Close
Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 235
  1. #91
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    O miku im degjo medaurin ..se une te kuptoj se sjam budalle...ti po flet sikur ke perballe nje popull te civilizuar si perendimoret..psh ,e ke gabim miku im ktu qendron gabimi yt..keta po varrosin e zhvarrosin si aziatiket..keta nuk kane kufi para ambicies per te na marre jugun dhe zhdukur ose asimiluar gjithe popullaten qe jeton aty...E ke gabim me degjo mua..keta as te jetojme si skllever tyret nuk na duan ..duan te na zhdukin fare si popull ,hapi syt ,Me te keqin duhet te jesh i keq se ai te miren nuk e kupton..Nuk i vjen e keqja e Greqise nga shqiptaret..kurre nuk i ka ardhur...e kane ne shpirt ata urrejtjen kunder nesh...dhe eshte hera e pare qe po fillojme ti kundershtojme ..prandaj u djeg..se e dine qe me kalim kohe...do ti vihemi perballe akoma me shume e sdo bejne me sipas qehfit..varros.zhvarros,hiq pensione -ndaj pensione..u djeg se e shofin qe po vazhdoi kshu do kene perballe nje popull hasem jo me nje popull fqinje ..
    e di mire o mik te gjitha keta qe thua,i kam shprehur shume here ne te kaluaren,mund te gjesh postimet i mia ketu,sic e sheh nuk flas fare per ta,por flas vetem se si reagojme ne,dhe mendoj se menyra se si reagojm eshte gabim,un kete them nuk eshte se lavderoj greket,pra dua te them qe politika e britmave nacionaliste,e gureve,vezeve etj,eshte nje gje kote dhe zgjidhje nuk te jep per asgje,mendoj se te krijon me teper probleme.

  2. #92
    “Masakrat e andartëve grekë në Këlcyrë e Hormovë në 1913-n”



    6
    Kulturee Hënë, Tetor 29th, 2012/ 626 shikime

    Kopertina e librit botuar për herë të parë në vitin 1917, në Masaçusets në SHBA.
    Botohet pas 95 vjetësh “Barbaritë greke në Shqipëri”
    Autori i librit, Kosta Papa, u dënua me vdekje se publikoi këto fakte. Një kopje në bibliotekën e Kongresit Amerikan.
    Një dëshmitar i kohës flet për masakrat greke në Jug të Shqipërisë. Edhe pse jo fort i njohur apo i cituar nga historianët shqiptarë, Kosta Papa do të ishte ndër të paktët që do të denonconte botërisht atë çka po ndodhte në Shqipëri në ato vite të errëta kaosi, kur vendi i saposhkëputur nga Perandoria Osmane po “shqyhej” copa-copa nga fqinjët. Bëhet fjalë për një libër me kujtime, jo shumë voluminoz, të titulluar “Barbaritë greke në Shqipëri”, i sjellë për lexuesin shqiptar nga botimet “Naimi”. “Kosta Papa, i cili nënshkruan duke i shtuar emrit të tij disa emërtime vendesh historike dhe shënjuese: Përmeti, Tomorri, Leusa, ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913, dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan në 1914-n e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna, një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrëqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta”, shkruan në parathënien e librit botuesi dhe

    Kopertina e librit botuar nga shtëpia botuese “Naimi”
    redaktori, Naim Zoto. Nga sa mësojmë, libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 1917-n dhe me shumë gjasë duhet të jetë botuar në një tirazh shumë të kufizuar, sepse tashmë ai thuajse nuk gjendet. Një kopje e vetme që ruhet në Bibliotekën Kombëtare ka marrë vlerën e një dorëshkrimi. “Kjo duhet të jetë arsyeja pse ky libër nuk është pjesë e bibliografive historiografike të studimeve shqiptare: thuajse nuk përmendet askund, sikur të mos ekzistonte. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse ribotimi i tij, bashkë me rishtypjen fototipike të origjinalit, është i dobishëm jo vetëm për një lexues popullor, por edhe për studiuesit”, thotë Zoto. Papa, duke qenë dëshmitar i asaj kohe, tregon me detaje masakrat që andartët grekë kanë kryer në Këlcyrë, Kosinë, Hormovë etj. Si janë vrarë dhjetëra burra, gra e fëmijë, janë plaçkitur dhe janë djegur shtëpitë. Kjo e justifikon edhe ngarkesën emocionale, që dallohet qartazi në libër. Papa është një dëshmitar dhe nuk pretendon të ruajë ftohtësinë e një historiani apo studiuesi, ndaj edhe nuk i kursen epitetet që u vë vrasësve grekë, si “egërsira”, “katilë”, “gjakpirës” etj. Megjithatë rëndësia e këtij libri qëndron te dëshmia historike, e cila është vetëm pak vite larg nga zhvillimi i ngjarjeve, duke mos e lënë kohën që të “transformojë” e t’i japë të tjera ngjyrime ndodhive.
    Nga libri Pabesia e ushtrisë greke
    Në fshatin Odriçan, dy orë nga Përmeti, qeveria greke kishte lënë 300 ushtarë dhe dy oficerë për të ruajtur kufinë. Pas vendimit të Konferencës së Kondrës, qeveria greke u zotua për këto vise që t’i dorëzonte zyrtarisht në Xhandarmërinë shqiptare dhe dorëzoi këto vise: Korçën, Kolonjën dhe Frashërin.
    I erdhi radha Odriçanit: lajmëroi komandantin e kësaj trupe që ta dorëzojë këtë fshat tek shqiptarët. Oficeri, kur mori këtë lajm, u ngrit e erdhi në Përmet dhe lajmëroi Mitropolinë për dorëzimin e Odriçanit. Mitropolia, kur mësoi këtë lajm, atë çast thirri pleqësinë e fshatit dhe u dha vendimin e qeverisë greke. Pleqësia e pyetën që ç’të bëjnë. Veqil Mitropoli ju thotë që të ngrihen të gjithë me familje dhe të vijnë në Përmet “se po të rrini do të vuani nga shqiptarët; sa për vend do t’u lëshojmë shtëpira këtu në Përmet”. Kur mësuan këtë lajm, pleqësia u hidhëruan po s’bënin dot ndryshe. Shkuan të hidhëruar në fshat, ku lajmëruan të gjitha këto. Gratë e fshatit kur mësuan këto, zunë të ulërinin se do të linin mallin dhe shtëpitë e shkreta, po të rrinin kishin frikë nga mitropolia, se po të rrinin do u thoshin që “jeni shqiptarë dhe të lajmërohej ushtria greke që t’i përvëlojë”. Duke mos dashur, lanë shtëpitë dhe mallin dhe erdhën në Përmet, ku i përndanë nëpër shtëpira.
    Si u zbraz i tërë fshati, oficeri grek vajti dhe u morr vesh me kapedan Psaronë, i cili ndodhej në Kosinë. I tha për dorëzimin e Odriçanit; i thotë pra që është një rast i mirë për të vrarë xhandarmërinë shqiptare, të vinin të zinin pusi. Mori Psaronë me 30 andartë dhe u shpie në Qafë të Borockës, përposh qe rruga që do të shkonin shqiptarët. Si mbaroi këtë, i pabesi oficer vajti në Qafë të Kreshovës që të këmbenin kartat me oficerët shqiptarë. Si i këmbyen, greku erdhi në Odriçan, mori ushtrinë dhe erdhi në Përmet.
    Ndërkohë, oficeri shqiptar mori 17 xhandarë dhe, i shkujdesur u nis për në Odriçan. Kur arritën tek vendi i pusisë, të pabesët grekë ia dhanë një batare dhe i lanë në vend. Pastaj ata zbritën përposh, kërkuan nëpër xhepa, u gjetën 50 napolona, u morën rrobat, këpucët, hodhën kufomat në përrua dhe shkuan prapë në Kosinë.
    Kur mësoi qeveria shqiptare për këtë vrasje me pabesi protestuan te qeveria greke, po grekët u përgjigjën se “s’kemi se ç’të bëjmë; vendi ka bërë kryengritje kundër jush”.
    Pastaj qeveria shqiptare dërgoi 50 xhandarë të tjerë në Odriçan. Kur vanë në Odriçan gjetën fshatin të shkretë. Vetëm pulat dhe macet kishin mbetur. Oficeri shqiptar, si e pa fshatin e shkretë, vulosi të gjitha shtëpitë që të mos trazoheshin plaçkat që kishin lënë odriçallinjtë, pastaj zunë kufi në Boroçkë dhe Alipostivan.
    Masakrat e para të grekëve

    Nga shkatërrimet greke në Jug të vendit
    Një gjysmë ore larg Kosinës, ku qe kufiri autonom, janë dy fshatra: Pacomiti dhe Kuqari. Ndënjësit qenë myslimanë. Në këto dy fshatra, duke qenë afër këtij kufiri, andartët vinin gjithnjë dhe i porosisnin fshatarët që, po të kuptonin ndonjë lëvizje prej shqiptarëve, t’i lajmëronin, se ndryshe janë të humbur! Egërsirat donin shkak që t’i prishini këto fshatra. Nuk shkoi shumë kohë, po një javë, që treguan barbaritë e tyre.
    Më 25 të shkurtit, ditë e hënë në mëngjes, andartët hodhën ca batare, se gjoja panë ca shqiptarë që hynë në Pacomit. Pas batareve u sulën të gjithë në këto dy fshatra dhe mblodhën të gjithë burrat sa qenë dhe i shpunë në Kosinë dhe i mbyllën në një katua; u kthyen prapë katilët në këto fshatra, fëmijët që kishin mbetur në fshat u therën; pastaj u sulën nëpër shtëpi për të plaçkitur. Muar bagëtinë, 1500 krerë dhen e dhi dhe 100 krerë lopë, pastaj u vunë zjarrë shtëpive, i përvëluan, i bënë hi. Si mbaruan këto, katilët u kthyen në Kosinë. Nxorën burrat që kishin mbyllur dhe i shpunë më një përrua të fshatit, ku i lemerisën me thika, disave u prenë hundë, veshë, këmbë, duar; të mjerët dhanë shpirtin me lemerira që edhe Neroni të qe nuk do t’i mundonte kësisoj. Numri i tyre qe 75 veta. Si dhanë shpirt, i lanë në atë përrua të zbuluar. Kur bënë këto therrje dhe djegie, andartët, ushtri e rregullt e Greqisë, gjendej në Këlcyrë dhe në Përmet.
    Qeveria greke, kur pa se kryengritësit zunë nga barbaritë, para se të ikte ushtri e rregullt dhe po ta linte akoma do të dukej faqezezë, sepse ajo vetë që i bënte këto, s’mënoi, por urdhëroi ushtrinë të ikte nga viset që iu dhanë Shqipërisë. Ushtria, sapo mori urdhrin u ngritën, ikën nga Këlcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena dhe nga Saranda. Kështu, pra, i la këto vise në duar të egërsirave, të katilëve të cilët na i dërgoi po vetë.
    Me të ikur ushtria e rregullt nga Këlcyra, kryengritësit që ndodheshin në Brezhan nuk mënuan po u hodhën nga urë e Meço Hysos dhe i vanë Këlcyrës. Si ujqit u sulën nëpër shtëpira dhe cili pati fatin e ndenji, u ther si berri; masakruan gra, foshnja dhe ca burra. Gumëzhinte gryk’e Këlcyrës nga blegërimat dhe ulërimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, morën gjënë e gjallë që gjetën dhe pastaj iu vunë zjarr shtëpive’ tym dhe flakë shikoje! Si shkretuan Këlcyrën, iu sulën fshatrave që qenë afër Këlcyrës, Katundishte, Beduqas, Fratar dhe Varibob. Punë e tyre s’qe gjë tjetër përveç se zjarr dhe hekur!
    … Kështu mbaroi nisja e tragjedisë. Kryengritësit u mblodhën prapë në kufijtë e parë, ditën tjetër kapedanët e këtyre çetave erdhën në Përmet, ku u pritën me një nder të madh për trimëritë që bënë!
    Veqil Dhespoti iu shtrëngoi dorën e u tha: “Ju përhironj se me të vërtetë jeni trima dhe me trimërinë tuaj nderoni (ton Elinismon)! Sa për mundës, pa fjalë do të jemi, këtë e dimë se Perëndia (tonelinon) bekon armët e grekëve dhe kështu do të jeni kurdoherë mundës”.
    Kapedanët, kur panë që më shumë krime të bënin, aq më shumë do të nderoheshin, atë mbrëmje u lëshuan nëpër myslimanët e qytetit, për të rrjepur. Ulërima dhe blegërima dëgjoheshin nga mëhalla e myslimanëve. Kërkonin mëshirë, po nga kush? I vanë baba Xhemalit në Teqe. Si e rrahën mirë i morën dhe 50 lira. Pastaj i vanë Islam Efendiut dhe i morën dhe 50 lira. Këto bëheshin me dijeninë e Mitropolisë. Veqil Mitropoli, si një katil dhe gjakpirës, e kish ujdisur me katilin oficer grek, Kocifaqin dhe i ndanin ato që rrëmbenin andartët prej myslimanëve.
    Myslimanët vanë në Mitropoli të qaheshin, po te kush të qaheshin; kur ai qe vetë dora nga të parët e katilëve.
    Po prapë i ngushëllonte Mitropolia dhe u thoshte që të mos dëshpëroheshin se “do ta vëmë tërë fuqinë tonë që të mos të ngjasë gjësendi këtu e tutje”. Po në vend që t’i pushonte të ligat natën, pastaj zunë e bëheshin edhe ditën. Më të nesërmen, një katil i quajtur Petro nga Narta me tre shokë të tjerë vanë në shtëpi të Sali Beut, një plak i ndershëm. Si e rropën mirë ditën në drekë i dhanë 10 thika dhe e lanë në vend, mu te pragu i portës, dhe shkuan. Kur mësoi policia këtë, doli që t’i ndiqte gjoja po s’mundi dot t’i zërë. Me pak fjalë, i bënë myslimanët që s’guxonin të dilnin nga dera…
    Masakra kundër hormovitëve
    …Hormovitët i çuan në kodër. Si qëndruan trupat e Gjirokastrës në Salari, koloneli Zira u kthye në kodër, ku kish lënë hormovitët dhe vendosi t’u japë fund jetës së tyre. I ndau hormovitët me tri grupe nga 60 shpirt të lidhur krah më krah dhe i vuri në tri vende. Pastaj zgjodhi nga trupa e tij 36 veta nga më të zotët në bajonetë dhe i urdhëroi t’u vinin bajonetat dyfekëve. Si i vunë bajonetat, u tha që të ndaheshin më tri grupe nga 12 shpirt dhe të vinin në vendin ku qenë hormovitët dhe t’i shponin me bajoneta…
    Andartët bënë pas urdhrit që u dha komandanti. Vanë ku qenë hormovitët dhe zunë me radhë t’i shponin me bajoneta.
    Të mjerët hormovitë; të lidhur këmb’e duar po shpoheshin pa mëshirë prej katilëve. Kjo skenë tragjike u bë mu në kishë të fshatit. Si i mbaruan të gjithë së shpuari, i hodhën në një përrua të fshatit. Ky qe fundi tragjik i hormovitëve.
    ALMA MILE



    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  3. #93
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    varrezat e ushtareve grek nuk u bene me zor, por me marreveshje me qeverine shqiptare.
    nje marreveshje midis 2 qeverive nuk quhet provokim.
    Provokuese jane deklaratat e kreut te OMONIAs, te konsullit grek ne Korce, te Vangjel Dules, te Agimit te ndryshkur etj...qe ne secilen deklarate te tyre i shprehin haptas apetitet per territorin e shtetit Shqiptar. Secili popull ka varreza ne vende te ndryshme ku ka zhvilluar lufte, por ekziston nje shtet dhe disa qytetare te saj qe nuk e ndajne te njejtin mendim per ato data dhe per ato varreza. Datat, qe ata i konsiderojne historike le ti festojne ne vendin e tyre. Kete askush nuk ju ndalon.

    sa per histori, hapim nje debat tjeter se eshte i gjate muhabeti.
    vetem te kujtoj te lexosh historine e ballkanit ne fillimet e 1800-tes per te
    kuptuar dhe rolin qe kane luajtur shqiptaret.
    do duhet te dish anglisht,e te lexosh historianet e huaj, se akademia shqiptare i fsheh masakrat qe kane bere shqiptaret e asaj kohe, kunder popujve te ballkanit
    qe po ngriheshin kunder otomaneve.
    Ne periudhen per te cilen po flet ti keta greket qe ti iu lepi ****** kaq shume nuk kane ekzistu fare si komb. U nevojit nje princ bavarez qe te vendos bazat e nje kombi dhe nje shteti legen qe sot e quajne veten grek. Ju dhuruan fustanellen e shqiptareve, ju mundesuan asimilimin sistematik te arvanitasve permes kishes ortodokse, ju dhuruan nje flamur qe deri ne ate kohe ishte flamur i nje kompanie angleze, ju krijuan nje lidhshmeri me nje histori qe as nuk ja kishin idene, i vene ne zbatim shkembimet e popullsise me Turqine me c'rast nuk mbeti maxhup ortodoks nga Turqia pa ardhe ne Greqi (e si shkembim e zbrazen Greqine nga shqiptaret duke i dergu po ne drejtim te Turqise) etj...ne menyre qe ne fund te krijohet nje komb si ky i sotshmi qe nuk eshte asgje tjeter perveq se nje komb i destinuar qe te deshtoj.

    Historine ik e mesoju vellezerve tu grek, ne forumet nacionaliste greke, jo mua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-10-2012 më 19:02

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Provokuese jane deklaratat e kreut te OMONIAs, te konsullit grek ne Korce, te Vangjel Dules, te Agimit te ndryshkur etj...qe ne secilen deklarate te tyre i shprehin haptas apetitet per territorin e shtetit Shqiptar. Secili popull ka varreza ne vende te ndryshme ku ka zhvilluar lufte, por ekziston nje shtet dhe disa qytetare te saj qe nuk e ndajne te njejtin mendim per ato data dhe per ato varreza. Datat, qe ata i konsiderojne historike le ti festojne ne vendin e tyre. Kete askush nuk ju ndalon.



    Ne periudhen per te cilen po flet ti keta greket qe ti iu lepi ****** kaq shume nuk kane ekzistu fare si komb. U nevojit nje princ bavarez qe te vendos bazat e nje kombi dhe nje shteti legen qe sot e quajne veten grek. Ju dhuruan fustanellen e shqiptareve, ju mundesuan asimilimin sistematik te arvanitasve permes kishes ortodokse, ju dhuruan nje flamur qe deri ne ate kohe ishte flamur i nje kompanie angleze, ju krijuan nje lidhshmeri me nje histori qe as nuk ja kishin idene, i vene ne zbatim shkembimet e popullsise me Turqine me c'rast nuk mbeti maxhup ortodoks nga Turqia pa ardhe ne Greqi (e si shkembim e zbrazen Greqine nga shqiptaret duke i dergu po ne drejtim te Turqise) etj...ne menyre qe ne fund te krijohet nje komb si ky i sotshmi qe nuk eshte asgje tjeter perveq se nje komb i destinuar qe te deshtoj.

    Historine ik e mesoju vellezerve tu grek, ne forumet nacionaliste greke, jo mua.
    kur arvanitasit u ngriten ne Sul, ne More dhe gjetke, ne fillimet e 1800-tes, perballe tyre kishin ushtrine otomane, qe ne thelb ishin 80% shqiptare, pashallaret shqiptare te vilajeteve mblidhnin vullnetare shqiptare nen emer te allahut kunder jaureve.
    dhe ketu lind pyetja me llogjike:
    me ke do ta ndertonin shtetin shqiptar arvanitasit???? kur bashkekombasit e tyre
    i masakronin ne emer te perandorise otomane.
    po tu deshen detaje shkojme te temat historike ta shtjellojme kete muhabet.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    [QUOTE=BLEDI_SH;3521688]me gjithmend nuk ja marr vesh juve,more vejini pak logjiken ne pune,si more u tregoka atdhedashuria duke ghjuajtur me gur e veze autobuza dhe makina ambasadoresh?ma shpjegon pak kete?konkretisht cili eshjte perfitimi nga keta gjeste,e bera disa here kete pyetje,por nga ju qe mbeshtesni te tilla gjeste,nje pergjigje te paster nuk mora[/QUOTE]

    Ju treguan se Greket jan Armiqtë e Popullit Shqiptar ,,,,pra në i kemi armiq shekullor ashtu si dhe shkit ,nuk e di si ta shpjegoj më thjeshtë ,je i lirë ta shprehish mendimin tendë !!!!!!!!

  6. #96
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    me gjithmend nuk ja marr vesh juve,more vejini pak logjiken ne pune,si more u tregoka atdhedashuria duke ghjuajtur me gur e veze autobuza dhe makina ambasadoresh?ma shpjegon pak kete?konkretisht cili eshjte perfitimi nga keta gjeste,e bera disa here kete pyetje,por nga ju qe mbeshtesni te tilla gjeste,nje pergjigje te paster nuk mora
    Ju treguan se Greket jan Armiqtë e Popullit Shqiptar ,,,,pra në i kemi armiq shekullor ashtu si dhe shkit ,nuk e di si ta shpjegoj më thjeshtë ,je i lirë ta shprehish mendimin tendë !!!!!!!!
    por mire atehere sipaps mendimit tend le ti shfaqin lufte hapurazi greqise,nese jane te zot nga te gjitha anet ushtarke-politike-ekonomike,nqs jene te zot ta bejne kete ta bejne si burrat,por nuk eshte qeshtje burrash te meresh me gure dhe me veze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 29-10-2012 më 19:33

  7. #97
    Ju erdhi zeri sapo shkeli gypsi ne Shqiperi eee ?

    Mire shume

    Iku gypsi bashke me pensionet e juaja o te zi hajt ti ktheheni punes tani e mbillni ato toka te djerra se femijet duan te hane dhe toka Shqiptare eshte flori e shkuar floriri or tunxh
    Revolution 1848

  8. #98
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kur arvanitasit u ngriten ne Sul, ne More dhe gjetke, ne fillimet e 1800-tes, perballe tyre kishin ushtrine otomane, qe ne thelb ishin 80% shqiptare, pashallaret shqiptare te vilajeteve mblidhnin vullnetare shqiptare nen emer te allahut kunder jaureve.
    dhe ketu lind pyetja me llogjike:
    me ke do ta ndertonin shtetin shqiptar arvanitasit???? kur bashkekombasit e tyre
    i masakronin ne emer te perandorise otomane.
    po tu deshen detaje shkojme te temat historike ta shtjellojme kete muhabet.
    Po kercen nga dega ne dege.

    Eshte e kjarte se kemi te bejme me vellavrasje qe kane ndodhur ne Greqine e sotme gjate asaj periudhe. Per revolucionin "grek" eshte folur e sterfolur dhe nuk e kuptoj se cfar paska mbet pa u thene. Nese ne njeren ane kishim shqiptare te rekrutuar nga PE, ne anen tjeter e kishim nje kishe ortodokse te privilegjuar po nga PE. Prandaj une i konsideroj si dy fatkeqesite me te medha te popullit shqiptar. Perandoria Osmane per pak sa nuk na tjetersoi si komb gjate 450 viteve pushtim, ndersa ne anen tjeter i kemi nje popull ortodoks serb dhe nje popull ortodoks grek, qe religjionin e kane ne themele te kombeve dhe shteteve te tyre, te cilet po te kishin mundesi do ti zhduknin shqiptaret deri ne me te fundit. Nuk kane kaluar as 13 vjet te plota kur njeri prej tyre shkaktoi rreth 15.000 viktima shqiptare.

    Me trego ti mua se si ka mundesi qe ne Greqine e sotme, edhe pse dihet boterisht se ishin arvanitasit ata qe e udhehoqen revolucionin "grek", ekziston nje homogjenitet i tille i popullsise?

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Vangjel Dule tha: “Nëse konsideroni tubim 20-30 të rinj që janë paguar 50 mijë lekë të vjetra dhe dy sanduiçe me koka kola, atëherë nuk jemi në të njëjtën frekuencë.”
    Kushdo qe do te destabilizoje Shqiperine apo Kosoven, mjafton tu japi nga nje kacidhe Albin Kurtit ne Kosove apo Spahi Faqeziut ne Shqiperi dhe keta do te gjejne 20-30 te rinj qe te valevisin flamure, qellojne me gurre autobuse familjaresh greke qe kane ardhur te kujtojne te afermit e tyre te vrare ne Shqiperi gjate luftes italo-greke.

    Ka Kosova e Shqiperia te rinj budallenj plot, vetem sandwitche e coca-cola duan ata, e para per cigare.

    Albo

  10. #100
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kushdo qe do te destabilizoje Shqiperine apo Kosoven, mjafton tu japi nga nje kacidhe Albin Kurtit ne Kosove apo Spahi Faqeziut ne Shqiperi dhe keta do te gjejne 20-30 te rinj qe te valevisin flamure, qellojne me gurre autobuse familjaresh greke qe kane ardhur te kujtojne te afermit e tyre te vrare ne Shqiperi gjate luftes italo-greke.

    Ka Kosova e Shqiperia te rinj budallenj plot, vetem sandwitche e coca-cola duan ata, e para per cigare.

    Albo
    Pse nuk i le Greku Shqiptaret cam te vizitojne te afermit, shtepit dhe tokat e tyre ? Kush eshte borxhli sipas teje Albo, ne apo Greku ?
    Revolution 1848

Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •