ke ka vendose si menaxher te greves edvin ruci ne fakt ???
Greva e ish-tė dėnuarve, protestė para kuvendit
http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=16849
Njė grup ish-tė burgosurish politikė kanė nisur tė protestojnė para parlamentit ku po zhvillohet seanca e radhės. Ish-tė burgosurit i bėnė thirrje politikės tė ndihmojnė shtresėn e personave qė kanė kryer burg nė vitet e diktaturės duke i dėmshpėrblyer. Protestuesit deklaruan se nuk do tė reshtin grevat e urisė, pavarėsisht vendimeve tė Gjykatės qė kėrkon shpėrndarjen e grevės sė urisė sė nisur prej 27 ditėsh. (er.cu/BalkanWeb)
http://www.youtube.com/watch?v=-IvVbtF_Pqw
Pėrēudnimi i vlerave
GENTIAN HOXHA
Berisha mund tė mos ketė bėrė maksimumin pėr ish-tė pėrndjekurit, por gjithsesi mbetet politikani shqiptar qė ka bėrė mė shumė se gjithė tė tjerėt sė bashku pėr ta. Nė janar-shkurt 1991, Berisha e vuri ēėshtjen e lirimit tė tyre nė programin politik tė PD dhe kusht pėr tė pasur zgjedhje sadopak tė lira. Pra, PD dhe Berisha u bė promotori i lirisė sė tyre. Pas ardhjes nė pushtet nė 1992-shin, Berisha i mbėshteti me punė nė administratė edhe kundėr rregullave, i mbėshteti me bursa studimi fėmijėt e tyre ndonėse universitetet kishin kapacitete tė kufizuara. Ju ndėrtoi tė paktėn 2000 apartamente, ju njohu dhe ju dha para pėr vite burgu, ndonėse disa nga ato para ishin nė formė letrash me vlerė pėr bono privatizimi e, kush ish i zgjuar, aktiv dhe punėtor, pėrfitoi mjaft.
Berisha pėr tė balancuar disi edhe Gjyqėsorin, organizoi deri edhe kurse tė pėrshpejtuara pėr gjyqtarė pėrmes programit 6-mujor tė kualifikimit nė plepa, tė kritikuar me tė drejtė nga PS.
Pasi Berisha humbi pushtetin mė 1997-n, tė pėrndjekurit u pushuan nga puna masivisht, e nė pjesėn mė tė madhe tė tyre u zbuan pa asnjė motivacion, kompensimi financiar u ndėrpre me magji (ndėrsa PS u kujdes qė Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha tė rimbursoheshin pėr kinse burgosjen e padrejtė qė u kish bėrė Berisha atyre). Nė mėnyrė tė ngjashme programet e strehimit, ato tė privatizimeve apo bursave tė studimit u ndėrprenė menjėherė. PS u kujdes mirė vetėm pėr 2-3 ish-tė pėrndjekur, si Kurt Kola, Fiqiri Xibri apo ish-sekretari i Presidencės sė Meidanit. Ish-tė pėrndjekurit nuk u pėrfillen pėr asgjė, atyre edhe drejtorin ua caktoi PS dhe askush nuk doli as tė rrihte kėnd e as tė digjej, ndonėse kishte 100 arsye.
Pasi Berisha u kthye nė pushtet nė 2005-n, ai miratoi ligjin pėr ish-tė pėrndjekurit, parashikoi kompensim financiar dhe miratoi njė kalendar pėr kėstet e pagesave tė tyre dhe kėsti i parė u pagua pėr tė gjithė. Ndėrsa kėstet e tjera, sipas njė renditjeje qė u jep pėrparėsi ish-tė pėrndjekurve mbi 65 vjeē. Kjo u krye nė kushtet kur PS nuk e votoi ligjin pėr ta, ndėrsa gazetarėt pranė PS tallnin qeverinė pėr kėtė vendim dhe pėrpiqeshin t’u kujtonin qytetarėve tė thjeshtė qė nuk ka pse taksat e tyre tė shkonin pėr kompensimin financiar tė ish-tė pėrndjekurve 20 vite mė pas.
Tė vjen keq kur sheh pėrēudnimin e tanishėm tė vlerave nė demokraci. Del njė ish-i pėrndjekur dhe godet deputetin demokrat, kryetar tė Komisionit tė Ligjeve, ndėrkohė qė ai ende nuk ka guxuar as tė shajė e jo mė tė godasė atė qė e futi nė burg, atė qė e dėnoi apo atė qė e talli pėr shumė vjet. Del njė i dėnuar pėr prostitucion si kryetar i grevės sė vlerave tė ish-tė pėrndjekurve? Del PS si mbrojtėse e tė pėrndjekurve? Janė thjesht paradokse tė kohės sė sotme.
Del nė mbrojtje tė tė pėrndjekurve ministri i Brendshėm i komunizmit, megjithėse u thotė me pėrkėdheli se “edhe ju diē duhet tė keni bėrė qė ju futėn brenda”. Dalin ish-sigurimsat nė shfaqje tallėse me megafon mu pranė ēadrės sė gjynahqarėve. Kjo ėshtė t’i shtosh tallje dhimbjes. Duket se ndihma kryesore e PS ndaj ish-tė pėrndjekurve vjen vetėm nė formė bidonėsh benzine dhe ēakmakėsh me logo tė PS.
Natyrisht qė zgjidhje mund dhe duhet tė ketė. Njė zgjidhje mund tė jetė qė tė pėrshpejtohet disi kalendari i kėsteve tė ardhshme, por qė kjo natyrisht prek buxhetin dhe do duhet tė shkojė nė Parlament, ku opozita nuk votoi as ligjin pėr ish-tė pėrndjekurit dhe as buxhetin. Veē duhet qė tė kemi ndershmėri dhe jo presion. Pasi Berisha ėshtė parė tė lėshojė jo pak nga vetja nė bisedime tė hapura dhe tė ndershme, por nuk ka lėshuar kurrė pe nėn presion, e ca mė pak kur presionit i vjen erė.
Krijoni Kontakt