Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 86
  1. #11
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Lideret me te fuqishem te botes kane anulluar masivisht udhetimet per muajin Tetor...

  2. #12
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    3-4 dite perpara ketij lajmi ne internet po qarkullonin lajme pafund se te gjithe lideret boteror kane pezulluar fluturimet e tyre per muajin Tetor dhe ja ku plasi.

    Interesat Kineze nuk krahasohen me ata Ruse. Kini parasysh se Rusia me renien e Sirise humbet njehere e pergjithmone bazen strategjike te saj ne Mesdhe. Sigurisht qe Rusia kete fakt nuk do ta kaperdij lehte ndaj personalisht parashikoj situata nga me te paimagjinueshmet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #13
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    3-4 dite perpara ketij lajmi ne internet po qarkullonin lajme pafund se te gjithe lideret boteror kane pezulluar fluturimet e tyre per muajin Tetor dhe ja ku plasi.

    Interesat Kineze nuk krahasohen me ata Ruse. Kini parasysh se Rusia me renien e Sirise humbet njehere e pergjithmone bazen strategjike te saj ne Mesdhe. Sigurisht qe Rusia kete fakt nuk do ta kaperdij lehte ndaj personalisht parashikoj situata nga me te paimagjinueshmet.
    Kjo eshte e vertete para dy ditesh anije luftarake ruse kaluan Dardanelet dhe hyne ne mesdhe...... qendruan nje dite ne ishullin grek Samos ku edhe bene nje parakalim ushtarak.......????? Para dy ditesh ne lajme thuhej se drejtimi do ishte ishulli Kefalonia
    Dmth do te qendrojne ne mesdhe.

  4. #14
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Kjo eshte e vertete para dy ditesh anije luftarake ruse kaluan Dardanelet dhe hyne ne mesdhe...... qendruan nje dite ne ishullin grek Samos ku edhe bene nje parakalim ushtarak.......????? Para dy ditesh ne lajme thuhej se drejtimi do ishte ishulli Kefalonia
    Dmth do te qendrojne ne mesdhe.
    Gjithcka po vijon sipas nje skenari te pregatitur me detaje. Ngjan si konspiracion por faktet jane reale.

    Ajo qe me ben konfuz eshte qendrimi qe do mbajne vendet e tjera Arabe pasi deri me tani Arabia Saudite apo Katari kane furnizuar me arme kryengritesit ne Siri duke e konsideruar luften e tyre si lufte te shenjte.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Kini parasysh se Rusia me renien e Sirise humbet njehere e pergjithmone bazen strategjike te saj ne Mesdhe. Sigurisht qe Rusia kete fakt nuk do ta kaperdij lehte ndaj personalisht parashikoj situata nga me te paimagjinueshmet.
    Per kete arsye rusia sigurisht nuk do te hyje ne lufte me NATOn, te cilen nuk mund ta fitoj, por ajo do te vazhdoje ta furnizoje Sirine me arme dhe personel ushtarak. Por as amerikanet nuk do te nderhyne direkt ne lufte me Sirine, por do te veprojne njejte si ne Libi, duke i nxitur aleatet e saj ta bejne kete. Amerikanet do te bejne cmos qe Siria perseri te "provokoj" Turqine, pra per t'i dhene arsye turqve qe te nderhyjne, ndoshta jo ne mbrendi te Sirise por per gjate tere kufirit turko-sirian. Kjo do ti ndihmonte kryengritesit qe do te perfundonin me clirimin e pjeses tjeter te Sirise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 04-10-2012 më 02:35

  6. #16
    Une po shkoj te ze ndonje bunkjer nga keta qe na la Enveri. Ketej nga Shijaku ka me bollek, sidomos ata te medhenjet per kamjone dhe tankse. Po blej edhe ca thase me miell dhe po pres sa te mbaroje lufta III

    p.s

    Une mendoj qe lufte ne perendim nuk do kete. E vetmja loje qe po luhet eshte shitblerje armesh dhe degradim te shteteve te lindjes mes njeri tjetrit. I gjith qellimi eshte qe ata vende te mos ngren koke per te arritur vlera perendimore. Arabia Saudite & co , jan te perfshira kemb e koke, ne ngadalsimin e perparimit te ketyre shteteve
    Revolution 1848

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Turqia goditi me zjarr artilerie objektiva brenda Sirisë pak pasi konflikti në vendin fqinj kapërceu kufijtë, duke marrë 5 jetë njerëzish në qytetin kufitar turk, Akcakale.

    Dhjetë të tjerë u plagosën kur një predhë mortaje ra mbi një shtëpi banimi. Tre nga viktimat ishin fëmijë. Bashkë me ta nga shpërthimi gjetën vdekjen edhe e ëma dhe një fqinje. Në mesin e të plagosurve, janë dhe dy efektivë policie.

    Shumë shpejt pas ngjarjes së rëndë, ushtria turke goditi shënjestra siriane të identifikuara nga radarët në afërsi të vijës kufitare. NATO deklaroi se do të zhvillojë një mbledhje
    urgjente lidhur me incidentin. Pas ngjarjes së rëndë, ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, kontaktoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon, të dërguarin e paqes për Sirinë, Lakdar Brahimi dhe shefin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

    Ky i fundit deklaroi se dënon me forcë indicentin dhe se po i ndjek me vëmendje dhe me shqetësim të madh zhvillimet në rajon. Rasmusen në mënyrë të vazhdueshme e ka përsëritur se NATO nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në Siri, por është e gatshme të mbrojë Turqinë nëse kjo do të jetë e nevojshme.

    Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Klinton shprehu nga ana tjetër indinjatë për hapjen e zjarrit nga përtej kufirit, përcolli ngushëllimet e saj për 5 jetët e humbura dhe e përshkroi gjendjen e krijuar si “shumë të rrezikshme”.

    Zjarri i artilerisë erdhi nga rajoni sirian Tel Abayad. Incidenti përshkallëzon akoma më shumë marrëdhëniet edhe kështu tepër të tensionuara mes Ankarasë dhe Damaskut, dikur aleatë, por sot në pozicione krejtësisht të ndryshme lidhur me konfliktin 18 mujor në Siri.

    Në të njëjtin qytet, u regjistrua një episod i ngjashëm pak ditë më parë, por në atë rast nuk pati viktima. Banoret e Akcakale-s jetojnë në frikë, thotë CNN-i turk.

    Autoritetet lokale i bënë thirrje qeverisë të punojë për parandalimin e ngjarjeve të tilla. “Muajin e kaluar ka patur disa shpërthime, rrëfejnë ata. Ky është një vend i vogël, sa herë bie ndonjë bombë, e degjojmë të gjithë. Jemi ngjitur me Sirinë e shumë të prekshëm nga dhuna në atë vend”.

    Në qytezën, dikur të qetë, prej dy javësh shkollat janë mbyllur, ashtu si edhe rrugët që cojnë në kufi. Vetëm dy vjet më parë, marrëdhëniet mes Sirisë e Turqisë ishin mjaft të ngrohta. Qytetarët e të dy vendeve fqinjë udhëtonin pa viza dhe tregtia ishte në lulëzim. Relatat diplomatike u shkëputën megjithatë vetëm disa muaj pas nisjes së rebelimit në Siri. Në muajin mars, turqia mbylli ambasadën e saj në Damask dhe qeveria siriane e shpalli ambasadorin turk Omer Onhon, “persona non grata”.

    Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan vazhdimisht e ka denoncuar presidentin sirian Bashar al Assad duke kërkuar publikisht largimin e tij nga posti pas akuzave se po masakron popullin e vet. Përgjigja e regjimit sirian ishte kundërakuza se Ankaraja po furnizon rebelët sirianë me armë e me para.

    Turqia përpos të tjerash, është duke strehuar edhe 93.000 refugjatë sirianë, ndërsa llogaritet se edhe 40 apo 50.000 të tjerë jetojnë në këtë vend jashtë kampeve të krijuara për të shpërngulurit nga shteti fqinj.

  8. #18
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ja dhe nje pamje nga sulmi i sotem mbi Sirine

    kjo foto nuk eshte e sulmit te forcave turke...
    ky eshte nje rast bombardimi ne aleppo (qyteti i dyte me i madh ne siri) ku humben jeten 48 vete.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Siria, SHBA në krah të Turqisë

    Shtetet e Bashkuara rikhejnë presionin mbi vendet e tjera nën hijen e ngjarjeve të fundit në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë ku ka patur incidente.

    Duke u bazuar tek sulmet respektive, SHBA-të këmbëngulin edhe një herë që është e domosdoshme dalja nga skena e presidentit sirian Bashar al Assad, për të qetësuar gjendjen dhe për një tranzicion politik në Damask.

    Lajmin e konfirmon vetë Shtëpia e Bardhë që radhitet në krahun e Ankarasë dhe dënon sulmet me predha mortaje të rëna në territorin turk nga kufiri sirian.

    Pentagoni e përcakton episodin një tjetër shembull të sjelljes së keqe nga ana e Damaskut.

  10. #20
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga agonny Lexo Postimin
    Ne rast te nje lufte te re boterore

    Sipas tgjitha gjasave me nej ane do te jene NATO, SHBA, ISRAEL vs RUSIA, IRANI, KINA, SIRIA
    Unë nuk besoj që do të ketë një luftë botërore tjetër. Një luftë e re do të ishte shkatërrimtare për të gjitha palët, do të rezultonte luftë pyhrrike në përfundim, sepse të gjitha kanë të paktën armë bërthamore apo biologjike.Bota e mori leksionin e saj pas LIIB.

    Këto që ndodhin janë lojra gjeopolitike mes fuqive botërore për të kontrolluar burimet natyrore si nafta psh dhe nuk çuditem nqs ka ndonjë plan të fshehtë (edhe pse nuk jam pionere konspiracish) që parashikon ta bëjë lëmsh Lindjen e Mesme për këtë arsye. Se mos po i plas vërtet Rusisë për Sirinë lol
    Elegance is an attitude.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •