Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Programi i PS: "Do heqim referencat, sistemi fiskal do të rindë"

    Zbulohet strategjia e fushatës Veliaj: Pesë premtimet që na dallojnë nga Berisha

    Nga Erion Veliaj

    Asnjë ekip nuk njeh sukses pa një kapiten të mirë dhe pa unitet në ekip. Amerikanët e bëjnë shumë mirë këtë pjesë. Ish-rivalët e Romney thurën lavde pafund gjatë konventës së tyre për një njeri që e kishin ‘masakruar’ gjatë primareve. Por kur ajo betejë mbaron, të gjithë janë besnikë të bashkuar për të fituar ndaj kundërshtarit. Kujtoni Clintonët dhe mbështetjen e tyre pa asnjë kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen më shumë këta njerëz pas garave brenda partisë? E dyshoj! Thjesht kanë kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetëm duke forcuar mbështetjen për liderin e zgjedhur në krye të betejës. Mësimi për ne? Një mbështetje totale pa hezitim e pa asnjë kompleks për Edi Ramën në krye të betejës sonë të ardhshme. Gara brenda partisë, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin të gjitha të shëndetshme – fundja këtu dallojmë nga ajo ghetto politike që është PD-ja. Por, në këtë fazë duhet të fitojmë ndaj tyre, e jo ndaj njëri-tjetrit. Me gjithë proliferimin e partive të reja, një gjë është e sigurt: në 2013-ën kryeministër do jetë ose Edi Rama, ose Sali Berisha. Pikë! Ne s’duhet të kemi kompleks të themi të vërteta për Ramën, që i marrim të mirëqena, por që nëse nuk thuhen, nuk bëjnë dallimin me kundërshtarin. Kandidati ynë është ndryshe! Fjala vjen, Edi Rama ishte disidenti autentik kundër komunizmit, kurse Berisha një sekretar i rëndomtë partie majë varkës në Drilon. Ata që e vlerësojnë të kaluarën, duhet ta dëgjojnë nga të gjithë ne këtë. Edi Rama është patriot i mirëfilltë – jashtë klithmave e populizmit, por me vepra konkrete. Kujtoni betejën për detin, iniciativën për Luginën e Preshevës, shqiptarët e Malit të Zi e ndërveprimin intensiv me Kosovën e trevat në Maqedoni, propozimet për emigrantët e qëndrimin dinjitoz ndaj fqinjëve. Po kundërshtari ynë? Tregtia me Millosheviçin për naftën, falja e detit e importi i plehrave janë vetëm një pakicë qëndrimesh fatkeqe. Ata që e duan vendin, duhet ta dëgjojnë vazhdimisht këtë dallim. Mund të flasim për Ramën ndërtues e Berishën shkatërrues, Ramën intelektual e Berishën mediokër, Ramën perëndimor e Berishën démodé…etj., etj. Po këto dihen, thotë dikush! Po dihen, por kanë peshë kur thuhen pa pushim nga të gjithë ne socialistët, pa rezerva pa kompleks e pa droje. Vetëm kështu do të mund të mbysim gjithë propagandën e padrejtë nga kundërshtari se ‘të gjithë janë njësoj’ si alibi për të mos ndryshuar e për t’i dhënë publikut dhe 4 vjet të tjera më të tmerrshme se 8 vitet që kaluam. Amerikanët e bëjnë këtë në çdo fushatë, ekipet që çmojnë më shumë liderin e tyre, fitojnë më shpesh.

    Apel pa kompleks së kaluarës

    Evokimi nga Obama i suksesit të Clintonit në rritjen e punësimit, apo përlëvdimi i Reganit nga Romney nuk janë ‘mbulesa lavdie’ për çdo gjë të ish-presidentëve. Por janë kujtesë e kohëve kur gjërat ishin ‘ndryshe’, ‘jo kaq keq’ etj. Qeveria socialiste e kaluar kishte të metat e saj – unë s’kam ç’shtoj më shumë se ç’kam bërë me MJAFT në atë kohë – por një gjë duhet thënë me zë të lartë. Ekonomia kurrë nuk u fundos nga një borxh 60%+ e GPD-së, papunësia kurrë nuk arriti 1milion, nafta nuk kaloi 100 lekë, dhe krimi nuk therte në rrugë këdo që s’di t’i përgjigjet pyetjes ‘ça ke që sheh?’- të mendosh që në ’98-ën shteti u la trokë nga Berisha e piramidat e tij dhe ku bandat kriminale bënin kërdinë. Ndoshta këtë e kujtojnë 30-vjeçarët e sipër, por një gjeneratë e re votuesish e lindur në vitet ‘90-‘94 as e mban mend atë kohë. Këtij brezi i duhet thënë troç: Po, ajo qeverisje e socialistëve nuk ishte ideale, por ishte e përgjegjshme me ekonominë, nuk toleronte krimin e rrugës, menaxhoi krizën e Kosovës dhe solli paqe sociale pas një drame vrastare. Si shembujt amerikanë, ne socialistët kemi mjaftueshëm shembuj tanët nga ditët kur ‘gjërat s’ishin kaq keq sa sot’ e që duhen përsëritur e përmendur në publik gjatë gjithë këtyre 10 muajve të ardhshëm nga të gjithë ne.

    2.Historitë lokale të suksesit

    Kisha prej kohësh dëshirë të dëgjoja Cory Booker. Ai është kryebashkiaku transformues i Newark, New Jersey. Filmi dokumentar rreth humbjes së tij në garën e parë për Bashkinë “Street Fight” ishte inkurajim për mua pas humbjes time të parë në një garë elektorale – reflektim i tij mbi padrejtësitë e betejës dhe shkundje e pluhurit nga gjunjët për t’u ngritur sërish në këmbë. Cory foli në ditën e parë të konventës – frymëzues dhe energjik, si medaljon i suksesit të ekipit Obama në terren. Ne sot kemi një ekip Rama në terren, fitues dhe të suksesshëm: Niko Peleshi, Vangjush Dako, Shpëtim Gjika, Qazim Sejdini, Adelina Farrici, Artan Shkëmbi, Fatos Tushe, Stefan Çipa e shumë të tjerë janë Cory Booker të socialistëve në komunitet që ata kanë transformuar në Shqipëri. Po, ca njerëz e dinë, por duhet përsëritur që ta dinë të gjithë se në qytetet që menaxhohen nga socialistët jeta është më e mirë, punësimi më i lartë, arsimi më cilësor, pushimet më të mira, investitorët më të gatshëm. Vektori i shpërnguljes së popullsisë në Shqipëri është nga Delvina në Sarandë, nga Çorovoda në Berat, nga Peshkopia në Durrës, nga Bilishti në Korçë, nga Bulqiza në Burrel - pra njerëzit ikin nga aty ku qeveris një mini-Sali, për aty ku transformon jetën një menaxher i ekipit Rama, aftësia drejtuese e të cilit është sot e pakontestueshme falë edhe rilindjes së Tiranës në 11 vitet e tij. Shqipëria është koleksion i këtyre historive të suksesit që ne socialistët i kemi me bollëk. Teksa kërkojmë votën për qeverisjen qendrore, duhet të mos lodhemi së kujtuari qeveritë e suksesshme lokale sipas parimit: Kush është kujdestar i mirë tek e vogla, është i mirë tek e madhja.



    3.Programi si vizatim i ëndrrës për të ardhmen

    Le ta pranojmë, për shumicën e publikut leximi i programeve politike nuk është një ‘hobby’ ngazëllues. Shifrat depresive për borxhin, deficitin, inflacionin, PBB, FDI…janë një supë alfabeti që nuk hahet nga kushdo. Ama, programi është dëshmi se nuk po mendon vetëm për fitoren sot, por dhe për qeverisjen nesër. E thënë troç, programi mund të vizatojë një ëndërr për të ardhmen, të na rrisë ambicien si komb, e t’i përgjigjet pyetjes legjitime “po të jete Rama, çfarë do ndryshojë?”

    Programi për një Rilindje Shqiptare sot ka heshtur kritikët në të paktën dy akuza: që PS nuk ka program, e se ajo nuk ka ideologji të majtë. Rilindja është sot dokumenti më i artikuluar politik i një partie shqiptare, por që tani ka nevojë për ekon e të gjithëve në ato që janë temat definuese të tij, sidomos ato pika ku ne dhe kundërshtari jemi diametralisht kundër.



    Taksa e ndershme, e shpjeguar thjesht është një ulje taksash për 95% të popullsisë që sot paguajnë një taksë të sheshtë abuzive; janë para që i kthehen mbrapsht shtresës së mesme, e cila s’do mend që di t’i përdorë më mirë për veten, sesa qeveria ‘obeze’ në Tiranë.
    1 milion të papunë nuk mund të punësohen brenda natës, por shumë mund të gjejnë një punë brenda 4 viteve të qeverisjes sonë me rritje të shpenzimeve publike, rikualifikim të krahut të punës në kurse profesionale për zanate që i lipsen kohës, dhe rikonceptim i bujqësisë për punësimin në fshat.
    Arsimi e Shëndetësia sipas nevojës, e jo sipas mundësisë së xhepit, është një transformim i parimit “secili për vete, shteti për askënd”. Zhvendosja drejt arsimit profesional që ofron zanat për punë dhe ulja e tarifave studentore është një investim tek e ardhmja. Për shëndetin ata thonë “ta zgjidhin policat e sigurimit, si makinat”. Por njerëzit s’janë hekurishte, ne socialistët besojmë se janë aseti kryesor i vendit, ndaj dhe shërbimin shëndetësor universal e trajtojmë si një policë sigurimi që shteti e blen për jetën e të gjithë shtetasve të tij, pavarësisht mundësisë monetare.
    Sipërmarrësit e vegjël janë përfaqësuesit më tipikë të një shtrese të mesme. Kur propozojmë heqjen e taksës së sheshtë të barabartë me korporatat miliardere, po çlirojmë sipërmarrjen familjare nga një garë e pandershme dhe po lëmë më shumë para për ta dhe për familjet e tyre për t’u ri-investuar nga vetë ata.
    Zhvillimi rural dhe hovi për mikrokreditimin nuk është shpikje e rrotës, sesa zotim për aplikimin në shkallë kombëtare të atyre shembujve që po funksionojnë në zona të vogla si Xarë, Krutje, ku ferma ka kaluar nga mundësia për vetushqim familjar, në një agrobiznes të mirëfilltë që sjell punësim.

    Për rastësi, konventat e të dy kandidatëve prodhuan lista me 5 pika – ndoshta si numri ideal që mund të mbahet mend si një ‘mantra’ refren i fushatës. Ne socialistët i kemi këto 5 premtime që na dallojnë qartë dhe ideologjikisht nga kundërshtari – nuk duhet të lodhemi së shpjeguari gjer në fitore.

    4.Rrëzimi i miteve për kundërshtarin

    Nuk mund ta injorosh totalisht forcën e kundërshtarit. As në Amerikë. Komunikimet për fonde nga fushata e Obamës kanë qenë më shumë vajtuese të faktit që Romney po shpenzon sa trefishi i tyre, çka po ua vështirëson fushatën në shumë vende. Ky lloj pezmi është më i madh tek ne, sigurisht. Në fushatën e vitit 2009, përllogaritjet tona treguan se raporti i shpenzimeve qeveri vs. opozitë ishin 60 me 1. Kushdo që e mban mend fushatën 2-vjeçare të spoteve qeveritare apo ‘OJF’-ve të saj, e kupton për çfarë po flasim. Së fundi po gjen eko mendimi – me gjasë i inkurajuar dhe nga qeveria – se tani që “Saliu i ka të gjitha, do fitojë prapë”. Ky është një mit që ne socialistët duhet ta rrëzojmë, përndryshe rrezikojmë të mbytemi në një betejë psikologjike pa sens. Po si? Ato ‘të gjitha’ që ka Saliu, i ka pasur dhe më parë. Me gjithë paratë e 2007, 2009 e 2011, PD doli gjithnjë parti e dytë, qeveris veç falë koalicioneve. Kjo e fundit po ndryshon qartazi në favor të PS-së me lindjen e disa partive të djathta anti-berishiane dhe një hapje më të madhe të PS-së ndaj aleatëve. Ai ka policinë? Po a nuk e kishte dhe në Kamëz, ku Shemsi Premçi refuzoi të rrihte simpatizantët tanë? A s’e kishte dhe në Laç, Burrel e Kavajë, ku pati përmbysje spektakolare? Ai ka drejtësinë? Cilën drejtësi? Atë KLD që votoi 100% me ish-presidentin, dhe 1 muaj më pas 100% kundër tij, por me presidentin e ri…..? Ai ka SHIK-un? Një SHIK që sot më shumë se kurrë është në çdo qelizë nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve, e përveç fetishit psikologjik të Saliut, nuk është më ai i 1997-ës.

    Nuk po them që kjo do jetë një betejë e lehtë, përkundrazi! Por as nuk duhet mistifikuar kundërshtari përtej arsyes. Në dallim nga 2009-ta, shkojmë në terren me thuajse dyfishin e grupit parlamentar dhe një shtrirje në pushtet vendor socialist 70% më të madhe. E gjitha kjo energji duhet të na inkurajojë.

    Publiku i di sa keq janë gjërat. Ajo që ka nevoje të dijë është se gjërat mund të bëhen më mirë, se lideri ynë ka besimin e ne të gjithëve për fitoren, se socialistët dhe në ditën e tyre më të keqe kanë qenë shumë më të përgjegjshëm për vendin, se ne kemi prova lokale të qeverisjes shumë të mirë, se ne kemi një program që përqafon ëndrrat e shumë njerëzve për barazi sociale e një shtresë të mesme të fortë, dhe se kundërshtari ynë nuk është aq i fuqishëm sa shtiret – përkundrazi! Cinikët, me gjasë do thonë “ç’na ngatërron me Amerikën, ne këtu s’i bëjmë gjërat ashtu”. Kanë të drejtë! 100 vitet shtet s’i kemi bërë fare gjërat kështu, por ndoshta gjërat duhet të ndryshojnë. Ne socialistët mund ta bëjmë këtë fushatë ndryshe nga të tjerët, një fushatë shprese për të ardhmen e me një ambicie më të madhe për veten e për kombin!

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    shkrim i denje per nje nxenes te vitit te pare the gjimnazit.bravo veliaj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thot veliu

    --
    Në dallim nga 2009-ta, shkojmë në terren me thuajse dyfishin e grupit parlamentar dhe një shtrirje në pushtet vendor socialist 70% më të madhe. E gjitha kjo energji duhet të na inkurajojë.

    Publiku i di sa keq janë gjërat. Ajo që ka nevoje të dijë është se gjërat mund të bëhen më mirë, se lideri ynë ka besimin e ne të gjithëve për fitoren, se socialistët dhe në ditën e tyre më të keqe kanë qenë shumë më të përgjegjshëm për vendin, se ne kemi prova lokale të qeverisjes shumë të mirë, etjetj..

    ----

    kemi thot 70 % te pushtetit vendor..
    pastaj thot..gjerat shkojn keq..
    kemi prova lokale te qeverisjes se mire thot pastaj..

    lol

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Pika me famoze e planit eshte ajo e para: socialistet do bejne fushate me 2013 duke u kujtuar shqiptareve 8 vjetet kur ata ishin ne pushtet. Me sa duket, Edi Rama edhe ne keto zgjedhje nuk do ta nxjerri programin e tij 1500 faqe nga sirtari, do t'iu drejtohet shqiptareve si ne 2009: "Me jepni mua voten e pushtetin, e pastaj e nxjerr une programin nga sirtari."

    Kurse kundershtari i tij do te beje fushate me anetaresimin ne NATO, liberalizimin e vizave me BE dhe investimet kolosale qe shteti shqiptar ka bere ne infrastrukturen e vendit ne keto 8 vjetet e fundit. Pa harruar edhe rritjet e pensioneve dhe rrogave te buxhetoreve.

    PS e ka fitoren te sigurt ne sirtarin e Rames dhe po doli ndryshe rezultati, dijeni se Saliu i vodhi votat edhe kesaj here. Dhe me e bukura eshte qe krahason fushaten e Obames me fushaten e PS. Nese Obama humbet zgjedhjet ne nentor, mos do te thote gje valle qe edhe socialistet e kane bejeten elektorate te humbur vitin qe vjen? Nuk te kish shkuar kjo ne mendje, o obama-aktivist?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-09-2012 më 10:16

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    E di ca ju dallon ju nga Sala ? Qe Sala me gjithe budallalliqet qe ka bere ka 3 here me shume burrni se ju ...ju jeni si ato qent e vegjel CHiwawa qe vetem lefin....Une nuk e du fare Salen, absolutisht fare po po te jete per zgjedhje midis juve buceve te vogla dhe Sales ja jap Sales voten
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Hera e pare qe lexoj opozite konstruktive, kur shkruajn te tjere krer te ps te duket sikur je ne prag te luftes civile

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    Hera e pare qe lexoj opozite konstruktive, kur shkruajn te tjere krer te ps te duket sikur je ne prag te luftes civile
    ja fute kshu kot e ?

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Programi i PS, Rama: Do heqim referencat, sistemi fiskal do të rindërtohet

    TIRANË Në forumin “Dialog për të ardhmen e Ekonomisë”, Partia Socialiste diskutoi gjerësisht dje mbi situatën ekonomike në vend dhe vizionin që ajo ka për ripërtëritjen e këtij sektori. Kryetari i opozitës, Edi Rama bëri një panoramim të situatës ekonomike duke folur edhe për kundërshtitë që PS-ja ka lidhur me procesin e privatizimit të Albpetrolit. “…Së pari, ne nuk e dimë saktë se çfarë përmbajtje ka oferta, nëse 850 milionë dollarë janë para që ofrohen cash apo nëse përmbajtja e ofertës ka brenda shumën e investimeve të llogaritura si para dhe cashi është më i vogël. Por le të marrim rastin që oferta është cash. Vlera e Albpetrolit në fakt nuk qëndron tek asetet dhe tek kapitali që ai ka sot. Kjo është një vlerë e përgjithshme e kontabilizuar, 350 milionë dollarë dhe duke u nisur nga kjo vlerë duket sikur shifra 850 milionë dollarë është një shifër bombastike. Jo! Vlera reale e Albpetrol qëndron tek e drejta e qeverisë, dhe qeveria këtu lëshon një të drejtë, duke e kthyer të gjithë sektorin e naftës në një sektor jo vetëm privat por edhe të qeverisur nga privatë. Duke dorëzuar kështu edhe fjalën e vet si qeveri përfaqësuese e interesave të popullit, mbi vetë sigurinë energjetike të vendit”, – tha Rama. Më tej, kryetari i PS-së shton se qeveria po privatizon rezervën nëntokësore të aksesueshme të naftës në Shqipëri. “Privatizon të ardhmen e rajonit, ku sipas shumë gjasash mund të kemi një terminal të mundshëm të rrjetit energjetik, ku pjesë e të cilit mund të jetë dhe Shqipëria, dhe privatizon të drejtën e kërkimit në det, Pra, zona ekskluzive ekonomike që përfshin detin kalon nga pasuri e shfrytëzueshme e shqiptarëve, në pasuri pronë e patundshme e një individi apo një grupi individësh për gjithë jetën. Në rast se do të bënim një llogari të thjeshtë, në dhjetë vite vetëm e drejta do të sjellë 500 milionë dollarë. Pa lëvizur vendit fare. Pa bërë asgjë”, – shtoi ai. Rama ka folur dje edhe për një sistem taksimi të ri. “…Ne do ta heqim taksën e korrupsionit. Ne do ta heqim taksën e kohës. Ne do të heqim edhe referencat…”, shtoi ai, ndërsa konfirmoi edhe njëherë skemën për rindërtimin nga e para të sistemit fiskal. Ndërsa ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani tha gjatë fjalës së tij se rritja ekonomike e premtuar nga kryeministri Berisha nuk është 6%. “Sot me hidhërim themi se rritja ekonomike në shifër zyrtare është 50% më pak. Pra është gjysmë për gjysmë nga premtimi. Ju mund të thoni: Po ç’na duhet kjo rritja ekonomike? Na duhet shumë, sepse ekonomia është e ftohtë. Nëse do të kishim rritje 6% të ardhurat mesatare të çdo shqiptari, do të ishin rritur dyfish në 12 vjet. Nëse ruhet ky nivel ku na ka çuar kjo qeveri, pra 3%, do na duhen 25 vjet për të dyfishuar të ardhurat. Por më keq akoma është se sipas shifrave zyrtare, 75% ose ¾ e kësaj rritjeje prej 3%, ka ardhur nga borxhi i marrë dhe nga shitje pasurish”, – tha ai. Cani tha se në 7 vjet, vetëm 1% e buxhetit dhe 1% e kredive kanë shkuar në fshat. “99% e tyre nuk i ka shkuar 50% të popullsisë. Pra gjysma e popullsisë ka marrë vetëm 1% të buxhetit. Ulja e varfërisë kuptohet që është një blof, se ajo ulet nëpërmjet punësimit”, – u shpreh ai duke shtuar se nga realiteti aktual në vend ka minus 4 mijë vende pune.

    MAPO

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Edi Rama: Fitojmë pa LSI, Topi ta bëjë të qartë që është kundër Saliut

    N.P

    TIRANË Pas më shumë se dy orë intervistë, i ftuar në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk kishte përgjigje se çfarë do të bënte në rast PS-ja do të humbte zgjedhjet e 2013-ës. Që prej fillimit të emisionit, ai u shpreh i sigurt se opozita do t’i fitonte zgjedhjet, madje edhe pa LSI-në. Për bashkëpunimin me këtë të fundit, Rama tha se dera është e hapur për LSI-në, por vetëm nëse ajo rreshtohet në kampin opozitar. ”Ne nuk do bashkëpunojmë me asnjë parti që është në qeveri. Ne do bashkëpunojmë me çdo parti që do rreshtohet në frontin për ndryshimin e madh në vitin 2013. Nëse LSI do të bashkohet me kampin opozitar, ne nuk do i përplasim derën në fytyrë. Por fitorja e zgjedhjeve të ardhshme nuk do varet asnjë fije nga ajo që do të bëjë LSI…”, tha Rama. Kryetari i opozitës komentoi shkurt edhe largimin e Ndokës nga koalicioni i opozitës. “Pozicioni në opozitë nuk varet nga karrigia që shikon në horizont”, – shtoi ai. Duke folur për koalicionin e opozitës, për herë të parë, mbrëmë Rama qartësoi edhe qëndrimin e tij ndaj dy partive të djathta që janë kundër qeverisë aktuale, por edhe PS-së.“Unë mendoj se Bamir Topi duhet të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp dhe të tregojë se çfarë do të bëjë. Ata duhet ta ndajnë a janë një lojë e mundshme e Saliut, që do thotë se do marrin vota nga të pakënaqurit për të shkuar prapë te Saliu, apo do t’i kundërvihen deri në fund qeverisë. Nga pozicioni kundër qeverisë dhe kundër opozitës kanë lindur paterica të opozitës”, tha Rama. E njëjta situatë është edhe për Aleancën Kuq e Zi. “Ata duhet të ndajnë qartë pozicionin e tyre, sepse përsëri ekziston rreziku që t’i shohim nesër bashkë me Saliun. Nuk e kuptoj si mund të jesh në opozitë me Saliun dhe të bësh opozitën e opozitës…” Ndërkohë Rama nuk kishte një koment për Nanon e aq më shume për lëvizjen e paralajmëruar të tij: ”Nuk flas për një lëvizje që nuk e di ku është.”

    Ekipi në zgjedhjet e 2013-ës

    Kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk sheh ndasi brenda PS-së, kur u pyet pikërisht për këtë çështje mbrëmë gjatë emisionit, por shtoi se në këtë forcë politike ka disiplinë mjaftueshmërisht. Kryetari i opozitës deklaroi gjithashtu se në grupin e ardhshëm parlamentar nuk do të ketë ndryshime thelbësore. “PS-ja e ka grupin e saj të deputetëve dhe nuk ka nevojë për të bërë operacione thelbësore, por vetëm për ta pasuruar dhe harmonizuar…mes shqiptarëve ka shumë brumë dhe njerëz, jo vetëm të aftë, por edhe të gatshëm për të kontribuar”,- tha Rama, duke shtuar se ai nuk ka bashkëpunëtorë të ngushtë, pasi të tillë ishin të gjithë deputetët, të zgjedhurit e PS-së në kryesi, si dhe kryetarët në rrethe dhe njësitë vendore.

    Privatizimet

    Kryetari i opozitës e kishte një përgjigje edhe për privatizimin e Albpetrol-it


    “Ne kemi qenë kundër skemës së privatizimit të Albpetrol. Është një skemë që e zhvesh shtetin dhe publikun nga çdo lloj e drejte mbi pasurinë më të madhe që ka ky vend, që është nafta. Është një skemë që i jep një subjekti privat jo vetëm fuqinë e një ministrie, por edhe i dorëzon një subjekti privat një element themelor të sigurisë energjetike të vendit… Si ka mundësi që të privatizohet një ekskluzivitet i gërmimeve në det? Si mund të privatizohet e ardhmja e energjetikës? Kjo qeveri privatizon për të grabitur popullin e vet dhe për t’ia kaluar individëve pasuri dhe të tjera aq marramendëse sa populli i tërë është viktima e kësaj marramendje,” – tha Rama, duke komentuar edhe çështjen e privatizimit të katër hidrocentraleve: ”…Pyetja është pse duhet të shiten këto? Sot KESH, kompania që ende është e publikut, ka 250 milionë dollarë borxh. Vetëm këtyre katër hidrocentraleve në periudhën e fundit u ka 3.5 milionë dollarë borxh. Ne mendojmë se tenderi dështoi se këta zotërinj duan ta shesin këtë pasuri duke ia kaluar gjitha borxhet shtetit dhe këtyre duke u dhënë atë helikën që prodhon para…”

    MAPO

  10. #10
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Per Zotin te veshtire e kam ta perceptoj se si mund te jete Edi Rama kryeminister? Jam per rotacion, por me kete njeri gjerat duken sheshit. C'mund te presesh nga nje njeri qe pas c'do fjale qe nxjerr nga goja, pason nje Ehhh, ehhh, me e gjate se c'do fjale qe nxjerr?Mjer ai vend.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •