Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Ndalohet në kufirin grek, Menduh Thaçi i çon letër Samaras

    Përkundër vullnetit dhe dëshirës sime të mirë që përfaqësuesit e Ambasadës së shtetit Tuaj në Shkup të më jepnin sqarime lidhur me një incident që ndodhi në kufirin e shtetit Tuaj, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi". Kështu fillon letra e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi drejtuar kryeministrit të Greqisë, Andonis Samaras, të cilit, kryetari i opozitës shqiptare i sqaron se javë më parë, kur po kthehej nga një udhëtim zyrtar nga Turqia, autoritetet doganore greke i kanë mohuar kalimin e kufirit me pretekstin se shoferi nuk posedon patentë ndërkombëtare për drejtim automjeti.

    “Gjatë kthimit tim nga një udhëtim zyrtar në Ankara, ku kisha nderin të jem mysafir në Kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, z.Rexhep Tajjip Erdogan, nëpunësit e pikës kufitare të shtetit Tuaj më mohuan të drejtën për të hyrë në Greqi me pretekstin se shoferi im nuk posedon ‘leje internacionale për vozitje’. T’Ju përkujtoj z.Kryeministër se unë jam kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, partisë më të madhe opozitare të shqiptarëve në Maqedoni dhe njëherazi deputet në Parlament. Mbase mund të kem mirëkuptim për frustracionet dhe vështirësitë që kalon qeveria dhe shteti Juaj në këtë krizë që ju ka kapluar, megjithatë incidente të këtilla nuk kontribuojnë në imazhin e shtetit Tuaj”, shkruan Thaçi në letër, kopje të së cilës i ka dërguar edhe ministrit të Jashtëm grek, si dhe ambasadës greke në Shkup.

    “Duke patur parasysh se qeveria Juaj shpall persona ‘non grata’ gazetar të një mediumi të fuqishëm shqiptar, nuk i lejon çamët që të vizitojnë vatrat e tyre që sot gjenden nën shtetin Tuaj dhe shumë provokime tjera ndaj shqiptarëve, rasti im nuk është rast “i izoluar dhe i rastësishëm” por thjesht e lustron qasjen armiqësore të qeverisë së Juaj karshi shqiptarëve. S’do mend se kjo qasje e qeverisë së Juaj, është në kundërshtim me parimet themelore të njerëzimit dhe demokracisë së mirëfilltë. Në fund, z.Kryeministër pa asnjë respekt për Ju dhe Qeverinë Tuaj, fatkeqësisht jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët Greqia do të vazhdojë të ngele në mbamendjen tonë si një shtet që vazhdon të mbaje armiqësi jo vetëm me kombin tim por edhe me kombet tjera në rajon e më gjerë”, e përfundon letër-ankesën Menduh Thaçi.
    (m.a/koha/BalkanWeb)
    Personalisht kam ngel i surprizuar nga kjo pergjigje.......ndoshta duhet ta lexojne edhe politikanet tane kete e te nxjerin mesime.
    Nuk mund te them me teper vecse bravo z M.Thaci........me greket diplomacia eshte e tepert

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Personalisht kam ngel i surprizuar nga kjo pergjigje.......ndoshta duhet ta lexojne edhe politikanet tane kete e te nxjerin mesime.
    Nuk mund te them me teper vecse bravo z M.Thaci........me greket diplomacia eshte e tepert
    Nuk eshte thjesht ky problemi ! Sepse diplomaci ka bere dhe greku ....! Por ne rast se ne Shqiperi shefat e partise se Agimit te Arte apo deputete te saj apo pertiake dhe deputate greke qe hyjne e dalin lirshem ne Shqiperi , qe vijne dhe bejne edhe thirrje antikushtetuese ne Himare apo ne Korce apo kudo qe shkelin , nuk iu hyn gjemb ne kembe dhe sillen si zoter , greku te ve kufirin tek thana ...!

    E hajde pastaj dhe te mos nxjerresh mendime te hidhura , apo konkluzione deshperuese .... ! Te pakten te kete "barazi" 1:2 . Le te bente 2 greku , por te pakten neve te benim 1 !!!! Cfare do me thene kjo ?

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Te lumte Menduh Thaci , je i vetmi politikan Shqiptar qe ja perplas ne fytyre shtetit fodull Grek. Te marrin eksperience politikanet e tjere Shqiptare dhe boll me dipllomaci ndaj Shtetit aktual Grek .
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Personalisht kam ngel i surprizuar nga kjo pergjigje.......ndoshta duhet ta lexojne edhe politikanet tane kete e te nxjerin mesime.
    Nuk mund te them me teper vecse bravo z M.Thaci........me greket diplomacia eshte e tepert
    Po pse nuk e kapni problemin drejt e drejt, por gjithmon shtrëmbër.
    Pse nuk thoni që ky M Thaci qeka injorant që niset me shofer pa patent ndërkombëtare. Ky mendon se është deputet apo ku di unë c'far dhe mund të thyej rregullat e qarkullimit rrugor etj.... Kështu fillojnë këta ju duket vetja i rëndësishëm dhe mund të bëjnë ç'farë të duan. I lumtë grekut i tregoj se duhet të respektojë rregullat dhe nuk do të dijë se kush je ti. Sa për ankesën që ka bërë ka treguar përsëri injorancën e tij.
    Kur ishte puna kështu pse nuk i zbriti makinës të kalonte kufirin të merrete një taksi dhe të shkonte ku të donte. Kështu do provonte nëse u ndalua prej shoferit apo sepse ishte Shqiptar. Si është e mundur të kalosh nëpër botë me makinë pa patentë ndërkombëtare, ose njohje bilaterale të patentave.

  5. #5

    Pse kur jua ka rruajtur ndonjehere mjekrren politikaneve tane Greku ? Ka gjetur asi Menduha edhe kan then:

    Ky edhe e ka shoferin pa patent edhe qenka Turk pordhac

    Hajt ta marim ne rajon e ta ashtu pak te suma
    Revolution 1848

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga CITOJ xhaxhi Thaci

    “Duke patur parasysh se qeveria Juaj shpall persona ‘non grata’ gazetar të një mediumi të fuqishëm shqiptar, nuk i lejon çamët që të vizitojnë vatrat e tyre që sot gjenden nën shtetin Tuaj dhe shumë provokime tjera ndaj shqiptarëve, rasti im nuk është rast “i izoluar dhe i rastësishëm” por thjesht e lustron qasjen armiqësore të qeverisë së Juaj karshi shqiptarëve. S’do mend se kjo qasje e qeverisë së Juaj, është në kundërshtim me parimet themelore të njerëzimit dhe demokracisë së mirëfilltë. Në fund, [B
    z.Kryeministër pa asnjë respekt për Ju dhe Qeverinë Tuaj,[/B] fatkeqësisht jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët Greqia do të vazhdojë të ngele në mbamendjen tonë si një shtet që vazhdon të mbaje armiqësi jo vetëm me kombin tim por edhe me kombet tjera në rajon e më gjerë”

    [/B]
    UuUuuuuuuuuu heu bre ....bukur
    Ndryshuar për herë të fundit nga cool_shqype : 10-10-2012 më 09:47
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #7
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Po pse nuk e kapni problemin drejt e drejt, por gjithmon shtrëmbër.
    Pse nuk thoni që ky M Thaci qeka injorant që niset me shofer pa patent ndërkombëtare. Ky mendon se është deputet apo ku di unë c'far dhe mund të thyej rregullat e qarkullimit rrugor etj.... Kështu fillojnë këta ju duket vetja i rëndësishëm dhe mund të bëjnë ç'farë të duan. I lumtë grekut i tregoj se duhet të respektojë rregullat dhe nuk do të dijë se kush je ti. Sa për ankesën që ka bërë ka treguar përsëri injorancën e tij.
    Kur ishte puna kështu pse nuk i zbriti makinës të kalonte kufirin të merrete një taksi dhe të shkonte ku të donte. Kështu do provonte nëse u ndalua prej shoferit apo sepse ishte Shqiptar. Si është e mundur të kalosh nëpër botë me makinë pa patentë ndërkombëtare, ose njohje bilaterale të patentave.
    Nuk mund te te jap pergjigje te sakte persa i perket patentave maqedonase ne jane te vlefshme ne greqi apo jo .......si do qe te jete puna nuk e kam sjelle kete shkrim per te diskutuar patenten e shoferit te Thacit...
    Ta ka prekur me bold edhe cool_shqype prgjigjen......lexoje po qe se nuk e ke lexuar akoma.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Te lumte Menduh Thaci , je i vetmi politikan Shqiptar qe ja perplas ne fytyre shtetit fodull Grek. Te marrin eksperience politikanet e tjere Shqiptare dhe boll me dipllomaci ndaj Shtetit aktual Grek .

    me duket se shteti grek ja perplasi ne fytyre Thacit, e kthehu mbrapsht si te jashteligjshem.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    me duket se shteti grek ja perplasi ne fytyre Thacit, e kthehu mbrapsht si te jashteligjshem.
    Shteti Grek ja ka perplas ne fytyre miliona Shqiptareve , nuk me cudit kjo e fundit.

    Ndersa te gjithe i kane thene ''faleminderit'' Menduh Thaci te pakten ja ka perplasur mbrapsh.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shteti Grek ja ka perplas ne fytyre miliona Shqiptareve , nuk me cudit kjo e fundit.

    Ndersa te gjithe i kane thene ''faleminderit'' Menduh Thaci te pakten ja ka perplasur mbrapsh.
    Thaci nuk i perplasi asgje, sepse nga letra qe ai shkruajti, une kuptova qe Thaci ishte
    i irrituar qe greket zbatuan ligjin, dhe i kerkonte grekeve qe kur Thaci apo shqiptaret te kalonje kufirin, policia duhet te mbylli syte perpara ligjit.
    Me kete leter ai demaskoi veten si njeri i pacivilizuar, qe shfryn sa here qe ligji vepron.
    imagjino sikur ligjet te ishin ne dore te njerezve me mentalitet si THaci. do ishte e gjithe europa si shqiperia.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •