Turqise s ja majti b, me izraelin,tani ja ka gjete hallin Sirise,ne situate te veshtire?
Turqise s ja majti b, me izraelin,tani ja ka gjete hallin Sirise,ne situate te veshtire?
Spania ne krize(Izrael-Shba), Italia ne krize(Izrael-Shba), Greqia ne krize(Izrael-Shba), Serbia e izoluar(Gjermania), Franca e rrethuar(Angi-Gjermani, krah i Amerikes), Kina ne konflikt me Japonin dhe Tajvanin(Shkaktare Amerika), Siria zemra e Rusise dhe e vetmja proruse me e forte ne lindjen e mesme sulmohet nga Turqia(krah i Amerikes), Shba nuk nderhyn-sulmon Rusia-Shba nderhyn-sulmohet Rusia-Kina problem me Ishujt(ska ndihme per Rusine)-Italia ne krize(ska force te sulmoj ballkanin)-Greqia ne krize(ska force te sulmoj Shqiperine + Turqia mbron Shqiperine) Serbia e izoluar(Kosova nen mbrojtjen e trupave te NATOS)-Irani prap ne krize(problem Izraeli)-shtetet aleate te Rusis te bllokuara-Rusia mbetet pa aleatet kryesor-Franca spiunon-Franca sulmohet-shkaterrohet BE-Rusia e vetmuar-sulmohet Rusia-nenshtrohet Rusia-EU ne kontroll te plote nga SHba-Turqia shtrihet ne EU-Lindja e mesme ne anen e SHba-Ne fund mbetet Irani-Irani sulmohet dhe pushtohet-Shba, Turqi, Izrael kontroll boteror-Dominimi global ka ndodhur me heret- Tani UDHEHEQJA GLOBALE-KONTROLLI BOTEROR-NEW WORLD ORDER...
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 04-10-2012 më 03:57
Ushtria turke godet mbi objektiva në Siri
Ushtria turke hakmerret ndaj sulmeve të ushtrisë siriane. Ban kërkon nga Siria të ndalë agresionin. Gjermania kërkon maturi nga Anakaraja.
NATO ka dënuar ashpër sulmet siriane ndërkufitare ndaj partnerit të aleancës, Turqisë. Bombardimet e kryera në një qytet kufitar shkelin të drejtat ndërkombëtare, deklaruan ambasadorët e NATO-s pas një takimi të posaçëm në Bruksel. Edhe SHBA dhe qeveria gjermane kanë dënuar sulmin e palës siriane dhe i premtuan Turqisë mbështetjen e tyre. Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle i kërkoi qeverisë në Ankara një reagim të matur. Ndërkohë Turqia ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit lidhur me këtë ngjarje.
Në një letër drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun, ambsadori turk i Kombeve të Bashkuar e vlerësoi incidentin si "një sulm agresiv të Sirisë kundër Turqisë" dhe kërkoi që të ndalet agresioni sirian. Mun paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit sirian në rajon. Nga Nju Jorku, ai i bëri thirrje qeverisë siriane “të respektojë plotësisht integritetin teritorial të fqinjëve të saj si dhe t'i japë fund dhunës kundër popullit sirian”.
Ushtria turke pas këtij incidenti ku mbetën të vrarë pesë civilë në territorin turk, ka nisur një sulm hakmarrës. Sipas të dhënave vendore nga sulmet në disa caqe siriane janë vrarë pesë ushtarë dhe nëntë të tjerë u plagosën. Në një deklaratë të kryeministrit të Turqisë thuhet se ushtria turke u përgjigj duke qëlluar objektiva në Siri në përgjigje të atij që ai e cilësoi “akt mizor”. Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të pranojë asnjë provokim.
Mnistrja e Jashtme amerikane Hillary Klinton tha se “të gjitha vendet e përgjegjshme duhet të bashkohen” që ta bindin qeverinë siriane të presidentit Bashar al-Asad të ndërpresë sulmet ndaj popullit të vet dhe të fillojë procesin e tranzicionit politik.
Fati qe Seiria nuk e ka demantuar agresionin, gje qe eshte e pritshme dhe e zakonshme ne keso situata, eshte shume interesant...Filloi… ushtria turke sulmon me artileri Sirinë!
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-10-2012 më 06:35
Shpresojme qe situata te perkeqesohet me tej.
Krijoni Kontakt