Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 81
  1. #1

    Miratohet plani urbanistik i Tiranës me votat e PD, PS kundër




    TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha shpalli studion arkitekturore, “Grimshaw” si fituesen për projektin e Bulevardit të ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
    “Prej dy muajsh projektet janë konsultuar me qytetarët, ekspertët vendas e të huaj, grupet e interesit. Pas këtyre konsultimeve, pas prezantimeve që zgjatën dy ditë, pas një diskutimi të detajshëm dhe sheshimit të çdo dilemë nëpërmjet debatit, ne kemi vendosur që projekti që mishëron më së shumti aspiratat e qytetarëve të Tiranës, për cilësi dhe shanse të zhvillimit, është projekti i “Grimshaw Arcitecht.”- tha Basha.
    Basha e cilësoi të vështirë vendimin, pasi sipas tij, secila prej studiove, të shtatë studiot që morën pjesë i përkasin serës më të lartë të arkitektëve dhe e bënë punën që iu kërkua me dashuri, përkushtim, profesionalizëm dhe cilësi të paparë dhe të pademonstruar në qytetin tonë.


    STUDIO “GRIMSHAW”

    Ndryshimet në projekt
    1-Zgjatje e linjave të ndërtimit duke krijuar më shumë hapësirë për banim. Kryesisht ndërtesa të strukturuara. Gjerësia e bulevardit mbetet 60 metra.
    2- Krijimin e energjisë nëpërmjet përpunimit të mbetjeve. Autobus me hidrogjen që ngjitet në kodrën e Paskuqanit.
    3- Ndryshime në administrimin e transportit, veç linjave të tramvajit, shtohen linja të tjera që mund të lidhin Aeroportin me qytetin.
    4- Strategjia e re parkimit. Parashikohen parkingjet e makinave si ndërtesa konike me kate mbitokësore e nëntokësore. Do të ketë afërsisht 500 vende parkimi makinash. Parkimi i makinave mund të funksionojë para se të përfundojë bulevardi dhe jep mundësinë që qytetarët të krijojnë biznes me të.
    5- Parashikohet ndërtimi i një zone sportive për ta vendosur Tiranën në hartën e vendeve të njohura sportive sot apo krijimin e ngjarjeve kulturore, muzikore që gjenerojnë para, duke lejuar edhe koncerte të këngëtarëve të mëdhenj, një katalizator për të gjithë zonën.


    Çfarë parashikojnë tri sheshet ose xhepat përgjatë bulevardit dhe ku do të shtrihen hapësirat për ndërtim?

    Hapësira e parë që nis nga Stacioni i Trenit, parashikon ndërtimin e një parku me një shesh dhe kafene përreth, që merr trajtat e një sheshi intim, por nga ana tjetër, jo me perimetër të ngushtë vizual. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe ndërtimi i disa godinave me funksion publik. Brezi i dytë parashikon në të dy xhepat rreth bulevardit qendra tregtare. Në hapësirën e tretë, që në njërën anë ka një park me gjelbërim, ndërsa ana tjetër ka ndërtesa me funksion publik, ku bëjnë pjesë që nga biblioteka, Bashkia e re, Opera. Edhe ndërtimet janë të ndara sipas tri hapësirave të “dhomave urbane” të planifikuara. Të gjitha ndërtimet nga Stacioni i Trenit deri tek Bregu i Lumit do të jenë të reja.

    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Shume mire!
    Vetem investime Turke nuk na mungonin.

  3. #3
    Basha: Projekti i “Grimshaw Architects” mishëron aspiratat e qytetarëve të Tiranës

    Grupi strategjik ka vendosur sot, se projekti që përfaqëson më mirë aspiratat e qytetarëve të Tiranës dhe ofron shanse më të mëdha të zhvillimit ekonomik, mirëqënies dhe punësimit është ai i studios arkitekturore britanike “Grimshaw Architects”. Vendimi për përzgjedhjen e studios erdhi rreth dy muaj pas diskutimesh e konsultimesh me ekspertët më të mirë vendas e të huaj si dhe me qytetarët të cilët patën mundësi të japin mendimet, sugjerimet dhe të bëjnë pyetje për afro një muaj.

    “Në themel të këtij procesi qëndronte dëshira, vizioni dhe vullneti ynë, për t’i dhënë Tiranës më të mirën, një zhvillim të denjë për një kryeqytet modern dhe europian, për të implementuar në qytetin ku jetojmë standartet më të mira të arkitekturës, të zhvillimit urban, të cilat do të garantojnë cilësinë e jetës dhe të na bëjnë krenarë për të paktën 50 vitet e ardhshme, për zgjidhjen që i dhamë këtij projekti madhështor, 1/5 së qytetit tonë dhe në fakt të gjithë qytetit tonë dhe kryeqytetit të shqiptarëve.


    Ky projekt ka një rëndësi akute, të menjëhershme, pasi zbatimi i tij do të thotë ndërtimi i një poli të ri ekonomik, që do të hapë mijëra vende pune, përmirësimin e të gjithë parametrave të cilësisë së jetës, nëpërmjet aksesit të paimagjinuar të qytetarëve në të mira të tilla si hapësira publike, zona rekreative, parqe të gjelbra dhe rizbulimin nga qytetarët e Tiranës të dy aseteve të fshehura që nga krijimi i qytetit, lumi i Tiranës dhe Parkut të ri të Paskuqanit, përmirësimin e trafikut, krijimin e hapësirave për zhvillim të qëndrueshëm urban, pra vendosjen përfundimtare të Tiranës, në trajektoren e një qyteti modern europian, të denjë për sfidat e shekullit të 21-të.” – u shpreh z.Basha.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se brenda vitit, pritet të përfundojë projekti i detajuar, ndërsa sëbashku me institucione të tjera do të fillojë zhvendosjen e shinave të Trenit dhe shtyllave të tensionit të lartë.

    “Projekti i Bulevardit është pjesë e rëndësishme, një katalizator i Planit të Përgjithshëm Rregullues që do të shpaloset para qytetarëve të Tiranës ditën e premte, duke bërë që në një hark kohor prej 10 muajsh, ne të arrijmë t’i japim qytetit tonë një plan të qartë zhvillimi dhe zgijdhjen që i ka munguar prej gati 22 vjetësh” – theksoi Kryebashkiaku Basha.

    Zoti Basha ka shprehur falenderime dhe mirënjohje, në emër të Bashkisë së Tiranës, qytetarëve të Tiranës, grupit strategjik, studios “DAR”, për angazhimin, përkushtimin, profesionalitetin, ambicjen si dhe vizionin që shpalosën me projektin e tyre. “Ndonëse nuk është projekti fitues, jam i sigurtë se përvoja e këtij konkursi si dhe kapacitetet e larta të demostruara në këtë konkurs, ju bëjnë ju një nga studiot e mirëpritura, në punët e shumta publike dhe jo publike që presin qytetin tonë” – u shpreh Kryetari i Bashkisë.

    Përfaqësuesi i Grimshaw (Neven Sidor) shprehu angazhimin për t’i bërë pjesë të projektit, të gjithë sugjerimet dhe për të vijuar këtë “udhëtim të mrekullueshëm”, sipas tyre. “Jemi mjaft të gatshëm të dëgjojmë dhe të presim e përcjellim të gjithë gjërat që do të zulojmë, në atë që unë shpresoj se do të jetë një “udhëtim i mrekullueshëm. Ju faleminderit shumë për besimin!”- u shpreh z. Sidor.

    Përfaqësuesi i studios DAR (Daniel Horner) nuk ka nguruar të përgëzojë studion fituese, duke shprehur bindjen, se ata do të luajnë rol të rëndësishëm në formëzimin e qytetit të Tiranës. “Në fakt jemi pak të zhgënjyer që nuk jemi zgjedhur fitues, por megjithatë ju urojmë gjithë të mirat për të ardhmen, studios “Grimshaw”. Kam kaluar kohë në Tiranë, jemi mjaft të habitur nga qyteti, është një qytet i jashtëzakonshëm me një të ardhme mjaft të shkëlqyer dhe në fakt e dimë se “Grimshaw” do të ketë një rol kryesor në formëzimin e tij. Ju urojmë gjithë të mirat dhe do të donim të falenderonim Bashkinë, për mikëpritjen e mrekullueshme gjatë gjithë këtij procesi”- theksoi z. Horner.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    Fjala e plotë e Kryetarit të Bashkisë z.Lulzim Basha:

    “Të nderuar anëtarë të grupit strategjik, anëtarë të medias, të nderuar përfaqësues të dy studiove konkuruese, të dashur bashkëqytetarët e mi të Tiranës, zonja e zotërinj!

    Procesi i garës për projektin e Bulevardit të Ri dhe lumit të Tiranës ka ardhur në mbyllje të tij. Ky ka qenë një proces aspak i lehtë dhe vendimarrja është një ndër vendimarrjet më komplekse dhe sfiduese në të cilat unë kam marrë pjesë.

    Ka qenë e tillë, për dy arsye kryesore. Së pari, sepse në themel të këtij procesi qëndronte dëshira, vizioni dhe vullneti ynë, për t’i dhënë Tiranës më të mirën, një zhvillim të denjë për një kryeqytet modern dhe europian, për të implementuar në qytetin ku jetojmë standartet më të mira të arkitekturës, të zhvillimit urban, të cilat do të garantojnë cilësinë e jetës dhe të na bëjnë krenarë për të paktën 50 vitet e ardhshme, për zgjidhjen që i dhamë këtij projekti madhështor, 1/5 së qytetit tonë dhe në fakt të gjithë qytetit tonë dhe kryeqytetit të shqiptarëve.

    Ky projekt ka një rëndësi akute, të menjëhershme, pasi zbatimi i tij do të thotë ndërtimi i një poli të ri ekonomik, që do të hapë mijëra vende pune, përmirësimin e të gjithë parametrave të cilësisë së jetës, nëpërmjet aksesit të paimagjinuar të qytetarëve në të mira të tilla si hapësira publike, zona rekreative, parqe të gjelbra dhe rizbulimin nga qytetarët e Tiranës të dy aseteve të fshehura që nga krijimi i qytetit, lumi i Tiranës (jo Lanës) dhe Parkut të ri të Paskuqanit, përmirësimin e trafikut, krijimin e hapësirave për zhvillim të qëndrueshëm urban, pra vendosjen përfundimtare të Tiranës, në trajektoren e një qyteti modern europian, të denjë për sfidat e shekullit të 21-të.

    Së dyti, vendimi ishte i vështirë, pasi secila prej studiove dhe jo vetëm dy finalistët, por të shtatë studiot që morrën pjesë në këtë konkurim i përkasin jo vetëm sërës më të lartë dhe më të kërkuar të arkitektëve, inxhinierëve, studiuesve sot në botë, por e bënë punën që u kërkua me dashuri e përkushtim, profesionalizëm e cilësi të paparë e të pademostruar në qytetin tonë dhe për këtë ju jemi thellësisht mirënjohës.

    Prej dy muajsh, projektet e shpallura kanë qenë subjekt i konsultimit me qytetarët, me ekspertët më të mirë të Tiranës, kombit, të huaj, grupet e interesit dhe natyrisht në veçanti me vetë qytetarët e Tiranës, të cilët janë pjesë janë pjesë e rëndësishme e çdo vendimarrje të Bashkisë së Tiranës.

    Pas këtyre konsultimeve, pas prezantimeve që zgjatën plot dy ditë (dje dhe të hënën), pas një diskutimi të detajuar dhe sheshimit nëpërmjet diskutimit, të çdo dileme, ne kemi vendosur se projekti që mishëron më së shumti aspiratat e qytetarëve të Tiranës, për një qytet modern europian, për një cilësi më të mirë të jetës, për shanse më të mëdha të zhvillimit ekonomik, mirëqënies dhe punësimit, është ai i përfaqësuar dhe prezantuar nga studio arkitekturore “Grimshaw Architects”.

    Kurorëzimi i projektit fitues është hapi i parë. Brenda këtij viti, në përputhje me angazhimet e ndërmarra në konsultimet paraprake me të dy studiot, ne presim projektin e detajuar teknik për Bulevardin e Ri të Tiranës, ndërkohë që sëbashku me institucionet përkatëse bëhemi gati për punën, për zhvendosjen e shinave të Trenit dhe shtyllave të tensionit të lartë. Projekti i Bulevardit është pjesë e rëndësishme, një katalizator i Planit të Përgjithshëm Rregullues që do të shpaloset para qytetarëve të Tiranës ditën e premte, duke bërë që në një hark kohor prej 10 muajsh, ne të arrijmë t’i japim qytetit tonë një plan të qartë zhvillimi dhe zgijdhjen që i ka munguar prej gati 22 vjetësh.

    Më lejoni të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time të sinqertë, në emër të Bashkisë së Tiranës, qytetarëve të Tiranës, të grupit strategjik, studios “DAR” për angazhimin, përkushtimin, profesionalitetin, ambicjen si dhe vizionin që shpalosën me projektin e tyre. Ndonëse nuk është projekti fitues, jam i sigurtë se përvoja e këtij konkursi si dhe kapacitetet e larta të demostruara në këtë konkurs, ju bëjnë ju një nga studiot e mirëpritura në punët e shumta publike dhe jo publike që presin qytetin tonë.

    Dua të shpreh të njëjtën gjë edhe për 5 studiot e tjera të kalibrit botëror, AS&P - Albert Speer & Partners, CinoZucciArchitetti, GMP - Gerkan Marg & Partners, KCAP Architects & Planners, West 8 që u bënë pjesë e këtij konkursi. Falenderoj në mënyrë të veçantë grupin strategjik, për Planin Rregullues të Tiranës, profesionistët, intelektualët, pjesëmarrësit në këtë grup, të cilët jo vetëm gjatë këtyre dy ditëve, por gjatë gjithë këtij procesi kanë marrë nga koha e tyre e vyer profesionale e personale, për t’i dhuruar qytetit nëpërmjet aftësive të tyre, vizionin më të qartë për të ardhmen, falenderoj anëtarët e jurisë ndërkombëtare për punën e palodhshme, deri në finalizimin e këtij rezultati.

    Një falenderim të veçantë kam për bashkëpunëtorët e mi të Bashkisë së Tiranës, pa përkushtimin e tyre të përditshëm, pa ditët e netët e gjata të punës, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur, që nga momenti i detyrës së projektimit e në vetvete do të thoja një vepër e jashtëzakonshme arti e pa dyshim garancia e suksesit të këtij konkursi e deri tek momentet e përfundimit. Jam krenar që jeni bashkëpunëtorët e mi dhe jam i sigurtë që qyteti krenohet me ju, por sigurisht edhe për ju ky është vetëm fillimi!”
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    GRIMSHAW ARCHITECTS

    Marr shkas nga pyetja e njërit prej anëtarëve të jurisë dje, lidhur me faktin se sa e njohim qytetin. Ka të paditura që nuk i dimë, nuk e dimë se ku jemi por jemi mjaft të gatshëm të dëgjojmë dhe të presim e përcjellim të gjithë gjërat që do të zulojmë, në atë që unë shpresoj se do të jetë një “udhëtim” i mrekullueshëm. Ju faleminderit shumë për besimin!”


    DAR

    Në fakt jemi pak të zhgënjyer që nuk jemi zgjedhur fitues por megjithatë ju urojmë gjithë të mirat për të ardhmen studios “Grimshaw”. Kam kaluar kohë në Tiranë, jemi mjaft të habitur nga qyteti, është një qytet i jashtëzakonshëm me një të ardhme mjaft të shkëlqyer dhe në fakt e dimë se “Grimshaw” do të ketë një rol kryesor në formëzimin e tij. Ju urojmë gjithë të mirat dhe do të donim të falenderonim Bashkinë për mikpritjen e mrekullueshme gjatë gjithë këtij procesi”
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6









    Disa nga photot e projektit..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7






    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8








    Lulzim Basha shpalli studion arkitekturore, “Grimshaw” si fituesen për projektin e Bulevardit të ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

    Ceremonia e fituesit te tenderit..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Projekte cdo vit. Po u bene 20 vjet me projekte per centrale berthamore, plane Tirane, hidrocentrale, centrale me ere, etj etj. Por pervec lajmeve si ky ketu, nuk kemi pare gje konkrete. Po stacioni i trenit ku ishte te ky projekt? Apo do t'ua veme kazmen trenave, se do te na jape qeveria nafte falas per makina?

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Projekte cdo vit. Po u bene 20 vjet me projekte per centrale berthamore, plane Tirane, hidrocentrale, centrale me ere, etj etj. Por pervec lajmeve si ky ketu, nuk kemi pare gje konkrete. Po stacioni i trenit ku ishte te ky projekt? Apo do t'ua veme kazmen trenave, se do te na jape qeveria nafte falas per makina?
    Nuk krahason projektet e Bashes me ato pacavuret qe bente Rama.Duro te shikosh!
    Spo lyen pallatet me boje ky shoku,por po i hap mushkrite Tiranes se betonizuar.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •