Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326

    KE: Shqipëria merr statusin kandidat në BE, por me kushte

    BRUKSEL - Shqipëria ashtu sic ishte paralajmëruar një ditë më parë, merr statusin e vendit kandidat në BE, të kushtëzuar.

    Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle duke prezantuar para komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian raport progresin për Shqipërinë, deklaroi se KE parashikon një status të kushtëzuar për Shqipërinë, por me kushtin që më parë të jenë realizuar disa reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe të përmbyllë reformën parlamentare duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria kështu bën gjysëm hapi perpara drejt familjes së madhe Europiane.

    “Shqipëria ka bërë progres domethënës në vitet e fundit. Duhen marrëveshje më të mëdha mes palëve. Është arritur sukses në disa reforma. Duke patur këë progres. Komisioni i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat, me kusht që të ketë reforma të tjera në Drejtësië dhe sa i përket Parlamentit. Komisioni beson se një pjesë e mirë e prioriteteve është zbatuar, por duhet përpjekje të tjera sa i takon luftës kundër krimit të organizuar”,- deklaroi Fyle.

    Sa u përket 12 prioriteteve kyçe të Komisionit Europian, të paplotësuar kanë mbetur tashmë reforma parlamentare dhe miratimi i ligjeve për Gjykatën e Larte dhe Shërbimin Civil. Pas dy refuzimesh radhazi ndaj kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat, këtë vit vendi ynë arriti të kalojë provimin e Brukselit, megjithëse jo me notën maksimale. Shqipëria do te bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Sërbisë.

    Raporti thekson se progres i mirë është arritur në fushat kyçe të reformës politikem si funksionimin e duhur të parlamentit.

    KE me raportin theksoi se ka progres në reformën gjyqesore dhe luftën kundër korrupsionit në reformën për imunitetin e zyrarëve, Gjykatën Administrative, në mbrojtjen e minoriteteve dhe komunitetit rom, në mbrotjjen e te drejtave te grave, ne luften kundër krimit të organizuar.


    Gjykata e Lartë dhe Reforma Parlamentare
    Komisioni Europian rekomandon që prioritetet kyçe që nuk arritën të kishin progres domethënës do të jetë i nevojshme angazhimi për t’i plotesuar ato. Në mënyrë që të mbajmë vrullin e reformës së tanishme dhe të konsolidojmë arritjet e saj, Shqipëria duhet të fokusohet veçanërisht në përshtatjen me konsensus të rregullave të rishikuara të procedurës për parlament dhe amendameteve të ligjeve në Gjykatën e Lartë

    Zgjedhja e Presidentit
    Raporti i KE evidenton se në 11 Qershor 2012, u zgjodh presidenti i ri me 4 raunde, me një numër të madh votash nga maxhoranca.

    Raporti i KE për Shqipëri theksoi se zgjedhja e Presidentit u bë në rrugë kushtuese, porse nuk u arrit një gjithëpërfshirje politike, dhe kjo solli një tërheqje konsolidimin e dialogut politik. Kjo solli një ngadalësim të përkohshëm në përpjekjet e reformave që kërkonin konsensus.

    vijon


    (el.me/d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    hallall ja bofte zoti

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Me ne fund u mor dhe statusi i shume perfolur. Shpresoj qe ky pranim si vend Kandidat nga KE, te sherbeje per ndergjegjesimin e klases politike, per bashkepunim me te madh mes tyre, per reformimin e metejshem, zbatimin e ligjeve si dhe demokratizimin e jetes ne vend.

    Urime! Shqiptaret e meritojne te jene pjese e Bashkimit Europian, te mbeshteten nga BE, pas gjithe atyre sakrificave qe kane kaluar.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Ha...ha....ha.... Kjo eshte gallate e madhe ...! Dikush ketu larte ka paturpesine te thote se e "morrem statusin e shume perfolur" , por harron "kushtet" ! Dikush ben sikur harron qe dikur e kemi pasur statusin , por na e kthyen mbrapsht (1996-1997) ...! Dikush thote qe ca leshin morrem sepse "kushtet" vazhdojne , me nje fjale "hyp ketu e shiko Stambollin ..."

    Por asnjerin nuk lexoj te flase se Shqiperia lengon si nje "shtet" feudal , ne anarki , ne varferi dhe ne me te keqen me vrasjen e shpreses ! Shqiptaret nuk kan akoma nje "shtet" shqiptar , ku hallet e tyre te degjohen te pakten nga nje aparatcik ordiner , lere pastaj te flasim per te drejta njeriu , drejtesi , poltika shoqerore apo kombetare etj etj.

    Jo qe dhe "statusin" na e kane lene si "racion" ne tavoline , por qe nuk ke te drejte ta hash apo ta prekesh ! Ploteso kushtet nje here ! Na kane "ftuar" ne dasem por per me pa tek dera , sepse ne tavoline nuk te ul njeri ....... gezim i madh osht nuk ke ç'i thu ! te pakten degjon aheng , pavaresisht se nuk te le njeri dhe as ke mundesi as te kercesh ....!

    Propogande hesapi !

    Te gezohemi ? Per cfare ? Qe jemi shembulli afriko-aziatik ne Europe ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 10-10-2012 më 07:54

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Ha...ha....ha.... Kjo eshte gallate e madhe ...! Dikush ketu larte ka paturpesine te thote se e "morrem statusin e shume perfolur" , por harron "kushtet" ! Dikush ben sikur harron qe dikur e kemi pasur statusin , por na e kthyen mbrapsht (1996-1997) ...! Dikush thote qe ca leshin morrem sepse "kushtet" vazhdojne , me nje fjale "hyp ketu e shiko Stambollin ..."

    Por asnjerin nuk lexoj te flase se Shqiperia lengon si nje "shtet" feudal , ne anarki , ne varferi dhe ne me te keqen me vrasjen e shpreses ! Shqiptaret nuk kan akoma nje "shtet" shqiptar , ku hallet e tyre te degjohen te pakten nga nje aparatcik ordiner , lere pastaj te flasim per te drejta njeriu , drejtesi , poltika shoqerore apo kombetare etj etj.

    Jo qe dhe "statusin" na e kane lene si "racion" ne tavoline , por qe nuk ke te drejte ta hash apo ta prekesh ! Ploteso kushtet nje here ! Na kane "ftuar" ne dasem por per me pa tek dera , sepse ne tavoline nuk te ul njeri ....... gezim i madh osht nuk ke ç'i thu ! te pakten degjon aheng , pavaresisht se nuk te le njeri dhe as ke mundesi as te kercesh ....!

    Propogande hesapi !

    Te gezohemi ? Per cfare ? Qe jemi shembulli afriko-aziatik ne Europe ?
    Je 100% korrekt.........
    Ju lutem te me korrigjoni sa herë që shihni gabime në mënyrën qe shkruaj Shqip!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Urime Shqipëri dhe shqiptarë !
    Urime edhe atyre fakirave që po sakrifikohen këto ditë për ideale..., deri në vetëflijim, për të çuar në vend amanetet e të parëve...,që patën pas ba be; " Se bari do hamë dhe parimet..sic..!,nuk i shkelim"....Ndoshta i falë Edi Rama e Spartak Ngjela...
    Urime,... edhe Edi Ramës !, që po "sakrifikon" shumë reputacionin e tij shembullor, para "shokëve të idealit" ,duke shkuar çak në Amerikë...për një darkë me Obaman/në kohë fushate-natyrisht, për të mbledhur fonde,iu dasht të shkretit Obamë, të dëgjojë edhe këtë krijesë,që as veten nuk e do../...Nuk janë pak-40.000 dollarë,që i dha Edramosi për një fotografi e porosi, për fallangën e vet,ditën kur KE propozoi miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për në UE...
    Urime, gjithë atyre shqiptarëve dhe shqiptareve,që besuan në këtë ditë,edhe pse u bombarduan me vite nga fallangat e gazzetarucave alla-beze, e top-kanalizime, e njuza-24,për vjedhje orësh,vetëflijime të militantëve kokëbosh para anëtarësimit në NATO,liberalizim vizash e deri më sot...
    Edhe këta janë Shqipëri...dhe zoti i faltë, se nuk dinë çka bajnë !
    U R I M E,
    Dhe paçi faqen e bardhë, Ju shqiptarët e ndershëm në rrugën që është aqë e natyrshme për shqiptarët..., prej kur ka botë e njerzë në këto troje..! Evropa...demokratike,liridashëse,prosperuese.....ë shtë rruga jonë,edhe e bashkimit..

  7. #7
    gezuar te gjitheve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    KE: Shqipëria merr statusin kandidat në BE, por me kushte
    Te gjitha vendet e Ballkanit e kane marre statusin e kandidatit, perjashtuar Bosnjen dhe Kosoven per arsye te njohura...
    Ka qene e pritshme qe edhe Shqiperia do te behej kandidat.
    Statusi i kandidatit eshte kryesisht vendim politik i BE-se. Kete me se miri e verteton edhe rasti i Turqise qe eshte kandidate qe nga viti 1999...

    Sido qe te jete, le te shpresojme qe Shqiperia do te perfitoje sa me shume nga statusi dhe favoret e obligimet qe rrjedhin nga ky status. Sepse, une personalisht jam cdo dite me pak i bindur se te gjitha vendet qe jane kandidat per anetaresim ne BE apo anetare te BE-se do te perfitojne.

    Borxhet qe i kane marre shtetet tjera nga bankat kryesore te shteteve kryesore te BE-se per te konsumuar produkte te firmave kryesore te shteteve kryesore te BE-se, nuk jane treguar aq te favorshme per qytetaret e shume vendeve, te cilat ne nje kohe te caktuar kane "perfituar" nga kredite "te lira" dhe me kondicione "te volitshme" fale statusit te tyre si kandidat apo anetare i ri i BE-se...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-10-2012 më 12:45

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Pershendetje Atdheu im !
    Me ne fund po vjen dita e bardhe kur do jemi te barabarte mes vellezerve tane te familjes se madhe europjane.
    Shume shekuj u deshen
    qe ta mberrijme kete dite, por vitet e fundit ishin vendimtaret dhe ne ja dolem.
    Uroj qe kjo te jete nje dite e mbare per te gjithe ata qe e duan Shqiperine.
    Rrofte Shqiperia !
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Urime! Do zoti i plotesojme kushtet edhe vertet do te shofim ndryshime, god willing!
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •