Greqia kërkon bashkëpunim nga Berisha kundër Aleancës KuqeZi për Këlcyrën
Ministria e Jashtme greke reagon pas pritjes që i bënë në Këlcyre anëtarët dhe simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi ekstremistëve të “Agimit të Artë” dhe pjesëmarrësve të tjerë në ceremonitë përkujtimore për nder të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një njoftim për shtyp, gjatë mbrëmjes së të hënës, zëdhënësi i kësaj ministrie, dënoi ashpër ngjarjet e së dielës dhe sulmin ndaj përfaqësuesve të Greqisë në ceremoninë përkujtimore.
Delavekuras shprehu shqetësimin e Athinës për sulmet që qarqet ekstremiste i bënë makinës së ambasadorit grek në Tiranë si dhe automjeteve të pjesëmarrësve të tjerë në meshën përkujtimore një ditë më parë në Këlcyrë.
“Gjatë ceremonive që u zhvilluan në Këlcyrë, grupe ekstremiste u përpoqën të pengojnë zhvillimin e ceremonive përkujtimore për të rënët e luftës. U desh ndërhyrja e policisë shqiptare për shmangien e përshkallëzimit të situatës. Ngjarje të tilla të paprecedent tentuan të pengojnë zhvillimin e ceremonisë dhe kërcënuan sigurinë e familjarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë greke në Këlcyrë. Duhet që përgjegjësit për ngjarjet e së dielës të marrin një mesazh të qartë se ky vendim shpreh vullnetin e dy popujve dhe qeverive tona, ndaj është i pakthyeshëm”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke./TCH
Krijoni Kontakt