Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 110
  1. #21

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    ja doli dhe nje hile e tjeter e censusit. e kan arrestuar me qellim ne amerike qe mos vinte dot ne Shqiperi te regjistrohej si ortodoks

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Akademiku Kosta Barjaba përgënjeshtron se ka vjedhur në një qendër tregtare në SHBA
    Pas akuzës në mediat shqiptare, të bazuara në site amerikane, se akademiku shqiptar, Kosta Barjaba është kapur në një qendër tregtare duke vjedhur, gazeta "Shekulli" ka kontaktuar Kosta Barjabën, për të marrë një prononcim prej tij në lidhje me ngjarjen. Barjaba e ka përgënjeshtruar këtë ngjarje. Ai u shpreh se nuk ishte arrestuar nga policia dhe as ai e as të afërmit e tij nuk kishin kryer ndonjë vjedhje. Barjaba aktualisht ndodhet në SHBA me pushime.
    http://shekulli.com.al/web/p.php?id=12627&kat=87

  3. #23

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Policia s'te ndalon kot se nuk jan fallxhor qe ta din se po i jep makines pa patente.

    Pastaj lajmi ne anglisht thote se jan arrestuar dhe gruaja dhe vajza dhe jane cuar ne rajon, qe nuk kishte pse te ndodhte. maksimumi do kishin arrestuar kte vetem.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    RILINDJE HAJDUTESH DHE XHEPISTASH

    Mediat e SHBA: Kosta Bajraba ndalohet për vjedhje, reagon zyrtari i PS : Keqkuptim



    TIRANË- Akademiku Kosta Barjaba sqaron për News 24, ndalimin në një qëndër tregtare nga policia në SHBA.

    Barjaba njëherësh kreu i grupit të PS-së për çështjet sociale përgënjeshtron lajmin e publikuar në mediat amerikane, se ai është ndaluar për vjedhje duke nënvizuar se shkak ishte mungesa e autorizimit për të ngarë makinën.

    “U ndaluam në parkingun e një qendre tregtare ne SHBA. Ndodhesha në makinën e djalit me familjen time. Ndalimi sepse nuk kisha autorizim për të ngarë makinën” tha Bajraba duke shtuar sqaruar se lajmi i përhapur për vjedhje nuk është i vërtetë.

    “Ishte thjesht një keqkuptim i situr. Nuk jam ndaluar nga policia as unë as familja. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë jam në SHBA për pushime. Lajmi nuk është i vërtetë”, tha Bajraba.

    Tre shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë, ndërkohë që mediat amerikane përhapën lajmin se ndalimi i tyre u bë për motivin e vjedhjes.

    Policia amerikane bëri të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba, 23 vjeç, të cilët u dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County's Maguire Correctional Facility.

    Kosta Bajraba në Shqipëri mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji, ndërkohë që është edhe kreu i grupit të PS-së për çështjet sociale.

    MEDIAT AMERIKANE: KOSTA BARJABA NDALOHET PËR VJEDHJE
    Mediat amerikane raportojnë se Kosta Barjaba, kreu i grupit të punës për çështjet sociale në Partinë Socialiste është arrestuar në Kaliforni, të SHBA-së për tentative vjedhje në një qendër tregtare.

    Zëdhënësi i policisë në Palo Alto, Shon Downey ka deklaruar se Barjaba, bashkë me të shoqen Fatbardha dhe vajzën e tyre Joniada u arrestuan në 27 dhjetor pasi tentuan të vjedhin disa veshje ne Stanford Shopping Center. Bëhet fjalë për disa veshje të shtrenjta meshkujsh dhe një çante me vlerë 238 dollarë. Po sipas zëdhënësit Downey të tre familjaret janë parë të dalin nga qendra tregtare me një çantë pasditen e 27 dhjetorit dhe pak më vonë janë parë të rifuten në dyqan po me të njëjtën çante.

    Në momentin kur rojet tentuan ti ndalonin Barjaba hodhi çantën me sendet e vjedhura, ndërsa bashkë me të shoqen u larguan me shpejtësi, ndërsa oficerët e qendrës tregtare arritën të ndalojnë vajzën e tyre. Disa minuta më pas u arrestua bashkëshortja Fatbardha, ndërsa Kosta Barjaba i telefonoi policise për ti raportuar se gruaja dhe vajza e tij kishin humbur, por edhe ai u ndalua menjëherë pas kësaj telefonate.

    Të tre janë paditur me akuzën për vjedhje dhe tentativë për vjedhje por u liruan pasi paguan garancinë. “Një person mund të akuzohet për vjedhje edhe nëse e rikthen atë që vjedh”-ka deklaruar zëdhënësi i policisë Downey.

    (e.m/BalkanWeb)


    http://www.paloaltoonline.com/news/s...y.php?id=28093
    Miku

  5. #25
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Jam i sigurte se "genjen" palo alto online !!!

    Mire hajdute, por duan te te bejne edhe per budalla ... E paskan marre ne rajon per sqarim pse i jep makines pa patente. Ik mer te .... ....., rrace qelbanikesh!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #26
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Ja, kshu kot per informacion shikoni "police report" qe eshte bere me kete rast:

    Emri:  capture-20130103-143137.jpg

Shikime: 445

Madhësia:  47.6 KB

  7. #27
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    me falni por nuk kuptoj dot se cfare ka ketu per te qeshur,sic po beni ju me lart,po patet mundesi na e shpjegoni qe te qeshim dhe ne..
    persa i perket lajmit te pare te rastit te greqise,oret e fundit fliete qe njeri vetem eshte shqiptar ndersa tjetri bullgar,pra persa i perket lajmit te pare te jemi pak te kujdesshem perderisa akoma asgje nuk eshte e qarte,pasi deri dje te gjith ishin te sigurt se te dy ishin shqiptar..ndersa sot njeri na doli bullgar,gje qe ndodhe shume here ne greqi dmth shume here pas ndonje krimi edhe ende pse nuk jane kapur autoret te gjithe shtypi etj ju a rrasin shqiptareve,prandaj thone me mire te te dali syri sesa emri,keshtu ndodhi dhe ne paros beharin e kaluar kur disa grabites te nje banke vrane nje taksist,lart e poshte flitej per shqiptere,dhe kur e kapen vrasesin ishte grek..pra le te shohim se ku do shkoje dhe ky rast...
    Une po qesh me Kosten ne USA, Bledi. Aq lexova.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #28

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Ja, kshu kot per informacion shikoni "police report" qe eshte bere me kete rast:

    Emri:  capture-20130103-143137.jpg

Shikime: 445

Madhësia:  47.6 KB
    Po s'ka nevoj fare as per kete. Se nuk jep deklarat rajoni policis e te thot jan arrestuar per vjedhje kur jan ndaluar per shkelje trafiku dhe esht zgjidhur cdo gje

  9. #29
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Ja, kshu kot per informacion shikoni "police report" qe eshte bere me kete rast:

    Emri:  capture-20130103-143137.jpg

Shikime: 445

Madhësia:  47.6 KB


    Boke, dergoja email gazetave kryesore dhe televizioneve kete raport te policise. Le t'a pergenjeshtroje perseri Kosta langaraqi po te deshiroje ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #30
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Sa turp per kete Kosten. Gjithe ai burre per ca lecka??! I rrofshin gradat.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •