Spahia: Dënimet drastike duhen kthyer në fuqi për krimet e rënda
Details Published on Tuesday, 25 September 2012 15:14 Written by SOT NEWS
Në kushtet aktuale, krimet e rënda mund të parandalohen vetëm me dënime drastike, këtu kam parasysh dënimin me vdekje për disa lloje krimesh të rënda, i cili duhet rikthyer në fuqi sa më parë.
Ka qenë ky apeli i kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, i cili duke folur në lidhje me ngjarjen e fundit kriminale në Lezhë, ku u vranë tre persona të së njëjtës familje, Spahia theksoi se situatat e rënda kriminale na largojnë nga Evropa më shumë se sa mund të na largojë rikthimi i përkohshëm i dënimit me vdekje.
"Humanizëm i vërtetë është mbrojtja e jetës së qytetarëve prej krimit ordiner. Ndërsa çdo pseudo-humanizëm për autorët e krimeve është një iluzion i gabuar, i pa papërshtatshëm për kushtet tona dhe që po na kushton jashtëzakonisht shumë”, theksoi Spahia.
Krijoni Kontakt