
Postuar më parë nga
Guri i Kuq
Zotni të nderuem....,jeni të mrekullueshëm,të bukur,optimistë dhe shumë romantikë....kur folni për këto tema ,sidomos për bashkim kombëtar....fenomenale.....
A ju shkon ndërmend juve të nderuar patriotë të W , AKZ dhe të do biçim partiive që mbledhin nga një autobus anëtarë, se krejtë këto brockulla romantike,janë tema e çështje që automatikisht çojnë në luftë shqiptarët me gjithë fqinjët,Evropen dhe botën...
A e dini ju të nderuar e të dashur patriotë,se kjo botë është e ndërtuar dhe funksionon sipas disa parimeve që shpesh-herë duhet edhe të nënkuptohen....janë shumë të qarta, si drita e diellit....
Pleqët thoshin;"Sa sharte i ka burrnia....,me takat -o lum daia"..., dhe, ky është sharti i parë dhe i fundit që i drejton kombet,popujt,shtetet.... ,Vendos kufi e përcakton aleanca strategjike për sot e mot....
Çfarë kemi, e jemi sot.. ne, të dashur patriotë të W dhe AKZ ?
-Kemi një ekonomi të vendeve të botës së tretë, teknologji dhe organizim të punës,bankave dhe institucioneve financiare të nivelit afrikan,sistem arsimor të rrënuar që po përpëlitet e po bënë hapat e parë të rikuperimit nga dogma dhe ideologjia staliniste e komuniste,infrastrukturë që vetem tashti ka filluar të merr konturat e një shteti normal,shëndetësi dhe politika sociale që lajnë shumë për të dëshëruar,sistem juridik dhe institucional të adminstrattës shtetrore ende shumë,shumë larg nga ajo që do të dëshëronim,mbrojtje dhe siguri e ushtri-ruana zot ,bujqësi të shkatrruar...e tjera ....,e tjera....
Pra,të dashur patriotë e bashkatdhetarë....,-Cilat nga këto asete bazike për një fitore..., ju japin garancion juve për fillimin e një lufte për bashkim kombëtarë..?!
-A ..po mendoni se luftat bahen me internet, nga kafe -interntet e Gjermanisë,Suedisë e Zvicrrës..?
I kemi provuar edhe këtë farë patrotizmi njëherë,tash së afërmi, nga shumë prej atyre që sot ju nxisin e shtyjnë përpara,juve për të vdekur për "bashkimin kombëtarë",që ata e patën pas fillua e kryer tash e nji kohë....!!!
Ps.Mos u bani mish për top,për askend....sepse,këto pallavra për gjoja "bashkim kombëtar" nga këto akterë qesharak me 28 nëntor të këtij viti, kanë një qëllim...të përbaltin dhe përdhosin dashurinë e sinqertë të këtij populli të varfër, që po tregon për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë londineze,gëzimin e tij për lirinë e Kosovës dhe përmirësimin e klimës për vëllezrit tanë në Maqedoni e Mal të Zi....
Vetëm në paqë,qetësi e mirëqenje, populli jonë mundet të këndellet e rimëkëmbet, për të pasur një jetë dinjitoze,pa dhunë,padrejtësi e abuzim....
Luftat do ti bëjmë vetëm përkrah NATO-s,atje ku ka nevojë Aleanca, që na shpëtoi gjysmen e kombit para 13 vjetësh, dhe e cila që sot e gjithëmonë, do të jetë garante e kufijve tanë në Shqipëri e Kosovë....
Politikajve tanë provincial e minor të këtyre proviniencave halloiune...,të pa imagjinatë, të pa programe e pa ide,u duhen këto budallallëqe.....
Ata janë të interesuar të shesin mjegulll...mjegullll, sepse janë ujqër....
Krijoni Kontakt