ka fillu me u prish apo jo?
ka fillu me u prish apo jo?
Plani i Tiranes nuk parashikon nje "Qemal Stafa" te ri Edito Printo
FSH
22 Feb 2013
Futboll
FutbollStadiumi i ri kombëtar, i programuar për t’u ndërtuar në vend të impiantit “Qemal Stafa”, mund të mos ndërtohet më aty. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ai pohoi se Federata Shqiptare e Futbollit mund të rikonstruktojë stadiumin “Qemal Stafa”, por nuk mund ta prishë atë për të ndërtuar një impiant të ri me pamje tjetër dhe ku të përmbajë edhe një qendër tregtare.
Ky eshte nje ndryshim i papritur i planeve qe kane disa vite qe po behen dhe qe jane shtyre gjithashtu disa here. Impianti i ri ishte planifikuar te behet pikerisht te vendi ekzistues i stadiumit "Qemal Stafa" dhe shpresohej se punimet do te fillonin ne fund te kesaj vere edhe pse me pare u deklarua se stadiumi duhej te ishte gati ne nentor te vitit 2012.
“Në planin e ri urbanistik nuk parashikohet ndërtimi i një stadiumi të ri te ‘Qemal Stafa’. Do ngrihet stadiumi "Selman Stermasi" sipas standardeve të UEFA-s. Gjithashtu do të ketë një stadium të ri në fund të trajektores së bulevardit të ri”, – ka deklaruar ndër të tjera kreu i Bashkisë së Tiranës, në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Sipas Bashës nuk do lejohet që stadiumit ekzistues në kryeqytet (“Qemal Stafa”-s) t’i prishet fasada arkitekturore. “Nuk do të lejojmë t’i prishet pamja arkitekturore “Qemal Stafa”-s. Stadiumi “Qemal Stafa” nuk do të shembet. Nëse federata kërkon ta rindërtojë për ta përshtatur me standardet e UEFA-s, nëse fondet ekzistojnë, bashkia do të japë mbështetjen e saj”, – ka sqaruar Basha.
Kjo ndryshon teresisht planet e deritanishme pasi zhvendosja e stadiumit kerkon qe cdo gje te nise nga fillimi dhe te behen plane te reja. Nese planet ekzistuese jane nje tregues, atehere do te duhen vite derisa te kemi nje plan konkret per nje stadium teresisht te ri në fund të trajektores së bulevardit të ri. Me pas do te duhen dhe 2-3 vite per implementimin e ketij plani, gje qe e ben gjithnje e me te larget endrren e tifozeve shqiptare per nje impiant modern.
Ndërkohë bashkia ka edhe një plan për rikonstruksionin e impiantit “Selman Stërmasi”. Basha deklaroi rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, me partneritet privat. Stadiumi do të ketë kapacitete mbajtëse sa i përket parkimit. “Stadiumi i ri do të jetë në këtë aks si pjesë e disa institucioneve kulturore publike. Paralelisht Bashkia e Tiranës ka hapur procedurat për rindërtimin e stadiumit të ri ‘Selman Stërmasi’”.
Deri tani ishte programuar që të ndërtohej një impiant modern në hapësirën ku ndodhet stadiumi ‘Qemal Stafa’. Ishte projektuar një stadium me kapacitet me mbi 25 mijë vende, i cili do të kushtonte rreth 60 milionë euro. 10 milionë euro do t’i investonte FIFA, rreth 3 milionë euro qeveria shqiptare, ndërsa pjesën tjetër Federata Shqiptare e Futbollit. Ndersa ky ndryshim sigurisht qe do ti shtoje shume shpenzimet.
Ajo qe te ben pershtypje eshte pregatitja e dy planeve te ndryshme, pothuajse paralelisht, ku njeri hedh poshte tjetrin. FSHF nuk mund te ndertoje pa lejen e bashkise se Tiranes, keshtu qe duket se do te jete plani i bashkise qe do te dale me i "forti". http://futbollishqiptar.net/
Krijoni Kontakt