Close
Faqja 18 prej 31 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #171
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Epo edhe ne mjeksi e perdorin bisturine per operimin e kancerit ! Keshtu nuk eshte se kemi fort keq kur te ha melcine ! Apo si i thone , kur te vret pas shpine ....
    e ke fjalen per atentatet tinzare ne shkallet e parlamentit apo ne vjene?

    interesante se si ky kirurgu u pajtu me zogun prej amerike ne 1938. si dhe nuk shkeli kurr ne shqipri kur pushtetin e moren bolsheviket per her te dyte. e harroj bolshevizmin ne amerik me duket.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    Mehdi Frashėri: Ēėshtja e Vermoshit dhe e Shėn Naumit

    Valėt e liqenit me fėrshėllimat e tyre formonin njė simfoni tė natyrės muzike. Nga Pogradeci u nisėm me njė automobil pėr nė Korēė dhe kuajt i lamė pas, pėr tė arritur tė nesėrmen. Anėtarėt e huaj tė Komisionit nuk kishin arritur ende nė Korēė, por automobilat dhe kamionėt i kishim ēuar nė Sarandė pėr t'i marrė e pėr t'i sjellė nė Korēė.

    Mbas
    pak ditėsh, arriti Komisioni dhe unė dola i prita nė Ersekė. Pėr secilin delegacion kishim zėnė nga njė shtėpi me qira nė Korēė dhe unė me personelin shqiptar kisha zėnė me qira gjysmėn e shtėpisė tė Lutfi bej Zavalanit. Pranė meje ndodhej major Voti, francez nė shėrbim tė Shqipėrisė; togeri Dhimitėr Kosturi; Selim Zyma, gjeodet dhe dy topografė italianė nė shėrbimin tonė: Kontarini e Skalera, pėrveē shėrbėtorėve dhe gjellėbėrėsve.

    Kėtė rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespės. Simbas vendimit tė Konferencės sė Paqes tė Parisit, kazaja e Korēės, siē ndodhej nė kohėn e Turqisė, i kishte mbetur Shqipėrisė. Veēse nė marrėveshjen e Kapshticės mė 15 maj 1920, nėnshkruar prej delegatėve shqiptarė tė Korēės dhe komandantit ushtarak tė Greqisė, pjesa mė e madhe e kazasė sė Korēės ishte liruar prej ushtrisė greke, por 16 katunde qė ndodheshin pėrtej Bilishtit dhe pėrtej qafės sė Zvezdės, i kishte Greqia nėn okupacion.

    Nė caktimin e kufijve tė kėsaj zone, na dilnin dy ēėshtje me gjemba dhe me rėndėsi politike. Njėra nga kėto dy ēėshtje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte ēėshtja e Shėn Naumit.

    Qeveria konstitucionale e Turqisė, pas vitit 1908, pėr qėllime zgjedhjesh, kishte ngatėrruar juridiksionin e qarkut tė Korēės, duke i aneksuar katundet shqiptare tė qarkut tė Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof nė kazanė e Kosturit, duke qenė se kėto katunde ndodhen fare afėr Bilishtit dhe larg Kosturit. Po tė merrej lehtėsisht fjala "Kaza e Korēės", qė pėrfshinte vendimi i Konferencės sė Londrės, kėto dy katunde lypsej qė t'i mbeteshin Greqisė, kurse ato ndodheshin nė luginėn e epėrme tė Devollit, qė ndodhej brenda kufirit natyral tė Shqiperisė.

    Arsyeja e lypte qė kėto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqipėrisė dhe si kompensim nga tė 16 katundet qė ndodheshin nėn okupacionin grek dhe tė banuara prej elementesh jetėrgjinės, tė ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqisė. Kjo ēėshtje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nėnkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marrė fund. Meqenėse, katundi Bozhigrad qė do t'i mbetej Shqipėrisė, kishte njė popullsi relativisht tė madhe, kompensimi i kėtij katundi pėrfshinte disa katunde prej tė 16-ve, qė kishim pėr tė marrė nga Greqia.

    Shteti shqiptar ndiente nevojėn politike qė ēėshtja e kufijve ndėrkombėtarisht tė merrte fund njė orė e mė parė e tė mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, nė rast turbullirash, serbėt dhe grekėt do tė gjenin preteks pėr tė ndėrhyrė me armė nė Shqipėri. Me kėto prapamendime, delegatėt grekė dhe serbė - donin si e si qė ēėshtja e kufirit tė vononte sa tė ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike nė Shqipėri.

    Duke marrė parasysh kėto pika, kur bisedohej vija e kufirit, unė shihja qė nė pikat kryesore tė insistonim, por pėr sende, qė nuk kishin ndonjė rėndėsi, sa tė ishte e mundur, tė mos jepja shkak pėr konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej tė pyeste Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr tė dhėnė vendimin definitiv, por kjo pėrgjigje vononte tepėr. Shėnimin e kufirit e filluam nga bregu perėndimor i liqenit tė Prespės nė katundin Bezmisht tej Goricės, dy ēifligje tė Frashėrit.

    Kėtu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe ēifligut Stenje nga ana e Jugosllavisė, por edhe ky ēiflig i Frashėrit. Sė andejmi u hodhėn nė bregun lindor tė liqenit, duke prerė sirrethujzėn qė gjen fund me urėn e Achillit duke pėrshkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majėn e malit qė ndan katundin Rakickė, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave qė i mbetėn Greqisė ose Jugosllavisė. Me kėtė mėnyre, shėnimi i kufijve vazhdoi deri nė vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

    ...Me kėtė mėnyrė filloi lėvizja e kryengritjes sė Fan Nolit nė muajin qershor. Komisarėt e shteteve tė mėdha shfaqėn mendimin qė tė largoheshin nga Shqipėria nga shkaku i kryengritjes. Njė gjė e kėtille do tė ishte tepėr e dėmshme pėr Shqipėrinė, sepse Greqia kishte pėrgatitur komitėt e saj afėr kufirit dhe largimin e komisarėve tė huaj do ta kishte si njė provė pėr okupimin e Korēės dhe Gjirokastrės nėn etiketėn e epirotėve. Unė bėra ē'ishte e mundur pėr t'i bindur komisarėt, se nuk kishte vend pėr t'u frikėsuar, sepse shqiptarėt tė huajt, sidomos tė dėrguarit e shteteve tė mėdha, i konsiderojnė si persona tė shenjtė e tė paprekshėm, simbas mendėsisė dhe zakonit tė tyre. Mė nė fund u thashė se lypsej tė vritesha une mė parė me gjithė ushtarėt e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalėt qė fliten me bindje e me sinqeritet, kurdoherė bėjnė efektin e tyre. Meqėnėse komisarėt kishin besim tė plotė tek unė, e ndėrruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithė qė Konferenca e Parisit u kishte dhėnė leje tė largoheshin...

    Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranės dhe me formimin e kabinetit tė Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetėsua dhe vazhduam punimin. Ėshtė pėr t'u shėnuar se nė kėtė ndėrmjet kohe kishte filluar pėrshkulja e popullsisė myslimane tė Maqedonisė pėr tė shkuar nė Turqi. Afėr kufirit, qė kishim caktuar nga ana e Kosturit, qė i ka mbetur Greqisė, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1. Kavelisht 2. Revan. 3. Shark.

    I pari ėshtė krejt i krishterė, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptarė dhe nga besimi muhamedanė, por Greqia me propogandė i kishte bindur qė tė deklaroheshin si turq dhe kėshtu ato ditė pregatiteshin qė tė shkonin nė Turqi. Gratė po lanin teshat nė lumė duke vajtuar qė do tė linin atdheun e tyre, eshtrat e tė dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqėrore.

    Gjė pėr t'u habitur ishte vendimi i gjysmės sė popullsisė tė katundit Rakickė, qė, duke i mbetur Shqipėrisė, duke parė piramidat qė kishim ngritur gjatė majės sė malit tė tyre, qė formonin provėn e prerė se katundi i tyre i mbetej Shqipėrisė, dhe pėr pak ditė do tė liroheshin, duke u bindur nga propoganda se nė Turqi do tė gjenin pasuri dhe fenė e vėrtetė muhamedane, ishin bėrė gati tė iknin nė Turqi, sepse ishin deklaruar si turq pranė Komisionit tė shkėmbimit tė popullsisė muhamedane. Bėmė ē'ishte e mundur pėr t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk dėgjuan, u ngritėn e ikėn nė Turqi.

    Kjo ngjarje rrėfen sa fatkeq ėshtė njė komb pa kulturė, pa histori tė shkruar dhe pa ndjenja kombėtare. Popullsia e Rakickės janė tė shėndoshė nga trupi, tė gjatė e tė hollė si lastar, burra e gra tė bukur nga fytyra. Ishte njė mėkat i madh, qė kėta njerėz tė bukur dhe inteligjentė do tė shkonin nė Turqi pėr tė vdekur gjysma.

    Pasi mbaruam zonėn e Liqenit tė Prespės dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam nė Pogradec pėr tė caktuar zonėn e Shėn-Naumit e tė Malit tė Thatė. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shėn-Naumit nė jug dhe zona e Vermoshit nė veri kishin mbetur tė pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferencės sė Parisit, duke i thėnė se Shėn-Naumi nė jug dhe Vermoshi nė veri i takonin Jugosllavisė. Pėr kėtė arsye, caktimi i kufijve nė kėto dy zona ishte shtyrė pėr nė vitin 1924.

    Konferenca e Londonit mė 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit mė 1921, nė vendimin e tyre kishin thėnė se kufiri shqiptar nė breg tė Liqenit tė Ohrit vete deri nė Shėn-Naum, por nuk thuhej nėse inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nėse Shėn-Naumi ėshtė i pėrfshirė apo i pėrjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqipėrisė, por, meqenėse Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, ēėshtjen ia referoi Lidhjes sė Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hagės. Derisa tė dilte vendimi i Hagės, ne pezulluam caktimin e kufijve vetėm nė pjesen qė ndodhej afėr Shėn-Naumit, dhe pjesėt e tjera i mbaruam me gjithė piramidat e tyre. Sė andejmi shkuam nė Shkodėr, mbasandej nė Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar pranė Konferencės se mali qė quhej Vermosh, ka hyrė brenda nė Jugosllavi tepėr thellė dhe prandaj krijon njė pengesė pėr rrugėt e komunikimit midis Ipekut, Gusinjės, Plavės e Podgoricės. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdhėr Komisionit tė Kufijve qė ēėshtjen e Vermoshit ta hetonte nė vend, kėshtu qė u ngritėm e vajtėm nė Podgoricė dhe sė andejmi nė Andiraviē, Plavė, Gusinjė e Vermosh. Nė vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptarėve e jugosllavėve, ishte caktuar njė zonė neutre dhe kėshtu Vermoshi ndodhej brenda kėsaj zone e pa ndonjė autoritet.

    Nė Vermosh kurdisėm ēadrat dhe filluam hetimet. Meqenėse padre Cirili, kishte marrė pjesė nė Luftėn e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezervė dhe, duke qenė njė patriot i besueshėm, e porositėm qė tė vishte rroba oficeri dhe e morrėm me vete si njė oficer nė shėrbim tė kufijve. Gjithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, qė kishte goditur shtėpinė nė Vermosh. Vermosh quhet njė lumė i vogėl, qė del nga mali Montevilla, pėrēan njė luginė me njė fushė tė vogėl dhe shkon pėrfund Gusinjės e Plavės, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet nė Danub. Nė fushėn qė formon luginėn e Vermoshit, nja 50 familje nga tė Klementit kanė goditur kasolle, bėjnė bujqėsi dhe verės kullotin bagėti; dimrit pjesa mė e madhe vjen nė bregun e Matit nė ēifligun e shtetit qė quhet Gurėz, dhe disa zbresin nė katundin Kakariq tė Shkodrės.

    Bajraku i Klementit formohet prej katėr katundesh, nė luginėn e lumit Cem, qė derdhet nė liqenin e Shkodrės, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afėr Tuzit.

    Zona e Vermoshit ka qenė dhe ėshtė kullota verore e Bajrakut tė Klementit, por mjaft larg prej bregut tė Cemit, dhe hyn si njė triangėl i madh brenda nė tokat jugosllave. Po tė hidhet njė sy mbi hartėn e Shqipėrisė sė Veriut, qė kufizohet me Jugosllavinė, ky triangel menjėherė duket. Konferenca Londonit mė 1913 kishte vendosur qė tokat e Klementit i takojnė Shqipėrisė, por e vėrteta ėshtė se, pėrveē Austrisė, asnjė nga delegatėt e shteteve tė medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thellė nė tokėn e Malit tė Zi, prandaj vendimi ishte marrė kėsisoj mbi propozimin e ambasadorit tė Austrisė. Kur kishte shkuar Komisioni i parė i kufijve mė 1913 dhe e kishte parė me sy vendin, nė mes tė tyre ishin ngrėnė mjaft: delegati rus me francezin, me njė anė dhe delegatėt austro-italianė nė anėn tjetėr, tė parėt nė favor tė Malit tė Zi dhe tė dytėt nė favor tė Shqipėrisė. Megjithėkėtė, ky komision kishte marrė disa shėnime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

    Konferenca e Parisit mė 1921, pėr sa i pėrkiste kėsaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni kėtė rend filloi nga hetimet nė vend dhe kėsisoj vendosi qė tė pyeste tre shqiptarė e tre jugosllavė pėr kėtė ēėshtje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanoviēit.

    Unė nė mbrėmje mora njė shishe raki, pregatita meze dhe thirra... Uē Turkun, įt Cirilin dhe Prenk Calin. U dhashė nga njė raki, u shtrova dhe unė kėmbėkryq nė mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja ēėshtjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se: "Ē'shenja e ē'dokumenta keni pėr tė treguar e pėr tė provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve tė Klementit: Selc, Vukėl e Niksh? Pikė sė pari do tė m'i kallėzoni mua njė nga njė, t'i bisedojmė sė bashku, qė kur t'ju thėrresė komisioni, tė dini se ēfarė tė thoni", u thashė. Sė pari filloi Uē Turku, vojvoda i Klementit, njė plak me kuptim tė kthjellėt dhe patriot, i cili kishte marrė dy-tri plagė (dhe pėr kėtė shkak ishte bėrė ēalaman) duke luftuar me sllavėt ose, simbas fjalės sė tyre, me shqehėt qė guxonin tė kalonin tokat shqiptare. Sė dyti filloi Prenk Cali, qė kishte prirė Komisionin Ndėrkombėtar tė vitit 1913 nė zonėn e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot pėr tė shpėtuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qenė e mundur.

    Pas tij, i treti filloi at Cirili, duke treguar se ku ndodhen altarėt dhe varrezat katolike nė kėtė zonė, tė cilat qartazi provojnė tokėn shqiptare, sepse shqehėt janė ortodoksė dhe kėshtu varrezat dhe altarėt e tyre ndryshojnė nga ato tė katolikėve.

    Secili prej tyre dėftente argumente tė posaēme e tė vlefshme me njė tė folur tė thjeshtė.

    Nga ana e jugosllavėve ishin thirrur e pėrgatitur njė avokat, njė gazetar dhe njė oficer qė pretendonin se e kishin origjinėn e tyre prej vendeve sllave kufitare, por qė nė realitet banonin dhe ushtronin detyrėn nė Beligrad.

    Tė nesėrmen Komisioni i thirri tė dy palėt dhe i pyeti, nė mungesė tė delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona kėta tė interesuar pėr ēėshtjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisarėve tė shteteve tė mėdha, duke qeshur, mė thanė se kuptimi i kthjellėt, sinqeriteti dhe inteligjenca e malėsorve shqiptarė paravlejti mė tepėr se thėniet pa llogjikė e pa vend tė personave jugosllavė, tė pyetur rreth ēėshtjes. Gazetari shqah kishte filluar tė bėnte fjalė pėr njė gjeneral turk tė quajtur Sulejman Pasha dhe qė shqiptarėt e kishin ndihmuar kundėr shqehėve; avokati kishte bėrė fjalė pėr procedurėn dhe oficeri i rezervės kishte filluar fjalėn duke i thėnė kryetarit tė komisionit, gjeneral Gazerės se ishte i dekoruar prej qeverisė italiane...

    Tė nesėrmen, Komisioni bashkė me ne do tė vente nė Gusinjė (Guci) pėr tė bėrė hetime.

    Unė u hoqa vėrejtjen qė mė parė, duke u thėnė se terrorizmi i shqehėve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptarėt jane aq tė rrepta, saqė personat qė do tė pyeten nė Gusinjė, po tė jetė qė tė kėrkohen prej gjeneral Jovanoviēit, ky do t'i frikėsojė, kėshtu qė nuk do tė thonė tė drejtėn, prandaj ėshtė e arsyeshme, si tė vemi nė Gusinjė, tė dalim kinse pėr tė shėtitur dhe tre persona qė do tė hasim nėpėr rrugė, tė merren e tė pyeten.

    Komisioni mė dėgjoi fjalėn dhe vendosi ashtu. Shkuam nė Gusinjė, dolėm tė shėtitim dhe hasėm tre persona, qė tė tre muhamedanė, sepse Gusinja pothuaj se ėshtė njė qytet thjesht muhamedan me njė pakicė tė parėndėsishme shqehėsh ortodoksė. Duhet tė shėnojmė se midis popullsisė sė Gusinjės muhamedane ka edhe njerėz qė flasin shqahisht, por qė nga ndjenjat, nga zakonet e veshja janė shqiptarė. Gjithashtu ėshtė pėr t'u vėnė re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnjė gjuhė tjetėr.

    Kur komisioni pyeti dy tė paret qė nuk dinin shqip, thanė se janė shqiptarė dhe qė Vermoshi i pėrkiste Klementit, kurse i treti, qė ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa pėr Vermoshin, tha se i pėrkiste Klementit... Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kėrkoi mendimin tonė dhe tė delegatit jugosllav, pėr sa i pėrkiste Vermoshit... Unė bėra njė raport frėngjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu ēua Konferencės sė Parisit dhe, derisa tė merrte njė vendim e t'ia komunikonte Komisionit tė Kufijve, Komisioni vendosi qė tė shkonim nė Raguzė, pėr tė pritur vendimin e Konferencės, prandaj u nisėm nga Gusinja e Plava...

    Mbas 15 ditėsh Komisioni mori pėrgjigjen e Konferencės, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit tė Kufijve, duke ia lėnė Vermoshin Shqipėrisė. Nga Raguza erdhėm pėrsėri nė Vermosh, por kėtė rend filluam tė caktojmė kufirin e tė vėmė piramidat. Pėrsėri kurdisėm ēadrat nė Vermosh dhe filluam tė shėnojmė mbi tokė vijėn e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferencės sė Londonit dhe atė tė Parisit.

    Zona e Vermoshit pėrbėhet prej tre sektorėsh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e njė pėrroi qė ndodhet afėr Andrievicės.

    Vendimi i Konferencės sė Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqipėrisė do tė jetė kufiri i vjeter, qė ka qenė midis Turqisė dhe Malit tė Zi. Nga rrėza e Montevillės dilte njė pėrrua qė quhet Skrobotin. Ky pėrrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka njė kurriz tė gjatė, qė ndan luginėn e Vocipotokut nga ajo e Skrobotinės. Ky kurriz quhet Velipojė, mbi tė ushtria turke qė ruante kufirin e atėhershėm, kishte goditur njė karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezėve, por rrėnimet dukeshin. Meqenėse kėto rrėnime provonin kufirin e vjetėr turko-malazes, pėr tė cilin bėnte fjalė vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

    Mirėpo faqja tjetėr e Velipojės ishte kullotė e malazezėve dhe pėr kėtė shkak nė kohėn e Turqisė midis malazezėve mė njė anė dhe turko-shqiptarėve, mė anėn tjetėr, ngjanin luftra. Delegati jugosllav dėshironte qė kjo copė kullote t'i mbetej Jugosllavisė dhe ballė kėsaj ne tė merrnim liqenet e Rakavecit, qė shėrbenin pėr tė pirė ujė bagėtia e Klementit, sepse mali tjetėr ishte i thatė. Dhe, veē kėsaj, tė na jepnin edhe njė rrip tjetėr nga ana e Grencarit, pėr tė pasur rrugė e pėr tė zbritur nė pėrruan qė ishte afėr Andrievicės. Kjo mėnyrė zgjidhjeje ishte e dobishme pėr tė dy anėt, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtėsirat e liqeneve dhe tė rrugės afėr karakollit tė Grencarit. Une, para se tė jepja pėlqimin, u kėshillova me malėsorėt, tė cilėt me gėzim dhanė pėlqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Unė, veē pikave qė u thanė mė sipėr, kėrkova qė nga pjesa e kullotės qė shkėmbenim me shqehėt , njė qark me njė shtizė prej 100 metra pėrqark karakollit tė Velipojės, qė do tė shėrbente pėr mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqipėrisė, sepse pėrndryshe ndėrtesa e karakollit nuk mund tė ngrihej atje ku ka qenė, se vija e kufirit shkonte gjatė kurrizit. Ngritja e karakollit tė Velipojės do tė shėrbente pėr qetėsinė dhe pėr sigurinė e Vermoshit. Refugjatėt politikė qė ndodheshin jashtė, mė vonė, kur u firmos protokolli mė 1925, me qėllim pėrhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotėsisht Shqipėrisė, duke i siguruar edhe qetėsinė me shkėmbimin e njė kullote tė vogėl pa rėndėsi...

    ***

    Gjatė verės 1924, pasi mbaruam zonėn e Shkodrės e tė Vermoshit, Komisioni zbriti nė jug pėr tė kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Nė fillim tė tetorit, Komisioni, para se tė shpėrndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shėn Naumit. Njė kufi qė pėrfshinte Shėn-Naumin nė Shqipėri dhe tjetri duke e lėnė Shėn Naumin jashtė Shqipėrisė, por ndryshimi ishte gjysmė kilometri tej Shėn Naumit pėr rastin e parė dhe gjysmė kilometri pėrkėndej Shėn Naumit pėr rastin e dytė. Ky lloj veprimi u bė pėr shkak se Jugosllavia pretendonte qė Shėn Naumi, simbas Konferencės sė Londonit 1913, i takonte Jugosllavisė. Fraza qė i takonte Shėn Naumit, ishte kjo: "qė nga katundi Lin, vija shtrihet deri nė Shėn-Naum". Fjalėt "deri nė Shėn-Naum" mund tė interpretoheshin nė kuptimin qė Shėn-Naumi t'i mbetej Shqipėrisė. Jugosllavia kėtė interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar nė Konferencėn e Paqes tė Parisit.

    Konferenca meqenėse u nda mė dysh pėr kėtė pikė, ēėshtjen ia pėrcolli Lidhjes sė Kombeve. Kėshilli i kėtij Instituti kėrkoi mendimin juridik tė Gjykatores Ndėrkombėtare tė Hagės, e cila i dha tė drejtė Shqipėrisė pėr arsye se pėr tė shėnuar kufijtė e Shqipėrisė me kufitarėt e tjerė: grekė e jugosllavė, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenėse Komisioni vendosi nė favor tė Shqipėrisė, vendimi i tij duhet tė konsiderohej i vlefshėm.

    ***

    Pasi u ktheva nga Roma nė Florencė, mora njė telegram nga Ahmet Zogu, qė kishte ardhur nė Tiranė mė 24 dhjetor 1924 dhe qė mė 6 janar tė vitit 1925 kishte marrė nė dorė qeverinė, ku mė thoshte se duhej tė vazhdoja detyrėn...

    Dimrin e vitit 1924-1925 pjesėrisht e shkuam nė Florencė dhe pjesėrisht nė Paris, sepse Jugosllavia me gjithė vendimin e Gjykatores sė Hagės, Shėn Naumin nuk donte t'ia dorėzonte Shqipėrisė dhe Komisioni i Kufijve kėshillonte qė tė bėhej njė marrėveshje me Jugosllavinė pėr tė shkėmbyer Manastirin e Shėn Naumit me njė vend tjetėr, sepse Shėn Naumi ėshtė njė shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte njė rėndėsi morale kėtij manastiri. Rreth kėsaj ēėshtjeje, midis meje dhe qeverisė zogiste nė Tiranė rrodhi njė korrespondencė rreth vendeve, qė do tė shkėmbeheshin si kompensim i manastirit tė Shėn Naumit. Qeveria e Tiranės, si kompensim kishte kėrkuar disa katunde, qė ndodhen nė fushėn e Dibrės afėr qytetit qė mban kėtė emėr. Ndėrmjetėsi i marrėveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kėtė propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrės, qė i mbetej Jugosllavisė, do tė vetmohej krejt prej katundeve mė tė afėrta tė tij. Mbas shumė bisedave midis Komisionit dhe dy delegatėve tė interesuar, qeveria jugosllave mė nė fund si kompensim shkėmbimi pranonte qė t'i cedonte Shqipėrisė katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit nė rrėzėn e Malit tė Thatė dhe tokat e tri katundeve qė si tė tilla i mbeteshin Shqipėrisė, por qė tokat e tyre mbeteshin nė Jugosllavi.

    Me cedimin e kėtyre tokave Shqipėrisė, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Me njė fjalė, Shqipėria cedonte njė kishė dhe ballė saj merrte njė katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pėrveē kėtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Se, po tė mos ishte bėrė kjo marrėveshje, rruga Korēė-Pogradec ndodhej njė nishan pushke me kufirin jugosllav.

    Pasi mora propozimet e fundit tė delegacisė jugosllave dhe mendimin e Komisionit tė Kufijve pėr pjesėt e shkėmbimit, nė muajin maj 1925 u ktheva nė Tiranė pėr t'ia paraqitur ēėshtjen qeverisė. Aso kohe Ministėr i Jashtėm ishte Myfit Libohova. Ai, meqenėse, nuk i njihte as vendet, as ēėshtjen e dinte, m'u lut qė tė veja bashkė me tė nė parlament pėr tė dhėnė shpjegimet e duhura. Bashkė me Ēėshtjen e Shėn Naumit ishte edhe pranimi i kufijve tė Vermoshit.

    Refugjatėt kundėrshtarė kėto dy ēėshtje donin t'i shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre kundėrshtare dhe kėtė gjė e tregonin si tradhėti, por nė realitet tundej mali pėr njė mi. Rrethi i Shėn-Naumit qė cedonte Shqipėria, ishte njė copė tokė me diametėr 1/2 kilometėr. Pozitėn e Shėn Naumit donin ta tregonin si pikė strategjike, kurse nė realitet kjo pikė, me shkėmbimet e pėrmendura, pėrmirėsohej nė favor tė Shqipėrisė. Gjithė zhurma bėhej prej disa ortodoksėve tė Korēės, qė i jepnin Shėn-Naumit rėndėsi fetare...

    Pasi parlamenti pranoi projektin e marrėveshjes, ēėshtja nga ana e Ministrisė sė Jashtme iu pėrcoll Legatės shqiptare nė Paris pėr t'u rreshtuar nė protokollin definitiv tė kufijve shqiptaro-jugosllave, qė do tė redaktohej nė Paris nė seksionin e shtatmadhorisė tė Konferencės sė Paqes...


    tjeter.
    Pra s'paska ndodhur asgje ! Gjykata Nderkombetare e Hages ia jep Shen Naumin Shqiperise , ndersa .......... miku yne i padashur ia jep Yugosllavise !

    Po per Vermoshin ky mashtruesi Mehdi qe nuk i ka ngjare aspask fisit te tij por eshte nje lekist ordiner , nuk jep asnje shpegim ?????

    Dheee ti pretendon se e ke "justifikuar" Mbretucin me gojen e bashkefajtorit te tij dhe mashtruesit mehdi Frasheri ?

    Shiko sa bythezgjut eshte Mehdiu ..... per te lare surratin e tij kolaboracionist thote : " i kerkum ca katunde ......!" Ja cfare burra kurva ! Per t'iu shmangur pergjegjesise ne tradheti dhe per te perdredhur gjuhen prej mishi fusin te tjeret sepse e dine shume mire qe behet fjale per shitje te Atdheut !

    Dhe me keta "lepuj" kerkon te justifikoje Zogollicin , Derjani ! Opo nuk ka budallenj sot or Mik !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 19-11-2012 mė 20:54

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shkembimi midis ni manastiri bullgaro-ortodoks maj ni shkami me disa fshatra me popullsi shqiptare noshta ty te duket tradhti. po ni personi me llogjik jo.

    mir e the nuk ka budallej sot.

    vermoshi asht fshat en republiken e shqipris sot apo jo?


    Me cedimin e kėtyre tokave Shqipėrisė, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Me njė fjalė, Shqipėria cedonte njė kishė dhe ballė saj merrte njė katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pėrveē kėtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Se, po tė mos ishte bėrė kjo marrėveshje, rruga Korēė-Pogradec ndodhej njė nishan pushke me kufirin jugosllav.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga derjansi : 19-11-2012 mė 20:50
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    shkembimi midis ni manastiri bullgaro-ortodoks maj ni shkami me disa fshatra me popullsi shqiptare noshta ty te duket tradhti. po ni personi me llogjik jo.

    mir e the nuk ka budallej sot.

    vermoshi asht fshat en republiken e shqipris sot apo jo?


    Me cedimin e kėtyre tokave Shqipėrisė, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Me njė fjalė, Shqipėria cedonte njė kishė dhe ballė saj merrte njė katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pėrveē kėtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Se, po tė mos ishte bėrė kjo marrėveshje, rruga Korēė-Pogradec ndodhej njė nishan pushke me kufirin jugosllav.
    Oouuu na e bere edhe Bullgaro Ortodoks Shen Naumin ..? Bravo s'i paske lene gje serbeve edhe ti !

  5. #175
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Problemi juaj, dhe kur them ty kam parasysh si hapesin e temes si te gjithe ata qe kane shkruajtur kunder figures se Mbretit Zog ne kete teme, eshte injoranca. Injoranca juaj ka dy fytyra. Fytyra e pare eshte fytyra e trasheguar e propagandes komuniste qe Enver Hoxha ua nguliti mire ne tru qe femije dhe te cilen ju e recitoni sot shume bukur, edhe pse komunizmi e Hoxha kane dekada qe kane vdekur. Fytyra e dyte qe e shfaqni akoma me hapur, eshte SE SA PAK E NJIHNI JU FIGUREN DHE JETEN E MBRETIT ZOG. Dhe eshte e vetmia figure e historise shqiptare ne keto 100 vjetet e fundit, per te cilin kane shkruar me shume te huajt se sa historianet shqiptare.

    Mbreti Zog iu shmang luftes? Mbreti Zog e filloi luften ne krye te trupave te zones se tij qe kur ishte femije. Shkolla qe kish bere ne Stamboll ishte shkolle ushtarake. Ishte ai i vetmi qe cau bllokaden e forcave italiane qe i prene rrugen kur ky u nis pas Kongresit te Lushnjes per te krijuar qeverine e dale nga ai kongres ne Tirane. Ishte ai qe e beri Tiranen kryeqytet, qytet qe ne te cilin ti banon sot, pasi deri ne 1920 ishte Durresi qendra e qeverise se atij vendi. Mjaftonte qe Mbreti Zog te hapte gojen dhe gjithe popullata shqiptare do e priste pushtuesin me lufte.

    Largimi i Mbretit Zog nga froni dhe nga Shqiperia ne 1939 ishte akti me i larte i atdhedashurise se nje lideri te nje shteti. Ai hoqi dore nga Froni i tij pasi nuk deshironte te behej vegel e pushtuesit italian. Ai hoqi dore nga nderi i tij, duke mos e pritur pushtuesin me lufte, pasi e kish te qarte qe "nderi" i tij do ti kushtonte shqiptareve ne mijera jete e tonelata gjak te derdhur kot. Ai u largua edhe per ti kursyer Shqiperise nje lufte civile: pushtuesin italian nuk e mbeshtesnin vetem tanket, anijet e aeroplanet, e mbeshtesnin edhe gjithe opozita politike e Ahmet Zogut dhe pjesa derrmuese e komunitetit katolik ne vend.

    Tradhetia e Mbretit Zog do te dukej vetem nese ai do te zgjidhte te qendronte te rrinte ne Shqiperi e te behej vegel e rregjimit fashist qe u instalua ne vend.

    Albo
    Fakt historik eshte qe Zogu pranoi dhe nenshkroi dokument ne Itali per pushtim,futjen e trupave italiane ne Shqiperi.Ne nenshkrim ai nuk i kerkoi as pelqim as leje askujt
    pasi ishte monark(mbret).Mbreti ben si do vet si i pelqen dhe si i intereson.
    Pavarsisht se kjo dihej qe ne kohe te Enverit dhe librat e asaj kohe eshte fakt dhe e vertete,nuk ka as shtremberim te te vertetes as genjeshter.
    Thuhet qe ai nuk donte te krijonte lufte civile dhe gjakderdhje,prandaj nenshkroi marrveshje pelqimi pushtimi me italianet.Nuk e di ku eshte ky fakt historik.Te kujtimet e Zogut shkruar diku?????Nqs kete e ka shkruar Zogu apo eshte shprehur ne ndonje interviste kjo eshte thjesht nje lame excuse,nje justifikim shume i dobet
    per te mbuluar karakterin e tij te dobet si person dhe tradhetine e tij,mungesen e burrerise,mungesen e pergjegjshmerise dhe egoizmin.Me ate arratisje ashtu ai tregoi qe ishte frikacak,iku per te shpetuar lekuren e vet.Ajo qe thote Zogu si motiv i largimit nga Shqiperia eshte genjeshter per te mbuluar te verteten dhe verteton edhe nje here qe personi nqs eshte nje here pa karakter eshte gjithmone pa karakter.
    Thuhet qe Zogu mbaroi nje shkolle ushtarake,por per te drejtuar nje shtet dhe administrate ai ishte INJORANT.Tregusi qe verteton injorancen eshte prapambetja e vendit dhe gjendja pa progres,stanjacion i plote per 15 vjet.
    Kjo tregon qe jo vetem Zogu por edhe turma e administrates mediokre ishin nje tufe inkompetentesh.Krijimi i Tiranes si kryeqytet ishte nje akt formal i dokumentuar,nje protokoll i rendomte zyrtar asgje me shume dhe Tirana nuk pati ndonje ndryshim ne 15 vjet te tij mbreteri dhe arsyeja eshte e thjeshte. Nuk u investua as per te sjelle te huaj te ndertonin rruge dhe industri as per te investuar ne bujqesi.Te ardhurat qe merrte shteti ishin vetem nga tregetia dhe taksat dhe pak nga nxjerrja e naftes dhe qymyrit.Bujqesia ishte mesjetare dhe industria nuk ekzistonte,ekzistonte artizanati primitiv ne metal/dru/balte/porcelan.
    Largimi i Zogut,vetem largimi pamvarsisht nga arsyet e verteta NUK ishte akt patriotik qe eshte nje minus i madh.Te qenit mbret vjen me pergjegjsi te mbrosh territorin,sovranitetin dhe ti dalesh per zot popullit situatave krize dhe organizosh drejtosh,udheheqesh dhe jo te ikesh si miu.
    Zogu si mbret nuk kishte respekt per popullin,nuk mendoi per fatin dhe pasojat e pushtimit po iku ashtu fshehurazi.Kur iku vodhi edhe arken e shtetit e fshiu komplet
    qe eshte hajdutllik.Pse Italiani kish bere plan te hynte me trupa ushtarake?
    U be ai plan pasi italianet kishin informacion qe nje shtrese trimash do i prisnin me arme ne bregdet sic ndodhi me vone dhe per te thyer cdo rezistence me arme ato u futen me ushtri.Zogu e dinte kete kishte dijeni qe ekzistonte nje shtrese patriotesh dhe trimash me arme ne Shqiperi prandaj iku pasi rreziku ishte qe ai mund te vritej nga rebele patriote shqiptare ne Tirane.Per te shpetuar lekuren ai iku dhe iku naten per te evituar cdo rrezik atentati.Ajo ikja naten ka shume kuptim dhe flet shume.
    Te nderosh dhe besh ceremoni Zogut do te thote te nderosh nje hajdut banke qe eshte absurditet dhe imoralitet nga shteti shqiptar.
    Ku jane meritat e tij????? qe ai te meritoj adhurim nderim nga kombi shqiptar?
    Burre shteti nuk ishte,ishte mbret
    Intelektual nuk ishte
    Iluminist qe i dha kombit me shkrimet e tij, me diturine idete e tij nuk ishte,ne fakt ishte injorant.
    Drejtues i dobet,inkompetent.
    Nen udheheqjen e tij shteti ekonomia arti nuk pati asnje progres.
    Per cfare duhet nderohet nuk e marr vesh.Vetem fakti qe ai vodhi,ti leme te tjerat eshte nje fakt qe e diskretiton komplet dhe e mbulon me turp ate si person.
    Tradhetia ka shume forma se si shprehet.
    Nenshkrimi i marreveshjes per pushtimin ishte nje tradheti.Ai lejoi pushtimin dhe nuk mori parasysh lirine e popullit,te qenit te lire por lejoi pushtimin dhe pushtimin nuk e lejon,nuk e duron asnje komb,pasi eshte njelloj sikur te lejosh nje te huaj nga rruga te paftuar te vije ne shtepi dhe te beje si te doje vet,te behet bos ne shtepine tende.
    Largimi fshehurazi naten eshte akt dezertimi nga pushteti dhe dezertimi si akt eshte tradheti.
    Zogu ju shmang luftes pasi nuk ishte burre ishte frikacak,ishte i pa afte si udheheqes dhe organizator dhe me nje ushtri shume te dobet dhe kompetence te dyshimte si ushtarak.Zogu e dinte qe do e humbte luften keshtu qe ju shmang konfrontimit dhe ka llogjike.Edhe largimi ka llogjike per te shpetuar lekuren.
    Ato materiale qe shkruajne te huajt i referohen kujtimeve qe ka shkruar Zogu ne mergim dhe intervistat e tij.Me nje fjale jane bazuar ne genjeshtrat qe Zogu ka shkruar dhe thene neper intervista.Kredibiliteti se si Zogu e jep historine dhe ngjarjet eshte zero,pasi eshte i dyshimte,jo i besushem dhe bazuar ne interesa personale per tu dukur si burre i mire ne publik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 19-11-2012 mė 21:08
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Oouuu na e bere edhe Bullgaro Ortodoks Shen Naumin ..? Bravo s'i paske lene gje serbeve edhe ti !
    ashtu asht asni her nuk ka qon nen juridiksioni e kishes shqiptare, gjithmon prifterijt e ati manastiri kan qon bullgar. duket se as nuk ja ke iden se cka ishte biles as ku asht shen naumi. si dikur ni patriot i joti ktu thoshte me te madhe se si zogu shiti QYTETIN e Shen Naumit lol

    mos u kap si i mytmi mas fijeve tkashtes


    shyqyr tkemi ty qe i ke vu gjoksin serbve e ke me na shpetu.


    tashi per at pjesen ne bold kishe dicka per me than perveq akuzave ndaj meje per tradhti te larte kombtare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga derjansi : 19-11-2012 mė 21:07
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  7. #177
    Revolucioni i Qershorit ‘24 si Revolucioni i Qershorit ‘97

    Arben Ēejku



    Revolucioni i Nolit (Qershor 24 dhe Revolucioni Nanos Qershor 97) do tė hyjnė nė histori si revolucionet e 2N-ve, tė cilėt janė shembulli tipik i Demokracisė sė Imponuar. Ndonėse tė zhvilluar nė kohė tė ndryshme, ata ngjasojnė shumė me njėri-tjetrin aq sa mund tė mendohet se skenari ėshtė i njėjtė dhe vetėm kanė ndryshuar aktorėt. Njohja ndėrkombėtare qė iu bė Revolucionit tė 29 Qershorit 97 nėpėrmjet gjysmėlegjitimimit tė parlamentit neobolshevik, nuk i heq atij asnjė vlerėsim tė ngjashėm qė pati Revolucioni i Qershorit 24, qeverinė e tė cilit pėrveē Greqisė dhe Rusisė nuk e njohu askush. Historia gjakftohtė nesėr, duke i parė kėto zhvillime nė planin e vlerave dhe parimeve tė liberaldemokracisė, do tė dijė tė dallojė fare mirė "demokracinė" e revolucionit tė Nolit dhe "demokracinė" e Revolucionit tė Nanos.

    Le ti hedhim njė sy vetė historiografisė sė regjimit komunist, pėr tė parė nga afėr disa momente pikante tė ngjashmėrisė siameze nė organizimin, zhvillimin dhe pėrfundimin e Dy Revolucioneve (anti)Demokratike tė Qershorit 24 dhe Qershorit 97.

    "Nga fundi i vitit 1920 e deri nė pranverė tė vitit 1924, njė luftė gjithnjė e mė e ashpėr midis tė djathtės reaksionare qė synonte tė ruante privilegjet e vjetra nė njė Shqipėri nė thelb feudale dhe krahut pėrparimtar, qė ishte pėr reforma qė duhej ta vinin vendin nė rrugėn e pėrparimit e tė zhvillimit demokratik. Kjo luftė fillimisht u zhvillua nė kuadrin e sistemit parlamentar.(Kujto luftėn parlamentare tė PS-sė qė nga 26 maji 96 e deri mė 29 qershor 97-A.Ē ).

    Nė gjysmėn e dytė tė prillit, nė vargun e gjatė tė krimeve tė tij (tė Zogut -A.Ē) ai shtoi vrasjen nė Tiranė tė Avni Rustemit, udhėheqėsit tė dashur e tė nderuar tė organizatės "Bashkimi" qė grumbullonte elementėt mė tė pėrparuar tė intelektualėve tė rinj". (Nė shkurt tė 97 u vra Artur Rustemi nė rrethana tė dyshimta. Varrimin e tij opozita e ktheu nė njė kopje tė varrimit tė Avni Rustemit. Opozita akuzoi Berishėn dhe mori pjesė nė varrim. Fotot e kėtij kortezhi botohen edhe sot e kėsaj dite nga shtypi i majtė kur ėshtė fjala pėr tė akuzuar PD-A.Ē ).

    Si hap i parė, gjithė forcat e opozitės u larguan nga kryeqyteti nė shenjė proteste dhe u grumbulluan nė Vlorėn e epopesė sė dyfishtė.. Vetė ceremonia e varrimit tė heroit martir, ku mijėra vetė erdhėn pėr tė marrė pjesė nga tė katėr anėt e vendit, u shndėrrua nė njė manifestim madhėshtor politik, qė paralajmėronte qartė shpėrthimin e afėrt revolucionar.

    Nė fillim tė majit, gjithė deputetėt e opozitės nė parlament i dėrguan nga Vlora njė ultimatum Kėshillit tė lartė nė Tiranė (qė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit) duke i kėrkuar qė tė shkarkonte pa vonesė qeverinė qė zotėrohej nga kamarilja zogiste.

    (Vini re: Nė Ultimatumin e Komitetit Kombėtar tė Shpėtimit Publik, datė 17 mars 97 nė pikėn 3 lėshohej pothuajse i njėti ultimatum; "K.K.SH.P kėrkon prerazi dorėheqjen e menjėhershme dhe pa kushte tė Sali Berishės, deri me datė 20 mars 1997"-A.Ē ).

    Qeveria u pėrgjigj duke marrė masa raprezalje kundėr deputetėve "rrebelė", gjė qė i dha shkas organizatės "Bashkimi" tė bėnte menjėherė thirrje pėr t’u hedhur nė kryengritje me armė."

    (Vini re. Parlamenti shqiptar nė mars 97 vendosi gjendjen e jashtėzakonshme, e cila u cilėsua si masė represive, si raprezalje kunder "rebelėve". Madje zoti Vranicki i kėrkoi Presidentit Berisha 48 orė afat pėr tė shtyrė veprimet e policisė nė shtypjen e revolucionit. Organizata politike "Forumi pėr Demokraci", ku bėnin pjesė drejtues tė PS-sė, PSD-sė, PAD-sė dhe disa ish-viktima tė regjimit komunist qė u pėrdorėn si karrem pėr publikun e huaj dhe si justifikim pėr t’i dhėnė ngjyrėn e njė proteste mbarėpopullore revolucionit antidemokratik, nuk ka asnjė dallim nga organizata majtiste "Bashkimi", e cila ishte bėrthama e revolucionit tė Nolit. Ky forum bėri thirrje nė Vlorė "O djem rrėmbeni armėt, ja vdekje ja liri!". )

    "...Nė jug rreth 12 mijė fshatarė rrokėn armėt pėr tė goditur forcat e qeverisė. Njė Komitet Administrativ u formua nė Vlorė nėn kryesinė e Fan Nolit pėr drejtimin e pėrgjithshėm tė kryengritjes. Reaksioni ndėrkombėtar bėri njė pėrpjekje tė fundit pėr t’i ardhur nė ndihmė qeverisė kur ministri anglez Aires, duke kryer njė ndėrhyrje brutale nė punėt e brendshme tė vendit propozoi "pajtimin e tė dyja palėve nė konflikt", por as kjo nuk qe nė gjendje tė ndalonte fitoren e shpejtė tė Revolucionit demokratik"

    (Vini re; fshatarėt armatosen nė ’97 nga hapja e depove nė Vlorė prej disa guerrilasve dhe ish-oficerėve. Populli armatoset dhe nxitet nė kryengritje tė pėrgjakshme kundėr shtetit. Vriten funksionarė tė shtetit dhe digjen tė gjallė dhe masakrohen disa oficerė tė shėrbimit sekret. Tė gjitha forcat qeveritare cilėsoheshin si "serb" qė s’dinin shqip apo si "tė palarė". U ngrit Komiteti i Shpėtimit Publik, nė krye tė tė cilit ishte A.Shyti por qė pas tij ishin Sabit Brokaj, Neritan Ceka, Skėnder Gjinushi, Fatos Nano, Rexhep Mejdani etj. Lidhur me "ndėrhyrjen ndėrkombėtare", kujtojmė paralelisht ndėrhyrjen e Vranickit, i cili u bėri thirrje tė dyja palėve pėr "dialog".-A.Ē ).

    "Mė 16 Qershor u formua Qeveria Demokratike Revolucionare me Fan Nolin nė krye. Ishte padyshim mė e majta ndėr tė gjitha qeveritė qė kishin ardhur nė fuqi nė Shqipėri qysh se kjo fitoi pavarėsinė".(Citime nga; "Demokracia e Rrethuar"-A.Puto, fq 7-9 ).

    Lidhur me njohjen e qeverisė sė Nolit, rikujtojmė se atė pėrveē Rusisė dhe Greqisė nuk e pranoi askush. Britania e Madhe si edhe SHBA e shumė shtete tė tjera demokratike tė perėndimit, nuk pranuan tė njohin qeverinė e Nolit, e cila ishte rezultat i njė revolucioni bolshevik tė armatosur.

    Pėrfaqėsuesi Britanik i kthente kėtė pėrgjigje qeverisė sė asaj kohe lidhur me kėrkesėn qė kjo e fundit kishte paraqitur pėr njohje.

    "Guverna Britanike ka si princip tė mos njohė menjėherė guvernat qė vijnė nė fuqi me violencė dhe fjalėt tona nuk e ndėrrojnė dot kėtė princip. Qeveria e tanishme shqiptare ka ardhur nė fuqi me forcė" (A.Q.Sh,fondi 251)

    Pėrkundrazi, Rusia gjeti njė ishull mjaft interesant tek Shqipėria e Nolit, dhe nxitoi ta pėrfshinte nė gjirin e interesave tė saj kėtė vend pėrmes njohjes pa kushte tė qeverisė revolucionare.

    M. Litvinov, zėvendėskomisar pėr punėt e jashtė tė Rusisė, nė njė notė dėrguar qeverisė sė Nolit shkruante;

    "Qeveria e Republikės Ruse, e shtyrė nga dėshira pėr tė vendosur marrėdhėnie normale e miqėsore me tė gjithė popujt qė nuk kanė lakmi imperialiste, duke pėrgėzuar popullin shqiptar pėr luftėn e tij tė guximshme pėr pavarėsinė e tij tė plotė, mendon se ka ardhur koha pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike midis popujve rus e shqiptar, gjė qė do tė lejonte tė zgjidheshin tė gjitha ēėshtjet me karakter politik qė ekzistojnė midis dy popujve" (A.Q.SH,fondi 251,d.19

    Noli dhe grupi i deputetėve opozitarė tė majtė, kishin kėrkuar me kohė nė parlamentin shqiptar njė minut zi pėr vdekjen e Leninit. Lidhjet shpirtėrore dhe ideologjike me Rusinė tė grupit tė deputetėve qė i stacionuan nė Vlorė pėr tė udhėhequr "Revolucionin Demokratik", ishin tė qarta dhe ato vazhduan edhe mė pas dėshtimit tė kėtij revolucioni. Shtypi i kohės e quante Fan Nolin "Peshkopi i Kuq".

    Revolucioni i Qershorit i udhėhequr nga Fan Noli sipas historiografisė komuniste ėshtė i "rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Qeveria e dalė prej tij pėrbėn njė nga shfaqjet mė interesante tė demokracisė shqiptare" (A.Puto, po aty.fq.255).

    Qeveria e Fatos Nanos, e cila doli nga Revolucioni i vitit 97, ėshtė njė qeveri revolucionare, pavarėsisht petkut "demokratik" qė nxituan ti veshin mbėshtetėsit e Internacionales Komuniste sot. Vetė rezultatet e mėvonshme tė kėsaj qeverie, qė vazhdojnė edhe sot, tregojnė qartė pėr filozofinė revolucionare mbi tė cilat mbėshtetet. Qėndrimi ndaj opozitės, tė cilėn e konsideron dhe sillet ndaj saj si ndaj njė pushtuesi, tregojnė se Revolucioni i 97-ės, synonte eleminimin e kėsaj opozite. Akoma edhe sot punohet nė kėtė drejtim. Dahrendorf ka bėrė njė vlerėsim mjaft tė drejtė lidhur me dallimin midis Revolucionit dhe Luftės. "Lufta dallon nga revolucioni se ajo mbaron njė ditė, kurse Revolucioni vazhdon edhe pas mbarimit tė Luftės". Nė kapitujt e tjerė ne do tė trajtojmė faktet e shumta tė prodhimeve revolucionare tė koalicionit tė majtė qė erdhi nė pushtet nė Qershor 97.

    Se sa "demokratik" ishte revolucioni i Qershorit 24, e tregon vetė autori i tij, Fan Noli, i cili pas dėshtimit tė revolucionit, filloi tė publikonte nė shtypin e kohės defektet e tij politike, ndėrkohė qė ishte njė mjeshtėr i artit.

    Nė njė intervistė pėr gazetėn greke "Eleftheron Vima", tetor ’24, Noli e ka cilėsuar "revolucionin demokratik" si njė "coup d’etat" politik bashkė me njė "pronunciamento" ushtarake".

    Pra, Revolucioni i Qershorit 24 ishte njė revolucion bolshevik, i cili pėr fat tė mirė nuk u njoh nga qeveritė demokratike perendimore tė kohės, ashtu siē ishte njė revolucion bolshevik Revolucioni i 97-ės nė Shqipėri, qė pėr fat tė keq u gėlltit nga shumė kancelari.

    Rexhep Qosja,njė ideolog i majtė, e cilėson revolucionin e marsit ’97, si "revolucion demokratik tė vonuar", pikėrisht duke u mbėshtetur nė konceptet e tij pėr revolucionin e Nolit, tė cilin e ka cilėsuar si "Moisi modern".

    Ardhjen me armė nė pushtet e ka pranuar edhe Pandeli majko, ish-Kryeministėr socialist i koalicionit tė Qershorit 97, i cili ka deklaruar se "Ne e kemi pėrzėnė Berishėn me armė nga pushteti apo si i themi ne me kallashnikov".

    Perikli Teta, eksponent i rėndėsishėm i koalicionit tė sotėm, ish-ministėr i brendshėm, ka deklaruar gjithashtu se "PS, pra, gjithė koalicioni i majtė, ka ardhur nė pushtet me grykėn e pushkės".

    Pėr tė krijuar analogjinė midis rebelimit tė qershorit ’24 dhe mars-qershorit ’97, na ndihmon edhe gazetarja Marita Vihervuori e APA, e cila nė njė artikull analitik pėr ngjarjet nė Shqipėri thekson se ajo qė ndodhi ishte njė "Coup d’Etat i oficerėve, ose ē’mund tė jetė tjetėr kur oficerėt ia lėnė kazermat nė dorė rebelėve?".

    Kėto dy revolucione kanė qenė dhe mbeten fatkeqėsi historike pėr shqiptarėt, sepse tė dyja kanė vonuar kėtė komb nė prosperim demokratik dhe kanė shėrbyer si pika mbėshtetje pėr mbajtjen gjallė tė frymės bolshevike nė Evropėn Juglindore. Kėto revolucione mbeten tė dėmshme ende nė histori edhe pėr faktin se njė pjesė e indoktrinuar e historiografisė shqiptare, vazhdon ti konsiderojė si "demokratike", duke dėmtuar rėndė botkuptimin e bashkėkohėsve shqiptarė pėr demokracinė. Natyrisht qė kjo ėshtė rrjedhojė e konceptit leninist pėr "Demokracinė Proletare" dhe "Revolucionet e Diktaturės sė Proletariatit" qė kanė sot shumė historianė dhe politikanė qė kanė uzurpuar Akademinė e Shkencave dhe institucione tė tjera shkencore dhe riprodhojnė nė libra me kopertina moderne tė njėjtat argumenta dhe koncepte marksiste qė kanė prodhuar gjatė 50 viteve.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    ashtu asht asni her nuk ka qon nen juridiksioni e kishes shqiptare, gjithmon prifterijt e ati manastiri kan qon bullgar. duket se as nuk ja ke iden se cka ishte biles as ku asht shen naumi. si dikur ni patriot i joti ktu thoshte me te madhe se si zogu shiti QYTETIN e Shen Naumit lol

    mos u kap si i mytmi mas fijeve tkashtes


    shyqyr tkemi ty qe i ke vu gjoksin serbve e ke me na shpetu.


    tashi per at pjesen ne bold kishe dicka per me than perveq akuzave ndaj meje per tradhti te larte kombtare.
    Shiko , shiko paske dhe ca ide interesante ti ! Me nje fjale tani qe Kishen Ortodokse e sherben Janullatosi qe eshte prift grek , i bie qe greku na dashka edhe Tiranen ! Bravooooo , duartrokitje ...!

    Ka thon i vjetri qe krimi te con ne nje krim tjeter nuk ke shpetim ....! Per te justifiku tradhetine na qeke gati qe ne gjurme te Salep Mbretucit te na shesesh gjithe Shqiperine ......!!!!!! Po ja me per keto lloj patriotesh kemi nevoje .... Do te ishim ne Europe tani , si nje pjese e shtetit Grek !

    Ja dhe zgjidhja ...se shume po vujm per votimin e tre ligjeve per me u fut ! Ja me ku qenka zgjidhja ....! Rrofsh ...shko thuja dhe Salevicit se shume po vu per t'na fut ne Evrope ....!

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Shiko , shiko paske dhe ca ide interesante ti ! Me nje fjale tani qe Kishen Ortodokse e sherben Janullatosi qe eshte prift grek , i bie qe greku na dashka edhe Tiranen ! Bravooooo , duartrokitje ...!

    Ka thon i vjetri qe krimi te con ne nje krim tjeter nuk ke shpetim ....! Per te justifiku tradhetine na qeke gati qe ne gjurme te Salep Mbretucit te na shesesh gjithe Shqiperine ......!!!!!! Po ja me per keto lloj patriotesh kemi nevoje .... Do te ishim ne Europe tani , si nje pjese e shtetit Grek !

    Ja dhe zgjidhja ...se shume po vujm per votimin e tre ligjeve per me u fut ! Ja me ku qenka zgjidhja ....! Rrofsh ...shko thuja dhe Salevicit se shume po vu per t'na fut ne Evrope ....!
    pordh me rigon derr derr si per her

    urime per zevendsimin e denje qe po i ban brarit ne ket forum. kaq e paten dhe replikat e mija me ty.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  10. #180
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    pordh me rigon derr derr si per her

    urime per zevendsimin e denje qe po i ban brarit ne ket forum. kaq e paten dhe replikat e mija me ty.
    Ej te te them nji te forte qe kam kuptu , se ma kujtove me ket Brarin ! Kam kuptu se Brari ishte ai Edison Ypi ! E kam gjet nga nji artikull i tij ku thoshte mo ta mo fjalet qe Brari thoshte ketu ne forum ! Edhe ne stil edhe ne diksion edhe fjale per fjale .......... Osht interesante .....

    Hajt shnet dhe gjithe te mirat , se do bojme edhe ca pune .... se punet e notes jane gazi i dites ....Ha....ha....ha...

Faqja 18 prej 31 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •