Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1

    FMN-BB: Borxhi publik në Shqipëri 60% nga më të lartët në rajon

    TIRANË- Çdo shqiptar duhet të paguajë 2 mijë e 70 euro që vendi të mos ketë më borxh. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të qershorit stoku i borxhit publik të vendit arriti në 800, 9 miliardë miliardë lekë, ekuivalent me 5,8 miliardë euro. Duke e pjesëtuar këtë shifër me numrin e popullsisë prej 2.8 milionë banorë në bazë të censusit të INSTAT, rezulton një borxh prej 2070 eurosh për secilin prej nesh.

    Kjo shifër është shumë e lartë po të krahasohet me të ardhurat për frymë, që sipas kuadrit të ri makroekonomik të miratuar në gusht nga qeveria, rezultojnë mesatarisht 3200 euro në vit. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë qartë rritjen e vazhdueshme të borxhit krahasuar me fundin e vitit 2011, pra vetëm në 6 muaj borxhi është thelluar me 28.2 miliardë lekë. Ajo që vihet re është një rritje më e madhe e borxhit të brendshëm, pra qeveria gjatë këtij viti ju ka marrë më shumë borxh qytetarëve të saj sesa partnerëve të huaj.

    Kështu, borxhi i brendshëm arriti në fund të qershorit nivelin e 453,1 miliardë lekëve duke shënuar një rritje prej 14.6 miliardë kundrejt fundit të 2011-ës. Ndërsa borxhi i jashtëm llogaritet 347.7 miliardë lekë me një rritje prej 13.8 miliardë për pjesën e parë të këtij viti.

    Mbajtja nën kontroll e borxhit brenda kufijve të 60% të PBB është shndërruar në një sfidë për qeverinë. Në kushtet kur të ardhurat nuk po realizohen sipas planit, për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik, qeveria është detyruar të shkurtojë shpenzimet, ndërkohë që shpresa e vetme për të mbushur buxhetin mbetet privatizimi i kompanisë Albpetrol. Niveli i lartë i borxhit është edhe në qendër të diskutimeve që misioni i FMN, prej disa ditësh po zhvillon me qeverinë shqiptare.
    (ma.ar/News24/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Thumbs up

    Bravo për temën eurostar! Duhet të jemi në dijeni të gjithë për gjërat që ndodhin.. borxhi është një nga veglat më të ndyra për sundimin e popujve.

    Kjo vegël (pra shitja e lekut) u zbulua nga bankat amerikane.. do gëzohesha shumë në qoftë se një çun këtu me dituri të mira të historisë të ekonomisë do hapte një temë ose do na shkruante këtu dhe me pak fjalë do shpjegonte se si bankat nga institucione që kishin lekë të vërteta* u kthyen në institucione që krijonin/krijojnë lekë të remtë** nga ajri.

    * Lek i vërtetë është të kem 1kg patate dhe të shtyp p.sh 5 lekë sepse 1kg patate kushton 5 lekë

    ** Lek të remtë është të kem 5 lek nga ato patatet në fillim dhe pastaj ato 5 lek të fillojë ti shesë me interes dhe lekun e ri që vjen ta shes prapë me interes. Kështu pas pak kohe do gjendem të kem 25 lekë por të cilat nuk do kenë vlerë të vërtetë se unë prapë 1 kg patate kam

    Nejse mbase unë nuk di ta shpjegojë mirë (nuk kam studiuar ekonomi).. kush do le të ndihmojë. Por di që ky fenomen i lekut të remtë krijoi krizën ekonomike në fillimin e shekullit të kaluar në Amerikë.. dhe bile jo vetëm atë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 22-09-2012 më 05:43

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Borxhi jashte dihet.
    Po nuk dihet sesi do mbyllet ky borxh.
    Po ka nje rruge.
    Ti meren gjithe leket e asetet klases poltikike shqiptare dhe tu nxiret pasuria ne ankand.
    Pasurine gjithe klasa politike e ka vjedhur nen parrullen e katowices qe Shqiperia na takon ne se ne e beme.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Borxhi jashte dihet.
    Po nuk dihet sesi do mbyllet ky borxh.
    Po ka nje rruge.
    Ti meren gjithe leket e asetet klases poltikike shqiptare dhe tu nxiret pasuria ne ankand.
    Pasurine gjithe klasa politike e ka vjedhur nen parrullen e katowices qe Shqiperia na takon ne se ne e beme.
    Me logjike , me te drejte te Zotit dhe me te drejten e ligjit , kjo eshte rruga e vetme per shlyerjen e borxhit !

    Klasa poltike hajdute qe e ka vjedhur te gjithe kete para , pa punuar asnje sekonde , thjesht duke shitur per xhep te saj interesin publik , duhet jo vetem te shpronesohet , por dhe t'i nenshtrohet konfiskimit te parase "se pajustifikuar" dhe te vene me krim ! Pavaresisht denimit penal !

    Republika e Shqiperise i ka ligjet per kete operacion , thjesht duhet vendosja e demokracise dhe zhdukja e autokracise !

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nuk ka vend pa borxhe. Shqiperia krahasuar me disa nga vendet e rajonit e ka borxhin me te ulet. Perveq Bosnjes dhe Maqedonise, te gjitha vendet e rajoni kane borxhe me te larta se Shqiperia. Greqia e ka diku mbi 37.000$ per person, Kroacia rreth 8.700$, Slovenia gati 10.000$ per person, Italia mbi 40.000$ per person etj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    illyrian rex.. nuk ka vend pa borxhe..

    Gjëja më e keqe, nënshtrimi total do ishte të quajmë situatë të zakonshme borxhin!!!

    Ke të drejtë, nuk ka vend pa borxhe më duket dhe Gjermania dhe Amerika kanë borxhe. Kjo është një nga faktet më të mëdha që vërteton se këtu diçka bëhet??? vërteton ekzistencën e një plani masiv dhe botëror për drejtimin e të gjithë botës në një rrugë.

    Duhet të gjithë të shqetësohemi.. si ka mundësi që të gjitha shtet kanë borxh dhe as një shtet nuk shpëlanë dot borxhin. Në të njëjtën kohë që shtetet kanë borxhe ato vazhdojnë dhe marrin borxh dhe për nevojat e tyre. Kush janë këta super cubat që mbajnë një planet të gjithë me borxhe?? Unë e kam krijuar opinionin tim.. puna është ta krijoi ai që nuk njeh akoma! Pra a nuk e shikoni se ekziston diçka më e fortë nga të gjitha qeveritë???

    Nuk është vetëm borxhi, është energjia që gjendet në duart e pakicës, 70-80% e ushqimit botëror që kontrollohet nga 2-3 kompani vetëm.. pra injoranca jonë ka krijuar disa super gjigantë që njeriu i zakonshëm nuk bën mundimin të shikojë!

    Puna është të kuptojmë se ky lobi që kontrollon gjithë qeveritë ka fuqi të madhe aq sa është është gjumi/frika/injornaca/mos angazhimi tonë.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    ACT NOW ! - thote Arvziu

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    user010, me vone de te shiqoj nese e gjej nje dokumentar rus, me titra anglisht, ku jepen shume sqarime per punen e borxheve. Eshte dokumentar shume interesant. Dokumantari fillon me pyetjen 'nese te gjitha qeverite e botes kane borxhe, kujt i kane borxh'?

    ...dhe, nese me eshte drejtuar mua ajo fjalia e pare, une nuk dhash ndonje vleresim, thjeshte e tregova gjendjen reale ne te cilen gjendet ekonomia e globit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Ilyrian rex mos ki merak unë jam shumë i kujdesshëm dhe e di punën e mirë që ti bën, e di që nuk është opinioni jot ai. Dua të shmang postimet e mëdha.. dhe kështu në vend që të citojë shkruaj diku veçantë thelbin e postimit të tjetrit për të treguar një si tip lidhje/vazhdimi.

    Shumë pyetje e zgjuar kjo që prure: 'nese te gjitha qeverite e botes kane borxhe, kujt i kane borxh'?

    "Fotografia" e new world order është shumë e madhe... një pjesë e vogël e asaj foto është kjo.. ne punojmë, ne prodhojmë dhe shumë prej nesh që na teprojnë i vëmë lekët në bankë.. pra tek goja e ujkut!!! Sistemi bankar si gango që është shet (jep borxh) lekët tona tek qeveritë tona dhe me lekët tona na fut në borxh!

    Nejse janë shumë gjëra.. nuk dua të zgjerohem sepse po u katandisëm (neve që jemi kundra sistemit) tipa të lodhshëm që të çajnë kokën atëherë kjo do jetë një humbje e madhe për ne.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nuk ka vend pa borxhe. Shqiperia krahasuar me disa nga vendet e rajonit e ka borxhin me te ulet. Perveq Bosnjes dhe Maqedonise, te gjitha vendet e rajoni kane borxhe me te larta se Shqiperia. Greqia e ka diku mbi 37.000$ per person, Kroacia rreth 8.700$, Slovenia gati 10.000$ per person, Italia mbi 40.000$ per person etj.
    Edhe gjermanet, austriaket etj. kane borxhe afer 30.000 Euro per person.
    Por, ne anen tjeter cdo gjerman ka 57.000 Euro pro person kursime etj...

    Edhe Italianet kane mbi 42.000 Euro

    Sa i kane shqipetaret?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •