Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 81
  1. #41
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Autori: Fatos Lubonja
    Burimi: Gazeta Panorama
    19 Maj 2012
    Opinion
    Bulevardi i Bashës, gjë e re apo e vjetër
    Bashkia e Tiranës prezantoi me pompë planin e bulevardit të ri.
    Nëse do të tentojmë t’i përmbledhim fjalët kyçe të këtij prezantimi, këto do të silleshin rreth premtimit se nëpërmjet këtij projekti do të përmirësohet “cilësia e jetës” në kryeqytet, pasi atje do të ndërtohen qendra kulturore, qendra komerciale, një park afër lumit, Pallati i ri i Drejtësisë, e po ashtu ndërtesa banimi luksoze e me hapësira të gjelbra, ndërtimi i të cilave, veç të tjerave, do të punësojë shumë njerëz – aq sa ky mund të konsiderohet një pol i ri ekonomik.

    Mirëpo, nuk mund të mos shtrohen të paktën dy pyetje lidhur me këtë projekt. E para është ajo se përse na duhet ne një pol i tillë ekonomik, që nënkupton zgjerimin edhe më të qytetit të Tiranës me çimentifikim dhe me ndërtime që kanë shpenzime të mëdha edhe publike, edhe private? A është bazuar Bashkia në një studim strategjik lidhur me këtë, duke marrë parasysh sa perspektivat e punësimit në Tiranë për banorët e rinj që parashikohet të banojnë aty, aq edhe kryerjen e një inventari të ndërtimeve që kemi sot në raport me popullsinë (se sa janë shitur dhe sa janë pa shitur), apo ka rimarrë thjesht një ide të zhvillimit të Tiranës të hedhur në kohën kur s’ishte kryer masakra urbane e këtyre njëzet vjetëve? Ka disa zëra, për hir të së vërtetës, të pakonfirmuara zyrtarisht, që të thonë se s’kemi pse bëhemi merak për këto e për lekët që do të derdhen në bulevardin e ri, pasi këta do t’i hedhin ca arabë, se edhe ndërtimet do t’i bëjnë ata, madje se edhe Pallati i Drejtësisë do të ndërtohet me lekët e europianëve. Jo, sipas meje, edhe në qoftë e vërtetë kjo përrallë, nuk mund të mos e ngremë pyetjen që ngrita më lart: pse duhet ky çimentifikim i mëtejshëm i territorit? Mua më duket se çdo qytetar i Tiranës, madje edhe i Shqipërisë, përpara se të ekzaltohet me këto projekte moderniteti në kohën e postmodernitetit, ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh me ndërtesën 25-katëshe në të majtë të selisë së PD-së që duket sheshit se ka ngecur, çfarë po ndodh me gropën përballë kësaj selie që jo vetëm prishi një park, por mori edhe trotuaret e tij, çfarë po ndodh me ndërtesën e stërmadhe atje ku ishte kinema “Republika”/”Milenium” që ka vite që ka hedhur një vello të gjelbër papunësie? Po me 25-katëshen ngjitur me Gjykatën e Lartë, që ka mbetur në fazën e gropës për vite? Po me pallatet e panumërta përtej Liqenit, që janë shumica bosh, njëlloj si ata rrëzë Dajtit, ata përtej Unazës së Madhe e me radhë e me radhë? Po ashtu ne kemi të drejtë të dimë se përse na u dashkan qendra të tjera komerciale në Paskuqan, kur të gjithë të flasin për falimentimin e City Parkut, që u inaugurua me pompë të madhe qeveritare, madje edhe të TEG-ut që sapo u inaugurua? Dhe, meqë u bë fjalë për zona të ashtuquajtura rezidenciale: a ka Bashkia parasysh se sa të tilla janë ngritur tashmë apo janë në ngritje e sipër – e kam fjalën për të ashtuquajturat fshatra turistike – dhe se cilët janë ata milionerë që mund t’i blejnë e mbajnë këto vila që shkojnë nga 500 000 euro në një milion? Këto nuk janë thjesht çështje të atyre që kanë hedhur lekët; jo, janë çështje të të gjithëve ne. A ka dijeni Bashkia apo ekspertët e saj se në Zvicrën që kaq shumë e reklamojmë si modelin që duan të imitojmë, është aprovuar së fundi një ligj që nuk i lejon më asnjë zvicerani të ndërtojë shtëpi të dytë mu për shkak të ruajtjes së territorit? Kurse ne, pas masakrës që kemi kryer mbi tokën e bukës dhe mbi peizazhin, në vend se të marrim masa për ndalimin e mëtejshëm të çimentifikimit të vendit, ndërmarrim çimentifikime të mëtejshme në emër gjoja të cilësisë së jetës, por në fakt në emër interesash si ato që kanë shkatërruar tashmë në mënyrë të pakthyeshme shumëçka në këtë vend.

    Pyetja e dytë është se sa do të ishte kostoja e këtij bulevardi të ri dhe a do të ishte e udhës që lekët publike të hidheshin për një bulevard të ri 60 metra të gjerë me gjithë shpenzimet që ky presupozon, apo është më mirë që këta të hidhen për të rregulluar cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës atje ku jetojnë sot, d.m.th. nëpër zgëqet e ngushta mes pallateve, ku mezi gjen ndonjë mikroshesh me një pikë gjelbërim e ndonjë stol për t’u ulur, ku gjen pa numër rrugë plot gropa e pa trotuare, ku njerëzit janë të detyruar të ecin bashkë me makinat dhe makinat bashkë me njerëzit me të njëjtën shpejtësi, ku na varen mbi kokë telat e elektrikut dhe tërë telat e mundshëm me në krye ata të tensionit të lartë mu mbi bulevard, ku nuk ka ujë të rrjedhshëm, ku plasin ujërat e zeza, ku nuk ka më vende parkimi, ku na janë zaptuar edhe trotuaret nga bar-kafet që prodhojnë ndotje të patrazuar akustike, ku koshat e plehrave i gjen gjithnjë të mbushura cyt e me plehra rreth e rrotull, ku nuk gjen një çezmë, për të mos folur për mungesat e kinemave, shkollave, kopshteve? Mua përsëri më duket se Bashkia e ka hartuar këtë projekt pa e marrë parasysh këtë realitet dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë përditë këtë realitet.

    Personalisht kam ngulmuar dhe ngulmoj se cilësia jonë e jetës do të fillojë të përmirësohet vetëm kur të na vijë një kategori politikanësh që në vend që të na paraqesë kësi projektesh delirante që pjellin ekomonstra që i shërbejnë një industrie çimentifikimi që funksionon vetëm për hesap të vetvetes dhe riciklimit të parave të pista, do të fillojë të punojë për të na zgjidhur hallet tona të përditshme atje ku jetojmë. Po ashtu mendoj se ne do të na përmirësohet cilësia e jetës vetëm kur do të fillojmë të shfrytëzojmë burimet tona natyrore gjithandej ku ato ndodhen në territorin shqiptar, nëpërmjet politikash zhvillimi të qëndrueshëm, veçanërisht të blegtorisë, bujqësisë dhe agroturizmit, dhe jo sa kohë që do të ndjekim politika që synojnë çimentifikimin e territorit tonë dhe përqendrimin e të gjithëve ne në një kryeqytet ku ndërtohen ekomonstra për hesape monstrash.

    Ja pse mendoj se “bulevardi i ri” i Bashës vetëm emrin dhe vendin e ka të ri, por ai është një vazhdim i së njëjtës mendësi të vjetër që na ka qeverisur në kohën e Hoxhës duke na trumbetuar vepra “madhështore” të socializmit dhe në kohën e Berisha–Nano-Meta-Ramës duke na trumbetuar vepra “madhështore” të kapitalizmit.

  2. #42
    Plani i ri Urbanistik i Tiranës

    Ekspertë të Urbanistikës kanë mbetur konfuzë në prezantimin që Bashkia bëri për Planin e ri Urbanistik, pasi sipas tyre përveçse një show mediatik, vetëm Plan Urbanistik nuk pati.



    "Nuk arrita të kuptoj se cili ishte plani rregullues. Dje më tepër ishte një lloj uverture skenografike dhe butaforike, për qëllim po themi të mbushjes së mendjes të opinionit publik, që plani u bë për një muaj dhe këto janë shifra komuniste, komunistët e masin me kohë dhe jo me cilësi, por nuk u ekspozua asnjë plan rregullues. Ne pamë plot njerëz aty shumë të nderuar, pamë Dhori Kulen, Ardian Civicin, por nuk u prezantua Plani Rregullues, ishte një situatë gati absurde në këtë pikëpamje", tha Artan Shkreli, ekspert i urbanistikës.

    Sipas Shkrelit ka pasur nje pune voluminoze, për të hartuar këtë plan, por nuk u prezantua, pasi nuk u tha ku do te ndertohej dhe ku nuk lejohet.

    "Nuk doli asnjë skemë e trafikut. U fol për pesë unaza, por për pesë unaza është folur gjithnjë edhe plani i Enver Hoxhës, edhe plani i Edi Ramës kishte pesë unaza. U fol për zgjatimin e Bulevardit, por për këtë është folur gjithnjë edhe në planin italian. U fol për shtatë qendra. Një prej qendrave ishte te Liqeni Artificial, por çfarë qendre është ajo? Flitet për gjëra që nuk bëjnë sens. Nuk u tha asnjë fjalë për trashëgiminë kulturore të qytetit. Të gjitha planet urbanistike fillojnë nga pengesat. Pengesat do të thoë se cilat janë zonat që nuk preken në një qytet dhe pasi klasifikohen zonat e paprekshmërisë së qytetit, flitet për zonat e ndërtueshmërisë. Pastaj intensitetet mund të jenë të ndryshme në bazë të analizave, por nuk u tha për zonat që nuk preken", tha Shkreli.

    Shkreli parashikon nje betonizim te Qendres se Tiranes pasi nje dite me pare ne prezantimin e Planit Urbansitik u tha qe do te ulet intensiteti i ndertimeve ne periferi, duke i perqendruar ato ne qender.

    "U tha që deri tani ndërtimet e periferisë kanë patur intensitet të lartë, ne do të barazojmë intensitetet. Pra nëse është shkatërruar periferia, ku është vërtetë një shkatërrim urbanistik, të njëjtën gjë duan ta sjellin në Tiranë. Por unë nuk dua ta paragjykoj planin, sepse unë nuk e pashë planin, nuk e pa askush. U dha vetëm një shembull me një kuartier, që ishte shumë i paqartë. E vetmja e gjë e vjetër, që ne do të donim të shihnim, ishte ruajtja e zonave historike dhe monumentale të qytetit, por për këto nuk u fol fare. U fol, që do të mbillen me pemë parqet e oborreve private, por kjo është shumë qesharake. Në këtë pikëpamje, nuk them se nuk mund të bëjnë gjëra të tilla, por neve nuk na i ekzpozuan", tha Shkreli.




    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #43
    Degjova per kuriozitet intervisten e Shkrelit, nuk e di si mund te thote nje "urbanist" qe te shtosh numrin e pemeve ne kopshtet private eshte qesharake?!
    Tiranen, per lejet e panumerta te ndertimeve pa kritere qe kane dhene, e kane shkaterruar nga ana urbanistike, tani presin shkopin magjik per ta rregulluar.
    Pse nuk pyet Shkreli ata qe e mbajten per 12 vjet bashkine e Tiranes nuk bene nje plan e per me teper te realizonin nje te tille?!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Plani i ri Urbanistik i Tiranës

    Ekspertë të Urbanistikës kanë mbetur konfuzë në prezantimin që Bashkia bëri për Planin e ri Urbanistik, pasi sipas tyre përveçse një show mediatik, vetëm Plan Urbanistik nuk pati.



    "Nuk arrita të kuptoj se cili ishte plani rregullues. Dje më tepër ishte një lloj uverture skenografike dhe butaforike, për qëllim po themi të mbushjes së mendjes të opinionit publik, që plani u bë për një muaj dhe këto janë shifra komuniste, komunistët e masin me kohë dhe jo me cilësi, por nuk u ekspozua asnjë plan rregullues. Ne pamë plot njerëz aty shumë të nderuar, pamë Dhori Kulen, Ardian Civicin, por nuk u prezantua Plani Rregullues, ishte një situatë gati absurde në këtë pikëpamje", tha Artan Shkreli, ekspert i urbanistikës.

    Sipas Shkrelit ka pasur nje pune voluminoze, për të hartuar këtë plan, por nuk u prezantua, pasi nuk u tha ku do te ndertohej dhe ku nuk lejohet.

    "Nuk doli asnjë skemë e trafikut. U fol për pesë unaza, por për pesë unaza është folur gjithnjë edhe plani i Enver Hoxhës, edhe plani i Edi Ramës kishte pesë unaza. U fol për zgjatimin e Bulevardit, por për këtë është folur gjithnjë edhe në planin italian. U fol për shtatë qendra. Një prej qendrave ishte te Liqeni Artificial, por çfarë qendre është ajo? Flitet për gjëra që nuk bëjnë sens. Nuk u tha asnjë fjalë për trashëgiminë kulturore të qytetit. Të gjitha planet urbanistike fillojnë nga pengesat. Pengesat do të thoë se cilat janë zonat që nuk preken në një qytet dhe pasi klasifikohen zonat e paprekshmërisë së qytetit, flitet për zonat e ndërtueshmërisë. Pastaj intensitetet mund të jenë të ndryshme në bazë të analizave, por nuk u tha për zonat që nuk preken", tha Shkreli.

    Shkreli parashikon nje betonizim te Qendres se Tiranes pasi nje dite me pare ne prezantimin e Planit Urbansitik u tha qe do te ulet intensiteti i ndertimeve ne periferi, duke i perqendruar ato ne qender.

    "U tha që deri tani ndërtimet e periferisë kanë patur intensitet të lartë, ne do të barazojmë intensitetet. Pra nëse është shkatërruar periferia, ku është vërtetë një shkatërrim urbanistik, të njëjtën gjë duan ta sjellin në Tiranë. Por unë nuk dua ta paragjykoj planin, sepse unë nuk e pashë planin, nuk e pa askush. U dha vetëm një shembull me një kuartier, që ishte shumë i paqartë. E vetmja e gjë e vjetër, që ne do të donim të shihnim, ishte ruajtja e zonave historike dhe monumentale të qytetit, por për këto nuk u fol fare. U fol, që do të mbillen me pemë parqet e oborreve private, por kjo është shumë qesharake. Në këtë pikëpamje, nuk them se nuk mund të bëjnë gjëra të tilla, por neve nuk na i ekzpozuan", tha Shkreli.

    http://www.youtube.com/watch?v=raF0ywi26OY


    http://www.youtube.com/watch?v=aYOEp2TpXvA
    Edhe Gjyshja ime e kuptoi planin urbanistik nga televizori dhe i pershendeti ata qe kane bere tere ate pune studimore te perkushtuar. Vetem Ky Shkreli nuk e paska kuptuar.
    pffff.. per turpin e tij vete nxjere nga goja ato qe duhet ti nxirte nga pas.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #45
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Plani eshte ne fazat fillestare.Fotografite e postuara japin,
    thjesht nje miniature(mokap) si do duket bulevardi parqet ne qender etj.
    Nuk ekziston projekt inxhinjerik, per rruge/bulevard/unaze,ndertesat e reja.
    Nuk eshte nisur akoma,asgje.Nuk dihet sa do kushtoje pasi kjo percaktohet ne baze te parametrave ne projekt,materialeve te perdorura dhe punes qe kerkohet ne dite,per tu mbaruar.Fjalimi i Bashes ne youtube shume dobet,i varfer ne shpjegim dhe i ngadalte.Imazhi ne video flet per nje burokrat,politikan.
    Ne fjalim nuk te lihet pershtypja e nje organizatori kompetent dhe te shpejte ne operim.Basha nuk eshte per kryetar bashkie.Gjeni dhe vini nje tjeter.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #46
    Basha: Të vendosur për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tiranës

    100 familje në nevojë të kryeqytetit të cilat marrin trajtim në qendra sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të përfitojnë për 6 muaj pako ushqimore. Kësaj iniciative të Bashkisë së Tiranës iu përgjigj pozitivisht “Alpha Bank” e cila financoi këtë projekt, i cili si fillim do të mundësojë pako ushqimore për 100 familje deri në muajin Tetor.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së 100 pakove të para në qendrën sociale të kombinatit, u shpreh i vetëdijshëm se kjo nuk është e mjaftueshme por në të njëjtën kohë shprehu besimin se realizimi i projekteve të cilat kanë nisur të marrin jetë dhe kthimi i besimit të bizneseve tek Tirana, do të përmirësojë jetën e qytetarëve të Tiranës.

    “Unë e di që kjo nuk është e mjaftueshme, unë e di që ju prisnit më shumë dhe natyrisht meritoni shumë më shumë. Bashkia e Tiranës është e angazhuar, për të përmirësuar jetën e çdo qytetari në kryeqytet. Duke qenë të vetëdijshëm, se kjo nuk është e lehtë dhe as nuk mund të realizohet në një ditë, ne kemi vënë fort theksin dhe kemi përqëndruar fokusin tonë, tek nxitja e punësimit. Unë kam shpresë dhe besim të madh, se projektet tona të cilat do të nisin realizimin shumë shpejt por dhe kthimi i vëmendjes së biznesit vendas dhe të huaj tek Tirana, do të mundësojnë hapjen e mijëra vendeve pune”, tha Basha.

    Në ditën e shpallur nga “Alpha Bank” si ditë e vullnetarizmit, zoti Basha u bëri apel edhe bankave e bizneseve të tjera të Tiranës të shpallin një ditë vullnetarizmi dhe të ndihmojnë familjet në nevojë.

    “Në këtë ditë e cila është shpallur nga “Alpha Bank”, si Dita e Vullnetarizimit, duke shprehur edhe njëherë falenderimin për kontributin e saj, unë dua t’ju bëj thirrje të gjithë bankave të nivelit të dytë, bizneseve të Tiranës, qytetarëve të Tiranës të shpallin një ditë vullnetarizmi dhe të ndihmojnë familjet në nevojë të kryeqytetit. Tiranës nuk i mungon dhe as nuk i ka munguar kurrë shpirti i humanizmit, prandaj unë kam besimin se së bashku, ne do të ndihmojmë gjithkënd që ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen në këtë qytet, ne do t’ia dalim që ëndrrat tona t’i shndërrojmë në realitet”, tha kyetari Basha.

    Fjala e kreu të Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha:

    “Jam i lumtur që në këtë ditë, falë mbështetjes dhe angazhimit të “Alpha Bank”, Drejtorit të Përgjithshëm të saj, Z. Periklis Drougkas, do të mund të zbusim sado pak përpjekjen e 100 familjeve të kryeqytetit, për të siguruar disa prej ushqimeve elementare.


    “Alpha Bank” iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Bashkisë së Tiranës, për të ndihmuar familjet në nevojë, që frekuentojnë dhe marrin shërbime pranë qendrave sociale multifunksionale të qytetit të Tiranës, duke dhuruar paketa ushqimore për 100 familje në nevojë, për periudhën 6-mujore maj-tetor 2012.

    Unë e di që kjo nuk është e mjaftueshme, unë e di që ju prisnit më shumë dhe natyrisht meritoni shumë më shumë. Bashkia e Tiranës është e angazhuar, për të përmirësuar jetën e çdo qytetari në kryeqytet.

    Duke qenë të vetëdijshëm, se kjo nuk është e lehtë dhe as nuk mund të realizohet në një ditë, ne kemi vënë fort theksin dhe kemi përqëndruar fokusin tonë, tek nxitja e punësimit. Unë kam shpresë dhe besim të madh, se projektet tona të cilat do të nisin realizimin shumë shpejt por dhe kthimi i vëmendjes së biznesit vendas dhe të huaj tek Tirana, do të mundësojnë hapjen e mijëra vendeve pune.

    Në këtë ditë e cila është shpallur nga “Alpha Bank”, si Dita e Vullnetarizimit, duke shprehur edhe njëherë falenderimin për kontributin e saj, unë dua t’ju bëj thirrje të gjithë bankave të nivelit të dytë, bizneseve të Tiranës, qytetarëve të Tiranës të shpallin një ditë vullnetarizmi dhe të ndihmojnë familjet në nevojë të kryeqytetit. Tiranës nuk i mungon dhe as nuk i ka munguar kurrë shpirti i humanizmit, prandaj unë kam besimin se së bashku, ne do të ndihmojmë gjithkënd që ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen në këtë qytet, ne do t’ia dalim që ëndrrat tona t’i shndërrojmë në realitet”.

    Por më shumë, mund dhe do të bëhet, nëse ky shpirt human evidentohet dhe vihen të dukje duke marrë pak kohë për të menduar për bashkëqytetarët tanë në nevojë dhe duke dhënë pak nga ajo që ne kemi, në mënyrë që gjithë të ketë mundësinë të jetojë më mirë në këtë qytet. Në këtë mënyrë, duke përparësuar në njërin krah me punësimin dhe në anën tjetër me fytyrën humane të qytetit tonë, t’i japim çdo qytetari të Tiranës, të vjetër apo të ri, që ka zgjedhur Tiranën si qytetin e shpresës së tij, të avancojë me plotësimin e ëndrrave të tij, të saj apo të fëmijëve të tyre. Ju faleminderit”

    27 Maj 2012
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #47









    Bravo i qofte Lulzim Bashes per humanizmin e tije..
    Ndryshuar për herë të fundit nga {A_N_G_E_L_69} : 27-05-2012 më 08:38
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #48
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Bravo Basha , uroje te heci gjithmon me kete rritem .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #49
    Tashi po.....

  10. #50
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin









    Bravo i qofte Lulzim Bashes per humanizmin e tije..
    Dmth me ato kutite qe i dha Alfa Bank do te ndertohet bulevardi ne Tirane? Se nuk e kuptoj se cfare lidhje kane kutite e Alfa Bankes me bulevardin??!!

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •