Thaçi: Më mirë do të jetonim në një shtet
Në manifestimin kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi rikujtoi gjeneratat e tëra të rëna për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve, që nga periudhat e hershme.
Ai tha se nuk ishte dëshirë e jona të jetojmë në dy shtete, sepse shumë më mirë do të jetonim në një shtet të vetëm.
...
Krijimi i dy shteteve të pavarura, përkatësisht Shqipërisë dhe Kosovës, për kryeministrin Thaçi nuk është zgjidhja më e mirë, por megjithatë është një realitet.
Ndërkohë, veprimtari i njohur,
Adem Demaçi, i njohur si simbol i rezistencës në Kosovë, bëri një rekapitullim të zhvillimeve historike në rajon që përfunduan me pavarësinë e Shqipërisë, 100 vjet më parë. Por, si tha ai, kjo pavarësi ndau shqiptarët padrejtësisht në 6 shtete të ndryshme.
“
Me ndihmën e Zotit, por edhe të luftës dhe qëndresës sonë, erdhën deri në këtë situatë që sot të shohim, pa dëshirën tonë, ti kemi dy shtete, por prapë më mirë dy shtete sesa vetëm një gjysmë shteti. Jemi dy shtete shqiptare e i këndojmë dy himne, ky është njëfarë paradoksi që se ka askush në botë, por ne jemi popull i paradokseve. Ne mbërrijmë e bëjmë çudira të cilat nuk I parasheh askush”, ka thënë Demaçi.
...
Edhe akademik Rexhep Qosja ka shprehur besimin e tij se ideali i Ismail Qemalit dhe bashkëveprimtarëve të kohës së tij që fillimisht sollën pavarësinë e Shqipërisë kurse sot pavarësinë e Kosovës, një ditë, sipas tij,do të kulmoj edhe me sendertimin e idealit të Shqipërisë etnike.
Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej, asnjëherë më parë në Kosovë lidershipi i saj nuk ka folur më shumë për idealin e bashkimit kombëtar shqiptar sesa në ditët kur po kremtohet 28 nëntori dita e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/thaci...t-2-26770.html
Krijoni Kontakt