
Postuar më parë nga
toni77_toni
Jam shqiptar ne rend te parë, besimi eshte ne Krishtin. Nuk me mungon vetdija se djalli shtjellon nga Bibla per qellime te veta, kjo nuk eshte risi por ishte gjate gjitha koherave.
Nuk e perjashtoj mundesine qe ti e lexon Biblen, por nuk e ke kuptuar dhe problemi nuk eshte nese e lexon apo jo, problemi eshte nese e kupton dhe te flet i njeti Shpirt i Zotit - AUTORI i shkrimeve te shenjta dhe personi u bindet atyre. Ne jemi te vetdijshem se edhe djalli e njeh dhe bile edhe citon nga Shkrimi i Shenjt per qellime te veta dhe duke e mashtruar boten, edhe djalli e shtjellon Biblen, ai kete e ben edhe permes njeriut duke e keqperdorur per qellime te veta dhe duke e mbajtur njeriun ne roberine e kesaj bote, duke e mbajtur njeriun ne roberine drejte vdekjes dhe ferrit te tij. Kjo eshte problemi tek njeriu qe nuk po e kupton, ne vend qe ta kuptoj dhe te largohet nga kjo kurth, ai i sherben duke kontribue pa pushue - I MJERI AI - I MJER.
Nuk eshte kusht - ne krishterim qe ta lexoj njeriu Biblen, por ta lexoj dhe ta kuptoj, dhe permes leximit - besimtarit ti flet fjala - Fjala e Perendisë KRISHT qe Ati yne qiellor - na dhuroj JETEN.
Jo unë dhe Albo sic thua, por besimi Islam e paraqet ashtu Zotin e ju e besoni.
Sipas Islamit njeriu eshte rob dhe pa asne vlere, o roberuar dhe ajo qe kerkohet nga njeriu eshte te falet dhe ti frigohet Zotit - jo ne dashuri ndaj Zotit por ne frike se "ai te vret"!! Zoti eshte i largët, eshte fuqi, krijon një bashkësi më tepër grumbull, masë, mori, turm, apo bashkësi të të nënshtruarëve që kanë një ligj themelor të përbashkët : ÇKA CAKTON BASHKËSIA IME ËSHTË E VËRTETË! Në këtë botëkuptim njeriu si qenie e lirë s’ka rendësi, por më tepër kolektiviteti fetar, deri diku edhe “diktatura” fetare apo teokracia, me pak liri, pa nderim të mendimeve të ndërsjellta dhe demokratike. "Nëse se pranon Allahun dhe profetin e tij, duhet te vritesh dhe te pernjekesh"...!
Natyrisht se e kam lexuar dhe Jezusi pas te gjitha proceseve qe i kaloj, te gjitha ato qe ishin parafolur nga profetet dhe shkrimet e shenjta gjate shekujve, i kaloj sipas planit te Zotit dhe pastaj Jezusi tha:
“Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. 19 Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt! 20 Mësojini të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë ‑ deri në të sosur të botës!”
Pali eshte teologu me i fuqishem ne bote, Eshte vertete teologu me i fuqishem qe njeh historia e njerezimit. Pali eshte vegel e Krishtit mbi toke, Pali eshte SHPATË e mbrehte i cili godet djallin dhe te bijt e tij ngado qe te sillen, jo rastesisht e urrene bota kaq shume. Lavdi Zotit qe ja dha botes kete APOSTULL te Shenjt, qe mesimet dhe fjalet e tij nuk lejojne rruge as hapesire veprimi dhe mashtrimi djallit te mallkuar dhe mesimeve te rrejshme - te profetëve te rrejshem.
Askush nuk po e mohon se ju jeni rob, eshte doktrine e juaja, por në Krishtin (ata qe i besojnë) njeriu u çlirua nga roberia dhe neper Krishtin në FRYMË të ZOTIT - i krishteri është fëmija i Perendisë. Krishti e cliroj njeriun nga roberia dhe vdekja, te krishterët (ata qe i besojne Jezusit) jane te cliruar nga roberia nëpermes gjakut te Krishtit, Krishti pagoj per njerezimin - ata qe i besojne. Ne jemi pjesë e familjes te madhe hyjnore dhe jetojmë me Zotin te bashkuar, dmth nuk jemi te ndarë dhe ne nje distance te pa njohur.. Ai nuk eshte i larget dhe nuk eshte nje zot qe nuk nihet, por na dha mundesine ta njohim dhe ta duam në FRYME. Roberi ka ai qe nuk e pranon Krishtin - SHPETIMTARIN e botes i cili e cliron njeriu nga roberia dhe varri vdekjes duke ja dhene jeten - JETEN e pasosur. Pa Krishtin s'ka JETË - ka vdekje.
AMEN, kjo eshte mes ee vertete, por qe sherbesa e Jezusit eshte e natyres se njeriut dhe kjo deshmon sa dashuri qe ka Zoti per njeriun. Eshte MDHESHTIA e Krishtit - Bir i Perendisë.
Britma e njeriut ne JEZUSIN eshte britma e jote dhe e imja - ADAM, por ja qe Zoti nuk e le njeriun - natyren e njeriut ne vuajtje dhe kryqe duke e braktisur pergjithmone, pro vetem per nje kohe, por ne emer te Tij - permes Jezut Bir i Tij, Zoti Perendi ja jep jeten njeriut dhe e ngrite ne Lavdine e Tij - aty ku edhe ishte plan i Zotit - ne PARAJSEN e perjetshme. Me fal, me vjen keq pse ti nuk e kupton, ama kjo nuk do te thote se nuk mund e kuptosh dhe pervujterohesh para asaj britme - qe eshte zë i njeriut - ADAM - njerezimit mbi toke te cilet e merituan te braktisen nga Zoti por Zoti i meshirshem, Zoti i mire, Zoti i CILI e do njeriun, Ai nuk e lejoj kete britem, as nuk e lejon qe njeriu te braktiset dhe te humbet duke ngelur vetem mish per varre, por e thirri ne JETE, duke ja dhene JETEN, ne emer te Birit te TIJ JEZUS. Kush beson ne të e ka jeten, i pushon britma, lirohet nga vuajtja dhe kryqi i kesaj bote i cili sjelle vdekjen.
Krijoni Kontakt