Shtypi norvegjez: Shqiperia na e ka kaluar
Jane qytetare te nje nder shteteve me te zhvilluara te Europes, por konstatojne se ka vende jashte BE, si Shqiperia, qe ne fushen e infrastruktures, sa i perket ritmeve te punes ne ndertim autostradash e tunelesh ne funksion te tyre, vendi yne ia ka kaluar.
Me titullin "Shqiperia na e kalon", gazeta norvegjeze "Varden" raporton mbi nje vizite zyrtare ne Shqiperi te tre politikaneve dhe dy keshilltareve te Partise per Perparim e Transport ne Parlament. "Kaluam neper nje tunel qe eshte nje nga me te miret qe kam pare ndonjehere. Do te doja te mendoja se Norvegjia eshte me e mira ne tunele, por kjo pershtypje na u krijua sa i takon sigurise dhe ndricimit", - thote nje prej tyre, Bard Hoksrud, deputet nga Partia Progresiste. Kurse shton: "Norvegjia eshte me e ngadalte se Shqiperia", duke u shprehur i impresionuar nga ritmi i ndertimit te rrugeve ne nje nga vendet me te varfra te Evropes. "Shqiperia eshte e angazhuar per zhvillimin e rrjetit rrugor ne mes te qyteteve te medha. Ata kalojne nje kohe shume me te shkurter per te zbatuar projekte rrugore se ne. Ata synojne te zhvillojne rrjetin rrugor ne 10 vjet, ndersa ne Norvegji ne perdorim pothuajse 10 vjet vetem per te planifikuar nje autostrade, thote Hoksrud. Ne vitin 2009, Shqiperia ia kaloi Norvegjise ne nje studim qe krahason normen mes qyteteve te medha. Nga 12 vende evropiane, Norvegjia eshte ne fund me nje shpejtesi te llogaritur prej 65 kilometra ne ore, shkruan Aftenposten. Shqiperia, ka bere gati gjysmen e investimeve ne transportin e saj. Nga krahasimi, Norvegjia shpenzon me pak se dy per qind te PBB-se se saj. Ata e shohin kete si thelbesore per ndertimin e prosperitetit te vendit te tyre, tha Hoksrud.
Deputetet nga Partia Progresiste mendojne se Norvegjia ka nje potencial te madh per te sjelle ne shkurtimin e proceseve qe cojne ne ndertimin e rrugeve. "Ne vitin 2012, Norvegjia do te perfundojne 11 kilometra te rruges. Qellimi i Planit Kombetar te Transportit eshte 24 kilometra ne vit. Qellimi yne duhet te jete pergjysmimi i kohes se nevojshme per planifikimin dhe zbatimin", - tha ai.
Ndersa gazeta tjeter norvegjeze, "VG", me titullin "Shqiperia na e ka kaluar", konstaton: "Ne jemi mbrapa ne menyre tragjike sa i takon ndertimit te rrugeve ne Norvegji", - duke cituar Bard Hoksrud. Gazeta raporton se keto dite, deputete nga Komisioni per transportit, deputete nga Partia Progresiste vizitoi Shqiperine dhe zhvilloi takime me Kryeministrin Sali Berisha dhe me Kryetaren e Parlamentit. "Atje moren informacionet qe tashme i dime - qe Norvegjia eshte shteti i prapambetur sa i takon ndertimit te rrugeve efektive midis qyteteve me te medha ne vend. Ne vitin 2009 Shqiperia filloi shtrimet e rrugeve kryesore. Por, Shqiperia ka pasur ndoshta momentin me te madh ne ndertimin e saj rrugore midis qyteteve te medha ne vitet e fundit", - shkruan "VG". "Ne kete vend tani jane duke u fokusuar ne infrastrukturen rrugore. Gjyma e buxhetit kombetar eshte shpenzuar per kete, thote Bard Hoksrud te, pas takimit qe pati me z. Berisha. Ai beson se lideret norvegjeze kane shume per te mesuar nga Shqiperia ne drejtim te aftesise per dhenien e prioritetit te projekteve me te rendesishme. "Shqiptaret kane zgjeruar rrjetin rrugor ndermjet qyteteve te medha dhe synon te zhvilloje rrjetin rrugor ne 10 vjet. Ne Norvegji ne perdorim pothuajse 10 vjet vetem per te planifikuar nje autostrade, tha ai. Nga viti 2005 deri ne vitin 2015, kryeministri tha se do te ndertohen 600 km rruge te re. Deri tani, 350 km jane zgjeruar dhe jane rregulluar per shkak te kushteve te veshtira te terrenit".
Koha Jone
Krijoni Kontakt