOMUNITETIT oRTHODHOKS

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    sa pushojne islamet cohen ortodokset me ba rremuja e mu anku pfffff si me ken 3 miliard banore shqiperia
    na paska njoft dikush mire shume se jena popull qe e cojme shurren perpjete per hic gja
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    sa pushojne islamet cohen ortodokset me ba rremuja e mu anku pfffff si me ken 3 miliard banore shqiperia
    na paska njoft dikush mire shume se jena popull qe e cojme shurren perpjete per hic gja
    terroristi al-kaedist Dokle ne gjyq!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    Kur politika provokon
    Eshtė pėr tė ardhur keq, kur nė njė ditė tė mėrzitshme me shi, kur gjatė njė periudhe tė tensionuar, qoftė edhe pėr shkak tė rutinės, i drejtohesh teatrit tė qytetit me shpresė se do ta ndryshosh disi gjendjen emocionale, aq mė tepėr kur titulli i dramės qė vihet nė skenė ėshtė mėse shpirtėror, “Shėn Mėria e Beratit”, dhe kur nė kėtė vend, nė institucionin e teatrit i cili qė nė kohėn antike kur lindi, e deri mė sot konsiderohet si njė ndėr institucionet e edukimit, shikon diēka mė shumė se absurde, mė shumė se anakronike dhe ofenduese, shikon tė dramatizuar njė akt rrugaēėrie, njė blasfemi.
    Goditet Besimi Orthodhoks, fyhet institucioni mė i lartė shpirtėror i besimit Orthodhoks, Patriarkana Ekumenike dhe ofendohen shenjtorėt e saj. Skenari pėr njerėzit nė moshė ėshtė njė reminishencė e veprave tė Realizmit Socialist, aq e vėrtetė ėshtė kjo gjė, sa kur del jashtė nė fuajenė e teatrit, mė shumė se i indinjuar nga ajo qė ke parė, tė duket sikur lexon akoma parrullėn e madhe pozante tė dikurshme me fjalėt e “shokut Enver” qė dikur sundonte hollin e kėtij teatri se: “Shkrimtarė dhe artistė janė ndihmės tė Partisė nė edukimin komunist tė masave…”. Tashmė ka kohė qė Besimi Orthodhoks po goditet gjithandej nė mėnyra ta ndryshme, por tė arrihet deri kėtu sa tė provokohen ndjenjat e njė komunitei tė tėrė nė njė qytet me tradita thellėsisht orthodhokse, ėshtė mė shumė se njė sfidė imorale.
    E theksoj kėtė fjalė, pasi po synohet tė vazhdohet akoma mėsimi dhe pasurimi i historisė nėpėrmjet mitit dhe pėrrallave, nėpėrmjet shpifjeve dhe trillimeve. Faktet historike tė manipuluara tashmė pėrpiqen tė marrin hipostat “shkencor” jo mė nėpėrmjet bibliografive tė manipuluara, dhe tė vėrtetave gjysmake, nė kontekstin e asaj qė na pėlqen dhe na bėn punė siē ka qenė zakon, por nėpėrmjet infrastruktrės nė dukje artistike, duke luajtur dhe manipuluar me ndjenjat e njerėzve. Akti ėshtė mėse i pamoralshėm kur patriotizmi shitet nga ata njerėz, qė pėr mė shumė se dy dekada kanė qenė nė krye tė politikės imorale tė kėtij vendi, duke sjellė pikėrisht kėtė kolaps tė pėrgjithshėm, qė pėrjetojmė sot, bile njė pjesė e mirė e tyre kanė qenė nga ato hije tė moēme qė dikur, para viteve nėntėdhjet, ja kanė mbajtur diellin kėtij vendi dhe nuk e kanė lėnė tė shkėlqejė si duhet mbi kėtė popull tė varfėr. Le ta tregonin tė paktėn njė herė patriotizmin dhe atdhedashurinė e tyre kėta njerėz, duke punuar realisht dhe duke krijuar, pėr tė mirėn e njerėzve, dhe jo duke sharė e ofenduar, pėr kapitale politike dhe materiale. Koha, ky gjykatės i drejtė i jep hakun gjithkujt; tashmė tė gjendur zbuluar dhe tė kompromentuar pėr sa kanė bėrė ose edhe pėr sa kanė patur mundėsi dhe nuk e kanė bėrė, pėrpiqen ta shkarkojnė barėn gjetkė, plot patos atėherė, siē dalin tė ngopur nga kaēamaku i politikės, qė ju ka siguruar mbi tė gjitha mirėqėnije, mprehim pallėn ose penėn e patriotizmit, pėr tu dukur burra tė mire dhe patriotė. Ndoshta kėtė ka patur parasysh edhe filozofi i madh Niēja, kur deklaronte se pėr kohėn kur jetojmė, patriotizmi ėshtė streha e fundit e tė degjeneruarve.
    Ndėrsa tani dy fjalė pėrsa i pėrket Patriarkanės dhe shenjtit tė madh, Shėn Kozmait tė Etolisė apo tė Kolkondasit, i cili e mbrojti me gjakun e tij doktrinėn e besimit, tė cilėt pėrbėnė subjektin e dramės tė zotit N. Doke.
    Patriarkana ėshtė organi mė i lartė shpirtėror i Besimit Orthodhoks, konsiderohet Kisha Mėmė qė qėndron nė krye tė patriarkanave dhe kryepeshkoptave tė Botės Orthodhokse. Ēdo kishė orthodhokse nė botė e respekton Patriarkanėn e Hirshme tė Kostandinopojės, si tė parėn nė mes tė tė barabartave. Historia e Kishės sonė Orthodhokse nė Shqipėri ėshtė e lidhur me Tė. Kur Kisha jonė ka mundur tė krijojė kushtet pėr njė indipendencė tė plotė, Patriarkana e Shenjtė i ka dhėnė Tomosin, nė vitin 1937, pra i ka siguruar qysh atėherė Autoqefalinė Kishės sonė Orthodhokse tė Shqipėrisė. Shumė episkopė tė nderuar shqiptarė si Kristofor Kissi, Joakim Martiniani etj, kanė patur bile edhe poste drejtuese brenda strukturave shpirtėrore tė saj. Ēdo ofezė e nėnkuptuar ose e drejtpėrdrejtė kundėr saj pėr ne Orthodhoksėt, dhe pėr ēdo orthodhoks tė vėrtetė pėrbėn blasfemi.
    Pėrsa i pėrket Shėn Kozmait, ai u martirizua pėr tė ruajtur Besimin e pastėr Orthodhoks; ai ka kontributin e madh pasi me fjalėn dhe shembullin e tij frenoi islamizimin e njė pjese tė madhe tė popullsisė, diēka tė tillė kanė bėrė edhe shėn Nikodhimi i Vithkuqit, i cili u martirizua prej tė njėjtėve armiq tė Orthodhoksisė nė Berat, tė njėjtėn gjė ka bėrė dhe Shėn Kristo Kopshtari nga Pėrmeti e dhjetra e dhjetra shenjtorė tė njohur dhe tė panjohur nė kėtė vend. Kėta shenjtorė pėr vetė universalitetin e besimit, nderohen nga e gjithė Bota Orthodhokse, brenda sė cilės ėshtė absurde tė ketė ndasi etnike. Pėr Shėn Kozmanė, aq i madh ėshtė nderimi, sa pothuajse gjysma e tė krishterėve burra tė Myzeqesė mbajnė edhe sot emrin e tij, pėr nderim e kujtim tė shenjtit. Ky shenjt ėshtė nderuar dhe janė ngritur tempuj nė kujtim tė tij, bile edhe nga jo tė krishterėt, qysh ne shekullin e XIX. Kujtimi dhe shenjtėrimi i tij qė kurrė nuk ėshtė venė nė dyshim, mbrohej dhe nderohej nė Shqipėri edhe nė kohėn e pėrndjekjes sė egėrr ateiste. Profecitė dhe doktrina e shėn Kozmait janė gjėrat mė tė shenjta qė mban, ruan dhe kultivon dheu i shenjtė i Myzeqesė, i ujitur nga gjaku i martirėve. Eshtė pikėrisht besimi i Krishterė Orthodhoks qė krijon, pasuron dhe ruan vlerat mė tė mira shpirtėrore dhe materiale tė kėtij vendi. Mendja dhe shpirti i zjarrtė i kėtij besimi, kanė nxjerrė artistė tė shquar si prifti Onufri, protopapa nga Neokastra i cili me penelin e tij krijoi vlera unikale, nxorri Voskopojarin Nektar Tėrpo i cili shkroi veprėn mė tė qarkulluar pėr kohėn nė shekullin e XVIII “Besimin”, nxorri shėn Kozmanė dhe shenjtorė tė tjerė, qė me gjakun e tyre mbrojtėn domethėnien e kėtyre vlerave, tė cilat nė shekuj armiqtė e vlerave dhe tė Orthodhoksisė, janė pėrjekur ti zhdukin ose ti pėrēudnojnė. Atje ku nuk arrin dot sqepari, pėrpiqet ta kryejė punėn e saj gėnjeshtra dhe mashtrimi.
    Pėr sa thamė njė zvetnim i tillė letrar si drama e zotit Namik Dokle, e turpėron dhe e vetdemaskon autorin si dhe ata qė e ngritėn nė skenė dhe e pėrkrahėn, sidomos nė njė qytet si Korēa, nė kishėn katedrale “Burimi Jetėdhėnės” tė sė cilės, akoma edhe sot jehojnė lutjet dhe predikimet e Shėn Kozmait, tė cilat pėrcillen nga brezi nė brez. Nė njė vend tė tillė, ku qytetėrimi dhe tradita e thellė orthodhokse qė krijoi kėtė qytetėrim, janė kontrasti mė i pėrshtatshėm, pėr tė dalė mė mirė nė pah shėmtimi moral i veprės nė fjalė
    Aq mė tepėr, kur takstat X, Y, Z e kėshtu me rradhė gjithnjė e mė shumė nė rritje, qė Bashkia vjel nga ne qytetarėt korēarė, shėrbejnė pėr tė vėnė nė skenė njė vepėr si kjo, dhe pėr tė demaskuar institucionin e Teatrit, ironia ėshtė mėse tragjike dhe nuk mund tė bėhet fjalė as pėr etikė formale. O Tempora o Mores.

    Dion Tushi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    o po kur spo del kush me va rrujt mjekrrat sikur va rrujten ne 67. se veq ashtu u mshilet goja fetarucve
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-01-2013
    Postime
    28

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    Sa shume e vrisni mendjen.
    Orthodhoksine dhe fete e tjera i shkuli me rrenje rregjimi qe kalovi e perseri ja tek u ngrit mbi themelet e vjetra e te reja. Nuk ka ci ben nje drame apo nje komedi besimit orthodhoks. Ne gjithe boten vihen ne loje kleriket, politikanet e te tjera figura te njojtura.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    Nje lajm i fundit,pas reagimit te Mitropolise se Hireshme te Korces shfaqja eshte pezulluar.Nje lajm i mire pas kesaj maskarade qe financohet nga taksat e besimtareve ortodokse dhe perdhos kishen dhe shenjtoret e saj...

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    e njejta gje ndodhi ne athine me corpus cristi,ku u mblodhen gjith fanatiket e krishtere dhe ndaluan shfaqjen,eshte turp ne demokraci te mos lejohen shfaqjet teatrale,nje teater nuk te ben njeri ta shikosh me zori,po do e shikon po nuk do nuk e shikon,ka njerez qe deshirojne ta shiokojne,me cte drejte nje kishe apo xhami ka fjale per artin dhe mund te lejoje apo jo shfaqjen e nje teatri???- enjejta gje ndodhi dhe me talebanet myslymane qe cohen ne kembe per cdo film.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLEDI_SH : 23-01-2013 mė 13:49

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    Veteviktimizimi i orthodhoxeve qenka strategjia per te dale nga bataku ku kane rene. Reporterucet dhe lapsaxhinjte orthodhoxe qe zhgarravisin lart e poshte duhet t'a dine se arti nuk mund te ēensurohet. Jane te lire te bojkotojne shfaqjen, te ftojne ndjekesit e tyre orthodhoxe te mos ndjekin shfaqjen.
    Nga injoranca e larte qe i karakterizoka, paskan shkuar ne teater per te ndjekur nje meshe civile dhe jo per te pare nje shfaqje teatrale ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Korce, Teatri A.Z. Cajupi, fyen haptazi Orthodhokset

    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Veteviktimizimi i orthodhoxeve qenka strategjia per te dale nga bataku ku kane rene. Reporterucet dhe lapsaxhinjte orthodhoxe qe zhgarravisin lart e poshte duhet t'a dine se arti nuk mund te ēensurohet. Jane te lire te bojkotojne shfaqjen, te ftojne ndjekesit e tyre orthodhoxe te mos ndjekin shfaqjen.
    Nga injoranca e larte qe i karakterizoka, paskan shkuar ne teater per te ndjekur nje meshe civile dhe jo per te pare nje shfaqje teatrale ...
    Vertet arti nuk mund te censurohet por as nuk mund te cenoje ndjenjat e nje komuniteti te tere.Kjo shfaqe eshte vene ne skene me fonde nga ortodokset korcare dhe eshte e papranueshme qe te propagandohet kunder shenjtoreve te kishes sone dhe duke i paraqitur manastiret ortodokse sikur ne to mbizoteron shthurja.Madje vete Onufri eshte paraqitur si nje piktor i thjeshte qe perndiqet nga kisha kur dihet fare mire se ai ishte prift i larte ne elbasan.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •