
Postuar mė parė nga
MaDaBeR
Po per Shqiperine e Jugut e gjete, ndersa per Shqiperine e veriut dhe qendren e Shqiperise nuk ke gjetur gje. Veriu ka Emigruar kryesisht drejt Europes Perendimore, UK, Itali, Gjermani, Belgjike, Zvicer. Ndersa Shqiperia e mesme ka emigruar kryesisht drejt USA.
Ndoshta ty te duket ashtu niveli i klerit katolik, pasi ishte pikerisht kjo pjese e klerit qe u denua, internua, masakrua gjate viteve te komunizmit. Ndersa klerit Ort'hodoks nuk iu prek asnje qime floku. Nga kleri katolik ke te masakruar te gjithe vepren e Fishtes, nder kleriket e poetet me te medhenj Shqiptar. At Zef Pllumi, 26 vjet neper burgjet e diktatures duke vuajtur torturat nga me ēnjerzoret. Anton Harapi, i pushkatuar. Mjafton vetem me kaq. Megjithese ka dhjetra e dhjetra te tjere.
Po ashtu me fene islame. U pushkatuan, internuan, burgosen dhjetra e dhjetra hoxhallare. Perfshi ketu dhe Haxhi Hafiz Sabi Koēi i cili ishte deshmi e gjalle e vuajtjeve dhe torturave ēnjerzore neper burgjet komuniste.
Sa per krijimin e Shqiperise, nuk kane pas rol as muslimanet, as katoliket as ort'hodokset e askush tjeter veē shqiptarevet. Nqs do ta kapesh pastaj nga pikpamja fetare, dy vendimet me te rendesishme, ai per gjuhen dhe shpalljen e pavaresise, kane patur si protagoniste kryesor dhe kryetar At Gjergj Fishten, prift katolik, kryetar i Kongresit te Manastirit dhe drejtoi komisionin per ALFABETIN E GJUHES SHQIPE. Si dhe Ismail Qemali, musliman, i cili ngriti flamurin ne Vlore dhe shpalli Shqiperine Shtet te Pavarur.
Megjithate, per mua keta jane Shqiptar te medhenj pike e pari. Feja dhe besimi eshte diēka personale e ēdokujt. Por, i kam zet ata qe perzijne fene me pune te tjera apo akoma me keq, qe nepermjet fese kerkojne te bejne pune te pista.
Krijoni Kontakt