Me shume se per lluksin e tramit, TIRONA ka nevoje per rruge te gjera dhe sinjalistike. Per mendimin tim modest, per trasportin publik mjafton korsia preferenciale.
Me shume se per lluksin e tramit, TIRONA ka nevoje per rruge te gjera dhe sinjalistike. Per mendimin tim modest, per trasportin publik mjafton korsia preferenciale.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Planin Urbanistik,konsultime me grupet e interesit
TIRANË- Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka mbledhur ekspertë nga grupet e interesit për të konsultuar së bashku Planin Urbanistik të kryeqytetit.
“Përpara se të kalojmë këtë plan, më 24 dhjetor për miratim në Këshillin Bashkiak, e gjykoj të arsyeshme që së bashku me ekspertë të marrim mendimin tuaj mbi parimet kryesore mbi të cilat mbështetet ky plan”- tha Basha.
Sipas tij, ky plan ka harmonizimin e plotë të interesave afatshkurtra e afatgjata, me pronarët e sotëm dhe banorët që s’kanë lindur akoma, zhvillimin si domosdoshmëri dhe interesave të ruajtjes së hapësirave të gjelbëra, trashëgimisë historike etj.
“Lajm i mirë është që kjo periudhë stanjacioni prej afër 4 vitesh ka akumuluar një kërkesë në treg që është e trajtuar me profesionalizëm e sipas këtij plani është parathënie e një tjetër hovi zhvillimi. Duhet ndërgjegjësim i autoriteteve publike qe të jenë gardian të interesit publik dhe tuajin si zhvillues që keni një përgjegjësi që e trajtuar profesionalisht nuk ka pse t’u vendose ne qoshe, por ne krye te zhvillimit”- tha ai.
Burimi: Panorama
Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.
E pash duke udhetuar ne tramvaj ne qender te Tiranes. Shkonte drejt stadiumit te ri ku kan hapur dhe nje zyre per dhenjen e shtetsise te shqiptareve kudo qe jane.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Plani urbanistik, ndërtime me tetë kate
Bashkia e kryeqytetit bën gati planin urbanistik të Tiranës. Dokumenti me katër “vëllime” bën një përshkrim të situatës aktuale në të gjithë sektorët në kryeqytet, duke përfshirë: investimet, punësimin, turizmin, arsimin, shëndetësinë, çështjet sociale, ndërtimet, problemet e zhvendosjes së popullatës, problemet me mjedisin dhe gjithçka tjetër që lidhet me zhvillimin vendor.
Hartat, politikat e zhvillimit të territorit të Bashkisë Tiranë, rregullore e planit të përgjithshëm të bashkisë, si dhe vlerësimi strategjik mjedisor i planit urbanistik janë katër dokumentet kryesore të masterplanit, i cili pritet të miratohet ditën e hënë në Këshillin Bashkiak para kalimit në KRRTRSH. Në planin urbanistik parashikohet zhvillimi, strategjia, projektet dhe investimet vendore për përmirësimin e gjendjes social-ekonomike e kulturore në kryeqytet, si dhe përshkruhen të gjitha problemet që hasen në Tiranë nga vitet ‘90 e deri sot. Pjesa me më shumë impakt në këtë kohë mbeten ndërtimet, proces i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh, zhvillimi i pronës për pronarët, por edhe e ardhmja e ndërtesave aktuale.
Në transport investimi më i madh është ndërtimi i tramvajit, ndërkohë që parashikohet Tirana me shumë qendra dhe ndërtimi i katër unazave të tjera që pritet të lehtësojë trafikun.
Në rast se brenda territorit të nënnjësisë strukturore përfshihen edhe struktura të pallateve të ndërtuara përpara viteve ’90, plani i detajuar vendor nuk do të përfshijë në studim për zhvillim apo rizhvillim këto struktura dhe hapësirat e hapura rreth tyre, me përjashtim të rasteve kur për arsye të qëndrueshmërisë konstruktive të këtyre strukturave, parashikohet prishje e tyre. Këto struktura dhe hapësirat e hapura rreth tyre, mund t’i nënshtrohen ristrukturimit sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje.
Në territoret brenda unazës së tretë të qytetit dhe/ose përbri akseve kryesore radiale, sipas rrjetit rrugor të planit të përgjithshëm të qytetit, si edhe në zonat me prioritet zhvillimi, lejohet zhvillimi i strukturave me karakteristika të veçanta, sidomos sa i përket arkitekturës së tyre, të cilat mund të trajtohen me tregues zhvillimi më të lartë se maksimumet e lejuara për nënnjësinë strukturore brenda së cilës zhvillohen, kushte dhe norma zhvillimi të veçanta, me kusht që: struktura të sjellë vlera të veçanta arkitektonike për qytetin, të ketë përdorim shërbim publik në mbi 30% të sipërfaqes së ndërtimit, si dhe funksioni publik të jetë në shërbim të qytetit, dhe jo vetëm të nënnjësisë ku bëhet ky lloj zhvillimi.
Aktualisht në nënnjësi për kategorinë banim, mbizotëron struktura e mesme, ish-banesa shtetërore të ndërtuara para viteve ’90, të cilat zënë rreth 65% të strukturave të vendosura në nënnjësi. Ndërhyrja në territor do të bëhet sipas propozimeve të PDV, të cilat duhet të mbajnë në konsideratë përmirësimin dhe shtimin e infrastrukturave publike për nënnjësinë.
Përjashtimisht për pallatet e ndërtuara para viteve ’90 mund të lejohen shtesa horizontale deri në 20% të sipërfaqes së godinës ekzistuese dhe/ose vertikale deri në një kat për përdorim banim, ristrukturime, ose ndryshime të fasadave, pa prekur vijën e ndërtimit, apo përdorimeve gjithmonë brenda kategorisë banim, edhe përpara miratimit të PDV-së për nënnjësinë.
Sipas rregullores së planit, të gjitha strukturat duhet të lidhen me rrjetet infrastrukturore të ujit të pijshëm, kanalizimeve, ujërave të shiut, energjisë elektrike, si dhe shërbimit të grumbullimit të mbeturinave. Lidhjet duhet të jenë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe specifikimet teknike
Top Channel
Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.
kur do fillojne punimet keta? se tirana akoma i ka rruget e pa shtruara.
Ja ky shale ngjituri do na beje Tianen kur ne nje kohe gjith bashkine ja kan mbytur robt e gruas.
Lulit me shalë të ngjitura, që s’po i ngjit as Tirana
Nga Bledi Mane- Public Enemy
1./Nuk e la mendja Enver Hoxhën
Në shkurtin e 2007, humoristi Ermal Mamaqi këndonte për llogari të kushëririt të tij Sokol Olldashi këngën “Ma kthe, ma kthe qytetin tim”. Partia Demokratike provonte për herë të tretë t’ia rrëmbente kryeqytetin Partisë Socialiste dhe një fushatë elektorale më e zbutur, tentonte të fitonte zemrat e kryeqytetasve. Qysh prej tetorit të viti 2000, kryeqendra e shqiptarëve kishte pësuar një tjetërsim radikal dhe vetë Tirana po shënjohej në hartën e metropoleve të rilindura. Kandidati i pushtetit, Olldashi, humbi rëndë karshi liderit opozitar Rama, ndërsa fitorja e thellë e këtij të fundit tregonte sërish se kujt dhe pse ia kishin besuar kryeqytetin qytetarët, kryeopozitarit.
Tirana po i jepte vlerë edhe vetes edhe banorëve. Nga një shurrtore dhe mejhane publike, zemra e vendit po pispillosej më bukur dhe po ia ndjente lezetin hireve të saj. Inferioriteti i kryeqytetit tonë po zbutej dhe një farë vaniteti lexohej çdo mëngjes mbi Dajt. Tirana po ngrinte krye dhe po i shikonte si të barabartë Athinën, Shkupin, Sarajevën, Zagrebin, Beogradin, Ljubljanën. Ngjyrat nuk kishin pushtuar vetëm fasadat e rrjepura por edhe banesat, mentalitetin, rutinën, shoqërinë në tërësi. Tirana po zbukurohej dhe në të filloi të jetohej.
Në majin e një tjetër fushate si ajo e 2011-s demokratët nisën të këndonin nën zë këngën e Mamaqit. Vendin e kushëririt Olldash, pushteti e kishte zëvendësuar me një tjetër fytyrë, e cila në dukje e qeshur por nxinte nga vrasjet e 21 janarit. Këngën “Ma kthe, ma kthe qytetin tim’ e dëgjonin vetëm dy veshët e Arben Ristanit, i cili, i dyzuar mes vlerës dhe hajnisë së votës, zgjodhi këtë të fundit. Një palaço si Ristani i rrasi një fitore palaçe kryeqytetit dhe bashkë me palaçollëqet e Kolegjit Zgjedhor e stanjaciuan Tiranën e bekuar.
***
Porsi fitorja, edhe beniamini merhum i Berishës palaço kokë e këmbë u shfaq.
Duan t’ia zbusin mëkatet e rënda të një karriere të shpejtë me fytyrën që i qesh pavullnetshëm dhe simpatizantët e tij për të fituar edhe zemrat e të majtëve nostalgjikë ngrenë zërin tek thonë “duket si të jetë djali i Enver Hoxhës”.
Që Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me Enverin këtë e di mirë edhe Nexhmije Xhunglini, edhe Sulo Gradeci,edhe Liri Berisha, edhe Liljana Hoxha, edhe Xhelil Gjoni… Nuk e merrte mundimin Enveri të fuste në derën e shtëpisë së tij Xhelalin apo familjarë të tjerë prej Bashajve e pavarësisht kësaj nëse do të kishte pakëz ngjashmëri, Luli nuk do ishte kaq bythëpambuk e frikacak.
Nuk ia vlen të zgjatesh me këto llogjet se cilat spermatozoide sollën në jetë kryebashkiakun e Tiranës, më tepër se ADN-ja e tij na intereson puna dhe dobitë komunitare.
Në këtë pragfestash dëgjohen ulërimat ngazëllyese se Tirana çdo mbrëmje u ndriçoka nga 3.3 milionë drita ndërkohë që vetë qyteti ka 9.9 milionë halle mbi kokë.
Zyrtarisht është qyteti më i rrezikshëm i vendit dhe një nga më të rrezikshmit në rajon. Referuar statistikave zyrtare, çdo 54 minuta në Tiranë ndodh një krim ose aksident automobilistik. Po zyrtarisht, është kryeqendra me papunësinë dhe me koston e jetesës më të lartë.
Triumfeve të një ekonomie shpërthyese në vend, këshilltarët opozitarë pranë këshillit Bashkiak i kundërpërgjigjen me alarmin se prej kohësh “buxheti që shkon drejtpërdrejt në shërbimet ndaj qytetarit është vetëm 3%, ndërsa kujdesi social zë 2.9 % të buxhetit. Basha u premtoi qytetarëve se me heqjen e taksave e tarifave do të stimulonte biznese të reja. Po realiteti pasqyrohet krejt ndryshe sot: bizneset po mbyllen, ndërsa të tjerë po ngrenë zërin për dyfishim të faturave që duhet t’i paguajnë bashkisë”.
Me një sy të lirë dhe pa iu futur në detaje kryeqytetit, e kupton se çfarë administrate e drejton. Me përjashtim të emblemës dhe amfiteatrit të këshillit bashkiak, çdo detaj dhe punë e mirë nga paraardhësit po gjymtohet.
2./ Tre Tiranat e Doktorit
Kishte diçka mes shkatërrimit taleban të statujave të Budës në Afganistan para do kohësh dhe prej shkatërrimit që Lul Basha i bëri interiorit të zyrës ku punonte Edi Rama. Nga një super zyrë ku punoje i relaksuar dhe relaksoheshe duke punuar, çdo miniaturë arredimi dhe koncepti u shkri. Basha u tregua nostalgjik dhe i dobët duke imituar dhomën e gjumit të hollandezit Barend Cohen, i cili e bujti prej vitesh dhe e shkolloi atje në Utrecht. Dhe meqenëse jemi te Utrechti më çudit edhe fakti sesi asnjë gazetë apo televizion i këtij qyteti nuk mbërriti kurrë në Tiranë sikur t’i kushtonte edhe një kronikë të vogël djalit që jetoi e studioi atje e tashmë është bërë kryebashkiak i një kryeqyteti evropian?
Më shqetëson së tepërmi aureola orientale që i është veshur kryeqytetit dhe ngasja apo fantazia e Bashës nuk po ia ndalon disi. Që të jemi të qartë aureola orientale nuk është vullneti apo psikoza e komunitetit tirans të vjetër e të ri, por është e zbuluar tashmë që psikoza e rrezikshme kryeministrore bën ligjin edhe aty.
Berisha i ka jetuar të tria Tiranat. Ajo e monizmit i ka mbetur njolla e parë në tru sepse aty shkeli asfalt për herë të parë dhe po në Tiranë lau këmbët e dhjamosura nga zhuli për herë të parë me ujë të ngrohtë. Njolla e dytë e një Tirane të zgjebosur e ndjek nga pas. Thartira e shurrës, kuçkëllëku i parkut Rinia, dyndjet vikinge paskuqaniste, Sudja me Vehbiun, zbythja nga presidenca, vrasja e Azemit e bëjnë me turp dhe si për inat i kundërvihet Tiranës së tretë. E zileps dhe e tkurr njëkohësisht shkëlqimi i viteve 2000-2007 dhe kjo njolla e fundit e detyroi që t’i vidhte edhe fitoren, por edhe Tiranën tiransit Edvin Kristaq Rama.
Ia ka lenë në dorë një tjetër tiransi kryeqytetin dhe megjithëse e ka krah të djathtë, të dy bashkë nuk po mundin as ta pallojnë e as ta lëshojnë. Nuk u besohet që i kanë në xhep çelësat e Tiranës e të hutuar nuk dinë si ta qeverisin e si ta kullundrisin. Tentojnë të therin kurban, por bota qesh me ta, tentojnë të gatuajnë torta, mileti nuk ua ha por ua shkel, nxjerrin rrugëve të parakalojë një ushtri mjerane e askush nga “hasmit tanë” nuk dridhet prej frike. Për të komunikuar me administratën e re të bashkisë tashmë të nevojitet një përkthyes shqip-shqip dhe vendorigjina jote sa më e largët të jetë të zgjidh më shumë punë se autenticiteti yt prej tironci dem baba dem.
Emisari i pushtetit që qeveris kryeqytetin, primare ka zhdukjen e çdo gjurme të pasardhësit dhe frika se një ditë do kthehet, sërish i bën të shkulin pemë e lule që çelin me ngjyra dimër a pranverë. I kanë marrë frikë dhe ngjyrat ngaqë mediat botërore i bënë simbiozë të artistit Rama dhe nuk tentojnë të lyejnë sikur edhe një fasadë. Gri e i rrjepur kryeqyteti, më kamikaze edhe fitorja elektorale e radhës.
***
Kishte diçka mes shkatërrimit taleban të statujave të Budës në Afganistan para do kohësh dhe prej shkatërrimit që Lul Basha i bëri projektit të qendrës së kryeqytetit. Miliona euro të hedhura dëm, një risistemim i infrastrukturës nëntokësore i parealizuar për kapriço konkurrence individuale, një zgjidhje afatgjatë dhe një vepër arti, e cila do u kallte përsëri atë, njeriun që edhe kur u martuan çifti Basha, erdhi nga Holanda në 2004 për të fotografuar në memorjen e tyre pakëz Tiranë që i bënte krenarë.
Detyrë e vështirë të drejtosh dhe qeverisësh Tiranën. Le të të ngopë qeveria me fonde, por po nuk ke fantazi dhe vullnet qyteti të shket nga duart. Mundohu të projektosh metro dhe trame, por po nuk ke zgjedhur staf profesionistësh, po nuk ke fantazi dhe edukatë pune qytetit i bëhesh qesharak më tepër se fytyra jote e stamposur. Mundohu të qeverisësh komunitetin dhe taksapaguesit e tu, por kur disa prej tyre i ke vrarë në zemër të metropolit, nuk ka ndërmarrje komunale të ujërave të zeza e të bardha të të shpëlajë njollat e gjakut nga brazdat e trurit.
Tashmë edhe Tirana i është bërë havale porsi partia. Nuk e do as Jozefina e as komuniteti rom, as Olldashi dhe as minibashkia 5, as Gencrat dhe as studentët e zhgënjyer pa karta studentore. Bela e madhe me këtë kryebashkiak. Ka dashuritë e etërve organikë dhe politikë, por nuk është ndjerë asnjëherë i sigurt në ato që bën. Ka para dhe pushtet në kryeqytet, por nuk po i ngjit as ky Tiranës dhe as Tirana këtij. Kurrë nuk ngjizi ndonjë dashuri mes të dyve. Ndoshta vetë Tirana i mban mëri dhe inat qysh kur e përcolli për në Holandë. E dërgoi të ri të njomë e të pa prishur, por iu kthye edhe me vese. Të gjitha veset ia ka falur, por atë strukjen prej skuthi të 21 janarit nuk ia fal. Nuk ia fal Tirana tek ky shikonte si përlyhej bulevardi me gjak të pafajshmish e heshtte duke i bërë fresk bythës së doktorit. Tirana nuk të fal. Herët a vonë do e mbyllë në kafaz dhëndrin e Kafazes.
*facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Albania Uber Alles
Kush eshte ky Bledi Mane, ai ish-trafikanti emigranteve ??? Nqs eshte ai, hapu dhè. Morali qytetar nga nje mafioz eshte akoma me i ulet se humori i zi ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Miratohet plani i ri urbanistik, Tirana ndahet në 463 zona, ja ku do ndërtohet
Detajet e projektit. Koeficienti i ndërtimit 50-70%
Tirana ndahet në 463 zona, Basha: Do ruajmë zonat e gjelbra nga ndërtimet.
Buxheti, PS voton uljen e taksave për biznesin.
Detajohen investimet. Ku do shpenzohen 80 milionë dollarë në vitin 2013.
Pas 23 vitesh Tirana ka planin e saj të përgjithshëm rregullues. Kryeqyteti do të ndahet, veç njësive vendore, në 463 nënnjësi, ndërsa koeficienti i ndërtimit do të variojë nga 50%-70%. Do të jenë planet e detajuara vendore ato që do të përcaktojnë se ku do të ndërtohet në Tiranë. Por, pavarësisht kësaj, duhet të zbatohet formula e re e menaxhimit të pronës që parashikon plani i përgjithshëm vendor. Sipas saj, për çdo 100 m2 ndërtim duhet që 35% të vihet në funksion të hapësirave publike. Kushtetuta e zhvillimit të territorit të metropolit u miratua dje në mbledhjen maratonë të Këshillit Bashkiak, e cila zgjati nga ora 10:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Kryebashkiaku Basha iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Këshillit. Sipas Bashkisë së Tiranës, në themel të këtij plani vihet për herë të parë interesi i qytetarëve të Tiranës, autoktonë apo të ardhur qofshin.
Panorama
Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.
Plani i ri Urbanistik, 7 zonat qe zhvillohen ne Tirane
Luljeta Ndoka
Plani i ri Urbanistik i publikuar dje, fryt i nje pune 10-mujore, parashikon se Tirana nuk do te kete me nje qender te vetme te madhe, sic eshte aktualisht qendra e Tiranes, ku si pike strategjike eshte sheshi "Skenderbej", por 8 qendra te medha. Krahas qendres se Tiranes, do te zhvillohen edhe 7 te tjera, te cilat, sipas specifikave do te kene institucione administrative, kulturore, argetuese, sportive por edhe biznesi. Keto projekte u bene te ditura dje, ne konsultimin qe bashkia e Tiranes beri me perfaqesuesit e shoqatave te ndertimit dhe te biznesit, ne lidhje me planin e zhvillimit urban te qytetit.
Rajoni i Tiranes, duke qene se pritet qe te shkoje ne 13, milione banore, eshte vendosur qe te ndahet ne 600 blloqe, per te cilat jane parashikuar qendra kulturore, ekonomike, arsimore, etj.
Kryebashkiaku Lulzim Basha tha se Plani Urbanistik parashikon zhvillim te madh ne Komunen e Paskuqanit, Berxull, Kashar, Vaqarr, Dajt, Farke dhe Kamze. Kurse Agron Lufi, arkitekt, pedagog i Arkitektures ne Inxhinierine e Ndertimit dhe anetar i grupit te punes per hartimin e Planit Urbanistik te Tiranes foli me detaje mbi risite: "Parashikojme 5 unaza, qe do te na japin akses per zhvillimin e ketyre poleve. Nga ana tjeter, pervec Parkut te Liqenit, Parkut te Paskuqanit dhe atij te farkes, pritet qe t'i jepet jete edhe tre parqeve te tjera si atij te Saukut, Dajtit dhe Kasharit".
Duke u ndalur ne shtate zonat qe marrin zhvillim te gjere ne Tirane, z.Lufi theksoi se ky plan parashikon krijimin e 7 poleve te zhvillimit te Tiranes dhe i renditi ato.
Nje pol zhvillimi eshte ai qe shtrihet poshte Stacionit te Trenit dhe qe merr nje hov te madh zhvillimi, me zbatimin e projektit te "Grimshae Architects", per Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes. Nje tjeter pol shtrihet ne zonen e spitaleve, i cili ka dimension kryesor aktivitetin shendetesor, por natyrisht do te kete edhe sherbime te tjera per qytetaret. Nje pol tjeter do te shtrihet ne qytetin Studenti, me funksion kryesor arsimin, por plani sugjeron pasurimin e kesaj zone me sherbime te tjera rekreative, sociale dhe administrative, ne menyre qe te pasurohet dhe forcohet roli i ketij poli.
Sakaq, nje pol i ri, ai jug-perendimor do te krijohet rishtas, duke akomoduar sherbime qe Tirana i ka me mangesi, kryesisht do te jene sherbimet rekreative dhe sportive. Kurse nje tjeter pol eshte ai qe shtrihet pergjate Fushes se Aviacionit, ne te cilin planifikohen sherbime biznesi dhe rekreacioni. Gjenerimi i ketij poli do te katalizoje dhe rizhvillimin e kesaj zone, si nje nga zonat me te neglizhuara te qytetit. Nderkaq, ne Polin e Kombinatit eshte parashikuar dhe akomodimi i disa funksioneve sportive, me sfond olimpik. Ndersa, poli veri-perendimor parashikon forcimin e funksionit arsimor te Koder-Kamzes dhe pasurimin e sherbimeve dhe funksioneve ne kete zone.
***
Rajoni i Tiranes, duke qene se pritet qe te shkoje ne 13, milione banore, eshte vendosur qe te ndahet ne 600 blloqe, per te cilat jane parashikuar qendra kulturore, ekonomike, arsimore, etj. "Nje rendesi mjaft e madhe ne plan, i kushtohet zhvillimit te Kombinatit, i cili do te kete tramvajin, por edhe nje qender mjaft te madhe ekspozite", thane ekspertet gjate prezantimit. Qendra ose, sic preferojne t'i quajne arkitektet, pole zhvillimi, do te kete muze, opera, universitet, Lunapark, cirk, etj. Sipas draftplanit, ne zonat kryesore, lartesia e godinave multifunksionale do te jete 18 metra, e kullave, 30 letra, ndersa e banesave, 21 metra. Perkatesisht, per dy te fundit, sheshi parashikohet te jete rreth 1 mije metra katrore. Sa u perket zonave rurale, vilat nuk duhet te jene me shume se 9 metra te larta. Ky Plan ka ne themel te tij parime te forta te respektimit te prones private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Hapesirat e gjelbra zene nje vend te rendesishem. Po qarte, percaktohet edhe pasaporta per secilin bllok dhe formula e menaxhimit te prones. Studimi urbanistik sjell nje vleresim te barabarte te prones private, si ne rastet kur ndertohet pallat, ashtu edhe kur eshte e destinuar per lulishte apo per rruge
Ky Plan parashikon krijimin e 7 poleve te zhvillimit te Tiranes:
•Nje pol zhvillimi eshte ai qe shtrihet poshte Stacionit te Trenit dhe qe merr nje hov te madh zhvillimi, me zbatimin e projektit te "Grimshae Architects", per Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes.
•Nje tjeter pol shtrihet ne zonen e spitaleve, i cili ka dimension kryesor aktivitetin shendetesor, por natyrisht do te kete edhe sherbime te tjera per qytetaret.
•Nje pol tjeter do te shtrihet ne qytetin Studenti, me funksion kryesor arsimin, por Plani sugjeron pasurimin e kesaj zone me sherbime te tjera rekreative, sociale dhe administrative, ne menyre qe te pasurohet dhe forcohet roli i ketij poli.
•Nje pol i ri, ai jug - perendimor do te krijohet rishtas, duke akomoduar sherbime qe Tirana i ka me mangesi, kryesisht do te jene sherbimet rekreative dhe sportive.
•Nje tjeter pol eshte ai qe shtrihet pergjate Fushes se Aviacionit, ne te cilin planifikohen sherbime biznesi dhe rekreacioni. Gjenerimi i ketij poli do te katalizoje dhe rizhvillimin e kesaj zone, si nje nga zonat me te neglizhuara te qytetit.
•Ne Polin e Kombinatit eshte parashikuar dhe akomodimi i disa funksioneve sportive, me sfond olimpik.
•Ndersa, poli veri-perendimor parashikon forcimin e funksionit arsimor te Koder -Kamzes dhe pasurimin e sherbimeve dhe funksioneve ne kete zone.
Arkitekti Lufi: 7 polet qe zhvillohen
Zona poshte Stacionit te Trenit, me projektin e Bulevardit te ri.
Zona e spitaleve, me dimension kryesor aktivitetin shendetesor
Zona e Qytetit Studenti, me funksion kryesor arsimin
Poli i ri jug - perendimor do te krijohet rishtas
Zona pergjate Fushes se Aviacionit, me qellim biznesin
Poli i Kombinatit, me funksione sportive, me sfond olimpik
Poli veri-perendimor ne zonen e Koder -Kamzes
Pese Unazat, si do te vendosen ne kryeqytet
Tirana do te kete nje rrjet prej 5 unazash. Unaza 2, eshte ajo qe dikur quhej Unaza e Mesme, qe gjithashtu do te funksionoje me sens unik levizjeje, por ne drejtimin e kundert te levizjes me Unazen 1. Unaza 3 eshte praktikisht Unaza ekzistuese e qytetit, por qe sugjerohet plotesimi i saj per pjesen jugore te qytetit. Plotesimi i saj ne pjesen jugore eshte tejet i veshtire, ne krijimin e nje gjurme te plote, ndaj mund te pranohet nje ridimensionim i saj, duke komprometuar nje pjese te fluksit te levizjes. Unaza 4 eshte risi per Tiranen, pasi sot nuk ekziston as si gjurme ne asnje prej planeve. Duke qene se distanca nga Unaza 3 deri te Unaza 5 eshte relativisht e madhe, konsiderohet e rendesishme qe te vendoset Unaza 4, ne gjurmen e se ciles mund te shtrihet dhe nje nga linjat e Tramit. Sipas draftplanit, Tirana nuk do te kete me nje qender te vetme te madhe, sic eshte aktualisht qendra e Tiranes, ku si pike strategjike eshte sheshi Skenderbej, por 8 qendra te medha. Krahas qendres se Tiranes, do te zhvillohen edhe 7 te tjera, te cilat, sipas specifikave do te kene institucione administrative, kulturore, argetuese, sportive por edhe biznesi.
Unaza 1, Unaza e madhe e Tiranes
Unaza 2, do te quhet ish-Unaza e mesme
Unaza 3 eshte praktikisht Unaza ekzistuese e qyteti
Unaza 4, ku mund te shtrihet edhe linja e Tramit.
Unaza 5, ne zonen e shkolles teknologjike
Burimi: Koha Jone
Plani urbanistik, hiqen 7 monumente kulture nga lista
Luljeta Ndoka
Nga 1554 monumente kulture, qe jane aktualisht ne Tirane, 7 te tilla do te hiqen nga lista. Kryesisht behet fjale per monumente kulture, shtepi-muze, te cilat kane te bejne me periudhen e komunizmit. Keshtu, i pari ne liste dhe i shenuar me te kuqe, eshte shtepia-muze ku u themelua Partia Komuniste e Shqiperise, duke u pasuar nga shtepia-muze ku u themelua Rinia Komuniste e Shqiperise. Gjithashtu, ne listen “e zeze” te Bashkise, eshte edhe shtepia muze e Haxhi Qamilit, personazh i cili eshte cilesuar si enigmatik dhe i dale ne skene, qe ne kohen qe fuqite caktuan ne Shqiperi Princ Vidin, per te qeverisur, kohe kur ai beri nje kryengritje fshatare me parulla nga me te ndryshmet. Nje tjeter monument kulture, qe hiqet nga lista eshte shtepia ku u mbajt “Konferenca e Pezes”. Ajo u mbajt me 16 shtator 1942 ne Peze te Tiranes, ku u mblodhen kreret e PKSH, forca e vetme politike, qe drejtonte organizmat ushtarake te quajtura Partizane. Konferenca e Pezes ishte e treta lidhje shqiptare, per nga rendesia historike pas Lidhjes se Lezhes dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Monumenti tjeter i Kultures, qe do te hiqet nga lista eshte ish-shtepia e Dalip Karaj. Nderkohe, ne listen e publikuar ne materialet e Planit Urbanistik dhe qe eshte njoftuar heqja e statusit “monument kulture” per ta, eshte shtepia-muze e Avdulla Ketes, emri i te cilit gjendet ne nje shkolle ne kryeqytet. Nderkohe, i fundit monument kulture, qe hiqet nga lista eshte shtepia e Xhezmi Dellit. Sipas te dhenave te publikuara ne materialin e Planit Urbanistik, ne total jane 154 objekte, me statusin “monument kulture”. Sa i perket elementeve te forta te trashegimise kulturore, numerohen disa te tilla. Keshtu, brenda territorit administrativ te Bashkise Tirane, gjenden objekte dhe monumente me rendesi historike si: Mozaiku i Tiranes, Kulla e sahatit, Xhamia e Ethem Beut, Teatri i kukullave, Kalaja e Tiranes, banesa e Toptaneve, shtepia muze e Sali Shijakut, ura e Tabakeve, ish Biblioteka Kombetare, Teqeja e Sheh Harasanit, varri i Kapllan Pashes, ish shkolla “Nena mbretereshe”, Namazgjaja, Pallati i Brigadave, Banka kombetare etj. Nder te gjithe, vlen te dallohet Ansambli Monumental i Qendres, i cili perfaqeson pjesen me te spikatur te trashegimise arkitektonike te qytetit, si dhe zemren institucionale dhe administrative kombetare. Te gjitha objektet ne fjale perbejne pasuri te pacmueshme per qytetin, ndersa ruajtja dhe rivleresimi i tyre, eshte detyrim dhe mundesi e madhe per te gjithe.
Monumentet e kultures, qe hiqen nga lista
Shtepia Muze ku u themelua P.K.Sh.
Shtepia muze ku u themelua Rinia K.Sh.
Shtepia muze e Haxhi Qamilit
Shtepia ku u mbajt “Konferenca e Pezes”
Ish shtepia e Dalip Karaj
Shtepia Muze e Avdulla Ketes
Shtepia e Xhezmi Dellit
Burimi: Koha Jone
Krijoni Kontakt