Fshati shqiptar (anekend trojeve shqiptare) ne kontrast te thelle.
Ēfare reformash duhen ndermarre?
Fshati shqiptar (anekend trojeve shqiptare) ne kontrast te thelle.
Ēfare reformash duhen ndermarre?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-04-2012 mė 12:51
duhet bere kooperative
pastaj te vazhdojne hapat e tjera me rregullimin e ujitjes, mundesisht dhe mbjellja te behet me kontrata te ndryshme ,e ku di une
n q se toka do jete sic eshte tani 1 dylym ketu e nje atje fshatari do e mbjelle dhe do vazhdoje ta hedh ne kanal mbas vjeljes plus dhe kostoja e mbjelljes eshte shume me madhe
Opari,
Bie fjala ne vitin 1990, bujqesia perbente rreth 40% te GDP. Ne te gjitha vendet ish-bllokut komunist nje nivel te tille kishin dhe Moldavia, Mongolia, Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani.
Pra nje shoqeri thellesisht rurale. Gjysma e shqiptareve punonin ne sektorin bujqesor.
Ndersa disa shtete te tjera, si Polonia, Ēekosllovakia, Sllovenia, Kroacia, kontributi i bujqesise ne GDP zinte rreth 10%.
Ndersa ne shtetete perendimore ky kontribut eshte ne nivelin e 2%.
Pas vitit 1991, ne Shqiperi nisi reforma e tokes, mbeshtetur ne ligjin 7501. Ne shumicen e zones veriore dhe verilindore ky ligj nuk eshte zbatuar thuajse ne masen 100%, ndersa ne pjese te tjera te vendit eshte krijuar nje situate konfliktuale, ku mbi te njejten parcele jane mbivendosur pronaret (pronari i vjeter dhe pronari i ri) dhe nje pjese e madhe tokash jane pushtuar nga banore te shperngulur nga zona te tjera te vendit.
Sot fshatari shqiptar eshte bere pronar i tokes, ku ne menyre te ligjshme e ku ne menyre te paligjshme, ku me tapi e ku pa asnje dokument pronesie. Pra reforma e tokes e nisur ne vitin 1991 ka deshmuar se ka qene dhe mbetet joefektive. Nga njera ane ka rishpronesuar pronarin e madh te tokave dhe nga ana tjeter nuk ka arritur te krijoje nje pronesi te re dhe te garantuar, duke u bere keshtu nje burim konflikti.
Atehere ēfare kooperimi mund te bejne fermeret ne keto kushte?
Kesaj i shtohen dhe:
- madhesia e prones,
- numri i larte i atyre qe punojne token,
- mungesa e mekanizimit;
- ēmimet e larta te karburanteve dhe farerave,
- prodhueshmeria e ulet (rendimenti),
- etj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-04-2012 mė 13:51
Si e kane kryer reformen e pronesise bujqesore vendet e tjera te ish-bllokut komunist?
Bullgaria, Ēekia, Estonia, Lituania, Letonia, Sllovakia - kryesisht e kane rikthyer pronen tek pronari.
Shqiperia, Armenia, Gjeorgjia, Rusia, Moldavia, Ukraina - ua kane shperndare ate ne kushte si ato te ligjit 7501 shqiptar.
Hungaria dhe Rumania - kane kryer nje reforme te perzier, duke kthyer nje pjese tek pronaret legjitime dhe nje pjese tek ish-punonjesit e kooperativave dhe ndermarrjeve bujqesore shteterore.
Ne jemi para nje fakti te kryer, pra te deligjitimimit te pronarit te ligjshem dhe legjitimimit te nje pronari krijese. Rrjedhoje e ketij procesi jane: qindra konflikte pronesie anekend vendit, shperdorim i tokes bujqesore dhe tjetersim i saj pa respektuar asnje ligj.
Si mund te dilet prej ketij puzeli allashqiptar?
Pronari i ri nuk mund te shpronesohet, pronari i vjeter nuk mund te kompensohet!
Ēfare efektiviteti kane patur dhe do te kene investimet qe kryen shteti, qe kryejne fondacione te ndryshme, ne nje situate te tille? Cili eshte niveli i bujqesise shqiptare krahasuar me fqinjet?
Personalisht di shume raste ku jane ndertuar dhe rindertuar kanale te ujitjes (jane shperdoruar disa here fonde per te njejtat vepra) dhe se ende tokat mbesin pa uje, sepse pronaret nuk respektojne ligjet dhe rregullat e shoqatave te ujit!
Ne kushte te tjera do te ishin vete pronaret qe do te zgjidhnin problemet e ujitjes dhe kullimit, problemet e farerave, problemet e tregut, problemet e shperndarjes dhe shitjes etj. Ndersa shteti do te luante nje rol rregullator dhe ndihmes.
Mirepo ne ende e kemi te veshtire te heqim dore nga mentaliteti i shtetit pronar!
Jam i prirur te them se qeverite shqiptare te pasviteve '90 nuk kane arritur te kryejne nje reforme reale ne bujqesine shqiptare, por kane vazhduar politiken e vjeter te eksperimentimeve ne kurriz te pronarit legjitim dhe te pronarit te ri, duke krijuar keshtu jo nje fermer kapitalist, por nje bujkroberi feudale te zbukuruar me fjalor modern.
Ne Shqiperi mund te numerohen me gishtat e dores ato qe mund te quhen fermere!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-04-2012 mė 14:20
ti e ke shpejguar shume mire pronaret e vjeter dhe pronaret e rinj dhe nuk i shtoje apo ti heq ndonje presje por pyetja eshte KESHTU DO VAZHDOJE BUJQESIA SHQIPETARE
duhet marre me teper insiativa nga shteti apo vete fshataret pasi dhe ato pak ivestime qe behet (sic e ke permendur vete)ose s'kane efekt fare ose sic jane bere ashtu jane zhdukur
Pronaret e medhenje duhet ti blejne pronareve te vegjele tokat e tyre dhe keshtu mund te prodhohet ne masen e kerkuar nga kompanite produktive qe blejne lenden e pare. Pronar me nje dylym toke vec ne Shqiperi ka
Personalisht jam kundra Kooperativave dhe ideve te tilla kolektiviste qe jon burim parazitizmi
Fshatarit duhet ti jepet toka DE JURE ( me dekumentacion te rregullt ne baze familje), te taksohet ne baze cilesise tokes dhe te LIHET I LIRE
Vetem le ti siguron shteti shitjen e produkteve edhe infrastrukturen ne fshatra dhe ujitjen.... e keto tjerat le t'ja lajn fshatarve une jam i sigurt qe do te ket sukses.
Ja para 1 jave u takova me nje dentist dentist po po dentist. Ne bisede me tha nuk po punoj si dentist me por kam blejt dhen i kam me tha 250 copa dhene djathin e dhenve e shes 4 euro kilogramin. 250 copa dhen vetem me qengja po kam fitim vjetor dikund te pastra 20 mij euro.
Kishte vetem diku 4 bari nuk don thoshte shume pune 2 here ne vit duhej hjek plehu dhe diku 3 muj dite kur bejn qengjat.. Dentististi thoshte leverdi me shume me dele se sa me dhembI kenaqur me punen. E pyeta ku e shet djathin te terin e te berin nga qytetaret.
Per te komanduar njerzit duhet t'i lesh ne injorance.Kjo situate nuk eshte krijuar vetvetiu por eshte e paramenduar,dhe si pasoje ēfare kemi ne 20 vitet e fundit?Tallje tallje tallje.
Njerzit jane parti-adhurues dhe kane idhuj,dhe idhujt t'i mbyllin syte.I vetmi komb ne bote ne te cilin shkeli krimineli me i madh i botes G.W. Bush dhe ne e pritem sikur te na ishte ringjallur Noli dhe kjo sepse rastisi kur ishte Berisha ne pushte,ndaj ata ishin te djathte,ne te kundert do kishin zbritur te majtet.
Ne te gjitha kafenete nuk degjon nje njeri qe te kete nje mendim racional per ate ēfare duhet te jete nje parti ose nje qeveri dhe kapen ndaj kryetarve ose individeve.
Ne fshatra nuk kane buke per te ngrene dhe une nuk kam pare ndonjehere emisione sociale qe te denoncojne hapur shtetin sepse ēdo gje shteti e pjell.Njerzit turren si kopč per ata qe na kane vrare e pre ne 20 vitet e fundi dhe qe jane po ata,asnjeri s'ka ikur.Me thoni nje vend te botes,edhe me te humburin,i cili ka nje kryeminister qe flet djalekt!Eshte per ardhur turp.
Ēfare duhet ???!!!??? PUNE, PUNE DHE VETEM PUNE ...
Fshatari duhet te ule koken e te punoje nga mengjesi deri ne mbremje, ashtu siē bejne koleget e tij ne Europe.
Jane mjetet e punes te shtrenjta ??? Po s'besoj se ka mjet me te lire se krahu personal i punes per pronen tende. Ne fillim le te bleje nje kazme, nje lopate e nje bel. Pastaj te kaloje tek qerrja, me vone tek dum-dumi dhe ne fund fare tek traktori.
Po s'punove vete i pari, nuk te vjen ne ndihme askush.
Fshataret nqs nuk kane takat te bejne bujkun, le te nderrojne zanat ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Krijoni Kontakt