Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1

    Clinton në Parlament: “SHBA partner i përhershëm i Shqipërisë”

    Clinton në Parlament: “SHBA partner i përhershëm i Shqipërisë”




    12345678
    SHBA do të mbetet partner i përhershëm i Shqipërisë. Deklarata u bë nga Sekretarja e Shtetit Amerikan Hillary Clinton gjatë fjalzë së saj në Parlament pak minuta më parë.Clinton mori fjalën menjëherë pas fjalës përshëndetëse të kryetares së Kuvendit, “Unë jam sot këtu në këtë pikë të rëndësishme të historisë suaj me një mesazh për popullitn, SHBA kanë qëndruar ju për 100 vjetët e para dhe do qëndrojnë me ju dhe për 100 vjet, e për 100 vjet të tjera pas tyre, e pas tyre.Jam e nderuar e lumtur që flas para një Shqipërië të lumtur e demokratike. z president, znj kryeparlamentare, z kryeministër, anëtarë të parlamentit, është në nder vecanërisht i madh që ju festoni jubilenë e 100 vjetorit të pavarësisë. Kjo ka qenë një fitore e madhe për të cilën ju keni investuar shumë. Kur po vija më znj Topalli pashë fotot e paraardhëseve tuja. Kaq shumë ka ndryshuar cdo gjë në këto 100 vjet, por dicka që ka mbetur njësoj është se SHBA kanë qenë dhe mbeten partnerë tuaj dhe do vijojnë të jenë”. u shpreh sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clitnon para parlamentit shqiptar. Clinton kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të suksesshme, luftim ndaj korrupsionit, si dhe bashkëpunim mes forcave politike.” Si mikeshë dhe admiruese e Shqipërisë, unë shpresoj se do të ketë disa objektiva që do të arrini: Punoni që zgjedhjet e ardhshme të jenë të hapura dhe të balancuara, që populli shqiptar të ketë besim tek ju si udhëheqës. Konsolidimi i demokracisë kërkon jo vetëm zgjedhje, por edhe institucione të forta dhe degë juridike të paanshme. Ju bëj thirrje që të punoni për një problem që shumë demokraci kanë sot, korrupsioni. Eshtë një kancer që konsumon shoqërinë, mbron udhëheqësit që nuk kanë vlera morale dhe ndëshkon popujt që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre. Eliminimi i korrupsionit kërkon bashkëpunim pavarësisht bindjeve partiake. Të gjithë duhet të punojnë se bashku për të luftuar këtë kërcënim. Pika e fundit që doja të përmendja është se udhëheqësit shqiptarë duhet të krijojnë një kulturë bashkëpunimi. Ky është një synim që disa vende nuk e arrijnë dot, por unë besoj se shqiptarët mund t’ia arrijnë më së miri.” theksoi Clinton.

    Për të bindur politikën për bashkëpunim Clinton tha se bashkëpunimi i saj me ish-rivalin Obama është i mundur bazuar në dashurisë që kanë për vendin. “Unë jam sekretare shteti për ish-rivalin tim. Ne punojmë bashkë si partnerë, kur luftuam kundër njëri-tjetrit në zgjedhje. Unë bëra çdo gjë për të fituar ne zgjedhje, por ai fitoi. Është shumë e thjeshtë, ne punojmë bashkë sepse të dy e duam vendin tonë. Dhe unë e di që nuk ka asnjë në Shqipëri që nuk e do Shqipërinë. Shpresoj që edhe ju do të gjeni rrugën tuaj për një bashkëpunim të sinqertë dhe të vazhdueshëm. Ju duhet ti keni pikëpamjet tuaja politike, por në fund të fundit interesat politike duhet të vihen pas interesave kombëtare.”

    Clinton shprehu besimin se reformat në Shqipëri do të kryhen.“A do të vazhdojë qeveria juaj të fitojë mirëbesimin popujve, a do lini mënjanë diferencat politike për të mirën e vendit, a do mbështesni reformat për ekonominë, a do luftoni korrupsionin, por jo shumicën e popullit, a do punoni për të hyrë në BE, si një rrugë për një paqe afatgjatë për qytetarët tuaj, a do vazhdoni të jeni model për rajonin. Ju duhet ta përdorni në favor karakterin e veçantë dhe unik të këtij vendi. Këto janë pyetje të vështira, unë nuk kam përgjigje. Vij këtu me një shpresë të thellë besimi tek ju”.

    Sekretarja amerikane vlerësoi karakteristikat e përbashkëta që sipas saj kanë dy popujt, ai amerikan dhe ai shqiptar.“Kjo nuk është vetëm mes politikës, por dhe mes 2 popujve tanë. Popujt tanë kanë të njëjtën aftësi për të trajtuar me vendosmëri, ju sikurse ne keni qenë të vendosur për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi për t’u vlerësuar. Ashtu sikurse ne, ju keni dëshirë për të lënë mënjanë mbrapa konfliktet, për të krijuar paqe. Unë jam e lumtur për marrëdhëniet tona historike sikurse jam mirënjohëse për kontributet që shqiptarët i kanë bërë vendit tonë. Shqiptarët janë sipërmarrës, ushtarakë, mësues dhe ata kanë restorantet më të mira në botë. Kultura shqiptare është një pasuri për jetën amerikane. Unë e di këtë si senatore në Nju Jork”.

    Në fund të fjalës në Kuvend , Clinton theksoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA . “ Më lini të them, që siç punoni për të marrë vendime të vështira të duhura për progresin tuaj, për të hyrë në BE, SHBA, do ju mbështesin fort për këto vendime të vështira që do merrni. Ne jemi partneri juaj, SHBA janë së bashku, ne e dimë çfarë bote duam për fëmijë tanë dhe brezat që vijnë. Ajo është një botë tolerance dhe përfshirëse dhe të drejta njerëzore që mbështesin gjithë popullin, dhe si udhëheqës të demokracive është që ti japim këto rezultate për popujt tonë që na kanë dhënë besimin e tyre. Unë besoj se do kapërceu vështirësitë dhe do merrni vështirësitë që shekulli ju ka dhënë dhe un do jem mbështetësja juaj dhe do u them kujtdo që na dëgjon, nëse doni të shihni shembullin e mirë, shkoni në Shqipëri. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!”.



    Shkrimi i meparshem

    Rreth orës 10:30 minuta Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton u ul në aeroportin e Rinasitku u prit nga Ministri i Jashtëm Edmond Panariti. Ndërkohë që në kryeqytet janë marë masa të forta sigurie për mbarëvajtjen e vizitës së Clinton. Pak minuta më parë Sekretarja Clinton ka mbërritur në hyrje të Kuvendit ku është pritur nga Kryetarja e Parlamentyit Jozefina Topalli. Hillary Clinton pritet të mbajë një fjalim para Kuvendit. Aktualisht në Parlament ndodhen deputetë, ish-presidentë, mes tyre edhe Bamir Topi, diplomatë, Kryeprokurorja Ina Rama, drejtues të tjerë institucionesh, sikurse edhe përfaqesues të Aleances Kuqezi. Mësohet se lista e të ftuarve është hartuar nga vete Ambasada Amerikane, ashtu sikurse janë përcaktuar edhe vendet ku qendrojnë ata në llozhat e Kuvendit.Pas kësaj, zonja Clinton do të ketë ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ku do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Me pas Clinton do te largohet nga Tirana drejt Zagrebit.

    Rreth orës 11:40 Klinton u takua me Presidentin Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave. Për shkak të vinesës në mbërritje takimi me Presidentin Nishani zgjati vetëm 10 minuta. Presidenti Nishani dekoroi sekretaren amerikane të Shtetit me “Urdhrin e Flamurit”, titulli më i lartë shqiptar. Vetëm pesë personalitete janë nderuar me Urdhrin e Flamurit deri sot. Dy janë shqiptarë dhe dy janë ish-Presidentët Amerikanë Bill Clinton dhe George W. Bush.

    Në vijim të axhendës së saj, Sekretarja amerikane nisi menjëherë takimin me kryeministrin Berisha. Në takimin me Kryeministrin Sali Berisha Clinton deklaroi, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar. “SHBA-te janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera”, tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën. Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    cdo 15 metra 1 polic neper rruget e Tiranes
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Hillary: "ShBA-të do t'ju qëndrojnë pranë edhe 100 vjet të tjera"

    ti hanksha faqet maj ta marrsha





    rrnofte miqesia e perjetshme shqipatro amerikane...posht klysht e kuq e talibancat fanatiko fetar,armiqt e perbetum te kesaj miqsie te sinqert
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Clinton në Parlament: “SHBA partner i përhershëm i Shqipërisë”


    ...

    Për të bindur politikën për bashkëpunim Clinton tha se bashkëpunimi i saj me ish-rivalin Obama është i mundur bazuar në dashurisë që kanë për vendin. “Unë jam sekretare shteti për ish-rivalin tim. Ne punojmë bashkë si partnerë, kur luftuam kundër njëri-tjetrit në zgjedhje. Unë bëra çdo gjë për të fituar ne zgjedhje, por ai fitoi. Është shumë e thjeshtë, ne punojmë bashkë sepse të dy e duam vendin tonë. Dhe unë e di që nuk ka asnjë në Shqipëri që nuk e do Shqipërinë. Shpresoj që edhe ju do të gjeni rrugën tuaj për një bashkëpunim të sinqertë dhe të vazhdueshëm. Ju duhet ti keni pikëpamjet tuaja politike, por në fund të fundit interesat politike duhet të vihen pas interesave kombëtare.”

    ...
    Obama dhe Clinton jane anetare te nje partie.

    Por, ajo qe eshte me e rendesishme: Obama dhe Clinton jo vetem se nuk do te bashkepunonin, por s'do ta nderronin as nje fjale te vetme me njeri tjetrin, nese do ta perdornin fjalorin ofendues qe perdorin p.sh. Berisha dhe Rama kunder njeri tjeterit...

    Ne parim Clinton ka te drejte.
    Por, pa e ndryshuar fjalorin, cdo bashkepunim i mirfillte, edhe ne mes te rivaleve te se njejtes parti, behet pothuajse i pamundur...

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    kjo eshte nje gja gjerat me pozitive qe shqiperia ka
    edhe kjo eshte Amerikanizmi qe kemi ne shqiptaret


    Bravo Politikes shqiptare per pritjen e Hilary clinton
    Partizoni

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Dy ishin per mua mesazhet thelbesore dhe shume te rendesishme :

    1) Qe kete 100 vjecar SHBA do te jete mbeshtetesi yne (faktorit shqiptar ne Ballkan) .... Pjesa tjeter e punes dhe perpjekjeve , na mbetet neve shqipove !

    2) Gadafi e preu bileten , por jo me dhune sepse "Shqiperia eshte vend me demokraci te vendosur ..." por me vote ! "Per zgjedhjet te lira dhe te ndershme , "kujdesemi" ne....." - tha Kilntonesha !

    Te tjerat , per mua , nuk kane shume rendesi ..... une bej edhe pa ato !

    Qofshin realiste syte , veshet dhe mendja ime ...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 01-11-2012 më 11:29

  7. #7
    violativo...te ka mor molli per dullen ndopak mer derr ???

    kishte lezet ta shifje se si i priste vellezrit ruso kinez i ndrituri ateher eee...

    na shife mo kuqo


    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Dy ishin per mua mesazhet thelbesore dhe shume te rendesishme :

    1) Qe kete 100 vjecar SHBA do te jete mbeshtetesi yne (faktorit shqiptar ne Ballkan) .... Pjesa tjeter e punes dhe perpjekjeve , na mbetet neve shqipove !

    2) Gadafi e preu bileten , por jo me dhune sepse "Shqiperia eshte vend me demokraci te vendosur ..." por me vote ! "Per zgjedhjet te lira dhe te ndershme , "kujdesemi" ne....." - tha Kilntonesha !

    Te tjerat , per mua , nuk kane shume rendesi ..... une bej edhe pa ato !

    Qofshin realiste syte , veshet dhe mendja ime ...!
    Arvizu si duket i ka bere mir detyrat e shtepis kete here..
    Qendrimi 35 minuta me kreun e SOCJALISTEVE dhe mos dalja ne koferenc per shtyp
    me kryeministrin ,plus ftesa e spahiut dhe pashajt ,silvja kontit etj,numurimi ka filluar
    mbrapsht per largimin e berishes nga pushteti..me urdher nga lart dhe propozim nga poshte..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    violativo...te ka mor molli per dullen ndopak mer derr ???

    kishte lezet ta shifje se si i priste vellezrit ruso kinez i ndrituri ateher eee...

    na shife mo kuqo


    http://www.youtube.com/watch?v=cwbuqPEMFcM
    Per ke kuqo e ke fjalen !per shpellarin tat ,qysh ne 61 e ke me teser te ppsh.

  10. #10
    pa e zhduke mafiozin tradhetare,edver shalgjatin me versace,as berishe e as topall nuk largohet nga kryesimi i vendit.

    ju vec pushtet me dhune e me perkrahjen e serbeve e te grekeve keni marre,po gabuat ta beni prove prape,do i paguani per te gjitha.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •