Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Nard Ndoka ose modeli i politikanëve shqiptarë të lëkundur

    Në historinë e politikanëve shqiptarë të 100 viteve shumica dërrmuese e tyre janë të tipit të z.Nard Noka, pra politikanë me të cilët mund të shitet blihet cdo gjë, mund të tradhtohet cdo gjë, mund të justifikohet cdo gjë, dhe partitë në të cilat janë kryetarë këta tipa politikanësh nuk asnjë lloj programi dhe projektesh, anëtarët e këtyre partive janë `militantë për asgjë` që mund të ndërrojnë partitë sa herë që shohin se nuk fitojnë gjë.
    Largimi nga opozita dhe përfshirja 8 muaj para zgjedhjeve në Maxhorancën qeverisëse e Nard Ndokës duke u shpërblyer me rolin e zv/Ministrit, nuk tregon gjë tjetër vetëm se zv/Ministri i ri Nard Ndoka ka shumë mundësi të ketë ngelur pa para dhe për pasojë duhej gjetur një zgjidhje.
    Zgjidhja e preferuar erdhi ashtu sic realizohen zakonisht kombinacionet politike tipike bizantine e ne Shqipëri, z. Ndoka duke lënë mënjanë opozitën, parimet, dinjitetin, dhe kritikat disa vjeçare të tij ndaj Maxhorancës qeverisëse dhe vetë Kryeministrit, i a hypi varkes së shpëtim-shpërblimit qeverisëse, duke braktisur ishullin plot mllefe të opozitës së goditur vazhdimisht jo vetëm nga Maxhoranca por edhe nga djallëzitë e ish-nomeklaturës së kuqe të përfshirë në PS të cilët parandjejnë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të propozohen më deputetë.
    Kjo ka shkaktuar në Shqipëri që demokracia të mos ecë si duhet, sepse prania në koalicione e partive të vogla të tipit Ndoka ka shkaktuar probleme jo të vogla si për koalicionin e majtë ashtu dhe për atë të djathtë sidomos në drejtim të korrupsionit, të mungesës së burimeve njerëzorë për ti vendosur në administratë porsa i përket integritetit profesional dhe etik.
    Problemi kryesor i partive të vogla të tipit Ndoka kur hyjnë në koalicione fituese është- makutëria dhe babëzia e individëve kur vishen me pushtet administrativ, gjë që tregon edhe njëherë jo vetëm mungesën e integritetit profesional dhe etik por dhe për pasojë e saj edhe dëmtimin e koalicionit në sy të elektoratit aq sa koalicionet humbin zgjedhjet pas-ardhëse.
    Pa i hyrë hollësive për Partinë e Nard Ndokës, dihet se si u largua nga koalicioni maxhoritar në 2009 kjo parti duke menduar se do të fitonte zgjedhjet e majta. Dihet se si u largua nga Ministria Shëndetësisë së bashku me militantët partiakë, duke e lënë Shëndetësinë jo vetëm në gjendjen e mjerueshme, por për të rregulluar këtë gjendje anarkie në Shëndetësi duhet shumë kohë dhe reforma serioze të cilat as LSI dhe as PD nuk i bën dot pa një marëveshje me opozitën aktuale.
    Lëkundjet dhe mungesa e bazamentit politik të Ndokës pështë bërë proverbiale, sepse njëherë vajti me të majtën në opozitë pikërisht sepse Koalicioni i Berishës e la pa post në të kaluarën e 2005-2009 (pasi e largoi nga posti i Ministrit të Shëndetësisë), e majta humbi, ai ndenji disa kohë me të majtën por duke përgjuar sec bëhet në maxhorancën qeverisëse, si dhe duke ushqyer planë për një lob të tretë të mesëm- lob i supozuar nga disa parti të vogla të djathta dhe të majta. Pasi konstatoi se ky lob nuk ka bereqet, atëhere hyri në tratativa sekrete me maxhorancën qeverisëse dhe në një kohë duke`spiunuar të majtën me të cilën ishte në koalicion.
    Ky bizantinizëm politik i Ndokës nuk është origjinal, sepse politikat bizantine tipike për politikanët e shteteve të vogla ballkanike kanë qënë karakteristike dhe shekullore duke e patur zanafillën që nga principatat dhe princërit e vegjël kristianë të Ballkanit, ashtu dhe më vonë nga pashallarët me pashallëqet e tyre të vogla me të cilat përpiqeshin të mbijetonin qoftë nën Perandorinë Bizantine ashtu dhe nën Perandorinë turke.
    Këto politika mbijetese të tipit `sot për sot`, apo ` të hamë cfarë të kemi mundësi e cfarë të na japin`, dhe `bëj duvanë e turkut dhe puthu me kaurin`, janë tipike ballkanike dhe kryesisht shqiptare duke patur parasysh copëtimin në sanxhaqe e pashallëqe të tokave shqiptare të cilat ndrronin shpesh sundimtar duke e mbajtur Shqipërinë në gjendje politike të mjerueshme. Kjo skotë politikanësh është trashëguar edhe sot po më ato parime që përmënda më sipër.
    Të dy diktaturat që u kaluan gjatë 100 viteve histori të Shqipërisë, ajo e djathtë e A. Zogut dhe e majtë e E. Hoxhës, paraqesin më së miri luftën e fshehtë për pushtet gjë që e ka trashëguara më së miri tipi i politikanëve të sotëm si z. Ndoka; gjithsesi demokracia e sotme e 22 viteve ka treguar që edhe partitë e mëdha të drejtuara nga këta politikanë të vegjël në shpirt e parime, pavarësisht nga kontributi i tyre në drejtimin e vendit sipas individëve që i kanë drejtuar- këta individë kanë respektuar bizantinizmat që përmënda më sipër sepse helbete- dardha do të bjerë nën dardhë.
    Praktika të tilla të politikanëve të partive të vogla vetëm se do të vazhdojnë të dëmtojnë Shqipërinë dhe do të vonojnë tranzicionin dhe integrimin në BE.
    Le të shpresojmë që partia e z. Ndoka të sjellë risi të tjera të cuditëshme edhe në këtë maxhorancë qeverisëse, sepse paralajmërimi u dha nga znj Topalli kur tha se në postet..` nga zv/Ministra e lart ka korrupsion`... Kush ka veshë le të dëgjojë.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ky eshte buburrec i vogel i pa rendesishem, kur lekunden ca qe kane qene lidere te tjeret nuk peshojne shume

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ne respekt te plote te mendimite te te tjereve por nuk mund te dalim ne perfundim se Ndoka eshte POLITIKAN!
    Te mjeret ne me keta lloj njerzish!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ndoka? Nje cope peshqir partish qe kur djersiten ato fshihen me keta
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Ky eshte buburrec i vogel i pa rendesishem, kur lekunden ca qe kane qene lidere te tjeret nuk peshojne shume
    Po Ilir Meta i LSI si është?

    Secili person në vetvete është dikushi e për më tepër nje drejtues politik, pa marr parasysh se cilën forcë politike drejton, pa marr parasysh se sa anëtarë ka forca që ai drejton.

    Ne jemi të brymosur nga e kaluara e largët dhe e afërt që duhet të drejtosh një forcë të madhe që të jesh dikushi apo i rëndësishëm siç thuhet rëndom.

    Kur Ndoka u largua nga koalicioni me PD, thuajse njëzëri u mirëprit ky largim i tij nga forcat opozitare, ndërsa kur ai merr kahun e kundërt ai quhët i parëndësishëm!

    E njejta gjëndje u vu re dhe me levizjet politike të Metës së LSI. Kur ai ishte në koalicion me Ramën, ai quhej i rëndësishëm dhe sapo ai pranoi formimin e një koalicioni me PD, atij ju vërsulet qenërisht me forume e me gazeta, me radio e me televizione.

    Sot Rama po i bie në gjunjë Metës që ta bindë që ai të largohet nga koalicioni me PD dhe të rreshtohet në një koalicion të ri me PS. Pra ai qënka i rëndësishëm për të ardhmen politike të Ramës!

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Nard Ndoka ose modeli i politikanëve shqiptarë të lëkundur
    nard ndoka eshte model i politikaneve shqiptare te PA-LEKUNDUR!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    nard ndoka eshte model i politikaneve shqiptare te PA-LEKUNDUR!
    Po qe te jete i Palekundur duhet te kete B.ythe ..! Apo B.ythen e kane naaaa..keta , vetem koke nuk kane ?

    Ndalojne edhe paradat e gay-ve pastaj ....! Homot kane zaptu ceverine ...!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Po Ilir Meta i LSI si është?

    Secili person në vetvete është dikushi e për më tepër nje drejtues politik, pa marr parasysh se cilën forcë politike drejton, pa marr parasysh se sa anëtarë ka forca që ai drejton.

    Ne jemi të brymosur nga e kaluara e largët dhe e afërt që duhet të drejtosh një forcë të madhe që të jesh dikushi apo i rëndësishëm siç thuhet rëndom.

    Kur Ndoka u largua nga koalicioni me PD, thuajse njëzëri u mirëprit ky largim i tij nga forcat opozitare, ndërsa kur ai merr kahun e kundërt ai quhët i parëndësishëm!

    E njejta gjëndje u vu re dhe me levizjet politike të Metës së LSI. Kur ai ishte në koalicion me Ramën, ai quhej i rëndësishëm dhe sapo ai pranoi formimin e një koalicioni me PD, atij ju vërsulet qenërisht me forume e me gazeta, me radio e me televizione.

    Sot Rama po i bie në gjunjë Metës që ta bindë që ai të largohet nga koalicioni me PD dhe të rreshtohet në një koalicion të ri me PS. Pra ai qënka i rëndësishëm për të ardhmen politike të Ramës!
    Ilir Meta ka per ta mbajtur si langua nga pas Ramen dei ne diten e zgjedhjeve e diten e fundit do e hedhe ne plehra si zagar.
    Nuk mund t'ia fale Rames tradhetine qe i beri me ligjin e zgjedhjeve kur deshi ta zhdukte LSI ne si parti e me pas kur thoshte: (Ndjes paste) LSI.
    Nese Rama mbeshtetet ne shpresen e Metes per fitore, ai e ka te humbur fitoren qe tani.
    Kjo eshte politike dhe Rama nuk ka qene kurre politikan.
    Mjere PS per kryetarin e saj, e mjere ne per opoziten qe nuk mer dot pushtetin pas 8 vitesh te lodhshme per qeverine.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Po qe te jete i Palekundur duhet te kete B.ythe ..! Apo B.ythen e kane naaaa..keta , vetem koke nuk kane ?

    Ndalojne edhe paradat e gay-ve pastaj ....! Homot kane zaptu ceverine ...!
    me duket se nuk te shkoi mendja tek ironeja ...

    ndoka vijon i palekundur ne "LEKUNDJET" e tij ... dikush i "pershperit" atij ne vesh per lekundjen e radhes ...

    i lekunduri i bashkohet te lekundurit - apo jo?!?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    me duket se nuk te shkoi mendja tek ironeja ...

    ndoka vijon i palekundur ne "LEKUNDJET" e tij ... dikush i "pershperit" atij ne vesh per lekundjen e radhes ...

    i lekunduri i bashkohet te lekundurit - apo jo?!?
    Ahhh keta jane te gjithe si "matrioshkat" sllave ! Sllavet prandaj i shpiken kukullat matrioshka , per servet e tyre shqiptare ! I ke parasysh ato kukullat "pa b.ythe" qe sido qe t'i hedhesh prape ne kembe bien ? Vetem po i hodhe nga tavolina mund te thyhen !!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •