Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Fshati shqiptar (anekend trojeve shqiptare) ne kontrast te thelle.

    Ēfare reformash duhen ndermarre?
    Duhet te behet reforma e tokes . Te ndahet toka pjellore nga zonat industriale .

    Te ju jepen tokat buqeve,blektoreve , qe do te prodhojne me shumice . Shteti ta ndihmoje dhe ta mbroje bujkun nga konkurretne te jashtem.

    Ne fshatin time nga une vije , jane te regjistruare permby 300 traktora ,dhe ata traktora perdoren vetem per te dale femijet te blejne cigare ne shitore dhe per asgje tjeter.

  2. #12
    ‘Pasdite’, fermerėt e injoruar

    26/04/2012 19:30


    Javėn e kaluar lajmi qė pushtoi gati tė gjithė tė pėrditshmet ishte i disa fermerėve qė po hidhnin dėm qepėt e patatet sepse nuk mund t'i shisnin dot.

    Pamjet ishin dramatike sepse po ta mendosh, me qindra kilogramė perime tė prodhimit vendas hidhen nė lumė e ndėrkohė tė njėjtat produkte, por tė eksportit shiten nė treg.

    Kėtė fenomen e shpjegoi zv/ministri i Bujqėsisė, Ndoc Fasllia, i ftuar nė emisionin ‘Pasdite nė Top Channel’:“Nuk ėshtė fenomen qė karakterizon tė gjithė bujqėsinė, megjithatė ka dy faktorė kryesorė: ecuria e prodhimit bujqėsor dhe orientimi i fermerėve tek ekonomia private.
    Para 6-7 vitesh ky fenomen nuk ka ekzistuar. Prodhimi i perimeve dhe frutave ėshtė rritur me 40%. Fermeri duhet tė mendojė pėr magazinimin, ruajtjen dhe pėrpunimin e produkteve bujqėsore. Prodhimi mund tė ruhet dhe tė tregtohet mė vonė. Problemi ėshtė se rritjes sė shpejtė tė prodhimit nuk i janė pėrgjigjur as investitorėt dhe as institucionet pėrkatėse.”

    Ndėrsa pėrsa i pėrket orientimit tė fermerėve zoti Fasllia thekson: “Fermeri shqiptar nė kėto vite prodhon mirė dhe me cilėsi, por nuk ėshtė pėrshtatur me lojėn e tregut, me kėrkesėn dhe ofertėn. Duhet nxitur kooperimi nė sektorin bujqėsor dhe Ministria e ka nisur punėn pėr kėtė sepse fermeri nuk mund t’ia dalė i vetėm.”



    Mė tej zėvendėsministri shton: “Bujqėsia shqiptare ka njė problem: ėshtė sezonale. Ne nuk arrijmė dot tė prodhojmė me vazhdimėsi pėr shkak tė kushteve klimaterike dhe pėr kėtė arsye importojmė nė dimėr. Pėr shembull tani i gjithė prodhimi ėshtė vendas dhe ēmimet janė tė lira. Dhjetor-mars ėshtė periudha ku importojmė.”

    Ndėrsa profesori Zef Gjeta, pedagog dhe agronom, nėnvizoi: “Shumė fermerė nuk e punojnė tokėn, nuk e japin nė pėrdorim e as nuk e shesin, por toka ėshtė njė pasuri kombėtare dhe nuk duhet lėnė djerrė. Kėta fermerė janė individualistė dhe as kryetarėt e komunave nuk bashkohen me njėri-tjetrin e tė gjejnė zgjidhje pėr kėtė ēėshtje.”

    Mungesa e organizimit ėshtė faktori qė pengon bujqėsinė tonė sipas Zana Vokopolės, nga Instituti i Kėrkimeve Urbane: “Zėri i fermerėve dėgjohet sepse bujqėsia na prek tė gjithėve. Fermerėt janė tė organizuar, por ende nė hapat e parė tė organizimit pėr tė bėrė mjete frigoriferike etj. Situata do ishte ndryshe po tė kishim organizim.”


    top-channel

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    me e mira eshte qe gjith bukmisrit qe na kan mberthyer parlamentin te kthehen ne vendlindje
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  4. #14
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Personalisht jam kundra Kooperativave dhe ideve te tilla kolektiviste qe jon burim parazitizmi

    Fshatarit duhet ti jepet toka DE JURE ( me dekumentacion te rregullt ne baze familje), te taksohet ne baze cilesise tokes dhe te LIHET I LIRE
    Kooperativizim nuk do te thote kolektivizim me dhune.Kooperative do te thote bashkepunim ,pra bashkepunim mes fermeresh per te aritur dicka.Kooperativat mund te krijohen nga 2-3 apo me shume fermere,qe bashkojne tokat ,i punojne dhe ndajne fitimet ne baze te perqindjeve qe ka secili.Ne shqiperi duhet bere nje reforme e tere ne bujqesi,ku cdo gje duhet te filloje nga tatimi i tokes qe eshte djere.Vetem kur fermerit i leverdis me mire ta shese token sesa ta mbaje djere, atehere bujqesia do te kete perparim.Por edhe qeveria duhet te shikoje mundesite qe patatja e Egjyptit te mos mbyte prodhimin vendas, te zhduke monopolet si dhe te stimuloje prodhimin vendas.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #15
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Kooperativizim nuk do te thote kolektivizim me dhune.Kooperative do te thote bashkepunim ,pra bashkepunim mes fermeresh per te aritur dicka.Kooperativat mund te krijohen nga 2-3 apo me shume fermere,qe bashkojne tokat ,i punojne dhe ndajne fitimet ne baze te perqindjeve qe ka secili.Ne shqiperi duhet bere nje reforme e tere ne bujqesi,ku cdo gje duhet te filloje nga tatimi i tokes qe eshte djere.Vetem kur fermerit i leverdis me mire ta shese token sesa ta mbaje djere, atehere bujqesia do te kete perparim.Por edhe qeveria duhet te shikoje mundesite qe patatja e Egjyptit te mos mbyte prodhimin vendas, te zhduke monopolet si dhe te stimuloje prodhimin vendas.


    Per kooperimin mes fshatareve jam shume dakort. Por gjithashtu jam shume skeptik, per natyren e inatqarit qe e karakterizon fshatarin zakonisht.

    Ndersa per vendosjen e barrierave doganore tek produktet bujqsore nuk jam aspak dakort.
    Nqs qeveria do t'a ndihmoje bujkun patate-prodhues, eshte te kuptoje menyren se si egjyptiani arrin te shese patate me ēmim me te ulet se shqiptari ne Shqiperi, duke qene disa "detra" larg.

    Menyra tjeter eshte obligimi me ligj i deklarimit te origjines se produkteve. Keshtu konsumatori ka mundesi zgjedhje mes patates shqiptare dhe asaj egjyptiane. Ne kete menyre nuk demtohet as konsumatori i varfer, i cili per leverdi ekonomike (jetike ne kete rast) zgjedh pataten egjyptiane.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    po nuk u zgjidh problemi i prones ne shqiperi asnjeher nuk do kete zhvillim fshati apo dhe shqiperia

    dikush ka marr token me ligjin 7501 dhe dikush ka marre token e vete (babait gjyshit etj etj) e dikush tjeter e ka zaptuar sipas deshires d m th eshte bere nje lemesh qe asnjeri nuk ka per tia gjetur anen


    gjithashtu per aty ku ka gjetur zgjidhje prona shteti duhet te beje lehtasira per bujkun ,karburanti farerat ilacet etj etj duhet qe shteti te nderhyje



    megjithese tani kame shume shpres se do zgjidhet problemi pasi sic e pash ne lajme RULI ka nenshkruar kontrat me SERBET per blektoret u zgjidhe problemi

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    jo vec per kte e kaq po per totalin e ceshtjes e ceshtjeve....duhet rregullu menja mo par,masnaj duhet bo pendim general ,,qe nga tradhtija me hek dor i her e pergjithmon,,

    cer o tradhtija?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 28-04-2012 mė 11:12

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Kooperativizim nuk do te thote kolektivizim me dhune.Kooperative do te thote bashkepunim ,pra bashkepunim mes fermeresh per te aritur dicka.Kooperativat mund te krijohen nga 2-3 apo me shume fermere,qe bashkojne tokat ,i punojne dhe ndajne fitimet ne baze te perqindjeve qe ka secili.Ne shqiperi duhet bere nje reforme e tere ne bujqesi,ku cdo gje duhet te filloje nga tatimi i tokes qe eshte djere.Vetem kur fermerit i leverdis me mire ta shese token sesa ta mbaje djere, atehere bujqesia do te kete perparim.Por edhe qeveria duhet te shikoje mundesite qe patatja e Egjyptit te mos mbyte prodhimin vendas, te zhduke monopolet si dhe te stimuloje prodhimin vendas.


    Jam dakord per ekzistencen e nji legjistacioni per coorporatat, kaq,,,,,,,,por jo te stimulohet ngritja e kooperativave, biznesi i vogel eshte biznesi i cilesise dhe cilesisa eshte e ardhmja e prodhimit

    nuk mund te krahasohet cilesia e bukes se fabrikes me furrat familjare

  9. #19
    Berisha dhe Rama e kane nisur fushaten e ardhshme zgjedhore nga fshati.

    Megjithate asnjeri nga te dy nuk ka vene gishin mbi plaget e verteta te fshatit shqiptar.

    Cilat jane plaget e verteta te fshatit shqiptar?

  10. #20
    Edi Rama: Fshati nė falimentim, do tė ndėrrojmė 100% politikė

    29 Tetor, 2012 | Postuar nė: Kryesore | Shkruar nga: TemA


    Sot produkte blegtorale Shqipėria importon 10 herė mė shume se ē’eksporton! Ky raport do pėrmbysur. Ky ka qenė mesazhi qė kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka dhėnė gjatė takimeve tė tij me fermerė tė zonės sė Lezhės.

    Rama ėshtė ndalur fillimisht nė njė fermė lopėsh nė Balldre tė Lezhės. Me lekėt e fėmijėve emigrantė pronari i kėsaj ferme investoi pėr stallėn dhe 70 viēa. Por sot ai ka mbetur vetėm me 5 lope.

    “Kena falimentu me qumėshtin. Nafta na ka gri krejt. Kostoja e mishit ėshtė shumė e lartė. E kena dhėnė mė lirė se e kena prodhu. Tokat i kemi tė pėrmbytme nga Torovica. Tash 20 vjet nuk ėshtė bėrė punė me kanalet e kullimit. Jena nė gjendje shumė tė keqe. Nuk mund tė rrimė me kėtė gjendje. Tokat na janė pėrmbytur. Kena mbjellė dhe s’kena korrur. Ēa me bo, nuk ja vlen me vazhdu me kėtė punė. Tė gjitha kanė falimentu si unė. Kena dash me punu, kena pas vullnet tė madh, me kėtė gjendje na ka ik vullneti tė gjithėve”, ėshtė shprehur shumė i zhgėnjyer pronari i fermės.

    Sipas Ramės pa hequr akcizėn, TVSH-nė dhe taksen e qarkullimit tė naftės si dhe TVSH e inputeve bujqėsore nuk mund tė ketė rilindje tė fshatit!

    Mė pas takimet e kreut tė PS-sė janė zhvendosur nė njė fermė gjelash deti nė Mape tė Lezhės, ku situata ėshtė pak a shumė e ngjashme. “Te gjelat e detit, nai ndihmė nga shteti nuk kena pas tash 20 vjet. Nėse do kisha ndihmėn e shtetit nga 500 krerė do ti ēoja 2000, por s’kena pas. Me kėto ēmime qė kanė shku, punimi i tokės, farėrat, plehrat kimike, keq e mė keq po bėhet. Fitimi ėshtė pothuajse zero. Tregu shumė i dobėt. E rrit me tepėr sakrificė, por s’ka treg. Detyrohemi tė dalim nė rrugė. Ēmimi pėr aq sa shpenzohet ėshtė shumė i dobėt”, i ka thėnė kryesocialistiti fermeri.

    Edhe fshatarėt e tjerė tė zonės janė ankuar pėr mungesėn e kanaleve tė kullimit, ndėrhyrjen zero nga shteti nė hidrovorin. “Nė 22 vjet demokraci nuk ėshtė pastruar asnjė kanal, nuk ėshtė bėrė asnjė vaditje dhe uji ėshtė qelbur. Ca tė bėjmė jemi nė mėshirė tė fatit. 22 vjet demokraci dhe ėshtė turp”, ėshtė shprehur njė prej fshatarėve.

    Ndėrsa njė bashkėfshatar i tij shton: “90 mijė lekė njė kuintal farė gruri. Unė punoj nė bujqėsi qysh 15 vjeē, tash 3 vjet asnjė fitimi s’kam. Asnjė kanal nuk punon nė kėnetėn e Kakarriqit, tash 15 vjet. Na dhanė 200 kile naftė pėr tė pastruar hidrovorin vjet dhe ato na i vodhi prapė. Ėshtė 14 mijė lekė njė dynym toke me e ba plug e 14 mijė lekė me e ba frezė dhe 7 me e mbjellė. I thonė njė dynym tokė, vetėm 1 dynym. Vetėm kashta na mbetet falė. Hidrofori i Balldrenit mbahet vetėm me gjuajt peshk, absolutisht pėr asnjė punė tjetėr, pėr peshk e pėr ngjala, pėr asnjė punė tjetėr”.

    Duke ju pėrgjigjur interesimit tė fshatarėve lidhur atė se ēfarė parashikon tė bėjė PS pėr tė ndryshuar kėtė situatė Kryetari i PS-sė ėshtė shprehur: “Ėshtė i gjithė cikli i bllokuar, se ata qė ju japin ju e prodhojnė me kosto shumė tė lartė pėr shkak tė naftės, ju e merrni me ēmime shumė tė larta dhe nuk zhvilloheni dot, por vetėm mbijetoni. Ėshtė e domosdoshme tė ndėrrojmė 100% politikė nė mėnyrė qė tė ulen kostot. Pa ulur kostot, pa hequr akcizėn e naftės, TVSH e naftės, taksėn e qarkullimit tė naftės, pa ulur nė zero TVSH e plehrave, pa e ulur TVSH e farėrave tė paktėn 10% dhe pa i dhėnė njė shtytje direkte ēdo blegtori sipas krerėve, por jo duke thėnė qė mbėshtesim vetėm ata qė kanė shumė krerė, por duke filluar nga mbėshtetja e gjithsekujt qė merr pėrsipėr kėtė punė, ky ėshtė falimentimi ekonomik i gjithė familjeve nė fshat. Ėshtė edhe falimentimi i ekonomisė kombėtare qė pa pasur mbėshtetjen tė fortė nė fshat nuk ka asnjė mundėsi. Ne sot kemi 1 me 10 import eksportin e prodhimeve blegtoral. Njė vend si yni qė importon 10 fishin e atyre qė eksporton pėr prodhime blegtorale ushqim direkt, ėshtė e paimagjinueshme, skandaloze”.


    tema

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •