Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Home » Opinion » 28 Nëntori dhe manipulimet me të
    28 Nëntori dhe manipulimet me të
    Opinion e Shtunë, 1 Dhjetor, 2012 | 12:19 pm

    SHPËTIM IDRIZI

    Festimet e 28 Nëntorit 2012 ishin, pa dyshim një shfaqje e mahnitshme e vitalitetit të kombit shqiptar. U dëshmua se kombi frymon njëlloj kudo, në Jug, në Veri, në Lindje, Perëndim, në Kosovë dhe Mal të zi, në Preshevë dhe në Maqedoni, akoma edhe në fshehtësi në Çamërinë martire, ku shqiptarët ende nuk lejohen të shfaqin lirisht identitetin e tyre. Këto manifestime treguan shfaqjen e një fryme të re kombëtare, më të fortë, më masive, cilësisht të lartë. E shfaqën të rinjtë, e shfaqën të gjitha moshat, e shfaqën në forma nga më të ndryshmet. Klubi i Patriotëve të Rinj, lëvizja rinore që ka mobilizuar mijëra të rinj, organizoi iniciativa të jashtëzakonshme. Klubi vuri në kontakt brezin e ri të lidhur me ndjenjën kombëtare me pasardhësit e familjeve të rilindësve apo nënshkruesve të Pavarësisë. Së bashku ata organizuan një udhëtim nëpër monumentet e ndryshme të historisë së kombit deri në shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Manastirit, duke zëvendësuar pllakën e dëmtuar përkujtimore me financim të vetë pasardhësve të pjesëtarëve të Kongresit. Klubi dërgoi 100 flamuj për varrezën monumentale të familjes Jashari në Prekaz, duke përfaqësuar aty Shqipërinë dhe Çamërinë martire. Ka pasur shumë iniciativa si këto në të gjithë hapësirën ku jetojnë shqiptarët. Shumë flamuj u ngritën ballkoneve si një proces ku të gjithë shohin të gjithë dhe vihen në garë kush e kush e ka flamurin më të madh, kush e kush bën iniciativën më tërheqëse etj.
    E gjitha kjo që pamë dhe jetuam ishte e mrekullueshme. Ishte shprehje e ndjenjës së krenarisë të ligjshme mes bashkombësve. PDIU, partia që unë drejtoj, u themelua si parti e çështjes kombëtare në vitin 2008 dhe është krenare se që nga koha e themelimit ka kontribuar në themelimin e kësaj ndjenje të fortë kombëtare, veçanërisht te të rinjtë. Ka shumë iniciativa me këtë kahje në bagazhin tonë të aksionit politik, ku veprimtaria e Klubit të Patriotëve të Rinj shkëlqen shndritshëm.
    Po a u ka pëlqyer të gjithëve, veçanërisht në rajon, kjo shprehje e bukur e kombëtarizmit të shqiptarëve? Jo. Dhe kjo është e sigurt, megjithëse jetojmë në shekullin e 21-të, një shekull mbasi Fuqitë ballkanike e shndërruan tokën e shqiptarëve në plaçkë tregu. Më në fund disa prononcime të fundit të Kryeministrit Berisha në aktivitetet e 100-vjetorit krijuan një front reagimesh publike te fqinjët, që nuk u mjaftuan vetëm me bojkotimet, por vijuan dhe me deklarime gjoja të alarmuara për rrezikun e Shqipërisë të Madhe. Mbrapa këtyre deklarimeve është mentaliteti fyes i këtyre vendeve për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët duan t’i shohin vetëm si inferiorë, duke mos pranuar shfaqjen e krenarisë kombëtare, të referencave historike në diskursin politik të tyre etj.
    Deklaratat e zotit Rama dhe zotit Thaçi shkuan po ashtu në të njëjtin drejtim, në drejtimin e patriotizmit shqiptar. Por deklaratat e tyre u përdorën si pretekst prej politikës fqinje për të justifikuar mospjesëmarrjen e tyre në aktivitete ku do të kishte shqiptarizëm me bollëk. Për fat të mirë, këtë herë u thanë disa të vërteta historike të qarta si drita e diellit. Kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali, shpalli pavarësinë së bashku me dhjetëra patriotë të tjerë firmosës të aktit themeltar të shtetit shqiptar, ata nuk e menduan se Konferenca e Londrës, vetëm një vit më vonë, më 1913-n, do të vendoste që ky shtet të përgjysmohej në territore dhe popullsi. Do linte jashtë Çamërinë, Kosovën apo territore të tjera të vilajetit të Kosovës dhe të Shkodrës.
    A mund të mos përkujtohej ky fakt tragjik në 100-vjetorin e shtetit shqiptar? Fqinjët tanë nuk morën thjesht territorin tonë, por bënë dhe masakra që ta vinin atë në kontroll përkundër reagimit kundërshtues të banorëve shqiptarë. Masakra të tmerrshme u kryen në Çamëri vitin 1913, në vazhdën e masakrave të tjera të kryera në fund të shekullit të 19-të. Ishin ato masakra që kulmuan me gjenocidin mbi popullsinë çame në fund të Luftës së Dytë Botërore.
    Pse fqinjët kanë kompleksin e fajit ndaj këtij fakti që lidhet me shpalljen e pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare, që kur përkujtohet, krijuaka kaq shqetësim? Pse fqinjët nuk e pranojnë dot shfaqjen e ndjenjës kombëtare të rilindur te shqiptarët, që sot nuk janë më të vetmuar, por janë pjesë e aleancës me Perëndimin? Kjo ngjan diçka si arritja më e madhe historike e shqiptarëve, sepse vetëm me luftën e tyre nuk kanë arritur të mbrojnë tokat e tyre.
    Shfaqja e fuqishme e ndjenjës kombëtare ka provokuar shumë politikanë apo parti që t’i japin gaz retorikës politike, duke simuluar madje dhe iniciativa që kërkojnë të afirmojnë se e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë, apo të shpikin aspirinën. Nëse do të ishte fjala vetëm për retorikë, asgjë s’do të ishte shqetësuese. Por, nëse kjo retorikë na krijon probleme me Perëndimin, falë të cilit ne vitet e fundit arritëm dy fitore historike – pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në NATO, – atëherë ky do të ishte problem i madh. Retorika e pamenduar dëmton imazhin e patriotizmit shqiptar duke krijuar premisa që ai të barazohet në Perëndim me atë të Agimit të Artë, një nacionalizëm agresiv që fyen fqinjët. Perëndimi do vendoste simetri në trajtimin e këtij nacionalizmi shqiptar dhe grek. Patriotizmi shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët me nacionalizmin antieuropian grek, ksenofobinë e tij, antishqiptarizmin e tij.
    Retorika përçarëse, ndarëse, kuazi-nacionaliste, simulimi i nacionalizmit bart shumë rreziqe për interesin kombëtar. Jo rrallë në histori, dëmet më të mëdha këtij interesi janë bërë nga ata që me fjalë digjeshin për kombin më shumë se të tjerët.
    T’i nxitësh të tjerët që të krijojnë pretekste për të bllokuar integrimin, do të thotë të ndalosh kohën europiane të shqiptarëve. Pse? Sepse shikoni se sa probleme na ka krijuar Greqia në këtë rrugë të integrimit. Shikoni sa koncesione na ka marrë Greqia në rrugën tonë drejt integrimit, me varrezat, censusin e pse jo, dhe me Marrëveshjen e detit. Nëse ne do të ishim brenda BE-së, atëherë do të ishim të barabartë me të, pavarësisht rrethanave të tjera. Me retorikë të fryrë, që shkon kundër sugjerimeve të miqve tanë, do të thotë të kompleksosh gjithashtu dhe europianët, dhe perëndimorët që duan ta integrojnë Shqipërinë në klubin europian të vendeve. Si parti e patriotizmit modern, parti që e sheh integrimin europian si përmbushje të interesit kombëtar të shqiptarëve, si forcim të kombit përballë fqinjëve, që s’do të kishin më pretekste për të na frenuar, PDIU u kërkon partive në pushtet dhe në opozitë të kalojnë nga retorika në aksion politik patriotik.
    PDIU kërkon që të formulohen strategji të zhvillimit ekonomik kombëtar, të hiqen barrierat doganore që të krijohet ajo që Arbën Xhaferi, ideologu ynë kombëtar, e quante Komunuelth shqiptar në rajon.
    PDIU kërkon që të krijohen mekanizmat që zgjidhin çdo konflikt mes vendeve ku banojnë shqiptarët dhe të favorizojnë bashkimin e tyre brenda hapësirave që na lejojnë kushtëzimet europiane. Bashkimi ekonomik është thelbi, sepse ekonomia është ajo që mundëson tregtinë, shkëmbimin e dijes dhe kulturës, të informacionit dhe të risive. Ky bashkim ekonomik i domosdoshëm nuk duhet të mbetet në letër. Nevojitet që sa më shpejt të nisë puna nga qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës për strategji konkrete të përbashkëta për të bashkuar ekonomitë dhe përafrim i legjislacionit për të krijuar hapësirën e nevojshme për biznesin shqiptar.
    Kur ne nuk bëjmë minimumin që na lejohet, si mund të kërkojmë maksimumin, që s’do të na e lejonte askush?
    Kur ne nuk zgjidhim probleme të vogla në fuqizimin kombëtar, në marrëdhëniet kombëtare, si mund të pretendojmë të zgjidhim objektivin tonë strategjik kombëtar?
    PDIU kërkon që çështja çame të shndërrohet seriozisht në çështje të të gjitha partive, por jo me retorikë që krijon efekte bllokuese. Nëse partitë e kanë seriozisht angazhimin e tyre për çështjen çame, atëherë të japin shenja të vërteta të këtij angazhimi, me vepra dhe jo me fjalë.
    Dhe kjo është çështje ditësh tashmë, kur në Kuvend do të dorëzohet rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame, që fatmirësisht është tërësisht e gatshme. Kjo rezolutë do të jetë një gur prove për partitë politike në Kuvend dhe jashtë saj…
    Ne jemi të bindur se hapësira europiane, legjislacioni europian ofron gjithë mundësitë në zgjidhjen e çështjes çame. Prandaj ne e mbështesim integrimin europian, si mundësi absolute për zgjidhjen e kësaj çështjeje për të cilën ne kemi investuar shumë dhe besojmë se do ta zgjidhë përfundimisht atë.
    Ne nuk duam retorika agresive, megjithëse jemi shumë të vëmendshëm që të denoncojmë çdo shkelje, çdo dhunim të interesit tonë kombëtar. Ne duam vepra reale në mbrojtje të këtij interesi. Ne nuk duam ndarje të shqiptarëve në të mirë dhe në të këqij, në tradhtarë dhe patriotë, ne duam dhe besojmë që gjithë shqiptarët janë dhe do të jenë më të mirët.
    Shekulli i 21-të do të jetë shekulli ku shqiptarët do fitojnë atë që shekull i 20-të
    ua mohoi egërsisht. Por për këtë duhet të punojmë në njëdrejtim, dhe jo të
    rremojmë anijen tonë në drejtim të kundërt me kahjen e erës.
    Ky artikull flet per komshinjte e Shqiperise ku autori me sa duket ka shume ankesa.
    Leri komshinjte rehat te shprehin mendimin e tyre,te pelqen apo nuk te pelqen.
    Festa jote kombetare nuk ka se si te gezoje ndonje komb tjeter pasi nuk eshte festa e tyre.
    Tregou realist dhe jeto me diferencat sesi i gjykojne festat dhe evenimentet shtetet fqinj.
    Kur ti si autor,publicist,personalitet politik apo i medias flet shume keq dhe pa asnje respekt per
    shtetet fqinje, atehere mos shpreso te degjosh ndonje gje te mire prej tyre.
    Ankohesh per shtetet fqinje qe nxisin percarjen,kur ne fakt ti je pjese e problemit pasi ti nxit armiqsine
    me shkrimet e tua ndaj shteteve fqinje.
    Lere historine menjane dhe mos e fut ne artikuj qellimisht,pasi nxit armiqsine mes popujve.
    Popujt e sotem fqinj nuk kane te bejne fare dhe skane as faj as pergjegjsi per cfare ka ndodhur
    100 vjet apo 70 vjet me pare.Futja e ketyre fakteve historike dhe botimi i tyre eshte
    propagande e keqe qe nxit armiqsine dhe urrejtjen mes komshinjve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 01-12-2012 më 18:53
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Po te kujtoj tre-kater figura came qe kane luftuar per shqiptarine, specifikisht kundra turqeve, qe me kujtohen tani per momentin, Abedin Dino, Celo Mezani, Osman Taka, Ali Demi (kundra pushtueve te WW2) etj. Nuk eshte hera e pare qe ben te tilla etiketime te padrejta ndaj te tjereve.
    Abedin Dino, ishte njeriu me i besuar i Sulltanit ne vilajetin e Janines. Familja Dino ishte familja me e ngritur came ne kete vilajet. Abedin Dino mori ftese te vecante nga Sulltani qe te merrte pjese ne Lidhjen e Prizrenit. Me pas per sherbimin dhe besnikerine e tij ndaj Sulltanit dhe Portes se Larte, u shperblye duke mbajtur post te larte ne Ministrine e Jashtme turke ne Stamboll, u be edhe pjese e komisionit qe do te perpilonte Kushtetuten e Turqise. Dhe mos i trego Albos "luften kunder turqve", asnje shqiptar nuk beri lufte kunder turqve, as malesoret ne veri, as Isa Boletini nga Mitrovica ne Kosove, e as camet ne jug te vendit qe te thyenin koken me para dhe pushtet qe u kish dhene Sulltani. Ato qe ti quan "luftra kunder turqise", nuk ishin detyrimisht luftra per Shqiperi te pavarur: ishin luftra qe argatet e familjeve bejlere benin sa here qe dekretet e Sulltanit preknin interesat e ketyre bejlereve ne vilajetet ku banonin shqiptaret.

    Sa per Pellumb Xhufin, ai eshte kryepropagandisti i interesave italiane mes shqiptareve. Nje nga deputetet me te pasur te Kuvendit te Shqiperise qe e vuri pasurine pasi Fatos Nano e Ilir Meta e emeruan "ambasador" ne Itali. Sa here qe ne skene dalin "interesat greke" apo ato "came", Gazeta e Duces ne Tirane fton Pellumb Xhufin te japi mendim.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-12-2012 më 20:06

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me behet qejfi qe edhe "camet" si Shpetim Idrizi kane zbuluar nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar 100 vjet me vonese. I kujtoj Idrizit, se 100 vjet me pare, kur patriote si Ismail Bej Vlora nxitonin ne Vlore qe te ngrihnin flamurin tone kombetar e te shpallnin pavaresine e Shqiperise nga Porta e Larte, gjysherit e tij came ne vilajetin e Janines dhe ne ministrine e jashtme turke, benin plane se si te ndalnin Ismail Bej Vloren e ti benin atij atentate. Prandaj i dashur Shpetim, mbaj vendin qe te takon se mos u kthe ne "flamurtar te nacionalizmit shqiptar", se nuk ka ngelur nacionalizmi e patriotizmi shqiptar te perfaqesohet nga ty. Por si gjithmone, me cdo qendrim qe ju mbani, bie ne sy qe para interesave te kombit e popullit shqiptar, ju vini interesat e cameve.

    Gjeja tjeter qe Idrizit duhet ti bejne te qarte eshte qe ne listen e interesave tona kombetare, ceshtja came eshte ne fund te listes. Nuk mund te vihen interesat e miliona shqiptareve ne Kosove e Shqiperi para interesave te 60,00 cameve qe jetojne ne Shqiperi. As nuk mund te vihen interesat e 600,000+ shqiptareve qe punojne e jetojne ne Greqi prej 20 vjetesh, para interesave te nje grushti camesh. Ashtu si shqiptaret nuk mund te shkaterrojne e i bien me kembe arritjeve te tyre shekullore ne integrimin ne familjen evropiane, per hir te "ceshtjes came", me te cilen kane abuzuar me shume se kushdo interesat e vendeve tona fqinje.

    Dikush duhet ti kujtoje Idrizit qe ceshtja came ishte justifikimi i pushtimit te Greqise nga Italia fashiste, dhe arsyeja e vendosjes se ligjit te luftes se shtetit grek ndaj Shqiperise. Ceshtja came ka qene pyka me te cilen interesat italiane dhe turke kane goditur Shqiperine e Greqine me qellim qe te mbajne te ndezur urrejtjen nder-etnike mes dy shteteve. Dhe sot e kesaj dite, propaganda e Spahiut e Idrizit, eshte nje propagande e paguar e interesave turke mes shqiptareve. Nuk mund te marrin shpitaret leksione patriotizmi e nacionalizmi nga segmentet me te asimiluara osmane brenda shoqerise shqiptare.

    Do qe partite politike shqiptare te perqafojne ceshtjen came ne programet e tyre? Kjo nuk varet nga partite politike, kjo varet nga qendrimi qe ti dhe formacioni politik qe ti drejton mban. Per aq kohe sa ju do te ktheheni ne tellalle te paguar te interesave turke mes shqiptareve, ju nuk do te gezoni mbeshtetjen e asnje partie politike shqiptare, pasi te gjithe ju shohin ne sy per ata qe jeni e cfare jeni duke bere. E nuk mund te mashtroni dot shqiptaret sot duke shitur idene e "zgjidhjes se ceshtjes came", kur ju jeni te paret qe nuk deshironi te shikoni zgjidhjen e ceshtjes came. Po te ishit te interesuar per nje zgjidhje, nuk do te krijonit incidente diplomatike mes Shqiperise e Greqise ne cdo mundesi qe u jepet, por ti kerkonit shtetit shqiptar qe te perfaqesonte kerkesat tuaja prane shtetit grek, qe te gjendej nje zgjidhje. Por po u gjend zgjidhja, shterojne cokollatat nga Turqia, apo jo? Prandaj behuni te sinqerte, e shikoni veten ne pasqyre: ju jeni vete pengesa kryesore e zgjidhjes se ceshtjes came.

    Dhe mos ngaterro ndjenjen e sinqerte te shqiptareve, patriotizmin e kulluar te tyre ne kete 100 vjetor, me nacionalizmin anadollak qe ti dhe Spahiu mbroni. Teksa miliona shqiptare ne mbare boten festojne pavaresine e tyre nga Turqia 100 vjet me pare, ju dhe Spahiu e kompani luftoni per kthimin e Shqiperise ne Turqi Evropiane, sic ishte 100 vjet me pare.

    Shqiperia dhe shqiptaret do te ecin perpara, ne rrugen e tyre drejt zhvillimit dhe integrimit ne familjen evropiane.

    Albo
    Se pari ne Shqiperi jetojne mbi 300 mije Shqiptare te Camerise.Se dyti akuzen tende idjote se çamet qenkan ata qe kan qene me te lidhur me osmanllinjte nuk ta besojn as greket e di pse?Sepse ishin çamet qe cliruan greqine,lexoje si duhet historine.Se treti, se e sajta eshte ne list Ceshtja Came nuk ka ngelur ta vendosin langojte e greqerve ate e vendosin Shqiptaret.Se katerti kushdo qoft qe do ndihmoj Shqiptaret ne kauzen e tyre Amerikane Evropiane Turq te bardh te verdh apo te zinj mysliman protestant apo budist jane te mireseardhur.Kan hequr aq shume Shqiptaret saqe nuk ka bir troje tua hedhi e ti perdori.

    Ndryshuar për herë të fundit nga shitesi : 01-12-2012 më 23:13
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Abedin Dino, ishte njeriu me i besuar i Sulltanit ne vilajetin e Janines. Familja Dino ishte familja me e ngritur came ne kete vilajet. Abedin Dino mori ftese te vecante nga Sulltani qe te merrte pjese ne Lidhjen e Prizrenit. Me pas per sherbimin dhe besnikerine e tij ndaj Sulltanit dhe Portes se Larte, u shperblye duke mbajtur post te larte ne Ministrine e Jashtme turke ne Stamboll, u be edhe pjese e komisionit qe do te perpilonte Kushtetuten e Turqise. Dhe mos i trego Albos "luften kunder turqve", asnje shqiptar nuk beri lufte kunder turqve, as malesoret ne veri, as Isa Boletini nga Mitrovica ne Kosove, e as camet ne jug te vendit qe te thyenin koken me para dhe pushtet qe u kish dhene Sulltani. Ato qe ti quan "luftra kunder turqise", nuk ishin detyrimisht luftra per Shqiperi te pavarur: ishin luftra qe argatet e familjeve bejlere benin sa here qe dekretet e Sulltanit preknin interesat e ketyre bejlereve ne vilajetet ku banonin shqiptaret.

    Sa per Pellumb Xhufin, ai eshte kryepropagandisti i interesave italiane mes shqiptareve. Nje nga deputetet me te pasur te Kuvendit te Shqiperise qe e vuri pasurine pasi Fatos Nano e Ilir Meta e emeruan "ambasador" ne Itali. Sa here qe ne skene dalin "interesat greke" apo ato "came", Gazeta e Duces ne Tirane fton Pellumb Xhufin te japi mendim.

    Albo
    Ca jane keto marrezira ore qe na thua?! "Abedin Dino njeriu me i besuar i Sulltanit"! Abedin Dino i sherbeu perandorise po aq sa i sherbyen dhe shume shqiptare te tjere te shquar, perfshi ketu Ismail Qemalin dhe Sami Frasherin. Por mos harro se ishte nje nga themeluesit me kryesore te Lidhjes se Prizrenit qe ishte totalisht nje kundervenie ndaj perandorise osmane me qellim hedhjen e themeleve te para te nje shteti te pavarur shqiptar. Tregohu i balancuar dhe i drejte ne mendime se do te denoje perendija
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Se pari ne Shqiperi jetojne mbi 300 mije Shqiptare te Camerise.Se dyti akuzen tende idjote se çamet qenkan ata qe kan qene me te lidhur me osmanllinjte nuk ta besojn as greket e di pse?Sepse ishin çamet qe cliruan greqine,lexoje si duhet historine.Se treti, se e sajta eshte ne list Ceshtja Came nuk ka ngelur ta vendosin langojte e greqerve ate e vendosin Shqiptaret.Se katerti kushdo qoft qe do ndihmoj Shqiptaret ne kauzen e tyre Amerikane Evropiane Turq te bardh te verdh apo te zinj mysliman protestant apo budist jane te mireseardhur.Kan hequr aq shume Shqiptaret saqe nuk ka bir troje tua hedhi e ti perdori.
    Askush nuk e di se sa came jetojne ne Shqiperi pasi shteti shqiptar nuk mbajti numer te refugjateve qe hyne nga kufiri grek ne vend. Dhe Enver Hoxha, u dha te gjithe cameve te debuar qe ishin shtetas greke, shtetesine shqiptare, se nuk donte qe te kish konflikt me fqinjin jugor per hir te cameve. Te gjitha numrat mbi camet jane spekullime. Dhe kjo eshte arsyeja perse Shpetim Idrizi e kompani ishin kunder mbajtjes se censusit ne vend vitin e kaluar, se dilte ne drite e verteta e ekzagjerimeve te tyre me numrin e cameve qe banojne ne Shqiperi.

    Mos ngaterro arvanitasit e Greqise me camet e Shqiperise, se jane dy lloje jo nje lloj. Te paret jane orthodhokse e jo te asimiluar nga 500 vjetet e pushtimit osman, te dytet jane muslimane e te asimiluar ne kulm, jo vetem fetarisht por edhe nga aspekti kulturor. Traditat e cameve muslimane ne Shqiperi dallojne nga traditat e vete shqiptareve muslimane. Ashtu sic ke me shume came muslimane te ekstraduar nga Greqia ne Turqi se sa ne Shqiperi.

    Ca jane keto marrezira ore qe na thua?! "Abedin Dino njeriu me i besuar i Sulltanit"! Abedin Dino i sherbeu perandorise po aq sa i sherbyen dhe shume shqiptare te tjere te shquar, perfshi ketu Ismail Qemalin dhe Sami Frasherin. Por mos harro se ishte nje nga themeluesit me kryesore te Lidhjes se Prizrenit qe ishte totalisht nje kundervenie ndaj perandorise osmane me qellim hedhjen e themeleve te para te nje shteti te pavarur shqiptar. Tregohu i balancuar dhe i drejte ne mendime se do te denoje perendija
    Beji nje nder vetes, e hap e lexo librin "Albanian National Awakening" te Prof. Dr. Stravo Skendi, e meso historine e rilindjes se popullit tend, nga pena e historianit te vetem profesionit te shekullit te XX. Ti akoma nuk ke mesuar qe Lidhjen e Prizrenit e thirri Sulltani, por llomotit versionin e shpikur te historise qe shkruajti Enver Hoxha ne veprat e tij. Lexo historine e popullit tend, e pastaj hajde e diskuto me Albon ne forum. Kur nuk di, nuk ke se cfare diskuton.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-12-2012 më 01:35
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #16
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Pyet njeher greket per Arvanitet...
    Camet mbeten shqiptar... ta kam shpjeguar njehere po nuk do ta kuptosh.. mjere ai qe nuk i do syte..
    Je jo vetem genjeshtar po edhe "çamofob" ... zgjohu, jemi ne XXI mjaft llogjikove me trute e IX ..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Home » Opinion » 28 Nëntori dhe manipulimet me të
    28 Nëntori dhe manipulimet me të
    Opinion e Shtunë, 1 Dhjetor, 2012 | 12:19 pm

    SHPËTIM IDRIZI

    Me retorikë të fryrë, që shkon kundër sugjerimeve të miqve tanë, do të thotë të kompleksosh gjithashtu dhe europianët, dhe perëndimorët që duan ta integrojnë Shqipërinë në klubin europian të vendeve. Si parti e patriotizmit modern, parti që e sheh integrimin europian si përmbushje të interesit kombëtar të shqiptarëve, si forcim të kombit përballë fqinjëve, që s’do të kishin më pretekste për të na frenuar, PDIU u kërkon partive në pushtet dhe në opozitë të kalojnë nga retorika në aksion politik patriotik.
    akoma nuk e ka kuptuar i trashi, qe ky "patriotizem modern" qe thote eshte Nacionalizmi Arkaik i shekullit te 19-te.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Askush nuk e di se sa came jetojne ne Shqiperi pasi shteti shqiptar nuk mbajti numer te refugjateve qe hyne nga kufiri grek ne vend. Dhe Enver Hoxha, u dha te gjithe cameve te debuar qe ishin shtetas greke, shtetesine shqiptare, se nuk donte qe te kish konflikt me fqinjin jugor per hir te cameve. Te gjitha numrat mbi camet jane spekullime. Dhe kjo eshte arsyeja perse Shpetim Idrizi e kompani ishin kunder mbajtjes se censusit ne vend vitin e kaluar, se dilte ne drite e verteta e ekzagjerimeve te tyre me numrin e cameve qe banojne ne Shqiperi.

    Albo
    Kur nuk e di askush sa Shqiptare te çamerise jane ne Shqiperi ti ku e gjete 60 mijen!?Eshte e thjeshte para 1944 ne Shqiperi si pasoje e ekspansionit grek kane ardhur 40 mije Shqiptare te çamerise,ne qershor te 1944 sipas numrit te atyre qe perfituan nga dekreti qeveritar per shtetsi Shqiptare pasaport apo certifikat ishte 40 mije.Atehere ne 44 kishim 80 mije Shqiptare te çamerise ne 800 mije banore qe kish Shqiperia sot jane 3 miljon ath Shqiptare te çamerise duhet te jene 300 mije(po te pranosh dhe faktin qe familjet çame kane qene me me shume anetare se familjet e tjera atehere jane me shume se 300 mije).
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mos ngaterro arvanitasit e Greqise me camet e Shqiperise, se jane dy lloje jo nje lloj. Te paret jane orthodhokse e jo te asimiluar nga 500 vjetet e pushtimit osman, te dytet jane muslimane e te asimiluar ne kulm, jo vetem fetarisht por edhe nga aspekti kulturor. Traditat e cameve muslimane ne Shqiperi dallojne nga traditat e vete shqiptareve muslimane. Ashtu sic ke me shume came muslimane te ekstraduar nga Greqia ne Turqi se sa ne Shqiperi.

    Albo
    Une nuk ngaterroj arvanitasit me çamet por ti ngaterron kombesine me fene.
    Greket shquhen per pabesi dhe ate pabesi qe u bene Shqiptareve te peleponezit pasi dorzuan Kostandinopojen duke i shitur ata te turqit dhe krahas ushtrise turke bene nje nga masakrat me te medha qe ka njohur historia te njejten pabesi treguan edhe pasi Shqiptaret(ke te drejte ketu jo vetem Shqiptaret e çamerise)dhane kontributin kryesor ne clirimin e greqise kjo duket qarte pasi nga 100 heronj 90 jane Shqiptare.Pas revolucionit shperblimi per luften qe bene ishte ekspansioni i eger grek mbi Shqiptaret dhe rezultat i tij per te shpetuar Shqiptarine filloj kthimi ne mase i fese pra nuk eshte e vertet qe kishin 500 vjet.Pra te gjithe Shqiptaret qe nga Kosova e deri ne Cameri si mas mbrojtese ndaj asimilimit ndermoren nderrimin e fese.
    Sa i perket marveshjes greko-turke qe eshte ne vazhden e gjith marveshjeve qe kane bere ata kunder Shqiptareve(rikujto renien e kostandinopojes)kjo marveshje nuk funksionoi pasi vaporret ngelen me muaj bosh ne porte dhe iken ashtu sic erdhen me shume pak njerez ne to.
    Me vjen keq qe kur ne diskutim hyn sadopak feja ti e harron Shqiptarine dhe sado fakte te te jap ti je si guri ne uje asnjerit si hap rruge qe te lagi pak arsyetimin tend.
    Shqiptaret e nderruan fene per Shqiptari por pati ose dhe ka nga ata qe jan gati te nderrojne kombesine per fene.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Albo[/QUOTE]Nuk mund te marrin shpitaret leksione patriotizmi e nacionalizmi nga segmentet me te asimiluara osmane brendashoqerise shqiptare.
    Albo[/QUOTE]

    cfar kupton me asimilim ti? Sepse un per vete kuptoj qe kalamajt e mi flasin gjuhen e kulluar shqipe ndersa te tut un sdi gje, por ti paske mendje te keqe. Per cdo komb te botes njeriu mund te ket simpati, por vetem per greket dhe serbet jo pasi ata jan vdekjeprures per ne shqiptaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ulne : 04-12-2012 më 15:35

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Pyet njeher greket per Arvanitet...
    Camet mbeten shqiptar... ta kam shpjeguar njehere po nuk do ta kuptosh.. mjere ai qe nuk i do syte..
    Je jo vetem genjeshtar po edhe "çamofob" ... zgjohu, jemi ne XXI mjaft llogjikove me trute e IX ..
    Camet jane aq shqiptare sa u mbete atyre, ne pjesen tjeter jane te turqezuar.Ti pretendon qe te ndryshonin gjuhen?Po si mund te ndryshoje gjuhen nje komunitet analfabet? Te turqezohesh eshte te integrohesh dhe te behesh nje ne sjellje , kulture e zakone me kulturen me te madhe, impinuese.Te tille kishte dhe greke,apo arvanitas.Kerkesa per ndryshime do te kete perseri per shqiptaret kur te pranohen per tju bashkuar BE-se.Ne momentin qe do te firmoset mardhenia, do te kete nje liste te re detyrimesh ku do te ndjehet nje politike per ndryshim dhe te religionit.Keto ndryshime popujt e tjere si Croacia , Serbia e Sllovenia, i kane bere neprmjet Maticave qe ndertuan ne vendet e tyre.Problemi i cameve qe u kthyen me force, ishte se nuk pranuan te beheshin pjese e reformes qe perfshiu te gjithe popujt e grequse, te te gjitha rracave dhe besimeve, per tu cveshur nga kulturimi i pushtuesit dhe per te krjiuar greqine unike.Pra greqine ne gjuhe zakone fe dhe tradita qe te mbeteshin vazhdimesi e historise se antikitetit.Camet qe u kthyen me force , ishin ato qe nuk pranuan, per tu cveshe nga turqezimi dhe jo nga kultura shqipatre e cila me ate te popullit grek ka qene e njete.Ne kete kuptim ato mbeten turq ose shqipatre te turqezuar.Per gjuhen ohuuu, duhen vegla,libra institucione , deshire e vullnet.Megjithate, camet do te rronin dhe per vite te tera ashtu si nje teprice e vogel dhe e pa perfillshme, nese nuk do te niste lufta civile e greqise.Ne nje moment qe nuk kishte shtet, ato rane viktime e urrejtjes dhe konflikteve qe sjellje bashkejetesa ne multi kuture,apo me sakte ne multi ideologji.Pra ketu nuk ka asgje per camofobi.Dhe po te shohim artikullin e Idrizit kuptohet lehte mosdeshira per te ndryshuar, por pretendon te rikthehet ne cameri si sulltanet ne vilajetet e tyre.Ka ndonje llogjike qe ju te riktheheni njelloj sikur u larguat?Te hapni atje te njeten plage dhe problematike? Me siguri nese do te merrnit persiper te ndryshonit, per tu bere si te gjithe camet e tjere atje,me siguri nje tjeter gjykim do te kishte dhe per ju nga shteti grek.Idrizi eshte i shitur ne greqi dhe natyrshem luan lojen e nacionalizmit, kercenimit, qe jo vetem nuk ju afron tek rikthimi ne trojet e te pareve , por ju privon dhe si turiste, nen cilesimin e individeve te padeshiruar per arsye te kesaj sjellje.Idrizi eshte bere mbret me prona dhe pushtet dhe as qe i bie ndermend per ceshtjen e cameve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 05-12-2012 më 15:57
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •