Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    user010 ti godite drejt e ne shenje. Ate qe e ke peshkruar ti me pak fjale, dokumentari rus e shpjegon detajisht. Si dhe personat qe gjenden prapa ketyre bankave.

    Do ta provoj serish me vone te gjej dokumentarin. Si duket titulli eshte ne rusisht dhe eshte e pamundur qe ta gjej per momentin.

  2. #12
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Edhe gjermanet, austriaket etj. kane borxhe afer 30.000 Euro per person.
    Por, ne anen tjeter cdo gjerman ka 57.000 Euro pro person kursime etj...

    Edhe Italianet kane mbi 42.000 Euro

    Sa i kane shqipetaret?
    Nuk llogaritet me kursime, por llogaritet/krahasohet niveli i borxhit publik me % e GDP.

    Nese Shqiperia e ka borxhin publik sa 59.7% e GDP, Italia e ka sa 120.5% te GDP.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jam shum dakort me juaniton..
    tu merret pasuria klases politike.. po dhe kopilave rreth tyre..
    kjo eshte rrug e drejt..

    po a do pranonte cuni dades me te leskes se..
    po cuni rucit a pranon ti dorzoj ranxh roverat..

    kshu qe se mo ben gabim o jani ta thuac kte llaf ne sy te selim roz-istave..
    ububuja..

    te zhdukin..

    mezi cpo pres tu benet radioskoipia cdo metri katror te shqiperise cdo vile cdo gratacieli e butiku e pumpo benzini.. e disko bordeli e te shpallet pronari..

  4. #14
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Berlin si një shtet qytet ka të ardhura vjetore dhe shpenzimet e më shumë se € 20000000000.Situata fiskale e vendit është karakterizuar nga një nivel i lartë i borxhit, e cila në krahasim me vendet e tjera, pagesat jashtëzakonisht të larta të interesit (2007: € 2500000000) rezultat. Kjo situatë, Senati u takua me një politikë të rreptë të konsolidimit dhe reduktimin e shpenzimeve.

    Kjo politikë ka rezultuar në ndërveprim me një tendencave të hyrave të favorshme do të thotë se Berlini në vitin 2007 për herë të parë kishte për të përfshirë në historinë financiare të vendit, nuk e borxhit të ri.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nuk llogaritet me kursime, por llogaritet/krahasohet niveli i borxhit publik me % e GDP.

    Nese Shqiperia e ka borxhin publik sa 59.7% e GDP, Italia e ka sa 120.5% te GDP.
    Ketu eshte fjala per borxhin pro person!

    Kursimet pro person-borxhet pro person

    Lexo p.sh.
    Allianz Global Wealth Report 2012

    Pra, pyetja eshte se qytetaret e cilit shtet jane me te pasurit/varferit ne bote bazuar ne borxhet dhe kursimet...

    Zviceranet p.sh. jane me te pasurit ne bote me 138.000 Euro neto.
    Japonezet 2, amerikanet 3...

    Perndryshe, mbi 85% e kursimeve te te gjithe botes ndodhen ne duar te Evropes Perendimore, Amerikes Veriore dhe Japaneve...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Jam i mendimit të kundërt.. kjo temë nuk është fare fantazme, përkundrazi! Të themi hajde se të gjithë rrojnë me borxhe.. kjo është rruga e lehtë.

    Me që doni të krahasohemi me jashtë atëherë po kujtojë se kjo temë 'fantazmë' është nga çështjet me të biseduara dhe qendrore jashtë..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Bledi më pëlqen qëndrimi tënd! Mos u bë merak nuk të gjen gjë nga fjalët e brarit.. sa më shumë thotë si këto brari aq më shumë keq i bën vetes.

    Është ndjenja e ardhjes të FUNDIT.. nuk ka burrë nëne ta durojmë dhe 4 vjet akoma Salën deri në 2017, gjallë në botë!!!

    Ata e dinë që mbaruan.. ndaj janë bërë si të çmendur këta që adhurojnë politikanët.

    Nejse.. kush do që të vi në pushtet, ai do bëj si do gjejë.. po gjeti nga poshtë një rini aktive dhe të angazhuar nuk ka shans të bëjë gjëra si të Salës.. ndaj të gjithë përpiqen të shkatërrojnë rininë.. ( drogë, arsim i keq etj).

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Stoku i Borxhit Publik të Shqipërisë Krahasuar me Vendet e Rajonit

    Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, Shqipëria ka stokun e borxhit më të lartë në rajon pas Greqisë (115.2%). Ndërkohë pas Shqipërisë (59.9%) renditen: Turqia (45.5%), Mali i Zi (38.25%), Serbia (35.6%), Kroacia (35.41%), Bosnja dhe Hercegovina (35.37%) dhe Maqedonia (23.48%).


    Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të borxhit publik gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Serbia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Greqia. Në rastin e Shqipërisë, stoku i borxhit ndaj GDP-së ka qënë thuajse konstant, por duke patur parasysh rritjen vjetore të PBB-së gjatë këtij dhjetëvjecari, atëhere mund të thuhet se edhe borxhi është rritur thuajse me të njëjtën normë.

    Edhe pse nuk është i vetmi tregues, pesha e borxhit ndaj PBB-së është një ndër elementet kryesore që analizohet nga investitorët në tregjet financiare, dhe ndikon në normën e interesit dhe perceptimin e tregut për borxhin e një vendi.

    http://open.data.al/sq/lajme/lajm/la...ndet-e-Rajonit

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nuk ka vend pa borxhe. Shqiperia krahasuar me disa nga vendet e rajonit e ka borxhin me te ulet. Perveq Bosnjes dhe Maqedonise, te gjitha vendet e rajoni kane borxhe me te larta se Shqiperia. Greqia e ka diku mbi 37.000$ per person, Kroacia rreth 8.700$, Slovenia gati 10.000$ per person, Italia mbi 40.000$ per person etj.
    hic po habili, ne nuk mund te krahasohemi me vendet qe jan ne CE, nejse ka kohe qe e them kete historin e borxhit ku theksoja qe merret borxh ne emer te popullit per ti fut ne xhepat e politikaneve, me moton he se qorrat do i pagojne
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shteti shqiptar ka trashëguar 657 mln dollarë borxhe nga komunizmi

    Shteti shqiptar ka trashëguar nga periudha e komunizmit një borxh prej 657 mln dollarë. Deri tani është shlyer pjesa më e madhe dhe kanë mbetur ende për t’u shlyer edhe 80 milionë dollarë. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave kaloi me konsensus marrëveshjen e shlyerjes të një borxhi prej rreth 3.8 milionë dollarë Republikës së Sllovenisë. Në radhën e shteteve që duhet të shlyhen për huanë e dhënë nga shteti shqiptar është Maqedonia. Drejtori i menaxhimit të borxhit, në ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj u shpreh se dalja në tregjet financiare për Eurobond, kërkon që të pastrohën bilancet, pra të shlyhen këto borxhe. Vetëm pak kohë më parë, u miratua në seancë plenare shlyerja e borxhit për Serbinë, i cili ishte në vlerë e rreth 8 milionë dollarë.
    Borxhi i qeverisë shqiptare ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë i marrë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1990, arrin në shumën 23.8 milionë dollarë. Me këto marrëveshje qeveria shqiptare është në përfundim të mbylljes së detyrimeve të trashëguara nga regjimi ish-komunist.

    ABC
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-09-2012 më 15:08

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •