Jo po duhet te vij Boke te marr vesht une!. sa turp. Angmokio mos fli! lol
Jo po duhet te vij Boke te marr vesht une!. sa turp. Angmokio mos fli! lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Ore paska lene Nam Kosta . Paska hedh qesen me rroba e paska ran away me gjithe gruan. Gocen e paska harruar . Run Kosta run .![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 03-01-2013 më 13:11
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
hahaha paska ber spektakel ky
me falni por nuk kuptoj dot se cfare ka ketu per te qeshur,sic po beni ju me lart,po patet mundesi na e shpjegoni qe te qeshim dhe ne..
persa i perket lajmit te pare te rastit te greqise,oret e fundit fliete qe njeri vetem eshte shqiptar ndersa tjetri bullgar,pra persa i perket lajmit te pare te jemi pak te kujdesshem perderisa akoma asgje nuk eshte e qarte,pasi deri dje te gjith ishin te sigurt se te dy ishin shqiptar..ndersa sot njeri na doli bullgar,gje qe ndodhe shume here ne greqi dmth shume here pas ndonje krimi edhe ende pse nuk jane kapur autoret te gjithe shtypi etj ju a rrasin shqiptareve,prandaj thone me mire te te dali syri sesa emri,keshtu ndodhi dhe ne paros beharin e kaluar kur disa grabites te nje banke vrane nje taksist,lart e poshte flitej per shqiptere,dhe kur e kapen vrasesin ishte grek..pra le te shohim se ku do shkoje dhe ky rast...
un per vete po qesh me ket intelektualin qe paska vjedh rroba ne amerike. i ka dal gruja bullgare?
nga burgu merrte ne telefon apo e kan liruar?
Mediat e SHBA: Kosta Bajraba ndalohet për vjedhje, reagon zyrtari i PS : Keqkuptim
TIRANË- Akademiku Kosta Barjaba sqaron për News 24, ndalimin në një qëndër tregtare nga policia në SHBA.
Barjaba njëherësh kreu i grupit të PS-së për çështjet sociale përgënjeshtron lajmin e publikuar në mediat amerikane, se ai është ndaluar për vjedhje duke nënvizuar se shkak ishte mungesa e autorizimit për të ngarë makinën.
“U ndaluam në parkingun e një qendre tregtare ne SHBA. Ndodhesha në makinën e djalit me familjen time. Ndalimi sepse nuk kisha autorizim për të ngarë makinën” tha Bajraba duke shtuar sqaruar se lajmi i përhapur për vjedhje nuk është i vërtetë.
“Ishte thjesht një keqkuptim i situr. Nuk jam ndaluar nga policia as unë as familja. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë jam në SHBA për pushime. Lajmi nuk është i vërtetë”, tha Bajraba.
Tre shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë, ndërkohë që mediat amerikane përhapën lajmin se ndalimi i tyre u bë për motivin e vjedhjes.
Policia amerikane bëri të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba, 23 vjeç, të cilët u dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County's Maguire Correctional Facility.
Kosta Bajraba në Shqipëri mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji, ndërkohë që është edhe kreu i grupit të PS-së për çështjet sociale.
MEDIAT AMERIKANE: KOSTA BARJABA NDALOHET PËR VJEDHJE
Mediat amerikane raportojnë se Kosta Barjaba, kreu i grupit të punës për çështjet sociale në Partinë Socialiste është arrestuar në Kaliforni, të SHBA-së për tentative vjedhje në një qendër tregtare.
Zëdhënësi i policisë në Palo Alto, Shon Downey ka deklaruar se Barjaba, bashkë me të shoqen Fatbardha dhe vajzën e tyre Joniada u arrestuan në 27 dhjetor pasi tentuan të vjedhin disa veshje ne Stanford Shopping Center. Bëhet fjalë për disa veshje të shtrenjta meshkujsh dhe një çante me vlerë 238 dollarë. Po sipas zëdhënësit Downey të tre familjaret janë parë të dalin nga qendra tregtare me një çantë pasditen e 27 dhjetorit dhe pak më vonë janë parë të rifuten në dyqan po me të njëjtën çante.
Në momentin kur rojet tentuan ti ndalonin Barjaba hodhi çantën me sendet e vjedhura, ndërsa bashkë me të shoqen u larguan me shpejtësi, ndërsa oficerët e qendrës tregtare arritën të ndalojnë vajzën e tyre. Disa minuta më pas u arrestua bashkëshortja Fatbardha, ndërsa Kosta Barjaba i telefonoi policise për ti raportuar se gruaja dhe vajza e tij kishin humbur, por edhe ai u ndalua menjëherë pas kësaj telefonate.
Të tre janë paditur me akuzën për vjedhje dhe tentativë për vjedhje por u liruan pasi paguan garancinë. “Një person mund të akuzohet për vjedhje edhe nëse e rikthen atë që vjedh”-ka deklaruar zëdhënësi i policisë Downey.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt