AK shpall strategjinë për 28 Nëntorin: Kjo nuk është Shqipëria e Ismail Qemalit
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi shpalli planin e zhvillimeve të aktiviteteve të 100 vjetorit të Pavarësisë nëpërmjet komisionit organizator me përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Ulqini dhe Lugina e Preshevës. Aleanca Kuq e Zi do të tubohet ne kufirin Shqipëri-Shqipëri të Morinës mëngjesin e 28 Nëntorit ku mijra shqipëtarë nga Tirana, Shkodra, Ulqini, Prishtina, Tetova, Prizreni, Durresi, Lezha dhe cdo qytet etnik shqipëtar do të udhëtojnë drejt kufirit që prej 100 vitesh i ndau shqipëtarët.
“Aleanca KuqeZi deklaron se ka ardhur koha që të thyejmë murin ndarës të shqipëtarëve, murin shekullor që na ndau, copëtoi, rrënoi, dhunoi, poshtroi nga një sërë regjimesh politike anti-shqipëtare. Në vend të kufirit ndarës Aleanca KuqeZi do të vendos obeliskun e bashkimit dhe shqiponjës si simboke kombëtare të dy pjesve dikur të ndara por që bashkohen pas një shekulli”,- theksoi komisioni organizatir.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu theksoi se "Aleanca Kuq e Zi ka "detyrim moral dhe historik që të plotësojë aspiratën shekullore të shqipëtarëve për bashkim kombëtar", detyrim i cili rrjedh nga parimet kushtetuese, por edhe si realizim i misionit të rilindasve dhe Ismail bej Vlorës i cili 100 vite më parë nuk e shpalli pavarësinë për këtë Shqipëri të vogël dhe që shqipëtarët të mbëtëshin i vetmi komb që të jetonte në 7 shtete.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt