Kosova me Shqiperine do bashkohen kur sidomos Shqiperia te jete shtet i forte me qeveritare qe e duan si syte vendin e tyre, kur ky shtet te jete i forte ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht.
Sot nuk mund te flitet per bashkim , biles mua me duket se gjendja si ne Kosove dhe ne Shqiperi eshte me e rrezikshme se kurre, ne njeren ane Serbia ne veri te Kosoves dhe ne anen tjeter Greqia ne jug te Shqiperise po luftojne fort per ta tkurr edhe njehere kete vend te pafat.
Me keto lloj politikanesh qe udheheqin Shqiperine ku greku hyn ne territorin shqiptar sikur eshte ne toke te tij, kur shkel ujrat territoriale te Shqiperise ,( de juro nuk ju ka dhene por de fakto e ka marre ) nuk mund te flitet per bashkim.
Me e keqja eshte se kete vend e ka pllakosur apatia , ska intelektuale , ose levizje te fuqishme intelektualesh qe ta shkundin kete klase politike oktapodesh , tentakulat e te cileve ja kane zene frymen e po e shesin pjese pjese kete vend.
Krijoni Kontakt