Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    Emri:  tahiri1.jpg

Shikime: 1169

Madhėsia:  13.5 KB

    FJALA E PLOTE E MINISTRIT

    Jam kėtu pėr t’i dhėnė fund, pėrmes njė ekspozeje saktėsisht tė verifikueshme, spekullimeve tė panumėrta lidhur me pjesėn e akuzės sė deputetit Tom Doshi qė pėrfshin mua si Ministėr i Brendshėm dhe rolin e Policisė sė Shtetit qysh prej ditės kur kam marrė dijeni nga vetė deputeti pėr pretendimin e tij.

    Prita ditėn e sotme pėr tė shmagur humbjen e ekspozesė sime nė tymnajėn dhe zhurmėn e politizimit ekstrem qė Partia Demokratike po i bėn njė pretendimi tė kthyer nė akuzė bombastike, e cila nė kėndvėshtrimin e dikasterit qė unė drejtoj, ka qenė e sqaruar ashtu siē i ėshtė komunikuar prej kohėsh deputetit akuzues.

    Renditja kronologjike e fakteve pėr tė cilat jam vėnė dhe jam nė dijeni, ėshtė si mėposhtė:

    Nė dt 6 Shtator 2014, me kėrkesė tė Kryeministrit, jam takuar dhe kam dėgjuar deputetin Tom Doshi. Takimi ėshtė zhvilluar nė Durrės, nė mejdiset e zonės rezidenciale.

    Gjatė takimit qė ka zgjatur rreth 30 min, Z. Doshi mė rrėfeu se kishte zbuluar njė komplot pėr vrasjen e tij, dhe kishte identifikuar porositėsit dhe egzekutorėt e krimit tė pretenduar.

    Tom Doshi gjithashtu mė tha se vrasėsin e pretenduar, e kishte nė ato momente nė shtėpinė e tij nė plazhin e Durrėsit dhe mė kėrkoi ta takoja.

    Gjatė atij takimi, Tom Doshi, deklaroi se personi qė kishte marrė pėrsipėr ekzekutimin e tij, ishte njė shtetas nga Fushė-Kruja, i cili kishte marrė porosi nga njė shtetas tjetėr me emrin Fatjon Skėnderi, ish shofer i Kryetarit tė Partisė Republikane, Fatmir Mediu.

    Tom Doshi deklaroi po nė atė takim se nė dt 1 Shtator 2014 (pra 5 ditė pėrpara takimit me mua), kėtij shtetasi (pra Fatjon Skėnderit) i ishte bėrė atentat pėr ta vrarė, nė hyrje tė autostradės Tiranė Durrės, ngjarje pa pasoja por pėr tė cilėn Policia e Shtetit kishte filluar hetimet qė nė momentin kur u bė me dije.

    Gjithnjė sipas tij, Tom Doshi mė tregoi gjithashtu se nė rrugė private kishte zbuluar qe nė mjediset e lokal Viva nė zonėn e Bllokut nė Tiranė, ish Shoferi i Fatmir Mediut sė bashku me Agron Kulicin, ish nėndrejtori i Policisė sė Shtetit, Agim Ramėn, kunat i ish Kryeministrit Berisha, Eugen Beci, Drejtues i Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda, shtetasin Ymer Lala dhe njė shtetas me emrin Ylli (Xhaxhollari), pronari i lokalit, kishte organizuar vrasjen e Tom Doshi.

    Z. Tom Doshi kėmbėnguli po ashtu se edhe vetė Prokrurori i Pėrgjithshėm, Adriatik Llalla, ishte i pėrfshirė nė kėtė komplot, (nėpėrmjet Eugen Becit) sepse sipas Z. Doshi, tė dhėnat qė deputeti i kishte dhėnė konfidencialisht pak kohė mė parė Z. Llalla, i kishin marrė vesh po kėta persona, pra organmizatorėt qė sipas Z. Doshi kishin organizuar vrasjen, dhe kėto i kishin marrė vesh nėpėrmjet vetė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Pra sipas deputetit Tom Doshi, vetė Prokurori i Pėrgjithshėm kishte treguar te organizatorėt, porositėsit dhe vrasėsit, se Z. Doshi kishte zbuluar komplotin e tyre ndaj jetės sė deputetit.

    Nė pėrmbledhje tė fakteve paraprake, Tom Doshi mu shpreh thellėsisht i bindur se vrasjen e tij, ky grup kriminal ku sipas tij ishin tė pėrfshirė nga Agim Rama e Agron Kuliēi tek shoferi i Fatmir Mediut dhe drejtuesi i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda Eugen Beciu, e kėrkonte pėr llogari tė Sali Berishės, i cili, gjithėnjė sipas Z. Doshi, ishte betuar tė hakmerrej pėr humbjen e rėndė nė Shkodėr.

    Tom Doshi ishte po ashtu i bindur se pėrmes Agron Kuliēit, organizatorėt e vrasjes kishin siguruar mbėshtetjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Adriatik Llalla.

    Sikundėr i’a kam shprehur kryeministrit fill pas takimit, mė ėshtė dukur skenar shumė i dyshimtė.

    I kam thėnė kryeministrit se sipas meje nuk mė dukej gjėkundi si organizim real i njė vrasjeje, por mbetej dhe mė mbetet ende sot e paqartė arsyeja e vėnies nė lėvizje tė kėtij skenari ēoroditės nga ky miks individėsh.

    Por theksoj se, nė prani tė Kryeministrit dhe tė deputetit, kam parashtruar mendimin se e vetmja mėnyrė pėr ta ndjekur kėtė ēėshtje, ishte denoncimi nė rrugė ligjore i ēėshtjes nga ana e Tom Doshit.

    Tom Doshi ishte absolutisht kundėr.

    Ai kėmbėnguli deri nė fund se pėrderisa nė komplotin pėr vrasjen e tij, ai kishte zbuluar si pjesė aktive nė komplot drejtuesin e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, Eugen Beci dhe si mbėshtetės tė komplotit Prokurorin e Pėrgjithshėm, Adriatik Lllalla, ishte e pamundur tė ecej nė rrugė ligjore pa rrėzuar mė parė Prokurorin e Pėrgjithshėm pėrmes parlamentit.

    Me gjithė kėmbėnguljen e deputetit, si unė dhe si kryeministri nė fund tė bisedės, i kemi thėnė Tom Doshit se nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr pėr ta adresuar pretendimin e tij pėrveē rrugės ligjore, dhe kam theksuar se ēdo vonesė nė kohė, do t’i vėshtirėsonte veprimet hetimore.

    Nė fund, deputeti Tom Doshi kėrkoi qė tė takoja personin qė sipas tij ishte vrasėsi i porositur dhe i penduar, pėr ta nxitur tė bashkėpunojė me policinė dhe pėr t’i dhėnė besim duke i treguar mekanizmin mbrojtės qė pėrdor shteti ndaj tė penduarve qė pranojnė tė bashkėpunojnė me drejtėsinė.

    Jam takuar pas pak, sė bashku me Tom Doshin me njė zotėri, qė sipas Tomės, ishte vrasėsi i penduar.

    Zotėria, qė m’u prezantua si “Duri nga Fushė Kruja”, nuk foli vetė, por kryesisht pohonte me kokė dhe mėrmėrima deklaratat e deputetit, sipas tė cilave, ai kishte marrė njė porosi pėr tė vrarė deputetin por kėtė porosi i’a kishte rrėfyer vetė deputetit duke mos e kryer vrasjen.

    Aty pėr aty i kėrkova Tom Doshit, tė paraqitej menjėherė bashkė me zotėrinė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, pėr tė marrė zyrtarisht kallzimin e kėtij tė fundit, pas tė cilit do tė mund tė fillonim menjėherė hetimet penale.

    Duke kuptuar refuzimin tim pėr t’u pėrfshirė me kėtė ēėshtje nė rrugė tė tjera pėrveē rrugės ligjore, Toma pranoi mė nė fund tė paraqitej me zotėrinė, por jo nė Drejtorinė e Policisė, po vetėm nė zyrėn e Ministrit, dhe fillimisht pa prezencėn e oficerėve tė Policisė sė Shtetit qė duhet tė merrnin deponimin ose kallzimin zyrtar pėr tė filluar hetimin penal pėr kėtė ēėshtje.

    Por as ky takim qė unė e pranova pėr ta futur ēėshtjen nė rrugė ligjore, nuk u zhvillua pėr refuzim tė vetė Tom Doshi dhe sipas tij, pėr shkak se personi i prezantuar si vrasės kishte mosbesim.

    Ndėrkohė me tė arritur nė Tiranė, kam thirrur Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit dhe drejtuesit mė tė lartė tė saj, pėr tė filluar veprimet paraprake hetimore, pavarėsisht refuzimit tė deputetit pėr bashkėpunim me institucionet ligjzbatuese.

    Mė pas kam marrė takim me Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, dhe pas tyre, me Prokurorin e Pėrgjithshėm.

    Ky i fundit ishte nė dijeni tė deklarimeve tė Tom Doshit, pas njė takimi tė mėparshėm ndėrmjet tė dyve.

    E informova pėr gjithcka u vura nė dijeni nga deputeti, si dhe pėr pretendimin e kėtij tė fundit pėr tė mos filluar hetim penal sepse vetė Prokurori i Pėrgjithshėm dhe Prokurori i Krimeve tė rėnda, ishin tė pėrfshirė nė kėtė ngjarje.

    Prokurori i Pėrgjithshėm, i cili siē e thashė kishte marrė dijeni mė parė nga vetė Tom Doshi, u shpreh shumė i gatshėm pėr ta hetuar penalisht kėtė ēėshtje nė rast se do tė kishim njė deponim apo kallzim ose edhe nė rast se, nga mbledhja me iniciativė e tė dhėnave paraprake nga Policia e Shtetit, do tė rezultonte ndonjė e dhėnė me vlerė pėr tė nisur njė procedim penal.

    Pas bisedės me Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, kam rithirrur dhe nxitur pėrsėri deputetin Tom Doshi pėr tė paraqitur kallzim dhe tė dhėna shtesė, ose deponim nga shtetasi i lartpėrmenduar, duke e siguruar edhe njėherė deputetin se ishim tė gatshėm t’i ofrojmė shtetasit statusin e dėshmitarit tė mbrojtur me tė gjitha garancitė qė ligji parasheh pėr kėtė status.

    Por pėrsėri dhe vazhdimisht mė tutje nga Tom Doshi kam marrė refuzim pėr ta kanalizuar shqetėsimin e tij nė rrugė ligjore.

    Dua tė nėnvizoj kėtu se gjithėsesi, qė nga momenti qė jam vėnė nė dijeni, Policia e Shtetit i ka konsideruar me kujdesin maksimal pretendimet e deputetit – pavarėsisht se nuk dispononim asnjė tė dhėnė, asnjė fakt dhe asnjė provė, dhe pėr mė tepėr asnjė kallzim apo deponim.

    Nė kėtė kuadėr, si dhe duke pasur nė konsideratė hetimin pėr ēėshtjen penale tė ndodhur nė 1 shtator ndaj shtetasit Fatjon Skėnderi, i deklaruar nga Tom Doshi si ndėrmjetės i grupit organizator dhe vrasėsit tė penduar, ėshtė bėrė shoqėrimi i shtetasit Fatjon Skėnderi – jo njė herė por disa here.

    Eshtė marrė nė pyetje, i ėshtė bėrė kontroll nė dy banesat e tij si dhe janė sekuestruar pamjet filmike nė mjediset e njėrės prej shtėpive tė tij.

    I ėshtė kqyrur po ashtu automjeti dhe tė gjitha sendet personale, si dhe janė kryer njė seri veprimesh tė tjera hetimore nė kuadrin e zbardhjes sė ngjarjes sė ndodhur nė dt 1 Shtator, duke parė me imtėsi ēdo detaj e rrethanė edhe nėn dritėn e pretendimeve tė deputetit Tom Doshi.

    Janė marrė deklarime nga Z. Skėnderi dhe nga Z. Ylli Xhaxhollari, si edhe janė pyetur shtetasit Xhoni Skėnderi, Rezart Skėnderi, Eraldo Myfati dhe Arben Manaj, tė cilėt nuk kanė dhėnė asnjė fakt apo tė dhėnė me vlerė pėr hetimet.

    Nė kuadėr tė po kėtij hetimi penal, tashmė i lidhur edhe me pretendimet e Tom Doshit, ėshtė bėrė shoqėrimi i shtetasit Durim Bami, si shtetas qė kishte dijeni dhe mund tė zbardhte rrethana tė caktuara lidhur me ngjarjen e datės 1 shtator, e cila pėr policinė shėrbente njėkohėsisht pėr tė hulumtuar versionin e servirur nga deputeti.

    Gjithashtu, sė bashku me vendimin e prokurorit, janė kryer njė sėrė veprimesh tė tjera hetimore, vėzhgim, pėrgjim, mbledhje tė dhėnash dhe kqyrje materialesh filmike tė kamerave tė ndryshme tė sekuestruara, nga tė cilat nuk ėshtė mbledhur dot asnjė e dhėnė me vlerė pėr tė zbardhur pretendimin e Tom Doshit.

    Disa ditė mė pas, nė njė takim tė dytė me Tom Doshin, ai mė deklaroi se vetė vrasėsi i kishte deklaruar se njė tentativė konkrete pėr ta vrarė, ishte konsumuar dhe ishte dėshtuar nga vetė ata qė ishin paguar pėr ta vrarė.

    Sipas asaj qė vrasėsi i paguar i deputetit i kishte thėnė atij dhe pastaj Tom Doshi ma deklaroi mua, rreth dt 21 qershor, Tomės i kishin vendosur eksploziv nė afėrsi tė makinės sė vet. Eksplozivi ishte vendosur nė njė motocikletė pėr transport picash dhe do tė shpėrthente kur Tom Doshi tė shkonte tek makina.

    Faktikisht Tom Doshi mė ka deklaruar nė dy here tė ndryshme, dy arsye tė ndryshme mbi motivet pėrse ky akt terrorist i pėrgatitur ndaj tij, nuk ishte kryer.

    Njė herė sepse sipas tij vrasėsit ishin bėrė pishman, dhe njė herė tjetėr sepse vetė Toma nuk kishte dashur tė hipte nė makinė por kishte ecur nė kėmbė.

    Nė kėtė kuadėr, dhe nė ecurinė e hetimeve pėr njė tjetėr ngjarje, Policia e Shtetit ka sekuestruar menjėherė pamjet filmike tė njė banke ekzaktėsisht nė venddodhjen e deklaruar nga Tom Doshi, duke marrrė dhe parė pamjet filmike nga dt 19 deri 26 qershor 2014 – pra brenda spektrit tė kohor tė datės 21 qershor qė u tregua si dita kur do tė kryhej vrasja.

    Nga pamjet filmike nuk rezulton tė jetė e vėrtetė, pra tė ketė ndodhur, asgjė nga ato qė deklaron Tom Doshi.

    Asnjė prej pretendimeve, nuk rezultoi tė bazohej nė faktet e mbledhura nga Policia, motorri pėrfshirė.

    Ju informoj se tė dhėnat qė pėrmenda mė sipėr dhe veprimet hetimore tė kryera nga policia janė tė dokumentuara dhe tė administruara nė fashikujt pėrkatės hetimor.

    Mė pas, saktėsisht nė dt. 14 Shtator, Tom Doshi kėrkon tė sjellė tek unė dėshmitarin e tij, pra vrasėsin e pretenduar, por duke kėmbėngulur nė kushtet e mėparshme.

    Jo nė polici, jo me oficerė tė policisė, por vetėm nė Zyrėn e Ministrit tė Brendshėm.

    E kam pritur sė bashku me Drejtorin e Pėrgjithshėm, Z. Didi, me Drejtorin e Krimeve tė Rėnda dhe me Drejtorin e Tiranės.

    Tom Doshi ka refuzuar tė zhvillojė takimin me kėta persona dhe kėmbėngulur qė vetėm tė dėgjohet versioni i vrasėsit tė pretenduar, pa kryer asnjė veprim procedurial.

    Kam marrė edhe Drejtorin e Pėrgjithshėm nė zyrėn time bashkė me deputetin dhe shtetasin tjetėr, nė pėrpjekjen pėr t’i bindur tė pranonin rrugėn ligjore.

    Ndėrsa Drejtori i Krimeve tė Rėnda nė Policinė e Shtetit dhe Drejtori i Tiranės, kanė pritur nė mjediset e Ministrisė sė Brendshme, pėr tė qenė tė gatshėm pėr fillimin e procedurave nė rast se Tom Doshi dhe zotėria tjetėr do tė pranonin tė kallzonin ose depononin.

    Takimi ka zgjatur rreth njė orė, gjatė tė cilės Tom Doshi tregonte ngjarjen ndėrsa vrasėsi i pretenduar, pėrgjithėsisht pohonte fjalėt e deputetit ose shprehej se nuk donte tė deklaronte.

    Sipas atyre qė ky i fundit deklaroi, Z. Fatjon Skėnderi i kishte dhėnė atij njė shumė parash pėr tė vrarė Tomėn, dhe shumėn tjetėr do i’a jepte mė vonė.

    Madje tha se kishte kėrkuar mė shumė para pėr ta hequr qafe Tom Doshin dhe se kėrkesėn pėr tė shtuar shumėn e parave, Fatjon Skėnderi e kishte konsultuar me Z. Agim Rama, nė prezencė tė Agron Kulicit dhe Eugen Becit qė gjendeshin tek njė tavolinė tjetėr e lokalit Viva nė zonėn e Bllokut, ku sipas Tomės mblidheshin organizatorėt e vrasjes sė tij.

    Sipas tij i ishin premtuar 200 mijė euro por ky kėrkonte 500 mijė dhe gjithnjė sipas tij, tavolina tjetėr e kishte miratuar kėrkesėn.

    Gjatė kėtij rrėfimi, nė zyrėn e Ministrit tė Brendshėm, ėshtė edhe momenti i parė kur del emri i Kryetarit tė Kuvendit, Z. Ilir Meta.

    Tom Doshi i kėrkon nė formė nxitėse vrasėsit tė pretenduar tė thotė diēka lidhur me dikė dhe zotėria thotė se sipas tij ai kishte dijeni se porositėsi i interesuar ishte Ilir Meta.

    Pas shumė pyetjesh lidhur me nga e kishte dėgjuar ai kėtė, vrasėsi i porositur, pohoi se kėtė e kishte dėgjuar nga shtetasi Fatjon Skėnderi tė cilit i’a kishte thėnė shtetasi Agim Rama.

    Gjithashtu me sugjerim tė Tom Doshit, zotėria pohoi se nė lokalin Viva nė zonėn e Bllokut ai kishte shkuar disa herė dhe grupi organizator ishte gjithnjė aty, nė tė njėjtėn tavolinė.

    Pikėrisht nė njėrėn prej kėtyra vajtjeve, nga tavolina e Agim Ramės, Agron Kuliēajt dhe Eugen Becit, atij i kishte ardhur po nėpėrmjet Fatjon Skėnderit edhe porosia pėr tė eliminuar fizikisht deputetin Mėhill Fufi.

    Pėr tė cilin Fatjon Skėnderi i kishte thėnė se do tė merrte 100 mijė euro dhe porosia vinte nga Ilir Meta pėrmes Agim Ramės.

    Nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit i ėshtė ofruar me njė shpjegim tė hollėsishėm mbrojtje e posaēme dhe statusi i dėshmitarit tė mbrojtur, por zotėria ėshtė shfaqur kategorik nė refuzimin e tij.

    Madje ka pohuar mė shumė se njė herė, qė nuk donte fare tė ngatėrrohej me kėtė punė dhe kishte ardhur vetėm pse deputeti kishte kėmbėngulur tė bėnte njė takim me mua si Ministėr i Brendshėm.

    Gjatė atij takimi, i ėshtė kėrkuar disa herė vrasėsit tė pretenduar tė japė qoftė edhe njė fakt tė vetėm pėr tė provuar thėniet, qoftė edhe motorin ku kishte vendosur eksplozivin, apo ēdo fakt tjetėr sado dytėsor, por ai ka deklaruar se nuk disponon asnjė fakt pėrveē fjalėve tė tij lidhur me grupin organizator tė vrasjes.

    Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė ka mbajtur shėnime tė cilat mund ti duheshin policisė pėr hetimet paraprake qė kishte nisur kryesisht.

    Shtetasi ėshtė larguar bashkė me Tomėn pa pranuar tė thotė gjė mė shumė, dhe duke kėmbėngulur qė as donte tė depononte e as donte tė bėhej pjesė e hetimeve.

    Pėr kėtė takim dhe gjithēka dėgjova sė bashku me Drejtorin e Pėrgjithshėm informova menjėherė Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Prokurorin e Pėrgjithshėm, tė cilėt i kam mbajtur nė komunikim tė vazhdueshėm pėr ecurinė e veprimeve tė policisė nė kėtė drejtim.

    Pak kohė mė pas, deputeti Tom Doshi mė ka ritakuar dhe mė ka deklaruar se dispononte pajisjen eksplozive.

    Pėr cilėn as ka pranuar marrjen procedurialisht nga Policia e Shtetit dhe as ka pranuar qė policia tė bėnte veprimet pėrkatėse hetimore.

    Vetėm ka deklaruar se e kishte nė bagazh tė makinės dhe e kishte gjetur nė rrugė private.

    Mė tha se donte tė ma sillte mua, por nuk kam pranuar pasi ky mund tė ishte vetėm njė veprim hetimor qė duhet ta kryente ekskluzivisht Policia e Shtetit.

    Gjithashtu, qė prej momentit qė jam vėnė nė dijeni nga Z. Doshi, i kam kėrkuar tė mė vėrė nė dispozicion, mua dhe Policisė sė Shtetit, pamjet filmike ku pretendohet se vrasėsi i pretenduar rrėfen ngjarjen.

    Megjithė kėmbėnguljen time, kėto pamje filmike nuk mė janė vėnė kurrė nė dispozicion.

    Gjithashtu i kam ofruar Z. Doshi, tė gjithė mbrojtjen ligjore dhe garanci maksimale pėr sigurinė e tij, gjė qė nuk ėshtė pranuar asnjė herė prej tij.

    Nga tėrėsia e veprimeve dhe bazuar nė konkluzionet e hetimeve paraprake mė iniciativė tė vetė Policisė sė Shtetit, nė mungesė tė plotė vullneti tė Tom Doshit e tė vrasėsit tė pretenduar pėr tė kallzuar apo deponuar ligjėrisht, gjithēka deputeti pretendon na rezultoi pa asnjė bazė tė arsyeshme.

    Kėtė pėrfundim i’a kam pėrcjellė kryeministrit, Kryetarit tė Kuvendit dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ashtu siē i’a kam thėnė sigurisht edhe deputetit Tom Doshi.

    Por po ashtu, e kam siguruar vazhdimisht Tom Doshin se nė ēdo moment qė ai do tė sillte ndonjė provė apo fakt mė shumė, ne ishim tėrėsisht tė gatshėm tė hetonim nė ēdo aspekt.

    Ashtu siē tė gatshėm jemi edhe sot.

    Kjo ėshtė kronologjia e ngjarjeve qė lidhin kėtė histori tė shėmtuar tė ditės me mua si Ministėr i Brendshėm dhe Policinė e Shtetit.

    Sipas nesh, bazuar nė qasjet, provat dhe faktet e disponuara deri sot, askush nga personazhet e pėrfshirė nė rrėfimin e tij tė derisotėm nuk ka organizuar njė vrasje tė Tom Doshit, por theksoj se pėr kėtė ēėshtje ka hetime nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda dhe Policia e Shtetit, tė cilat pritet shumė shpejt ēdo dyshim tė hedhur nė publik.

    Kush dhe pse e ka sajuar kėtė farsė mbetet njė ēėshtje tjetėr.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    PR, Mediu: Tahiri po mashtron pėr ēėshtjen “Doshi”. Fatjon Skėnderi, shofer i PR nė 1991-in

    Emri:  fatmir-mediu.jpg

Shikime: 474

Madhėsia:  15.0 KB

    TIRANĖ – Kryetari i PR-sė, Fatmir Media, ka deklaruar sot se ministri Saimir Tahiri ka lėshuar sot njė mashtrim publik me deklaratėn se porositėsi i pretenduar i vrasjes sė Tom Doshit ishte njė ish-shofer i Mediut.

    Nga ana tjetėr, Mediu ngriti disa pikėpyetje pėr tė vėrtetėn e zbuluar nga Tahiri mbi dosjen “Doshi”, njera prej tė cilave ishte: “Pse ministri del pas 6 muajsh, kur tė vėrtetėn e kishte provuar disa muaj mė parė?! Unė deklaroj se po bėhet manipulimi i sė vėrtetės,” – tha ai.

    Kreu republikan sqaroi se Fatjon Skėnderi, i pėrmenduar si “porositėsi i vrasjes sė deputetėve” nė ēėshtjen “Doshi”, ka qėnė shofer nė Partinė Republikane nė vitin 1991 deri nė vitin 1993, “kohė kur vetė Tahiri ishte kalama”, siē u shpreh Mediu, – kur edhe ai vetė sapo kishte hyrė nė PR dhe kryetar ishte Sabri Godo.

    “Deklaroj se Fatjon Skėnderi ka shofer nė PR nė vitet 1991-1993, – tha ai, – dhe ėshtė larguar nė 1993-in, atėherė kur Tahiri ishte akoma kalama. Edhe unė kam shkuar nė PR nė 1992. Nė 1992-1997, kryetar ka qėnė z.Sabri Godo ndaj deklaratat e Tahirit se Fatjon Skėnderi ka qėnė shofer imi, ėshtė njė mashtrim publik. Nė PR, vetėm kryetari ka patur mjet nė dispozicion, kurse pjesa tjetėr ka lėvizuar me mjetet e veta. Ai ka qėnė shofer nė dispozicion tė nėnkryetarit e sekretarit nga ’91 deri nė ’93 dhe qė atėherė nuk ka punuar mė.

    Unė deklaroj se po bėhet manipulimi i sė vėrtetės. Tė gjithė shtrojmė pyetjen se pse ministri del para 6 muaj kur tė vėrtetėn e ka provuar shumė muaj mė parė?!
    Pse nuk kanė marrė qėndrimi institucinal shteti, qoftė dhe pėr pretendimet falso?
    Pse Saimir Tahiri nuk e ka arrestuar dėshmitarin apo killerin e arrestuar po e lanė tė lirė?

    Kjo tregon se ky shtet ka marrė fund dhe kėta njerėz s’duan tė dinė cfarė ėshtė drejtėsia,” – pėrfundoi Mediu.

    TAHIRI: PROSITESI I VRASJES, “FATJON SKDENRI, ISH-SHOFER I KRYETARIT TE PR, FATMIR MEDIU”

    Ministri Tahiri, nė fjalėn e tij pėrmbyllėse pėr akuzat e deputetit Tom Doshi pėrmendi edhe emrin e kreu republikan, Fatmir Mediu. Konkretisht, Tahiri tha:

    “Doshi gjithashtu mė tha se vrasėsin e pretenduar, e kishte nė ato momente nė shtėpinė e tij nė plazhin e Durrėsit dhe mė kėrkoi ta takoja. Gjatė atij takimi, Tom Doshi, deklaroi se personi qė kishte marrė pėrsipėr ekzekutimin e tij, ishte njė shtetas nga Fushė-Kruja, i cili kishte marrė porosi nga njė shtetas tjetėr me emrin Fatjon Skėnderi, ish shofer i Kryetarit tė Partisė Republikane, Fatmir Mediu.”

    (ar.sh/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    Shkėlzen Berisha: Pse Tahiri dhe Didi nuk e ndaluan “vrasėsin profesionist” kur u rrėfye para tyre?

    TIRANĖ- Djali i ish-kryeministrit shqiptar, Shkėlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave tė Ministrit tė Brendshėm Saimir Tahiri mbi akuzat e deputetit Tom Doshi.
    Shkėlzen Berisha e quan tė ēuditshme faktin qė edhe pas rrėfimit nė zyrėn e Ministrit dhe nė prani tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, “vrasėsi profesionist” ėshtė lėnė i lirė. Ai kėrkon pėrgjigje mbi disa pyetje nė lidhje me deklaratat e bėra mė parė nga Durim Bami, para Tahirit dhe Didit

    “Dokrrat e Tahirit. Njė “vrasės profesionist” shkon dhe rrėfehet nė zyrėn e Ministrit tė Brendshėm pėr vrasjen e njė deputeti, para tij dhe drejtorit tė pėrgjithshėm tė policisė por ministri dhe drejtori e lėnė tė lirė tė largohet sepse nuk ka pranuar tė hedhė firmėn? Pėrse nuk e kanė arrestuar ndėrkohė qė personi ka pranuar gojarisht para tyre qė ėshtė pėrfshirė nė njė vrasje tė mbetur nė tentativė? Policia ka ndaluar dhe arrestuar njerėz pėr faturėn e dritave por ministri dhe drejtori i policisė paskan organizuar “rendezvous” nė dritėn e qiririt, jo njė, por disa herė me njė vrasės tė kontraktuar pa e ndaluar kurrė atė! Me ēfarė baze ligjore e kanė lėnė tė lirė dje dhe e kanė arrestuar sot?”, shkruan Shkėlzen Berisha nė faqen e tij zyrtare tė facebook.

    (m.k/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    O Tahiro,

    Te ka gjet kryeministri si vetja, fort "te zgjuar". Domethene dole para shqiptareve dhe u the se Tom Doshi, nje deputet socialist e mik i madh i Rilindjes Socialiste, te vjen e te thote: "Duan te me vrasin, dhe personin qe paguan te me vriste e kam ketu!" e ti i the, c'jane keto enderra me sy hapur qe shikon? Bile te tha qe sipas teje, ata qe kishin bere plan per ta vrare ishin kunati i Berishes e njerezit e opozites, dhe ti e le kete shans te madh te fusje Berishen ne burg te te ikte nga duart?

    O Tahiro, me cfare e ke koken te mbushur, me pambuk? Apo kujton se gjithe shqiptaret jane koke pambuksa si puna tende dhe kryeministrit tend?

    Fakti qe ti nuk levize as gishtin nga vendi deshmon hapur qe pas vrasjes ishin vete njerezit tuaj ne pushtet. Dhe kjo eshte arsyeja perse ju nuk levizet nga vendi. Deshet ta hiqnit qafe Doshin sic hoqet Santon, bankierin e kokaines te kapur ne Mal te Zi? Kini frike se keto lidhjet me krimin ju implikojne direkt ju si qeveri e koalicion?

    Tahiro, gjej ndonje vrime miu te fshihesh e shpetosh koken kur te dali videoja e Doshit ne ekranet e TV.

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    Islami pyet: Pėrse Rama, Tahiri, Didi e Meta flasin pas 6 muajsh?

    TIRANĖ – Ish-socialisti Kastriot Islami pyet: “Pėrse Rama, Tahiri, Didi dhe Meta, ndonėse janė nė dijeni tė historive me vrasje politike, flasin pas 6 muajsh?”

    Duke ndjekur me vėmendje tė veēantė zhvillimet e fundit nė qeveri e PS, edhe deputeti demokrat, si analistėt, ka ngritur sot 3 pyetje:

    1) A mund tė qėndrojė nė kėmbė dhe tė qeverisė vendin njė maxhorancė, figurat kryesore tė tė cilės herė bisedojnė me njeri-tjetrin pėr vrasje politike duke akuzuar opozitėn dhe herė akuzojnė njeri-tjetrin pėr vrasje politike, ndėrkohe qė Parlamenti Europian kėrkon dekriminalizimin e Kuvendit? A mundet kjo maxhorancė tė miratojė reformėn e standarteve europiane pėr drejtėsinė?

    2) Si ka mundėsi qė figurat kryesore tė Qeverisė dhe shtetit komunikojnė me persona tė inkriminuar e flasin pėr vrasje politike dhe pėr 6 muaj nuk marrin asnjė mase pėr ndjekjen e tyre penale apo ndalimin e tyre?

    3) Pėrse Kryeministri, Ministri i Brendshem, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė dhe Kryetari i Kuvendit, ndonėse janė nė dijeni tė historive me vrasje politike, flasin pas 6 muajsh? Pėrse jo mė parė? Pėrse nuk ėshtė kryer asnjė hetim mė parė, por ato filluan vetėm dje?- pėrfundon Islami.

    Islami, njė deputet i PS-sė, qe i pari qė u pėrjashtua nga PS-ja, pasi drejtimin e kėsaj partie e mori Edi Rama. Po ashtu, ai qe i pari qė paralajmėroi publikisht se edhe deputeti Tom Doshi do tė pėrjashtohej njesoj si ai, pas kritikave drejtuar Qeverisė, Kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta: “Rama ka vendosur pa asnjė medyshje,- shkroi Islami mė 1 mars, – herėt a vonė ta largojė Doshin.”

    (ar.sh/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    PD: Tahiri dhe Didi tė dorėhiqen, negociata private me atentatorin



    Akuzat e Tom Doshit sipas Partisė Demokratike, duhet ti kushtojnė detyrėn edhe Ministrit tė Brendshėm, Saimir Tahiri dhe Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Artan Didi.
    Kėrkesa pėr dorėheqjen u artikulua nga numri dy i Partisė Demokratike, Arben Ristani pas deklaratės sė Ministrit tė Brendshėm, ku sqaronte lėvizjet e Ministrisė dhe policisė pas rrėfimit tė Doshit se po i kėrcėnohej jeta.
    “Ne i kėrkojmė sot Ministrit tė Brendshėm tė japė dorėheqjen.Mbarė publiku, mbarė qytetarėt kanė parė me zė e me figurė sot, se Saimir Tahiri ėshtė njė ministėr rendi qė bėn pazare me vrasjet e komplotet, e kur paktet dėshtojnė, e kur bomba u shpėrthen nė duar, atėherė del e lėshon mjegull sėrish duke penguar zbardhjen e ngjarjes.
    Ky ėshtė njė implikim i drejtpėrdrejtė i Ministrit tė Brendshėm nė kėtė histori kriminale.
    Askush nuk mund tė ketė mė besim as tek ai, as tek drejtori i tij i policisė. Mė e pakta duhet tė japin dorėheqjen, e tė shkojnė drejt prokurorisė minimalisht si persona qė kanė dijeni pėr vrasjen e mbetur nė tentative”.
    Mė herėt, edhe nė studion e Ora News, Ristani rikonfimoi vendosmėrinė e PD-sė pėr ti shkuar deri nė fund betejės pėr dorėheqjen e kreut tė Kuvendit, Ilir Meta.
    “ Aksioni i parė qė ka opozita do tė jetė kėrkesa pėr dorėheqjen e kryetarit tė Parlamentit. Kėrkesėn pėr mocion e kemi paraqitur nė parlament, mund tė bėhet nesėr apo njė ditė tjetėr, por sa mė shpejt tė bėhet aq mė mirė ėshtė. Tė japė dorėheqjen nė mėnyrė qė drejtėsia tė hetojė e lirė, e pavarur dhe profesionale pėr tė arritur njė pėrfundim tė drejtė ”
    Ristani, shprehu edhe njė herė angazhimin e PD pėr dekriminalizmin sa mė parė tė Kuvendit.

    Deklarata e plotė e Ristanit
    Ministri i Brendshėm keqpėrdori sot zyrėn publike duke lėshuar njė lum thashethemesh rreth cėshtjes mė tė mrephtė publike, pėr akuzėn ndaj Kryetarit tė Kuvendit si porositės i vrasjes sė dy deputetėve.
    Qytetarėt u tronditen edhe mė shumė sot kur panė se Ministri Tahiri ėshtė i pėrfshirė nė kėtė skenar mafioz dhe gjendet nė atė detyrė pėr tė shėrbyer deri nė fund interesat kriminale tė dyshes Rama-Meta.
    Megjithėse pėrgojoi pėr 30 minuta se kush ulej nė tavolinė me kė, dhe cilin restorant frekuentojnė njerėzit, sėrish Tahiri ra nė kontradikta tė mėdha.
    Fillimisht ai pėrgenjėshtroi Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė. Artan Didi ka deklaruar publikisht se nuk ka pasur informacion rreth kėsaj ngjarje dhe se nuk ka takuar askėnd, asnjė personazh tė kėsaj historie kriminale.
    Por shefi i tij, Saimir Tahiri, tha sot se Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė ėshtė gėnjeshtar, pasi ai e ka takuar personin e dyshuar si atentator, e qė ka marrė porosinė pėr tė vrarė dy deputetėt.
    Ministri i Brendshėm, pranoi sot se ėshtė marrė privatisht me kėtė ngjarje, pasi ka bėrė takime informale me personin qė dyshohet si atentatori i paguar, madje edhe nė shtėpi plazhi.
    Po sa herė e ka takuar Ministri tė dyshuarin pėr vrasje tė mbetur nė tentativė?
    A e ka takuar ndonjėherė Saimir Tahiri atentatorin, nė prani tė Emiliano Shullazit?
    Ministri i Brendshėm nuk thotė asgjė, se pėrse prej 6 muajsh nuk u mor asnjė masė, asnjė veprim konkret pėr kėtė ngjarje tė rėndė, por papritur tė gjitha zhvillimet ndodhėn nė dy ditėt e fundit, pasi deputeti doli e akuzoi publikisht kryetarin e Kuvendit si vrasės, e kryeministrin si dėshmitar nė vrasje.
    Pse u prit 6 muaj pėr tė ardhur deri tek ndalimi i personit tė dyshuar. Iu dha kohė paktit politik rregullimit tė hesapeve mes grupeve rivale nė qeveri, dhe kur tė gjitha negociatat dėshtuan, u kthyen tek ligji.
    6 muaj mė parė, ishin tė njėjtat rrethana si sot, asgjė nuk ka ndryshuar. Por vetėm sot ėshtė arrestuar i dyshuari si atentator i paguar, pėr vrasje tė mbetur nė tentativė. Si ka mundėsi, qė ai nuk u arrestua 6 muaj mė parė. Pse Ministri i Brendshėm takohet disa herė privatisht me njė person qė akuzohet si vrasės. Cfarė negociatash ka bėrė me tė? Si mund ta luajė kėtė lojė tė pėshtirė politike njė Ministėr i Brendshėm?
    Ne i kėrkojmė sot Ministrit tė Brendshėm tė japė dorėheqjen.
    Mbarė publiku, mbarė qytetarėt kanė parė me zė e me figurė sot, se Saimir Tahiri ėshtė njė ministėr rendi qė bėn pazare me vrasjet e komplotet, e kur paktet dėshtojnė, e kur bomba u shpėrthen nė duar, atėherė del e lėshon mjegull sėrish duke penguar zbardhjen e ngjarjes.
    Ky ėshtė njė implikim i drejtpėrdrejtė i Ministrit tė Brendshėm nė kėtė histori kriminale.
    Askush nuk mund tė ketė mė besim as tek ai, as tek drejtori i tij i policisė. Mė e pakta duhet tė japin dorėheqjen, e tė shkojnė drejt prokurorisė minimalisht si persona qė kanė dijeni pėr vrasjen e mbetur nė tentativė.
    Ja pra tė dashur miq, deri ku ka shkuar inkrimininimi nė kėtė vend. Ministri i Brendshėm ulet e bėn pazare, e mbyll njė histori kriminale pėr 6 muajsh rresht, dhe vetėm kur lufta mes klaneve mafioze nė pushtet shpėrthen, atėherė del e tregon pėrralla.
    Ndėrkohė qė Ministri i Brendshėm fshihte krimin, padrinot Rama dhe Meta tentonin tė vendosnin paqe mes tyre.
    Kėtu ka mbėrritur Shqipėria.
    Qeverisje e krimit, pėr krimin, me krimin.
    Kjo ngjarje vėrteton atė qė ne kemi denoncuar qė nė fillim, se Rama erdhi nė pushtet nė aleancė me krimin, dhe krimi sot ka ngritur krye se po prishen pazaret.
    Partia Demokratike e ngriti kauzėn e dekriminalizimit qė nė momentet e para dhe i qėndroi kėsaj kauze deri nė fund, megjithė pengesat, mungesėn e vullnetit dhe dhunėn e ushtruar nga dyshja Rama-Meta.
    Por koha nuk pret.
    Dekriminalizimi ėshtė nevojė urgjente, dhe duhet tė nisė nga etėrit krijues tė inkriminimit masiv, horizontal e vertikal.
    Eshtė ora kritike pėr ta ndalur kėtė tė keqe. Dhe ne bashkė me qytetarėt do t’ia dalim. Do ta bėjmė ēdo ditė betejėn me krimin e tutorėt e tij nė pushtet, dhe do ta fitojmė kėtė betejė.

    Balkanweb

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    Sipas Tahirit mungojne faktet.
    Deshmija e atij ne video,veshtire te
    merret seriozisht.
    Ai ne video duket ritard i plote.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    Po tani retard janė shumė deputetė e ministra, pra njė pjesė e shtetit ėshtė retarde. Shumė aspekte tė jetės sociale, politike, kulturore janė pėrsėri retarde. Tė mos jesh retard tė bėn ndryshe nga komuniteti dhe mėnjanohesh. Tė qėnurit retard ėshtė trendy. Por kjo nuk do tė thotė qė retardin tė mos e marrėsh seriozisht nė deklaratat e tij. Shumica e kėtyre retardėve janė vrasės gjakftohtė e kriminela me eksperiencė.
    relata refero

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    fakti qe ne zyren e ministrit te brendshem hyjne vrases dhe kriminele eshte per te vene alarmin,edhe sikur aty brenda te jene treguar barsaleta

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Ministri Tahiri: Pranon takimin me Doshin, sulmon Kryeprokurorin e vendit

    Edhe Une shkova nje dite ne zyren e Tahirit me 100 persona deshmitare per vrasjen time,mu pergjigj qe shko bej denancimin ne polici.

    I kam te gjitha provat,me video,te inēizuara,te dokumentura,me fotografi,me deshmitare...me te gjitha...Me mungon vetem nje flete,pa rendesi, qe duhet te tregonte qe bera denoncimin ne polici o prokurori.

    Dhe me thone,pa pik turpi,qe pa kete flete,pa rendesi,te gjitha dokumentet te lartpermendura,qe duhet te jene te firmosura nga te dyja palet, nuk quhen prova deris sa te beje denoncimin ne organet shteterore perkatese.

    Kam lajmeruar dhe Papen per kete pune,me ktheu te njejten pergjigje;"Duhet nje flete denancimi,se perndryshe as Zoti nuk pi uje si deshmimtar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •