Me qėllim qė ta rrisė numrin e fėmijėve, kryetari Komunės sė Novacit, Lazar Kotevski me harxhime tė komunės i dėrgon beqarėt drejt Shqipėrisė qė tė gjejnė nuse. Madje, pėrveē shpenzimeve tė rrugės, Komuna i mbulon edhe harxhimet e kurorėzimit, pagesėn e priftin dhe komplet dasmėn. Komuna tashmė ka pėrgatitur listėn e 100 beqarėve maqedonas qė pritet tė gjejnė dhe martohen me vajza shqiptare, kryesisht tė fesė katolike
Shkup, 16 nėntor - Kryetari i Komunės sė Novacit tė Manastirit, Lazar Kotevski ėshtė i vetmi qė po zbaton apelin e kryeministrit Nikolla Gruveski qė gratė maqedonase tė lindin mė shumė fėmijė me qėllim tė rritjes sė natalitetit. Me para nga buxheti i Komunės, kryetari Kotevski inkurajon beqarėt e kėsaj komune tė martohet sa ma shpejtė. Megjithatė, apeli i tij siē kanė raportuar mediat lokale nė Manastir, ka njė porosi mė tė thellė: vajzat tė jenė nga Shqipėria dhe jo nga Maqedonia! Me qėllim qė ta rrisė numrin e fėmijėve, Kotevski madje me financa tė komunės i dėrgon beqarėt drejt Shqipėrisė qė tė gjejnė nuse. Pėrveē qė komuna u mbulon tė gjitha shpenzimet e martesės, gjithashtu nė grupe organizon takimin e nuseve tė reja tė sapo martuara nga Shqipėria nė Maqedoni, duke u shtruar drekė solemne dhe vizita falas tė muzeve dhe lokacionin arkeologjik Heraklea nė afėrsi tė Manastirit.
Nėse arrijnė tė gjejnė nuse nė Shqipėri, atėherė komuna jo vetėm qė harxhimet e rrugės, por do ti mbulojė edhe harxhimet e kurorėzimit, harxhimet e priftit pėr ceremoninė kishtare dhe nė fund - harxhimet e dasmės, thotė kreu i Komunės sė Novacit, Lazar Kotevski.
Ai ka treguar se martesa e beqarėve maqedonase me vajza nga Shqipėria ėshtė edhe Strategjia e Komunės sė Novacit, e cila siē ka thėnė Kotevski, dukshėm do tė ndikojė nė rritjen e natalitetit nė kėtė komunė, e cila ka 44 vendbanime me 3500 banore, ndėrsa brenda njė viti lindin jo mė shumė se 30 fėmijė.
Kemi tė pėrgatitur njė listė me 100 beqarė. Vajza kemi shumė pak pėr shkak se njė numėr i madh familjeve, nė mėnyrė masovike po shpėrngulen dhe vendosen nėpėr qytete. Numri i beqarėve do tė ishte shumė mė i madh, por falė Shqipėrisė, vetėm kėtė vit kemi 30 martesa tė beqarėve tanė me nuse shqiptare, thotė krenar Kotevski.
Ashtu siē kėtu ka beqarė, tek ne ka shumė vajza tė pamartuara, sepse meshkujt tanė nga fshatrat ikin pėr punė nė Itali. Nė vendbanimet e varfra rurale nuk ėshtė i vogėl numri i femrave tė pamartuara qė kanė kaluar moshėn 35-vjeē. Me tė vėrtetė jemi larg nga vendlindja, megjithatė kemi familje dhe fėmijė tanė, thotė Shpresa Mitrevska nga fshati Aglarcė, e cila vendlindje ka njė fshat malor tė Shkodrės.
Nga kėto martesa tė pėrziera, nė Komunėn e Novacit ėshtė rritur edhe numri i fėmijėve tė lindur, prandaj siē ka informuar Kotevski, Novaci me ndihmėn e Ministrisė sė Arsimit ka filluar me vendosjen e shkollave montazh nėpėr shumė fshatra tė kėsaj komune.
Komuna e Novacit ka filluar me vendosjen e shkollave montazh. Vitin e kaluar hapėm shkollėn nė fshatin Rapesh, ku mėsimin e ndjekin katėr nxėnės, ndėrsa vitin e ardhshėm shkollor do tė ketė edhe katėr nxėnės tė rinj. Nevoja pėr hapjen e shkollave montazh ka edhe pėr fshatin Tepavsce dhe Dalgobevsci, thotė Kotevski. Pikėrisht martesat me nuse nga Shqipėria qė po ndodhin kėto katėr vitet e fundit, Kotevski thotė se ėshtė rritur edhe numri nxėnėsve dhe me pėrkrahjen financiare nga Ministria e Arsimit, vitin e ardhshėm shkollor nė fshatin Dalgiobevci do tė vendosim shkollė montazh.
Dymbėdhjetė nxėnės nga fshati Dalgobevci mėsimet i vijojnė nė Komunėn e Mogillės. Dėshirojmė qė kėto fėmijė ti kthejmė dhe tė mėsojnė nė atė vend ku dhe jetojnė. Kemi leje dhe na janė ndarė mjete financiare nga Ministria e Arsimit pėr vendosjen e shkollės montazh. Kemi hapur tenderin dhe presim qė vitin e ardhshėm, dymbėdhjetė nxėnėsit mėsimet ti vijojnė nė shkollėn e re, thotė Kotevski.
Tė dhėnat statistikore tregojnė se nė Komunėn e Novacit jetojnė 0.17 pėr qind nga numri i pėrgjithshėm i banorėve nė Maqedoni. Ndėrsa nė gjithė rajonin e Pellagonisė, nga 340 vendbanime sa ka, 77 pėr qind e tė rinjve janė beqarė dhe ka numėr mė tė ulėt tė lindjeve tė fėmijėve, ndėrsa nė 9 komunat nė rajonin e Pellagonisė jetojnė banorė tė moshuar, para se gjithash nė Komunėn Novaci dhe Demir Hisar. (Z.V)
Tė parėt ishin Xhelina dhe Lubēo
Nusja e parė shqiptare nė kėtė komunė ėshtė Xhelina Mitkovska, nga Komuna e Llaēit tė Shkodrės. Para tetė vitesh, bashkėshorti i saj Lubēo Mitkovski u nis drejt Shqipėrisė nė kėrkim tė njė nuseje, pasi nė fshatin e tij tė lindjes - Rapesh, nuk kishte pranuar tė vijė pėr nuse asnjė vajzė maqedonase. E takova nė Shkodėr, u njoftuam dhe vendosėm tė martohemi me lejen e prindėrve tė saj. Ardhja e Xhelinės nė Rapesh kishte domethėnie tė madhe pėr fshatin tonė, thjesht fshati u rilind, pasi nuk kishte asnjė foshnjė, tregon Lubēo. E zgjedhura e tij, Xhelina, tregon se nė fillim, kishte hasur nė probleme tė shumta, si mosnjohja e gjuhės maqedonase dhe largėsia me vendlindjen, megjithėse tani maqedonishten e flet mė mirė se maqedonaset. Nė fillim kisha probleme dhe ishte shumė e vėshtirė, jo vetėm se pėr herė tė parė u ndava nga vendlindja dhe familja, por edhe pėr shkak tė gjuhės. Nuk mundja tė merrem vesh. Megjithatė, secila ditė qė kalonte, e harroja Shqipėrinė dhe mėsoja fjalė tė reja. Tani kuptoj, flas dhe shkruaj nė maqedonisht. Falė Zotit, me Lubēon i kemi edhe katėr fėmijė - djem, tė cilėt ja arritėn tė ndjekin shkollėn, tregon Xhelina.
Krijoni Kontakt