Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    28 Nëntori dhe manipulimet me të

    Home » Opinion » 28 Nëntori dhe manipulimet me të
    28 Nëntori dhe manipulimet me të
    Opinion e Shtunë, 1 Dhjetor, 2012 | 12:19 pm

    SHPËTIM IDRIZI

    Festimet e 28 Nëntorit 2012 ishin, pa dyshim një shfaqje e mahnitshme e vitalitetit të kombit shqiptar. U dëshmua se kombi frymon njëlloj kudo, në Jug, në Veri, në Lindje, Perëndim, në Kosovë dhe Mal të zi, në Preshevë dhe në Maqedoni, akoma edhe në fshehtësi në Çamërinë martire, ku shqiptarët ende nuk lejohen të shfaqin lirisht identitetin e tyre. Këto manifestime treguan shfaqjen e një fryme të re kombëtare, më të fortë, më masive, cilësisht të lartë. E shfaqën të rinjtë, e shfaqën të gjitha moshat, e shfaqën në forma nga më të ndryshmet. Klubi i Patriotëve të Rinj, lëvizja rinore që ka mobilizuar mijëra të rinj, organizoi iniciativa të jashtëzakonshme. Klubi vuri në kontakt brezin e ri të lidhur me ndjenjën kombëtare me pasardhësit e familjeve të rilindësve apo nënshkruesve të Pavarësisë. Së bashku ata organizuan një udhëtim nëpër monumentet e ndryshme të historisë së kombit deri në shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Manastirit, duke zëvendësuar pllakën e dëmtuar përkujtimore me financim të vetë pasardhësve të pjesëtarëve të Kongresit. Klubi dërgoi 100 flamuj për varrezën monumentale të familjes Jashari në Prekaz, duke përfaqësuar aty Shqipërinë dhe Çamërinë martire. Ka pasur shumë iniciativa si këto në të gjithë hapësirën ku jetojnë shqiptarët. Shumë flamuj u ngritën ballkoneve si një proces ku të gjithë shohin të gjithë dhe vihen në garë kush e kush e ka flamurin më të madh, kush e kush bën iniciativën më tërheqëse etj.
    E gjitha kjo që pamë dhe jetuam ishte e mrekullueshme. Ishte shprehje e ndjenjës së krenarisë të ligjshme mes bashkombësve. PDIU, partia që unë drejtoj, u themelua si parti e çështjes kombëtare në vitin 2008 dhe është krenare se që nga koha e themelimit ka kontribuar në themelimin e kësaj ndjenje të fortë kombëtare, veçanërisht te të rinjtë. Ka shumë iniciativa me këtë kahje në bagazhin tonë të aksionit politik, ku veprimtaria e Klubit të Patriotëve të Rinj shkëlqen shndritshëm.
    Po a u ka pëlqyer të gjithëve, veçanërisht në rajon, kjo shprehje e bukur e kombëtarizmit të shqiptarëve? Jo. Dhe kjo është e sigurt, megjithëse jetojmë në shekullin e 21-të, një shekull mbasi Fuqitë ballkanike e shndërruan tokën e shqiptarëve në plaçkë tregu. Më në fund disa prononcime të fundit të Kryeministrit Berisha në aktivitetet e 100-vjetorit krijuan një front reagimesh publike te fqinjët, që nuk u mjaftuan vetëm me bojkotimet, por vijuan dhe me deklarime gjoja të alarmuara për rrezikun e Shqipërisë të Madhe. Mbrapa këtyre deklarimeve është mentaliteti fyes i këtyre vendeve për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët duan t’i shohin vetëm si inferiorë, duke mos pranuar shfaqjen e krenarisë kombëtare, të referencave historike në diskursin politik të tyre etj.
    Deklaratat e zotit Rama dhe zotit Thaçi shkuan po ashtu në të njëjtin drejtim, në drejtimin e patriotizmit shqiptar. Por deklaratat e tyre u përdorën si pretekst prej politikës fqinje për të justifikuar mospjesëmarrjen e tyre në aktivitete ku do të kishte shqiptarizëm me bollëk. Për fat të mirë, këtë herë u thanë disa të vërteta historike të qarta si drita e diellit. Kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali, shpalli pavarësinë së bashku me dhjetëra patriotë të tjerë firmosës të aktit themeltar të shtetit shqiptar, ata nuk e menduan se Konferenca e Londrës, vetëm një vit më vonë, më 1913-n, do të vendoste që ky shtet të përgjysmohej në territore dhe popullsi. Do linte jashtë Çamërinë, Kosovën apo territore të tjera të vilajetit të Kosovës dhe të Shkodrës.
    A mund të mos përkujtohej ky fakt tragjik në 100-vjetorin e shtetit shqiptar? Fqinjët tanë nuk morën thjesht territorin tonë, por bënë dhe masakra që ta vinin atë në kontroll përkundër reagimit kundërshtues të banorëve shqiptarë. Masakra të tmerrshme u kryen në Çamëri vitin 1913, në vazhdën e masakrave të tjera të kryera në fund të shekullit të 19-të. Ishin ato masakra që kulmuan me gjenocidin mbi popullsinë çame në fund të Luftës së Dytë Botërore.
    Pse fqinjët kanë kompleksin e fajit ndaj këtij fakti që lidhet me shpalljen e pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare, që kur përkujtohet, krijuaka kaq shqetësim? Pse fqinjët nuk e pranojnë dot shfaqjen e ndjenjës kombëtare të rilindur te shqiptarët, që sot nuk janë më të vetmuar, por janë pjesë e aleancës me Perëndimin? Kjo ngjan diçka si arritja më e madhe historike e shqiptarëve, sepse vetëm me luftën e tyre nuk kanë arritur të mbrojnë tokat e tyre.
    Shfaqja e fuqishme e ndjenjës kombëtare ka provokuar shumë politikanë apo parti që t’i japin gaz retorikës politike, duke simuluar madje dhe iniciativa që kërkojnë të afirmojnë se e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë, apo të shpikin aspirinën. Nëse do të ishte fjala vetëm për retorikë, asgjë s’do të ishte shqetësuese. Por, nëse kjo retorikë na krijon probleme me Perëndimin, falë të cilit ne vitet e fundit arritëm dy fitore historike – pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në NATO, – atëherë ky do të ishte problem i madh. Retorika e pamenduar dëmton imazhin e patriotizmit shqiptar duke krijuar premisa që ai të barazohet në Perëndim me atë të Agimit të Artë, një nacionalizëm agresiv që fyen fqinjët. Perëndimi do vendoste simetri në trajtimin e këtij nacionalizmi shqiptar dhe grek. Patriotizmi shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët me nacionalizmin antieuropian grek, ksenofobinë e tij, antishqiptarizmin e tij.
    Retorika përçarëse, ndarëse, kuazi-nacionaliste, simulimi i nacionalizmit bart shumë rreziqe për interesin kombëtar. Jo rrallë në histori, dëmet më të mëdha këtij interesi janë bërë nga ata që me fjalë digjeshin për kombin më shumë se të tjerët.
    T’i nxitësh të tjerët që të krijojnë pretekste për të bllokuar integrimin, do të thotë të ndalosh kohën europiane të shqiptarëve. Pse? Sepse shikoni se sa probleme na ka krijuar Greqia në këtë rrugë të integrimit. Shikoni sa koncesione na ka marrë Greqia në rrugën tonë drejt integrimit, me varrezat, censusin e pse jo, dhe me Marrëveshjen e detit. Nëse ne do të ishim brenda BE-së, atëherë do të ishim të barabartë me të, pavarësisht rrethanave të tjera. Me retorikë të fryrë, që shkon kundër sugjerimeve të miqve tanë, do të thotë të kompleksosh gjithashtu dhe europianët, dhe perëndimorët që duan ta integrojnë Shqipërinë në klubin europian të vendeve. Si parti e patriotizmit modern, parti që e sheh integrimin europian si përmbushje të interesit kombëtar të shqiptarëve, si forcim të kombit përballë fqinjëve, që s’do të kishin më pretekste për të na frenuar, PDIU u kërkon partive në pushtet dhe në opozitë të kalojnë nga retorika në aksion politik patriotik.
    PDIU kërkon që të formulohen strategji të zhvillimit ekonomik kombëtar, të hiqen barrierat doganore që të krijohet ajo që Arbën Xhaferi, ideologu ynë kombëtar, e quante Komunuelth shqiptar në rajon.
    PDIU kërkon që të krijohen mekanizmat që zgjidhin çdo konflikt mes vendeve ku banojnë shqiptarët dhe të favorizojnë bashkimin e tyre brenda hapësirave që na lejojnë kushtëzimet europiane. Bashkimi ekonomik është thelbi, sepse ekonomia është ajo që mundëson tregtinë, shkëmbimin e dijes dhe kulturës, të informacionit dhe të risive. Ky bashkim ekonomik i domosdoshëm nuk duhet të mbetet në letër. Nevojitet që sa më shpejt të nisë puna nga qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës për strategji konkrete të përbashkëta për të bashkuar ekonomitë dhe përafrim i legjislacionit për të krijuar hapësirën e nevojshme për biznesin shqiptar.
    Kur ne nuk bëjmë minimumin që na lejohet, si mund të kërkojmë maksimumin, që s’do të na e lejonte askush?
    Kur ne nuk zgjidhim probleme të vogla në fuqizimin kombëtar, në marrëdhëniet kombëtare, si mund të pretendojmë të zgjidhim objektivin tonë strategjik kombëtar?
    PDIU kërkon që çështja çame të shndërrohet seriozisht në çështje të të gjitha partive, por jo me retorikë që krijon efekte bllokuese. Nëse partitë e kanë seriozisht angazhimin e tyre për çështjen çame, atëherë të japin shenja të vërteta të këtij angazhimi, me vepra dhe jo me fjalë.
    Dhe kjo është çështje ditësh tashmë, kur në Kuvend do të dorëzohet rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame, që fatmirësisht është tërësisht e gatshme. Kjo rezolutë do të jetë një gur prove për partitë politike në Kuvend dhe jashtë saj…
    Ne jemi të bindur se hapësira europiane, legjislacioni europian ofron gjithë mundësitë në zgjidhjen e çështjes çame. Prandaj ne e mbështesim integrimin europian, si mundësi absolute për zgjidhjen e kësaj çështjeje për të cilën ne kemi investuar shumë dhe besojmë se do ta zgjidhë përfundimisht atë.
    Ne nuk duam retorika agresive, megjithëse jemi shumë të vëmendshëm që të denoncojmë çdo shkelje, çdo dhunim të interesit tonë kombëtar. Ne duam vepra reale në mbrojtje të këtij interesi. Ne nuk duam ndarje të shqiptarëve në të mirë dhe në të këqij, në tradhtarë dhe patriotë, ne duam dhe besojmë që gjithë shqiptarët janë dhe do të jenë më të mirët.
    Shekulli i 21-të do të jetë shekulli ku shqiptarët do fitojnë atë që shekull i 20-të ua mohoi egërsisht. Por për këtë duhet të punojmë në njëdrejtim, dhe jo të rremojmë anijen tonë në drejtim të kundërt me kahjen e erës.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    O Shpetim, kete qe ke shkruar e kupton vetem ti.Kerkon shqiperi etnike, kerkon ndryshim kufishe, kerkon qe kjo te filloje qe neser me Kosoven Shqiperine dhe Maqedonin perendimore dhe me pas,per te vijuar me camerine (greqine), pra kthim tek vilajetet.Pra ju kete frymezim , kete nxitje popullore e quani patriotizem?Me pas hidheni dhe thoni se retorika e dikuj, na qenka e ngarkuar me nacionalizma ,qe na demtojne mardheniet me BE-ne.Une nuk shoh “dikushin”, por te gjithe ju qe merreni me politike njelloj jeni.Ju konsideroni retorike ,ate qe nuk e ka seriozisht ate c’ka flet per ncionalizmin dhe destabilitetin e gjendjes ne rajon, por qe realisht sjell te njetin dem me ju,qe jeni hedhur ne aktivitete dhe revolta kercenuese.Cfare kufishe detare permend ti, kur nuk eshte bere realisht asnje ndarje?! Perse mashtron dhe nxit urrejtje, kur je dhe ne koalicion me partine ne pushtet? Perse dizinformon duke thene se camet ne greqi kane pretendime ti bashkohen Shqiperise? Pas gjithe ketyre pretendimeve dhe provokimeve ju pretendoni qe grket e maqedonet te rrine duarkryq?Te vijne dhe te festojne me ju ne tribunen e hipokrizise?Kerkon te abuzosh me ardhjen e tyre ne gosti,per te mbuluar qellimin tend relisht per lufte ?Te gjitha i permend ti ne shkrim , por po te gjitha kerkon ti faturosh dhe enigmatikut.Ju camet kerkoni te bashkoheni BE-se per tu ndjere me te forte , si dikur te forte nen mbeshtetjen e sulltaneve mizore ?! Po, paralelizmin ti e ke gjete te drejte , pasi dhe ne perandori per tu ndjere pjese duhet te integroheshe ne te dhe ju camet jeni produkt i ketij integrimi me aq pasion,saqe nuk pranuat te beheshit pjese e reformes pasperandorake per shtetin unik grek, reforme qe vete po kjo europe e propozoi dhe e mbeshteti.Ju per kete qendrim,mbetet nje plage e pa sheruar ne komunitetin tuaj dhe ne nje moment kur ne ne Greqi nuk kishte shtet,(lufta civile) rate viktime e urrjetjes te krijuar nga ju vete.Po nga shqipatret apo greket autoktone u perzute dhe jo nga ndonje piolitike e qeverise greke.Perse keshtu ju , perse prejetesisht problematike?Kujt ja shet ti kete retorike mashtruese, sigurisht jo ne shqipareve , se po ju kemi neprkembe perdite, por nese ke ndermend te mashtrosh te huajt, shkuaj te paken anglisht. C’faj te kam une si shqipatre qe ty te hapa deren dhe te mbajta ne shtepi?Kater familje came kane jetura ne shtepine time me nga 8 femije.Sot ju ndjeheni njelloj si ne, asnje ndryshim, por ju pronat na i grabitet dhe sot po na percani , po na ushqeni me urrjtje , po na shtyni ne lufte per pretendime ,qe fundja nuk jane ne doren e shqipatreve.Dhe bashkimi ne perandorin e BE-se i dashtun cam musliman, kerkon reforma integruese, pra duhet te ndryshosh dhe te keshe te njetin software shpirteore me ate te BE-se,(sic bene sulltanet e tu) por ti nuk kupton dhe pretendon te shkosh si produkt i preandorise se falimentuar osmane ,pikerisht nga kjo europe qe ti pretendon ti behesh pjese.Pra ti nuk e deshiron BE-ne si nje mundesi per zhvillim , per nje mardhenie te re, qe te gjeneroje paqe dhe nje jete me cilesore por si nje kale qe ti hypesh e ti zbresesh ti sipas qefit, here kalit te zi te arabeve dhe here kalit te badhe te perendimit.Me kete sjellje bukeshkali dhe tradhetari ke hanger buke ne Shqiperi ti e camet e tu, te cilet votat ja dhane PS-se dhe postet ja moret PD-se.Ju personalisht jeni nje produkt i Nanos qe ju beri mbret me prona, ku te dhuroi Misto Mamen dhe Kombinatin e Qumeshtit ne Tirane.Pra ju jeni i shitur dhe kurre nuk do te keni sinqeritet per tu lidhe me parti te djathta, por jo vetem kaq, meqenese dhe Nano eshte filo grek,ju dhe ceshtjen came po e sabotoni pikerisht me kete fryme nacionaliste, qe Greqia te kete justifikim, jo vetem per te mos ja u njohur pronat dhe te drejtat cameve , por as per ti pranuar te shkelin kufirin.Kjo natyrshem po shkon drejt pershkallzimit te acarimit te mardhenieve dhe sic e keni pare vetem nga sjellja juaj, kemi qindra emigrante te kthyer , kemi ndryshime ligjesh , per shtetesi.Nese sot perjetojme nje gjendje me te acaruar se vite me pare , atehere do t thote se sjellja juaj nuk ka qene korrkte, pra jeni nje faktore destabiliteti dhe stabiliteti ne Ballkan.natyrshem dhe shteti grek do t’ju kundervihet me nacionalizem dhe do ti leshoje freret organizatave nacionaliste te cilat jo rralle i kemi pare te masakrojne emigrantet.Dikur ne historine e sulltaneve te tu, greket mbajten mbi 2 miljone shqiptare , dhe sot , me gjithe krizen e madhe ekonomike te tyre, po mbajne me buke 600 mije shqipatre te tjere , pra sa here kemi qene ne halle, tek ato jemi mbeshtetur dhe jo tek sllavet.Greqia nuk eshte nje shtet armik i shqipatreve , por jemi ne nje popull qe nuk reformohemi dhe sjellim problematika ,qe fundja po ne do te na demtojne.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Mbahe veten Anest, shkruaj "Mendimi im" dhe mos flit ne emer te gjithe shqiptareve. Mendimi yt, eshte ndryshe nga i te gjithe te tjereve, ashtu sic edhe mendimi im eshte i ndryshem nga yti dhe i gjithe te tjereve, dhe kjo nuk duhet te te shkaktoje habi.
    Askush nuk te ka caktuar "zedhenes" as edhe te ndonje grupi te caktuar e jo me shumices shqiptare, prandaj ki kujdes se pavarsisht se i ke krahet e ngorohta ne kete forum, ndersimi anti-shqiptar dhe fryma negative qe sjell ti dhe disa te tjere nuk falet kollaj dhe eshte me e rende sesa shkelja e rregullave te forumit.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Me behet qejfi qe edhe "camet" si Shpetim Idrizi kane zbuluar nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar 100 vjet me vonese. I kujtoj Idrizit, se 100 vjet me pare, kur patriote si Ismail Bej Vlora nxitonin ne Vlore qe te ngrihnin flamurin tone kombetar e te shpallnin pavaresine e Shqiperise nga Porta e Larte, gjysherit e tij came ne vilajetin e Janines dhe ne ministrine e jashtme turke, benin plane se si te ndalnin Ismail Bej Vloren e ti benin atij atentate. Prandaj i dashur Shpetim, mbaj vendin qe te takon se mos u kthe ne "flamurtar te nacionalizmit shqiptar", se nuk ka ngelur nacionalizmi e patriotizmi shqiptar te perfaqesohet nga ty. Por si gjithmone, me cdo qendrim qe ju mbani, bie ne sy qe para interesave te kombit e popullit shqiptar, ju vini interesat e cameve.

    Gjeja tjeter qe Idrizit duhet ti bejne te qarte eshte qe ne listen e interesave tona kombetare, ceshtja came eshte ne fund te listes. Nuk mund te vihen interesat e miliona shqiptareve ne Kosove e Shqiperi para interesave te 60,00 cameve qe jetojne ne Shqiperi. As nuk mund te vihen interesat e 600,000+ shqiptareve qe punojne e jetojne ne Greqi prej 20 vjetesh, para interesave te nje grushti camesh. Ashtu si shqiptaret nuk mund te shkaterrojne e i bien me kembe arritjeve te tyre shekullore ne integrimin ne familjen evropiane, per hir te "ceshtjes came", me te cilen kane abuzuar me shume se kushdo interesat e vendeve tona fqinje.

    Dikush duhet ti kujtoje Idrizit qe ceshtja came ishte justifikimi i pushtimit te Greqise nga Italia fashiste, dhe arsyeja e vendosjes se ligjit te luftes se shtetit grek ndaj Shqiperise. Ceshtja came ka qene pyka me te cilen interesat italiane dhe turke kane goditur Shqiperine e Greqine me qellim qe te mbajne te ndezur urrejtjen nder-etnike mes dy shteteve. Dhe sot e kesaj dite, propaganda e Spahiut e Idrizit, eshte nje propagande e paguar e interesave turke mes shqiptareve. Nuk mund te marrin shpitaret leksione patriotizmi e nacionalizmi nga segmentet me te asimiluara osmane brenda shoqerise shqiptare.

    Do qe partite politike shqiptare te perqafojne ceshtjen came ne programet e tyre? Kjo nuk varet nga partite politike, kjo varet nga qendrimi qe ti dhe formacioni politik qe ti drejton mban. Per aq kohe sa ju do te ktheheni ne tellalle te paguar te interesave turke mes shqiptareve, ju nuk do te gezoni mbeshtetjen e asnje partie politike shqiptare, pasi te gjithe ju shohin ne sy per ata qe jeni e cfare jeni duke bere. E nuk mund te mashtroni dot shqiptaret sot duke shitur idene e "zgjidhjes se ceshtjes came", kur ju jeni te paret qe nuk deshironi te shikoni zgjidhjen e ceshtjes came. Po te ishit te interesuar per nje zgjidhje, nuk do te krijonit incidente diplomatike mes Shqiperise e Greqise ne cdo mundesi qe u jepet, por ti kerkonit shtetit shqiptar qe te perfaqesonte kerkesat tuaja prane shtetit grek, qe te gjendej nje zgjidhje. Por po u gjend zgjidhja, shterojne cokollatat nga Turqia, apo jo? Prandaj behuni te sinqerte, e shikoni veten ne pasqyre: ju jeni vete pengesa kryesore e zgjidhjes se ceshtjes came.

    Dhe mos ngaterro ndjenjen e sinqerte te shqiptareve, patriotizmin e kulluar te tyre ne kete 100 vjetor, me nacionalizmin anadollak qe ti dhe Spahiu mbroni. Teksa miliona shqiptare ne mbare boten festojne pavaresine e tyre nga Turqia 100 vjet me pare, ju dhe Spahiu e kompani luftoni per kthimin e Shqiperise ne Turqi Evropiane, sic ishte 100 vjet me pare.

    Shqiperia dhe shqiptaret do te ecin perpara, ne rrugen e tyre drejt zhvillimit dhe integrimit ne familjen evropiane.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ismail Kadare : “Kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën… si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull” .Inominuari i perjetshem qe nga koha e diktatures, natyrshem qe prej tij ,do te marresh nje mesazh te nje kendveshtrimi ndryshe nga gjithe te tjeret dhe per te shkuar me tej ketij kendveshtrimi dhe neser ne BE dy vota ne ndermerrjen e vendimeve te ndryshme jane nje mundesi me teper , nje favor qe u behet shqipareve. Por une ve re qe politikanet shqiptare i qendrojne shume larg Kadarese, sa qe te duket sikur nuk egziston.Te kesh Kadarene LIVE eshte fati me i madhe i ketij brezi shqipatresh te corjentuar, qe me nje sjellje kaotike jo vetem po vonojne ne kohe duke, por me sjelljen e tyre po tregojne se akoma jane nje popull qe ruan brenda tij rrizikun e se shkuares perandorake .Ne cdo sjellje njerzore ka nevoje per nje ikone , nje pike referim , por ne kemi fatitn ta kemi ate gjalle.Perse nuk trokitet , por vrapohet te merren dylbite dhe te ruhet bregdeti?Perse nuk pyetet , por kerkohet referendum per bashkim me Kosoven duke mosperfillur keshtu dhe mendimin e BE-se dhe SHBA-se.Nuk vonojne dhe Camet te dalin me Rezoluta, politikane shqipatre te Maqedonise qe dhe se betohen mbi kushtetuten e ketij vendi vijne tek "profesoret " tane per tu frymezuar se si te shkaterrojne shtetin e tyre.Shohim qe preferohet Qosja kjo gamber e Turqise, e cila perpara se te vine te ftuarit nga Maqedonia dhe Greqia ne "iftarin" e pavarsise , therret nga dritarja e Top Chenel, se sot per sot mund te bashkohet Kosova Maqedonia perendimore dhe Shqiperia, me vone mund te avancohet drejt trojeve jugore dhe ato te veriore.E gjthe kjo sjellje e rrezikshme dhe e pa pergjegjeshme perj nacioalizmi rradikal, nartyrshem na con te mendojme se frymezimi nuk eshte shqipatre.Eshte pikerishte kjo qe keto funderrina politikanesh te shitur dhe te deshtuar njekohesisht, nuk perdorin Kadarene si pike referimi, por "gamberen" e Turqise.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ore po ku eshte futur ky Idrizi? Pse nuk ka asnje qendrim pas deklaratave per bashkimin e kombit shqiptar nga Doktori?
    Apo pret ndonje udhezim nga rruga e elbasanit se si te veproje? Tani del me kete lloj shkrimi qe natyrisht qe e ka shkruar dikush tjeter se Idrizi nuk ka asnje lloj kapaciteti te flase e jo me te shkruaj.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me behet qejfi qe edhe "camet" si Shpetim Idrizi kane zbuluar nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar 100 vjet me vonese. I kujtoj Idrizit, se 100 vjet me pare, kur patriote si Ismail Bej Vlora nxitonin ne Vlore qe te ngrihnin flamurin tone kombetar e te shpallnin pavaresine e Shqiperise nga Porta e Larte, gjysherit e tij came ne vilajetin e Janines dhe ne ministrine e jashtme turke, benin plane se si te ndalnin Ismail Bej Vloren e ti benin atij atentate.
    Albo

    Para se te akuzosh nje popullsi te tere per lidhje gjoja me Turqine, ben mire te lexosh e te informohesh me mire.



    Po te kujtoj tre-kater figura came qe kane luftuar per shqiptarine, specifikisht kundra turqeve, qe me kujtohen tani per momentin, Abedin Dino, Celo Mezani, Osman Taka, Ali Demi (kundra pushtueve te WW2) etj. Nuk eshte hera e pare qe ben te tilla etiketime te padrejta ndaj te tjereve.

    Sa per temen, ceshtja e Camerise do te zgjidhet ne baze te drejtesise. As me lufte e as me zjarr, por me diplomaci dhe perkrahje nga miqte e Shqiptareve si SHBA-ja. Sa me pare te zgjidhet kjo ceshtje, aq me mire eshte per Shqiperine dhe Greqine dhe Ballkanit ne teresi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 01-12-2012 më 17:19
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Ore po ku eshte futur ky Idrizi? Pse nuk ka asnje qendrim pas deklaratave per bashkimin e kombit shqiptar nga Doktori?
    dhe biles pak kohe perpara i beri presion sales se mbeshtetjen qe do i jepte mazhorances do ta kishte te kushtezuar me ceshtjen e Camerise .... ki idro eshte bere gjalle shume vone .... eshte bere i gjalle pasi gjithe bota mori vesh se nje Sali ne Albanine e vogel kerkon te zgjerohet me tre dhoma e guzhine .... kushedi se me cfare eshte marre keto 7 ditet e fundit .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Nacionalizmi ose Berisha 3.0
    Alfred Lela

    Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, mbytur në kuqezinë e heraldikës kombëtare, kanë ofruar jo vetëm një peizazh të ethes patriotike, por edhe një profil politik me të cilin mund të identifikohet kjo rilindje panshqiptare. Mbështetësit mund të entuziazmohen, dhe kundërshtarët të zemërohen: ‘maska’ i bën fytyrës politike të kryeministrit Berisha.

    Z. Berisha e ka ringritur edhe njëherë nga hiri sfinksin e vet, a suo modo, duke na ofruar atë që opinionbërës të qendrës së djathtë i kanë kërkuar në mënyra të tjera: një rishpikje të aksionit politik, një frymë që do ta çonte te një triumf i herës së tretë në zgjedhjet e 2013-ës. A do të jetë, megjithatë, patriotizmi i rizbuluar gjatë pelegrinazhit të 100-vjetorit të Pavarësisë, formula dhe slogani i zgjedhjeve të verës së ardhshme? Në teori ngjan shpenzim dhe luks, në praktikë mund të përbëjë një platformë eficente elektorale.

    Kush i ka kushtuar vëmendje ceremonive të nëntorit ka kuptuar, edhe nëse s’i ka pëlqyer, se portreti i Berishës, karizma e tij janë elementi përndezës në koktejin patriotik. Kur bashkëqytetarët e Ramush Haradinajt festonin në sheshin qendror të Deçanit për pafajësinë e shpallur nga Haga të ish-komandantit të UÇK-së, përmbi dekorin festiv shquhej një banderolë e madhe, ku Haradinaj ndante foton, me kë tjetër…Sali Berishën.

    Dy ditë më parë, në Vlorë, një qytet që është futur në perceptim si anti-berishian, kryeministri i vendit thuajse rrëshqiste në lëmimin e kënaqësisë, që i dhuronte turma e madhe brohoritëse në Sheshin e Flamurit.

    Mes këtyre momenteve e të tjerave, herë jashtë tij, e herë të shtyra prej tij, kryeministri shtonte dozën e retorikës shqiptarocentrike. Kur një prej rrugëve të Tiranës pagëzohej me emrin e ministrit të Jashtëm austriak, kontit Bertold, shefi i qeverisë kujtonte se Shqipëria e dikurshme përbëhej nga 67 mijë kilometra. Më parë kishshpallur se viset shqiptare shtriheshin deri në Prevezë. Kjo deklaratë, së cilës i hodhi ujë zyra e shtypit të Kryeministrit, detyroi ministrin e Jashtëm grek, Avramopulos që ta anulonte vizitën e planifikuar në Tiranë me rastin e 100-vjetorit. I pyetur në konferencë shtypi, z. Berisha i kërkoi ndihmë frankofilisë së tij duke u shprehur se miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre.

    Po, pse kjo kthesë e papritur ngjyrosur me të kuq në një kohë kur çdo veprim i krerëve shqiptarë pritet të jetë në tonin blu të Europës? BE mund të jetë në fakt shtysa e parë. I përmbytur ndoshta nga dallga patriotike e jubileut dhe i shkurajuar nga ngathtësia e Brukselit për të shpërblyer një vend dhe një qeveri proeuropiane deri në ashpërsi, Kryeministri ka vendosur të luajë plangprishësin. Nëse Shqipëria po trajtohet ngathtësisht nga BE, edhe pse ajo shihet si ‘faktor stabiliteti në rajon’, çfarë do të merrte ajo si ‘faktor që kërkon diçka në këmbim të stabilitetit’? Serbiapër shembull, po merr më shumë si dele e zezë ballkanike.

    Në planin e brendshëm, Berisha ka përzënë në margjina partitë e vogla që kanë zgjedhur të bëjnë strehë te nacionalizmi e të mbledhin vota mbi platformën e bashkimit të shqiptarëve.

    Por, çfarë ka te Berisha dhe verbi i tij, tek i cili tonet patriotike janë në simetri me kompozitën politike? Së pari, fakti se ai është tashmë një lider historik. Së dyti, edhe njëfarë epizmi te personaliteti i tij: shtati, hapi, ndoshta edhe theksi e origjina gege përmbyllin atë që shqiptari konsideron prijës. Së treti, Berisha pranohet apriori nga shqiptarët e jashtë kufijve, duke mbetur ende i vetmi politikan me appeal të fortë në hapësirat mbarëshqiptare
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    kur patriote si Ismail Bej Vlora nxitonin ne Vlore qe te ngrihnin flamurin tone kombetar e te shpallnin pavaresine e Shqiperise nga Porta e Larte, gjysherit e tij came ne vilajetin e Janines dhe ne ministrine e jashtme turke, benin plane se si te ndalnin Ismail Bej Vloren e ti benin atij atentate
    Mos e shfaq kaq haptazi injorancen, ben mire te lexosh ndonje gje..
    Ja ç'thoshte Venizellos per çamet ne ato vite..
    "Po qe se Turqia nuk do te jete ne gjendje te mposhte kryengritjen ne Shqiperi tejugut, do te dergoje Greqia ushtare per ta bere ate gje".{1}-Fletorja "Patris", organ zyrtare ikryeministrit Lefter Venezillo
    Kete e thote per ata çame qe luftonin si Turkun dhe andartin Thoma Loli qe sot nderohet si hero ne Krane..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •