Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1

    “Qemal Stafa”, zyrtarizohet prishja

    TIRANË- Qeveria ka zyrtarizuar dje, prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”, për t’i lënë vend ndërtimit të kompleksit të ri sportiv. Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar përfundimisht strukturën e shoqërisë së cilës do t’i ngarkohet rindërtimi, modernizimi dhe administrimi i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, duke përcaktuar edhe kapitalin fillestar në zotërim të saj.

    Ndërsa Shoqëria Anonime Qendra Sportive “Kuq e Zi” është regjistruar pranë QKR-së që në maj 2011, dje Qeveria ka përcaktuar edhe kapitalin fillestar të saj, i cili do të përbëhet nga vetë objekti, vlera e të cilit llogaritet rreth 7 miliardë lekë. “Kapitali fillestar i shoqërisë së re është vlera e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, në shumën prej 7 112 117 000 lekësh. Raporti i aksioneve në krijimin e shoqërisë anonime të re është: 25% shteti, i përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për sportin, dhe 75% Federata Shqiptare e Futbollit”. Prej kohësh thuhet se ndeshjet e 12 dhe 16 tetorit, ku Shqipëria do të luajë me Islandën dhe Slloveninë në kualifikueset e 'Botërorit 2014', do të jenë sfidat e fundit ndërkombëtare në këtë stadium. Jepen pak të dhëna lidhur me burimet e financimeve për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërkohë, Federata Shqiptare është shprehur me optimizëm se do të arrijë të sigurojë financimin përmes kreditimit, por edhe nga donatorë të ndryshëm, një prej të cilave mund të jetë edhe UEFA. Gjatë një vizite në Shqipëri dy vite më parë, Presidenti i UEFA-s, francezi Mishel Platini premtoi se do ta ndihmonte me fonde këtë projekt, pavarësisht se një praktikë e tillë nuk ndiqet nga ky institucion.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    aman o zot nuk eshte vetem premtim..ishalla me ne fund realizohet enderra per nje stadium modern..na nxine faqen me dy ndeshjet e fundit ku as ne afganistan nuk gjen nje fushe te tille..

    deri diten qe do luhet ndeshja inaguruese une nuk besoj..ne shqiperi jepen vetem premtime..mbi te gjitha nuk besoj se do behet i nje niveli modern..mundesite jan por e keqja eshte se shqiptaret para se te shohin se cka mund te ndertojne bejne llogarite se sa do te vjedhin..vetem privati mund te beje dicka pasi ai nese do te vjedhe leket e veta do vjedhe..

    nejse..ishalla ndodh mrekullia..lutuni gjithe shqiptare kudo qe jeni ...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin



    nejse..ishalla ndodh mrekullia..lutuni gjithe shqiptare kudo qe jeni ...
    per cfare te lutemi ...?? per bizneset e Dukave te krimit ...??!!



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    per cfare te lutemi ...?? per bizneset e Dukave te krimit ...??!!.
    per biznesin e dukeve nuk ka nevoje te lutemi pasi ato po ecin vaj..te lutemi ishalla jan ngope e nuk do mundohen te hane edhe ne gjellen e stadiumit..

    te kemi per cfare te krenohemi bre se mbetem te krenohemi vetem per numrin me te madh te kurvave qe ja dham perendimit
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    per biznesin e dukeve nuk ka nevoje te lutemi pasi ato po ecin vaj ..... te lutemi ishalla jan ngope e nuk do mundohen te hane edhe ne gjellen e stadiumit..
    oreksi vjen duke ngrene ..... pastaj pas dukave dihet se kush fshihet .... dictator's family ....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    po shyqyr se lam nam me ate stadium keto dy ndeshje me shi
    Partizoni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Me ne fund,e moren dhe vendimin

    Kto dy ndeshjet e fundit,lojtaret sikur ishin duke bo stervitjen ushtarake,ne shi e balte

    Shpresojme mos te jete ndonje mashtrim i rradhes.
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    per cfare te lutemi ...?? per bizneset e Dukave te krimit ...??!!



    .
    Sa duka te vegjel si ti ka ne PD qe skan te ngop,qe ja kolojn nga oreksi per te ngrene dukes madh,shushunje duka, shunja jeni dhe ju.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Prisni mer i here, mos u nxitoni kaq shume se nuk ka se si te kete dy stadiume ne dy bulevarde....njoni do te bohet ke bulevardi i ri sipas planit te ri te Bashkise, keshtu qe nuk ka se si te kete edhe nje tjeter.
    Pastaj ceshte ky stadium me 22000 spektatore qe po kerkojne te bejne Platini-Duka? Ne po shkojme drejt bashkimit te kombit dmth 7-8 milion banore, si ka mundesi qe te ndodhe kjo "hata" ne vitin 2012?
    Po ne skemi nevoje qe te na e ndertoje Platinia me Duken stadiumin se, me shitjen e Albpetrolit qeveria ka leke ta ndertoje vete ate dhe jo me harten e Shqiperise aktuale por me ate etnike.Stadiumi kombetar duhet te jete prone e shtetit shqiptar dhe e askujt tjeter.
    Uroj qe zvarritja te vazhdoje qe MAFIA PLATINI-DUKA te mos te arrije ta gezoje ate!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #10
    Studio arkitekturore spanjolle RFA, kish marrë kohë më para përsipër projekt-idenë e stadiumit të ri, që do të ndërtohet në atë ekzistues “Qemal Stafa”. Projekti u paraqit para krerëve të shtetit për 80-vjetorin e Federatës. Firma prej muajsh studioi mangësitë kryesore të këtij stadiumi. Në fund me konsulencën e KPMG-së u vendos që stadiumi kushton rreth 60 milionë euro përafërsisht. I programuar dhe ideuar më parë për një kapacitet prej 33.000 vendesh, palët, pra Federata e Futbollit, Qeveria Shqiptare dhe kompania që po bën konsulencën e projektit, ranë dakord në reduktimin e numrit të tifozëve, nga 25.000 në 20.000, ose afërsisht rreth 4 mijë vende më shumë se sa kapaciteti aktual i “Qemal Stafës”. Arsyeja ka qenë kosto e lartë, pasi stadiumi do rindërtohet plotësisht. Fakti qëndron se vetëm një vend i ulur ne bazë të gjithë parametrave të caktuar të stadiumeve në Evropë kushton rreth 1.500 euro, gje e cila do të thotë që një shtim prej 5 mijë vendesh do të thotë një shtim të vlerës prej 7.5 milionë euro, shifër kjo e papërballueshme nga pala shqiptare. Megjithatë me një sy të lehtë, një stadium prej 20.000 vendesh dhe shumë modern është krejtësisht normal për kushtet e Shqipërisë. Stadiumi do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 41.500 metrash katrorë e do të ketë mbi 20 mijë vende për tifozët, 75% e tyre do të jetë i mbuluar. Gjithçka perfekte për një stadium të standardit ELITE të UEFA-s, një ndër nivelet më të larta që është projektuar studio RFA, e njëjta që ka bërë projektin e stadiumit të Valencias, Espanjolit, Atletikos së Madridit e disa prej stadiumeve të vendeve të tjera europiane.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •