Gazetarët Pirro Dhimës: S'bëhesh grek kurrë
Publikuar më 02.11.2012 | 11:49
ATHINË - Një incident i pakëndshëm ka ndodhur, teksa peshëngritësi me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, doli nga salla ku sapo kishte votuar pro anulimit të Fondit të Gazetarëve, gjë kjo që ngjalli reagimin e dhjetëra gazetarëve që ishin mbledhur aty duke e përbuzur madje filluan edhe ta ofendonin!
Ndër thirrjet e tyre përbuzëse ishin “Alvane, alvane, grekë nuk do të bëhesh kurrë”. Si dhe “Turp, turp, të bëmë njeri kurse ti na heq bukën e gojës”.
Një arsye tjetër e cila shkaktoi zemërimin e gazetarëve dhe shumë qytetarëve të tjerë grekë, që ishin të pranishëm aty, ishte fakti se Pirro Dhima votoi pro të gjitha masave shtrënguese të qeverisë së koalicionit, ndërsa kohët e fundit flitet dhe për një “flirt” të tij me partinë e Demokracisë së Re, ndërsa ai është deputet i zgjedhur i partisë së PASOK-ut. /Marrë nga Koha Ditore/
shekulli
Krijoni Kontakt