Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Dyshime nga Kosova: De Biazi po “spastron” kosovarët nga Kombëtarja

    Dyshime nga Kosova: De Biazi po “spastron” kosovarët nga Kombëtarja 27 Dhjetor 2012 | : Sport | Autor: Altin Manallari


    Reagojnë trajnerët Tovërlani dhe Morina: Dëmi do të ishte i madh për Shqipërinë

    Altin Manallari

    Çfarë do të ndodhë me futbollistët kosovarë të kombëtares së Shqipërisë, në momentin kur Kosova do të fitojë të drejtën për të qenë anëtare e FIFA-s? Kjo është një pyetje që bëhet shpesh në opinionin sportiv mbarëshqiptar. Por së fundmi ka qenë një deklaratë e trajnerit të përfaqësues kuqezi, Xhani De Biazi, në emisionin sportiv “Procesi Sportiv” në televizionin “Top Channel” ajo që ka provokuar pakënaqësi dhe reagime jopozitive në Kosovë.

    Tekniku italian i Shqipërisë, i pyetur se sa i trembet ai largimit të lojtarëve kosovarë nga përfaqësuesja, nëse Kosova do të anëtarësohej në FIFA, është përgjigjur se “në ndeshjen e fundit miqësore me Kamerunin ne kemi pasur vetëm 3 kosovarë në Kombëtare, ndërsa 8 të tjerë kanë qenë nga Shqipëria. Kjo tregon se tashmë kemi shumë më shumë lojtarë të Shqipërisë në Kombëtare. Unë shpresoj të mos ndodhë largimi i kosovarëve, por ne kemi menduar edhe për zëvendësimin e tyre”, citohej dje nga “Zëri.info” deklarata e De Biazit e dhënë në “procesi Sportiv”. Por një gjë e tillë në Kosovë është interpretuar si një strategji e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe e trajnerit italian për të minimizuar dalëngadalë praninë e kosovarëve në përfaqësuese, edhe pse deri tani asnjë nga ata që kanë veshur bluzën kuqezi nuk ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria nëse Kosova bëhet anëtare e FIFA-s. Madje është shkuar edhe më tej, aq sa flitet që ky mision i De Biazit ka nisur me mënjanimin e mbrojtësit Armend Dallku, i cili është lënë në stol. Për trajnerin e skuadrës kosovare Drita, Arbnor Morina, nëse nis aplikimi i kësaj strategjie, gjithçka do ishte më shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për Kombëtaren. “Ai reduktim është bërë vetëm në një ndeshje miqësore dhe nuk besoj se tashmë ka nisur një strategji, pasi në ndeshjet zyrtare Shqipëria në këto momente nuk mundet të luajë pa kosovarë. Sido që të jetë, nëse trajneri De Biazi nis të heqë dorë nga kosovarët, unë them se do të ishte shumë e dëmshme. E para, kosovarët luajnë rol kyç në ekip. E dyta, shumica e tifozëve në stadium janë kosovarë. Dhe e treta, më kryesorja, shumë lojtarë të kategorive të reja të Kombëtares (përfaqësueset e të rinjve) janë kosovarë, kështu që edhe ata do të duhet të largoheshin. Kjo në këtë moment do të ishte e dëmshme për Kombëtaren”, tha Morina, i cili në këtë rast ka kritikuar drejtuesit e Kombëtares, sepse pavarësisht faktit se ka aq shumë lojtarë kosovarë në Kombëtaret e të rinjve, asnjëherë nuk ka punësuar ndonjë trajner kosovar për të punuar me ta. Edhe për trajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlani, nëse kjo ndodh, dëmi do të ishte i madh për Shqipërinë. “Është e drejtë e tij të vendosë, por kjo do të ishte shumë e dëmshme për vetë Kombëtaren. De Biazi nuk ka gjak shqiptari dhe nuk mund të mendojë si ne, por nëse ndodh të mendohet një kombëtare pa kosovarë, atëherë Shqipëria do të humbë shumë në cilësi si dhe në tifozeri, pasi ishin kosovarët ata që treguan si bëhet tifozllëk për ngjyrat kuqezi”, tha Tovërlani, i cili edhe ka komentuar faktin se pse asnjë trajner kosovar nuk është ofruar të punojë me kombëtaret e të rinjve të Shqipërisë. “Ata (FSHF) nuk na vlerësojnë, për këtë arsye nuk na ofrojnë. Unë garantoj se brenda dy eliminatoreve, Kombëtaren U-19 ose atë U-21 do ta kisha kualifikuar në Europian ose botëror”, përfundoi tekniku Afrim Tovërlani.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Tani ky “miku yne” de biazi(nuk e meriton me germe te madhe) nga provinca e Trevizos raciste e Italise doli ne objektiv dmth doli aty ku po e prisja prej kohesh. U nis ne intervisten e pare dhene atij gazetarit me te meta te theksuara inteligjence-kulturore te supersportit, te Xhamadani vija-vija ku simbolizohet deshira e bashkimi kombetar te shqiptareve, per te dehur opinionin shqiptar se une jam si ju dhe tani beri keto deklarime te fundit mbi lojtaret shqiptare te Kosoves ( jo kosovare).

    Problemi eshte, se ky ka qene objektivi per te cilin e kane sjelle antishqiptaret si trainer te Shqiperise (SPORT5 ne bashkepunim me Duken) te hiqet si “dashamires” i shqiptareve por ne te vertete ai qe nga geni i tij dhe prej nga vendi i cili vjen, eshte nje ANTISHQIPTAR dhe per me teper shume i pa bese. Ate e kane sjelle ne Shqiperi per te bere keto peshtjellime ne ambientin e kombetares qe kane vetem konotacion politik antishqiptar. Nderkohe qe ne shqiptaret po luftojme prej njeqind vitesh per tu bashkuar ky zoteria de biazi po kerkon ti fryje “zjarrit” duke hedhur opinione qe nuk i takojne fare ti diskutoje. Ai eshte drejtues teknik dhe si i tille ka per detyre te merret vetem me anen teknike te squadres, apo duke qene se realisht eshte TURIST ne Shqiperi dhe punen e ka ne Mediaset (ku ka edhe nje kontrate tjeter, gje qe nuk eshte e rregullt e morale) dhe per 2013 ndoshta do te kthehet ne Shqiperi ne Qershor apo ndoshta deri atehere mund te kene ndodhur shume ngjarje e mund te jete larguar per fare nga drejtimi i squadres.
    Ky “zoteri” ka provokuar shqiptaret biles gjate intervistes i ngjyrosi edhe si raciste te afrikaneve e kjo eshte e PAPRANUESHME dhe ai gazetari-gomar i top qenit qe drejtonte emisionin shkrihej duke qeshur!
    Jam shume i indinjuar dhe kerkoj DOREHEQJEN e ketij traineri te paftyre, kerkoj sensibilizimin e opinionit sportiv shqiptar ne Shqiperi e Kosove qe te filloje protesta perpara FSHF duke kerkuar largimin e tij dhe te MAFIOZEVE te saj me Duken ne krye!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Gjithcka mund te me shkote mendja
    po te sjellin nga italia nje trajner ekstra per kete pune se kisha mendu o MIKE
    teorite shqiptare jane vertet te pa arritshme as nga strukturat e FBI
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Dyshime nga Kosova: De Biazi po “spastron” kosovarët nga Kombëtarja

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Gjithcka mund te me shkote mendja
    po te sjellin nga italia nje trajner ekstra per kete pune se kisha mendu o MIKE
    teorite shqiptare jane vertet te pa arritshme as nga strukturat e FBI

    ..... hej mer Goldion sa ka zanoti, i thes me vegla i themi ne m'Tirone ....... per objektivat qe kane ata nuk eshte asgje fare ta sjellin nga Italia per te krijuar peshtjellime.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #5

    Për: Dyshime nga Kosova: De Biazi po “spastron” kosovarët nga Kombëtarja

    Nese nuk i donte Duka kosovaret ne kombetare, shum thjesht nuk mund tu jepte pasaportat apo tu hapte probleme. Gje qe mesa eshte pare nuk e ka te veshtire. Deri tani esht hequr nga 11shja vetem Dallku dhe plotesisht me te drejte. Nuk shoh asnje levizje anti-kosovare ne kombtare. Sidomos De Biasi ka afruar plot kosovare ne pak kohe, Berishen, Kukelin, Mehen.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Dyshime nga Kosova: De Biazi po “spastron” kosovarët nga Kombëtarja

    Dukes se krimit, "karta" e lojtareve shqiptare te kosoves i eshte dashur sepse po behet gati te hyje ne politike aktive, me aleancen e faqezive te Spahiut te korrupsionit te drejtesise. Por mjafton nje hetim fare i vogel nga prokuroria per te gjitha aferat e KORRUPSIONIT ne FSHF dhe burgun nuk ja fal njeri.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #7

    Për: Dyshime nga Kosova: De Biazi po “spastron” kosovarët nga Kombëtarja

    te hetohej korrupsioni ne Shqiperi nuk do ishim ktu ku jemi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Dyshime nga Kosova: De Biazi po “spastron” kosovarët nga Kombëtarja

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    te hetohej korrupsioni ne Shqiperi nuk do ishim ktu ku jemi

    ..... po ho me pra mo, tja fillojm i here nga Duka, pastaj me te tjeret..........keshtu i japim edhe nje mesazh pozitiv opinionit se nuk ka te paprekshem!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •