Close
Faqja 7 prej 56 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 555
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    daja i babes tem musliman (past rahmet)
    e vrau me cifte vajzen e vet se kishte te dashur
    17 vjet ka kjo pune
    ne oborr e vrau
    nuk tolerohen te tilla gjera nga muslimanet
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #62
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    daja i babes tem musliman (past rahmet)
    e vrau me cifte vajzen e vet se kishte te dashur
    17 vjet ka kjo pune
    ne oborr e vrau
    nuk tolerohen te tilla gjera nga muslimanet
    trim i madh paska qen daja

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Shoqërohen të njohurit e Ajshes, për të zbuluar të dashurin e saj

    Autori e ka tërhequr për flokësh, i ka vendosur shqelmin në kurriz dhe i ka prerë kokën me thikë

    Ajshe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka. Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, pavarësisht se dyshimet kryesore janë për një krim pasioni, ku nuk përjashtohet një person i Komunitetit Mysliman. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore ka marrë ADN-në e embrionit që mbartte 18-vjeçarja. Nga ana tjetër, policia ka zbardhur itinerarin e vajzës gjatë ditës së krimit dhe dëshminë e plotë të babait të viktimës para oficerit të policisë gjyqësore, e cila ka zhdukur momentalisht dyshimet për një krim brenda familjes.

    Fytyrën përdhe që ta vrasin

    Sipas policisë, vajza ka shkuar me gjyshin në Tiranë për të bërë regjistrimin në shkollën e lartë dhe më pas është kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, ajo nuk ka pasur ndonjë problem, ndërkohë që deri në mbrëmje kishte qëndruar me babanë e saj. Rreth orës 23:00, ajo ka shkuar për të fjetur gjumë dhe pak kohë më vonë, ende nuk dihet motivi, por ajo ka dalë jashtë shtëpisë. Në ato momente, policia mendon se nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ajo është kërkuar nga një i njohur i saj dhe është larguar disa metra nga shtëpia. Më pas, në arën me misër, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë. Në një moment, ai e ka vendosur me fytyrë përdhe, me qëllim, që mos të bërtiste, ndërkohë që me thikë i ka prerë fytin. Gjatë kësaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin në kurriz, me qëllim që të mos lëvizte. Kokën, ia ka marrë me vete, ndërkohë që trupin e ka lënë përmbys, të paprekur. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi në trupin e vajzës nuk kishte plagë të tjera.

    Ekspertiza dhe ADN-ja

    Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj. Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Ajshe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.


    Shoqërohen mbi dyzet të dyshuar

    Gjatë dy ditëve nga momenti i ngjarjes së rëndë, policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 40 persona për krimin e rëndë. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar, mësohet se ajo nuk përdorte telefon, por vetëm faqen sociale të “Facebook”. Policia tha se nuk ka mundur të depërtojë në faqen e saj online, por ato që ka vënë re në faqen kryesore, kanë qenë shokët e saj, kryesisht nga Durrësi, të cilët janë shoqëruar. Ata janë marrë në pyetje për të gjitha informacionet që kishin lidhje me viktimën, por sipas dëshmive të mbledhura, të gjithë e njihnin si vajzë të rregullt, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk dinte ndonjë lidhje intime të saj. Gjithashtu, policia ka shoqëruar të dyshuar si të dashur të vajzës, siç ka qenë rasti i një të riu nga Shijaku, por edhe në këtë rast, ai është lënë i lirë. Ndërkaq, persona të tjerë, që kanë dhënë dëshmi në polici, janë edhe të afërm të viktimës, të cilët janë pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të vajzës ose njohje të saj, por në të gjitha pistat ka pasur mungesë informacioni.


    Pista e vetme, krim pasioni

    E vetmja pistë që ndiqet aktualisht nga policia bregdetare, e cila po ndihmohet nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ajo e një krimi pasioni. Sipas të dhënave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjë konflikt me të atin e fëmijës, pasi ishte shtatzënë, ku ata kanë debatuar dhe ajo nuk ka pranuar të kryejë një veprim të tillë. Në këto kushte, ai mund ta ketë vrarë, por nuk përjashtohet edhe mundësia tjetër e ndonjë xhelozie nga persona të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të Komunitetit Mysliman. Madje, për të mbledhur sa më shumë fakte për këtë ngjarje, ekspertët kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, me qëllim grumbullimin e provave të tjera dhe janë marrë në pyetje shoqet e viktimës, nëse ajo ka pasur ndonjë njohje, pëlqim, apo shoqërim, gjatë kohës që ka qenë në shkollën e Medresesë. Megjithatë, policia pritet që ditët e ardhshme, pas përfundimit të ekspertizës mjekoligjore të konkretizojë më shumë hetimet për krimin e rëndë që u zbulua mëngjesin e të enjtes, pavarësisht se ende nuk është gjetur koka e viktimës.

    gazeta shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 13-10-2012 më 08:59
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    trim i madh paska qen daja
    edhe pa ju tremb qerpiku ka lajmeru njerezit qe na ka ra mort ne shpi se kam vra vajzen
    cfar kafshet
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #65
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    edhe pa ju tremb qerpiku ka lajmeru njerezit qe na ka ra mort ne shpi se kam vra vajzen
    cfar kafshet
    nuk e vras une vajzen teme dhe me bo dreqi vete

  6. #66
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Shoqërohen të njohurit e Ajshes, për të zbuluar të dashurin e saj

    Autori e ka tërhequr për flokësh, i ka vendosur shqelmin në kurriz dhe i ka prerë kokën me thikë

    Ajshe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka. Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, pavarësisht se dyshimet kryesore janë për një krim pasioni, ku nuk përjashtohet një person i Komunitetit Mysliman. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore ka marrë ADN-në e embrionit që mbartte 18-vjeçarja. ajo është kërkuar nga një i njohur i saj dhe është larguar disa metra nga shtëpia. Më pas, në arën me misër, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë. Në një moment, ai e ka vendosur me fytyrë përdhe, me qëllim, që mos të bërtiste, ndërkohë që me thikë i ka prerë fytin. Gjatë kësaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin në kurriz, me qëllim që të mos lëvizte. Kokën, ia ka marrë me vete, ndërkohë që trupin e ka lënë përmbys, të paprekur. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi në trupin e vajzës nuk kishte plagë të tjera.

    . Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Ajshe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.


    .



    Sipas të dhënave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjë konflikt me të atin e fëmijës, pasi ishte shtatzënë, ku ata kanë debatuar dhe ajo nuk ka pranuar të kryejë një veprim të tillë. Në këto kushte, ai mund ta ketë vrarë, por nuk përjashtohet edhe mundësia tjetër e ndonjë xhelozie nga persona të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të Komunitetit Mysliman.

    gazeta shqip
    Atehere policia e ka shume te lehte per ta gjetur........kasap--> mjekercjap-->vehabist
    Sa te tille mund te jene.......???????

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nje baba fanatik qe shprehet se vajza e tij nuk kishte te dashur kur ajo ishte shtatezane. Gjithashtu thote qe vajza ka dale pasi ka marre nje telefonate ne 2 te mengjesit, por i paskan fshire tel hyrese. Ne shtepi ekzistonte nje cel per te gjithe. A thua e mbante vajza naten? Vetem ajo e degjoi tel te binte? Duket sikur familja po mundohet te fshije gjurmet dhe jo te zbuloje vrasesin. Mjere ajo qe iku!
    Feelings change - memories don't.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ne kemi 1 mije parti
    po shoqata te shoqerise civile a kemi ?
    qe te mblidhen e te protestojne ne lidhje me keto ngjarjet qe po shtohen
    apo te tilla organizate nuk ekzistojne se shqiptari e ul e con b... vetem tek partite se aty te sigurohen makinat luksoze vilat dhe milionat
    sa poshte kemi rene.
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #69
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Perderisa I jati thote; ska pas te dashur dhe se linte vetem , gjithmone e shoqeronte me siguri vrasesi dhe I jati I foshnjes eshte dikush ne familje. Turpi eshte aq I madh ( sidomos ne familje fetaresh) sa frika te con ne nje akt te tille makaber! Dikush nga familja do kete bere gjemen! Rip Ajshe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 13-10-2012 më 10:14
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #70
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Perderisa I jati thote; ska pas te dashur dhe se linte vetem , gjithmone e shoqeronte me siguri vrasesi dhe I jati I foshnjes eshte dikush ne familje. Turpi eshte aq I madh ( sidomos ne familje fetaresh) sa frika te con ne nje akt te tille makaber! Dikush nga familja do kete bere gjemen! Rip Ajshe!
    Ne oren dy te nates kostatoi se vajza mungonte beri disa kerkime te vogla dhe ja futen gjumit te gjithe si familje.........u cua ne 6.00 te mengjesit pa makinen e policise dhe i shkoi nga mbrapa......aty njohu trupin e vajzes pa koke dhe megjithese kishte roba te tjera ky babai e njohu........ Nuk jam hetues por......ka shume kontradikta ketu.

Faqja 7 prej 56 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •