Close
Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #181
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    more violo.. ky Zogu nuk na paska qene edhe aq budalla, me nje manastir kreu punen me serbin. Ne tani ne Kosove te tera manastiret e kishat i kemi vure nen juridiksion te serbise, as edhe nje nuk e kemi ndalur per vete per kujtim te te kaluares para turqve.. dhe prap nuk ngopet serbia, deshiron veriun ne teresi per fillim i eshte shtuar oreksi.. e pastaj do shohim ēfare do kerkoje akoma..
    Ka ngrehur kemben zvarre zogolli, nipat e kane perterir e tejkaluar larg..
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #182
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Problemi juaj, dhe kur them ty kam parasysh si hapesin e temes si te gjithe ata qe kane shkruajtur kunder figures se Mbretit Zog ne kete teme, eshte injoranca. Injoranca juaj ka dy fytyra. Fytyra e pare eshte fytyra e trasheguar e propagandes komuniste qe Enver Hoxha ua nguliti mire ne tru qe femije dhe te cilen ju e recitoni sot shume bukur, edhe pse komunizmi e Hoxha kane dekada qe kane vdekur. Fytyra e dyte qe e shfaqni akoma me hapur, eshte SE SA PAK E NJIHNI JU FIGUREN DHE JETEN E MBRETIT ZOG. Dhe eshte e vetmia figure e historise shqiptare ne keto 100 vjetet e fundit, per te cilin kane shkruar me shume te huajt se sa historianet shqiptare.

    Mbreti Zog iu shmang luftes? Mbreti Zog e filloi luften ne krye te trupave te zones se tij qe kur ishte femije. Shkolla qe kish bere ne Stamboll ishte shkolle ushtarake. Ishte ai i vetmi qe cau bllokaden e forcave italiane qe i prene rrugen kur ky u nis pas Kongresit te Lushnjes per te krijuar qeverine e dale nga ai kongres ne Tirane. Ishte ai qe e beri Tiranen kryeqytet, qytet qe ne te cilin ti banon sot, pasi deri ne 1920 ishte Durresi qendra e qeverise se atij vendi. Mjaftonte qe Mbreti Zog te hapte gojen dhe gjithe popullata shqiptare do e priste pushtuesin me lufte.

    Largimi i Mbretit Zog nga froni dhe nga Shqiperia ne 1939 ishte akti me i larte i atdhedashurise se nje lideri te nje shteti. Ai hoqi dore nga Froni i tij pasi nuk deshironte te behej vegel e pushtuesit italian. Ai hoqi dore nga nderi i tij, duke mos e pritur pushtuesin me lufte, pasi e kish te qarte qe "nderi" i tij do ti kushtonte shqiptareve ne mijera jete e tonelata gjak te derdhur kot. Ai u largua edhe per ti kursyer Shqiperise nje lufte civile: pushtuesin italian nuk e mbeshtesnin vetem tanket, anijet e aeroplanet, e mbeshtesnin edhe gjithe opozita politike e Ahmet Zogut dhe pjesa derrmuese e komunitetit katolik ne vend.

    Tradhetia e Mbretit Zog do te dukej vetem nese ai do te zgjidhte te qendronte te rrinte ne Shqiperi e te behej vegel e rregjimit fashist qe u instalua ne vend.

    Albo
    Perpara se te pergjigjem Albo, ju uroj per pamjen e re te forumit,...nje ndryshim ne te mire te aparences se tij...
    ndersa persa i perket brendise,gelon ne percartje, fyerje,..etj. dhe pak shume pak racionalitet..edhe ti si administrator duhet te japesh shembullin tend personal,...qe fatkeqesisht shume here e shkel me fyerje jo te renda...dakord.. por gjithsesi fyerje mbeten...
    kjo eshte e qarte edhe ne postimin e siperm..megjithate gjithkush "do jape llogari vetem per veten" apo jo??
    Duke vazhduar me sqarimin, po te them se nuk duhet te abuzosh duke permendur Enver Hoxhen dhe regjimim komunist, si mjet per te vertetuar se nuk kam te drejte... Kjo sepse si regjimi i Enver Hoxhes ashtu edhe "demokracia" perendimore bejne pjese ne te njejtin sistem te iluminato-masoneve, me qellim largimin e njeriut nga Zoti... dhe kemi 20 vjet qe po e shohim edhe kete "demokracine", se cfare po na sjell..., po liria u arrit dhe ja kemi borxh vetem Zotit tone Jisu Krisht dhe askerrkujt tjeter..
    prandaj mos abuzo me regjimet kur gjykon historine...
    Per faktin e mbrojtjes se atdheut...Eshte pak e diskutueshme kjo edhe ne Kishen Orthodhokse, por mbisundon mendimi se atdheu duhet mbrojtur me arme, nese sulmohet, dhe lufta mbrojtese justifikohet..
    Dhe aq me teper nje udheheqesi, nuk mund t`i falet qe t`ja mbathe dhe te lere atdheun ne duart e fashisteve..., duke dhene shembullin e vet se cfare duhet te benim ne te gjithe,,pra, t`i nenshtroheshim fashisteve...ti ben sofizma Albo, kur thua se gjoja ky iku per te mos u bere "vegel", qesharake kjo, sepse ky si vegel e Jugosllavise erdhi ne pushtet, ..pra ka qene me kohe vegel dhe shume e bundur bile,...e te gjitheve dhe ne fund e Italise..fashiste...
    une thjesht kam krahasuar himnin e flamurit me veprimin e ti dha asgje tjeter...une nuk jam fanatik i cdo lloj skeme...une mund edhe ta justifikoj veprimin e tij, por jo me aresyetimet e tua dhe me hipokrizine e pergjithshme, por duke dale hapur dhe duke thene aresyet se pse,..atehere , dakor jam, le te hiqet strofa e himnit qe kam cituar dhe le te vihet kjo:

    "Se Zoti vete tha me goje,
    se kombe shuhen permbi dhe,
    por Shqiperia do te rroje,
    per te, per te, luftojme ne"

    Pse nuk vihet kjo strofe, e ke pyetur ndonjehere veten,....kjo ka qene pjese e himnit te Asdrenit dhe me pas eshte hequr...
    mos u maskoni pra pas folklorizmave dhe teorive pseudopatriotike boshe,...pr e thoni te verteten ashtu sic eshte...
    aresyetimin tend Albo pse nuk marrin persiper ta bejne edhe politikanet shqiptare, madje as PLL nuk e ka shpallur zyrtarisht, sic po e shpall ti,....ti nxjerr nje deduksion, per te cilin do te isha dakord,..por jo duke bere hipokrizi,..polikanesh dhe forumesh....
    si perfundim po e perseris, se duke e marre ne konsiderate idene tende, te zevendesohen strofat e mesiperme,..ose se paku te jene te dyja..., perndryshe ketu ka vetem hipokrizi dhe mosbesim..
    zogu nuk perfaqeson unitetin e kombit...
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #183
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ishte ai qe e beri Tiranen kryeqytet, qytet qe ne te cilin ti banon sot, pasi deri ne 1920 ishte Durresi qendra e qeverise se atij vendi.
    Ketu po me ben te qesh dhe me kujton disa komuniste te thekur, qe ne vitet 1991-1992, me thoshin: " ty shkollen e larte ta ka dhene partia"...
    ca thu mer Albo, Tirana u shpall kryeqytet ne Kongresin e Lushnjes dhe mund te ishte shpallur edhe Korca, Shkodra, etj...., une nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit ndaj "figurave", qe me shkruan keto gjera pa kuptim,...
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    Revolucioni i Qershorit ‘24 si Revolucioni i Qershorit ‘97

    Arben Ēejku



    Revolucioni i Nolit (Qershor 24 dhe Revolucioni Nanos Qershor 97) do tė hyjnė nė histori si revolucionet e 2N-ve, tė cilėt janė shembulli tipik i Demokracisė sė Imponuar. Ndonėse tė zhvilluar nė kohė tė ndryshme, ata ngjasojnė shumė me njėri-tjetrin aq sa mund tė mendohet se skenari ėshtė i njėjtė dhe vetėm kanė ndryshuar aktorėt. Njohja ndėrkombėtare qė iu bė Revolucionit tė 29 Qershorit 97 nėpėrmjet gjysmėlegjitimimit tė parlamentit neobolshevik, nuk i heq atij asnjė vlerėsim tė ngjashėm qė pati Revolucioni i Qershorit 24, qeverinė e tė cilit pėrveē Greqisė dhe Rusisė nuk e njohu askush. Historia gjakftohtė nesėr, duke i parė kėto zhvillime nė planin e vlerave dhe parimeve tė liberaldemokracisė, do tė dijė tė dallojė fare mirė "demokracinė" e revolucionit tė Nolit dhe "demokracinė" e Revolucionit tė Nanos.

    Le ti hedhim njė sy vetė historiografisė sė regjimit komunist, pėr tė parė nga afėr disa momente pikante tė ngjashmėrisė siameze nė organizimin, zhvillimin dhe pėrfundimin e Dy Revolucioneve (anti)Demokratike tė Qershorit 24 dhe Qershorit 97.

    "Nga fundi i vitit 1920 e deri nė pranverė tė vitit 1924, njė luftė gjithnjė e mė e ashpėr midis tė djathtės reaksionare qė synonte tė ruante privilegjet e vjetra nė njė Shqipėri nė thelb feudale dhe krahut pėrparimtar, qė ishte pėr reforma qė duhej ta vinin vendin nė rrugėn e pėrparimit e tė zhvillimit demokratik. Kjo luftė fillimisht u zhvillua nė kuadrin e sistemit parlamentar.(Kujto luftėn parlamentare tė PS-sė qė nga 26 maji 96 e deri mė 29 qershor 97-A.Ē ).

    Nė gjysmėn e dytė tė prillit, nė vargun e gjatė tė krimeve tė tij (tė Zogut -A.Ē) ai shtoi vrasjen nė Tiranė tė Avni Rustemit, udhėheqėsit tė dashur e tė nderuar tė organizatės "Bashkimi" qė grumbullonte elementėt mė tė pėrparuar tė intelektualėve tė rinj". (Nė shkurt tė 97 u vra Artur Rustemi nė rrethana tė dyshimta. Varrimin e tij opozita e ktheu nė njė kopje tė varrimit tė Avni Rustemit. Opozita akuzoi Berishėn dhe mori pjesė nė varrim. Fotot e kėtij kortezhi botohen edhe sot e kėsaj dite nga shtypi i majtė kur ėshtė fjala pėr tė akuzuar PD-A.Ē ).

    Si hap i parė, gjithė forcat e opozitės u larguan nga kryeqyteti nė shenjė proteste dhe u grumbulluan nė Vlorėn e epopesė sė dyfishtė.. Vetė ceremonia e varrimit tė heroit martir, ku mijėra vetė erdhėn pėr tė marrė pjesė nga tė katėr anėt e vendit, u shndėrrua nė njė manifestim madhėshtor politik, qė paralajmėronte qartė shpėrthimin e afėrt revolucionar.

    Nė fillim tė majit, gjithė deputetėt e opozitės nė parlament i dėrguan nga Vlora njė ultimatum Kėshillit tė lartė nė Tiranė (qė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit) duke i kėrkuar qė tė shkarkonte pa vonesė qeverinė qė zotėrohej nga kamarilja zogiste.

    (Vini re: Nė Ultimatumin e Komitetit Kombėtar tė Shpėtimit Publik, datė 17 mars 97 nė pikėn 3 lėshohej pothuajse i njėti ultimatum; "K.K.SH.P kėrkon prerazi dorėheqjen e menjėhershme dhe pa kushte tė Sali Berishės, deri me datė 20 mars 1997"-A.Ē ).

    Qeveria u pėrgjigj duke marrė masa raprezalje kundėr deputetėve "rrebelė", gjė qė i dha shkas organizatės "Bashkimi" tė bėnte menjėherė thirrje pėr t’u hedhur nė kryengritje me armė."

    (Vini re. Parlamenti shqiptar nė mars 97 vendosi gjendjen e jashtėzakonshme, e cila u cilėsua si masė represive, si raprezalje kunder "rebelėve". Madje zoti Vranicki i kėrkoi Presidentit Berisha 48 orė afat pėr tė shtyrė veprimet e policisė nė shtypjen e revolucionit. Organizata politike "Forumi pėr Demokraci", ku bėnin pjesė drejtues tė PS-sė, PSD-sė, PAD-sė dhe disa ish-viktima tė regjimit komunist qė u pėrdorėn si karrem pėr publikun e huaj dhe si justifikim pėr t’i dhėnė ngjyrėn e njė proteste mbarėpopullore revolucionit antidemokratik, nuk ka asnjė dallim nga organizata majtiste "Bashkimi", e cila ishte bėrthama e revolucionit tė Nolit. Ky forum bėri thirrje nė Vlorė "O djem rrėmbeni armėt, ja vdekje ja liri!". )

    "...Nė jug rreth 12 mijė fshatarė rrokėn armėt pėr tė goditur forcat e qeverisė. Njė Komitet Administrativ u formua nė Vlorė nėn kryesinė e Fan Nolit pėr drejtimin e pėrgjithshėm tė kryengritjes. Reaksioni ndėrkombėtar bėri njė pėrpjekje tė fundit pėr t’i ardhur nė ndihmė qeverisė kur ministri anglez Aires, duke kryer njė ndėrhyrje brutale nė punėt e brendshme tė vendit propozoi "pajtimin e tė dyja palėve nė konflikt", por as kjo nuk qe nė gjendje tė ndalonte fitoren e shpejtė tė Revolucionit demokratik"

    (Vini re; fshatarėt armatosen nė ’97 nga hapja e depove nė Vlorė prej disa guerrilasve dhe ish-oficerėve. Populli armatoset dhe nxitet nė kryengritje tė pėrgjakshme kundėr shtetit. Vriten funksionarė tė shtetit dhe digjen tė gjallė dhe masakrohen disa oficerė tė shėrbimit sekret. Tė gjitha forcat qeveritare cilėsoheshin si "serb" qė s’dinin shqip apo si "tė palarė". U ngrit Komiteti i Shpėtimit Publik, nė krye tė tė cilit ishte A.Shyti por qė pas tij ishin Sabit Brokaj, Neritan Ceka, Skėnder Gjinushi, Fatos Nano, Rexhep Mejdani etj. Lidhur me "ndėrhyrjen ndėrkombėtare", kujtojmė paralelisht ndėrhyrjen e Vranickit, i cili u bėri thirrje tė dyja palėve pėr "dialog".-A.Ē ).

    "Mė 16 Qershor u formua Qeveria Demokratike Revolucionare me Fan Nolin nė krye. Ishte padyshim mė e majta ndėr tė gjitha qeveritė qė kishin ardhur nė fuqi nė Shqipėri qysh se kjo fitoi pavarėsinė".(Citime nga; "Demokracia e Rrethuar"-A.Puto, fq 7-9 ).

    Lidhur me njohjen e qeverisė sė Nolit, rikujtojmė se atė pėrveē Rusisė dhe Greqisė nuk e pranoi askush. Britania e Madhe si edhe SHBA e shumė shtete tė tjera demokratike tė perėndimit, nuk pranuan tė njohin qeverinė e Nolit, e cila ishte rezultat i njė revolucioni bolshevik tė armatosur.

    Pėrfaqėsuesi Britanik i kthente kėtė pėrgjigje qeverisė sė asaj kohe lidhur me kėrkesėn qė kjo e fundit kishte paraqitur pėr njohje.

    "Guverna Britanike ka si princip tė mos njohė menjėherė guvernat qė vijnė nė fuqi me violencė dhe fjalėt tona nuk e ndėrrojnė dot kėtė princip. Qeveria e tanishme shqiptare ka ardhur nė fuqi me forcė" (A.Q.Sh,fondi 251)

    Pėrkundrazi, Rusia gjeti njė ishull mjaft interesant tek Shqipėria e Nolit, dhe nxitoi ta pėrfshinte nė gjirin e interesave tė saj kėtė vend pėrmes njohjes pa kushte tė qeverisė revolucionare.

    M. Litvinov, zėvendėskomisar pėr punėt e jashtė tė Rusisė, nė njė notė dėrguar qeverisė sė Nolit shkruante;

    "Qeveria e Republikės Ruse, e shtyrė nga dėshira pėr tė vendosur marrėdhėnie normale e miqėsore me tė gjithė popujt qė nuk kanė lakmi imperialiste, duke pėrgėzuar popullin shqiptar pėr luftėn e tij tė guximshme pėr pavarėsinė e tij tė plotė, mendon se ka ardhur koha pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike midis popujve rus e shqiptar, gjė qė do tė lejonte tė zgjidheshin tė gjitha ēėshtjet me karakter politik qė ekzistojnė midis dy popujve" (A.Q.SH,fondi 251,d.19

    Noli dhe grupi i deputetėve opozitarė tė majtė, kishin kėrkuar me kohė nė parlamentin shqiptar njė minut zi pėr vdekjen e Leninit. Lidhjet shpirtėrore dhe ideologjike me Rusinė tė grupit tė deputetėve qė i stacionuan nė Vlorė pėr tė udhėhequr "Revolucionin Demokratik", ishin tė qarta dhe ato vazhduan edhe mė pas dėshtimit tė kėtij revolucioni. Shtypi i kohės e quante Fan Nolin "Peshkopi i Kuq".

    Revolucioni i Qershorit i udhėhequr nga Fan Noli sipas historiografisė komuniste ėshtė i "rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Qeveria e dalė prej tij pėrbėn njė nga shfaqjet mė interesante tė demokracisė shqiptare" (A.Puto, po aty.fq.255).

    Qeveria e Fatos Nanos, e cila doli nga Revolucioni i vitit 97, ėshtė njė qeveri revolucionare, pavarėsisht petkut "demokratik" qė nxituan ti veshin mbėshtetėsit e Internacionales Komuniste sot. Vetė rezultatet e mėvonshme tė kėsaj qeverie, qė vazhdojnė edhe sot, tregojnė qartė pėr filozofinė revolucionare mbi tė cilat mbėshtetet. Qėndrimi ndaj opozitės, tė cilėn e konsideron dhe sillet ndaj saj si ndaj njė pushtuesi, tregojnė se Revolucioni i 97-ės, synonte eleminimin e kėsaj opozite. Akoma edhe sot punohet nė kėtė drejtim. Dahrendorf ka bėrė njė vlerėsim mjaft tė drejtė lidhur me dallimin midis Revolucionit dhe Luftės. "Lufta dallon nga revolucioni se ajo mbaron njė ditė, kurse Revolucioni vazhdon edhe pas mbarimit tė Luftės". Nė kapitujt e tjerė ne do tė trajtojmė faktet e shumta tė prodhimeve revolucionare tė koalicionit tė majtė qė erdhi nė pushtet nė Qershor 97.

    Se sa "demokratik" ishte revolucioni i Qershorit 24, e tregon vetė autori i tij, Fan Noli, i cili pas dėshtimit tė revolucionit, filloi tė publikonte nė shtypin e kohės defektet e tij politike, ndėrkohė qė ishte njė mjeshtėr i artit.

    Nė njė intervistė pėr gazetėn greke "Eleftheron Vima", tetor ’24, Noli e ka cilėsuar "revolucionin demokratik" si njė "coup d’etat" politik bashkė me njė "pronunciamento" ushtarake".

    Pra, Revolucioni i Qershorit 24 ishte njė revolucion bolshevik, i cili pėr fat tė mirė nuk u njoh nga qeveritė demokratike perendimore tė kohės, ashtu siē ishte njė revolucion bolshevik Revolucioni i 97-ės nė Shqipėri, qė pėr fat tė keq u gėlltit nga shumė kancelari.

    Rexhep Qosja,njė ideolog i majtė, e cilėson revolucionin e marsit ’97, si "revolucion demokratik tė vonuar", pikėrisht duke u mbėshtetur nė konceptet e tij pėr revolucionin e Nolit, tė cilin e ka cilėsuar si "Moisi modern".

    Ardhjen me armė nė pushtet e ka pranuar edhe Pandeli majko, ish-Kryeministėr socialist i koalicionit tė Qershorit 97, i cili ka deklaruar se "Ne e kemi pėrzėnė Berishėn me armė nga pushteti apo si i themi ne me kallashnikov".

    Perikli Teta, eksponent i rėndėsishėm i koalicionit tė sotėm, ish-ministėr i brendshėm, ka deklaruar gjithashtu se "PS, pra, gjithė koalicioni i majtė, ka ardhur nė pushtet me grykėn e pushkės".

    Pėr tė krijuar analogjinė midis rebelimit tė qershorit ’24 dhe mars-qershorit ’97, na ndihmon edhe gazetarja Marita Vihervuori e APA, e cila nė njė artikull analitik pėr ngjarjet nė Shqipėri thekson se ajo qė ndodhi ishte njė "Coup d’Etat i oficerėve, ose ē’mund tė jetė tjetėr kur oficerėt ia lėnė kazermat nė dorė rebelėve?".

    Kėto dy revolucione kanė qenė dhe mbeten fatkeqėsi historike pėr shqiptarėt, sepse tė dyja kanė vonuar kėtė komb nė prosperim demokratik dhe kanė shėrbyer si pika mbėshtetje pėr mbajtjen gjallė tė frymės bolshevike nė Evropėn Juglindore. Kėto revolucione mbeten tė dėmshme ende nė histori edhe pėr faktin se njė pjesė e indoktrinuar e historiografisė shqiptare, vazhdon ti konsiderojė si "demokratike", duke dėmtuar rėndė botkuptimin e bashkėkohėsve shqiptarė pėr demokracinė. Natyrisht qė kjo ėshtė rrjedhojė e konceptit leninist pėr "Demokracinė Proletare" dhe "Revolucionet e Diktaturės sė Proletariatit" qė kanė sot shumė historianė dhe politikanė qė kanė uzurpuar Akademinė e Shkencave dhe institucione tė tjera shkencore dhe riprodhojnė nė libra me kopertina moderne tė njėjtat argumenta dhe koncepte marksiste qė kanė prodhuar gjatė 50 viteve.
    Ahahahahha
    Gazete serbe e ka shkruar kete?
    Dukesh qe je me nashken o poko po se ke te gjate as ti
    Gospodin poko velika Albania uvjek i kukavice kao ti ne ziveo
    Albania Uber Alles

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga halla mine Lexo Postimin
    more violo.. ky Zogu nuk na paska qene edhe aq budalla, me nje manastir kreu punen me serbin. Ne tani ne Kosove te tera manastiret e kishat i kemi vure nen juridiksion te serbise, as edhe nje nuk e kemi ndalur per vete per kujtim te te kaluares para turqve.. dhe prap nuk ngopet serbia, deshiron veriun ne teresi per fillim i eshte shtuar oreksi.. e pastaj do shohim ēfare do kerkoje akoma..
    Ka ngrehur kemben zvarre zogolli, nipat e kane perterir e tejkaluar larg..
    O Halle , po pse kush e beri "budalla" Zogollin ? Zogolli ka qene gje e zgjuar per vehten e tij ! Vetem se atij nuk ia ndiente per Shqiperine dhe shqiptaret te cilet i shikonte si nje ciflig personal , apo si nje toke e "xanun" , per hesap te xhepit te vet ! Keshtu qe nuk i plaste shume se dha apo leshoi interesa vendi kur e pranonin dhe furnizonin per pushtetin e tij !

    5 fronga ari , 5 fronga ... bolll ishin ! U bon gjashte neser se dolen interesa te reja ne shitje , prape mire ishte se tek xhepi shtoheshin ...... Mos lexo asnji nga keta "armiqte" e Zogollit , jo Fanol , jo Konic , jo Luigj , jo Hasan etj etj , por lexo vetem Catin Saracin , apo ate gjindarmin qe negocionte me italionet te shikosh "Profilin" e Zogollit !

    Te pakten Zogolli boni presion me iu marr ndonji lek italioneve per faljen e Shqperise , dhe ata i thane "boll ke marre" dhe u futen ushtarakisht .... Kurse keta qe kemi sot neve as nuk e kane fare menderen me bo presion , keta i falin vete cdo gje , per me marr ndonji buzeqeshje apo ndonji "bravo" per vjedhjet qe bejne dhe shitjen e interesave kombetare ! Te pakten Zogu ishte ushtar i bindur i Serbit apo Italianeve , po keta qe kemi sot nuk jane ushtare te askujt dhe jane te gjithekujt !

    Loja e vjeter antishqiptare , duke i konsideruar shqiptaret "MYslymane" , apo myslymanet "shqiptare" dhe leshimi edhe i objekteve te kultit ne territorin shqiptar si "prone" e te huajve eshte koncesioni me antikombetar ! Eshte si me thene "vija e zjarrit" te pushtuesit , apo "baza e nisjes" ne gjuhen ushtarake ! Edhe Nastradini do te dilte nga historia tregimeve popullore me "ate punen e gozhdes se vet" para ketyre historive tona !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 20-11-2012 mė 05:16

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    Citim Postuar mė parė nga Konstantin Lexo Postimin
    i beri cobanet shtet edhe prap kan fytyr ta shajn
    Ke te drejte o mik,,,shtet dhe c,fare shteti,,,,

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    o violativo
    sa nerva paske qe merresh me lloj lloj qofte-je zgare,Shqiptaret aq shume e njohin historine e tyre,sa po ti pyesesh nga ajo familjare psh,se nga vjen,nga eshte origjina jote do te thote psh:nga tirona mer jahu,ose prej duresi mer plak,etj me radhe.....pra kaq dine,po ti pyesesh me thelle se nga eshte origjina e gjyshit,do veri gishtin ne goje e do i beje llap gishtit,se nuk e di se nga e ka origjinen,......pra si perfundim,kur nuk di se nga cila b.y.t.h.e ke dale ca pret ti te diskutosh mbi traktatet e Zogollit,epo leshit,eshte njesoj si te bisedosh me MURET.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alti Elezi : 20-11-2012 mė 17:35 Arsyeja: rregullim

  8. #188
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po me zogun cfare keni?

  9. #189
    MURAT BASHA
    Ai sot u rikthye. Kurse unė ndjehem keq qė nuk do t’i them babait tim se sot do tė kthehet nė atdhe Mbreti Zog I. Nė tė vėrtetė kthehen eshtrat e Mbretit. Si mund t’i them babait se kthehen eshtrat e Mbretit, kur ai mendon tjetėr gjė…? Me peshėn e viteve, por dhe vuajtjeve mbi supe, ai tashmė ecėn bashkė me erėn pėrmbi re. Ai jeton me tė shkuarėn, ndjehet mirė mė tė. Aq mė tepėr kur historia e jetės sė tij ėshtė nė pjesėn mė tė madhe historia e eshtrave tė babait tė tij. Peng i njė amaneti, detyrim i besės. Mbajtja e fjalės. Mund tė duken tė ēuditshme kėto fjalė sot, por e tillė ėshtė historia. Ne shqiptarėt shpesh kemi qenė peng i amanetit apo besės, qė me aq art ėshtė jetėsuar te legjenda e “Kostandinit dhe Doruntinės”…. Sidoqoftė, sot Mbreti ėshtė nė atdhe, nė Shqipėri. I ri, tepėr i ri, e nisi veprimtarinė nė shėrbim tė atdheut dhe kombit. Ne sot jemi krenarė pėr tė, duke u pėrulur me nderim tė thellė para tij, pėr pėrkushtimin ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, pėr ēdo gjė qė ndėrtoi dhe realizoi nė atdhe, prej Kongresit tė Lushnjės, qė hodhi themelet e shtetit tė parė kombėtar shqiptar e deri kur mbylli sytė mė 9 prill 1961, nė Paris. Kėtij burri, por edhe shumė tė tjerėve qė luftuan, punuan dhe sakrifikuan gjithēka nė shėrbim tė atdheut dhe kombit, komunistėt i kishin ndaluar rikthimin nė atdhe edhe pas vdekjes. Makabritet qė mund ta bėjnė vetėm mendjet e sėmura. Por, tek e fundit, kjo ishte kultura e sė majtės shqiptare (vazhdon tė jetė edhe sot, me disa pėrjashtime), e mbushur me mitologji revolucionare dhe mohim i ēdo vlere qė del jashtė kontureve tė saj tė ngurta, ideologjike.
    Heshtje. Mungesė kuraje pėr tė kėrkuar falje pėr tragjedinė qė i shkaktuan njė populli. Heshtje. Mungesė kuraje pėr t’u kėrkuar falje viktimave tė pafajshme. Heshtje. Mungesė kuraje pėr tė treguar gropat nė tė cilat gjenden eshtrat e tė pushkatuarve, me dhe pa gjyq. Heshtja dhe errėsira kanė mbuluar njė kohė tė errėt, njė kohė pa kohė. Kohėn e ndalur e njė populli tė pėrshkuar dhe dėrrmuar nga dhuna e terrori, edhe pėr sa? Kemi pritur mė kot pendesėn… E kam thėnė dhe mė parė, ata qė kanė kryer krime e kanė tė vėshtirė pendesėn, sepse pendesa lidhet me madhėsinė e fajit.
    Po ndėrgjegjja? Duhet ta kesh, qė tė mund tė dėgjosh zėrin e saj. Tė ndarė mes vedi. Pse? Sepse nuk janė mbyllur “llogaritė” me tė shkuarėn. Dikur kam shkruar se nė Shqipėri lufta solli njė risi, si nė ēdo vend tjetėr lindi dualiteti ndėrmjet luftėtarit tė rezistencės dhe partizanit ose militantit partiak. Luftėtari i rezistencės vendos mbi gjithēka luftėn pėr liri, sakrificat nė mbrojtje tė atdheut, por edhe tė dinjitetit njerėzor. Kurse militanti partiak, nė momentin qė nė horizont shfaqet pushteti, bėhet i dhunshėm karshi gjithēkaje edhe kundėr luftėtarit tė rezistencės. E trishtueshme, por e vėrtetė. Historia jonė e dhimbshme flet qartė pėr kėtė fakt.
    Pikėrisht pėr tė njėjtat “arsye” pa arsye sot pėrsėri vazhdojmė tė jemi tė ndarė edhe pėrsa i pėrket vlerėsimit tė figurave historike, por nė veēanti pėr Mbretin Zog I. Nuk dua tė bėj asnjė koment apo tė jap konsiderata historike pėr veprimtarinė e tij. E kam bėrė deri sot, do ta bėj edhe nė tė ardhmen nėse hapet njė debat. Sot dua tė flas pak, por fare pak, ama, pėr veprimet apo fjalėt e njė hordhie militantėsh partiakė, “fatkeqėsisht” tė gjithė tė majtė, tė cilėt prej kohėsh kanė “zaptuar” njė pjesė tė mediave duke organizuar “debate” apo emisione me njėri-tjetrin, pa pranuar mendimin e “kundėrt” me qėllim zbardhjen (nxirjen) e tė “vėrtetave” historike. Po kėto tė “vėrteta” historike i serviren publikut tė mbuluara kryekėput nga tisi i ideologjisė, militante, partiake. Ideologji sė cilės i shėrbyen me devotshmėri deri dje dhe jo vetėm dje…
    Ndikimi i tyre, por, mbi gjithēka, llogaritė politiko-elektorale, e kanė “detyruar” edhe kryetarin e Partisė Socialiste tė rreshtohet pėrkrah militantėve partiakė. Them llogaritė politiko-elektorale, sepse specifikisht pėr kėtė rast nuk besoj te kushtrimi i tė parėve apo thirrja e gjakut. Pasi kjo do tė ishte e dyfishtė. Gjyshi i tij nga babai, i nderuari z. Vlash Rama dhe bashkėshortja e tij, punuan me ndershmėri dhe pėrkushtim pranė Mbretit Zog I dhe familjes mbretėrore shqiptare. Kjo thirrje duhet tė ishte mė e “fortė” se sa ajo “tjetra” qė vjen nga krahu i majtė, nga komunistėt dhe militantizmi, ngrehur mbi llogaritė politiko-elektorale. Ky mentalitet, kinse ose jo, tė bėn tė thuash banalitete tė tilla si ajo qė: nuk konceptohet qė njė princ tė jetė kėshilltar i Presidentit tė Republikės….?? Po pėrse jo? Nuk paska tė drejtė princ Leka II qė nė rrugėn e gjyshit, Mbretit Zog I, babait mbretit Leka I, tė japė kontributin e tij nė interes tė atdheut dhe kombit? Po ku kishte gjė mė tė bukur dhe prekėse kur njė djalė i ri (mbetur jetim, nė raport me humbjen e prindėrve) betohet para trupit tė pajetė tė babait, mbretit Leka I, se do tė ndjekė rrugėn e paraardhėsve tė tij nė shėrbim tė atdheut dhe kombit.
    Pėr tė minimizuar dasitė, por nė tė njėjtėn kohė edhe nisur rrugėn e “vėshtirė” tė pajtimit dhe bashkėpunimit nė interes tė shqiptarėve, kryetari i Partisė Socialiste duhet tė ishte prezent nė ceremonitė e rikthimit dhe rivarrimit nė atdhe tė Mbretit Zog I. Por, siē duket, thirrjet e tė parėve i dėgjon vetėm nga veshi i majtė. Kurse llogaritė politiko-elektorale e ndalojnė qė tė kryejė njė veprim dinjitoz, por qė nė fund tė fundit do kurajė dhe integritet.
    Pėrtej gjithė fjalėve apo ndodhive tė kėtyre ditėve. Njė gjė ėshtė e sigurt. Mbreti sot ėshtė nė atdhe. Po kjo nuk ėshtė e gjitha. Ai, Mbreti ynė, Zogu I, do tė jetė pranė bashkėshortes, Mbretėreshės Geraldinė. Do tė ketė pranė edhe djalin, mbretin Leka I dhe bashkėshorten e tij, mbretėreshėn Suzanė. Mė nė fund ata janė bashkė. Nuk kanė qenė kurrė tė gjithė sė bashku. Fati apo ngjarjet dhe rrethanat historike i dhanė kuptim tjetėr jetės sė tyre, por kurrė nuk ia ndryshuan drejtimin dhe pėrkushtimin, atė tė shėrbimit dhe sakrificave pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
    Ata nesėr do tė jenė pranė njėri-tjetrit. Kėtu, poshtė, nė tokėn shqiptare. Nė tokėn ku patėn kujtimet mė tė bukura, edhe pse…, por gjithēka mund tė duket magjike nėse e sheh nga njė kėndvėshtrim i veēantė. Dashuria pėr vendin bėn tė harrosh gjithēka jo tė mirė qė tė ka ndodhur nė atdhe.
    Ata, sė bashku, do tė jenė pėr brezat e ardhshėm tė shqiptarėve njė dėshmi historike, shembull sakrifice dhe vetėmohimi, por, mbi gjithēka, njė poemė dashurie sublime pėr njėri-tjetrin dhe nė veēanti pėr atdhe dhe komb.
    Ne jemi sot kėtu pėr t’i nderuar, por edhe falėnderuar pėr veprėn e tyre. Ata u pėrpoqėn shumė qė ne tė ėndėrronim pėr lirinė, por edhe tė bindeshim pėr tė lėvizur drejt shpresės, tė luftonim pėr tė. Por ata, para se tė jenė mbretėr dhe mbretėresha, janė njė familje. Familje shqiptare. Njė familje qė ka gjithė tė drejtėn e Zotit tė prehet nė tokėn amtare. Megjithatė, ata janė familja mbretėrore shqiptare. Simbol i madh. Simbolet e mėdha janė pėrherė edhe shėnjestra tė mėdha tė armiqve dhe kundėrshtarėve. Por, tek e fundit, e rėndėsishme ėshtė qė ata sė fundi janė me ne. Jo mė tė ndarė, por tė gjithė bashkė. Ēfarė mrekullie! Bashkė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 20-11-2012 mė 18:27
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #190
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga Prudence Lexo Postimin
    Po floririn sikur e mori thone....apo llafe thuaj....
    floririn e perdori Enveri per bunkera dhe per familjen e vet 45 vjet rresht. Nje pjese te floririt mbi 4000 kilograme e luajti bixhoz Ramiz Alia ne bursen nderkombetare dhe humbi.Thone qe Zogu mori 178 kilogram dhe me to mbajti per aq kohe sa mundi familjen dhe qeverine ne mergim. Tani si me shkolle qe jeni thirini pak mendjes se eshte turp te vazhdosh sot te besosh propaganden enveriste.

Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •