Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Mitropolia Katolike e Veriut: Kush vret për gjak do shkishërohet

    Mitropolia Katolike e Veriut: Kush vret për gjak do çkishërohet


    SHKODER - Mitropolia Katolike e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës ka marrë një vendim të rëndësishëm, me qëllim frenimin e fenomenit të gjakmarrjes.

    Nëpërmjet një deklarate për mediat, e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës shpalli dekretin, i cili çkishëron të gjithë katolikët shqiptarë që kryejnë vrasje në emer të gjakmarrjes. Vendimi ekstrem i kishës katolike synon që të ulë tensionet dhe të minimizojë vrasjet, të cilat në zonën veriore po marrin dita ditës jetë njerëzore.

    Fenomeni i gjakmarrjes cdo ditë dhe me i thekusar në Shqipëri sidomos në veri. Familje të tëra të ngujuara, fëmijë të pashkolluar, femra që bëjnë rolin e femrës dhe të burrit për të mbijetuar, sy të përlotur, klithma, vuajtje, dëshpërim, njerëz të pa shprese, janë pasoja të gangrenës së gjakmarrjes.

    Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit gjatë këtij viti 1621 fëmijë kanë braktisur bankat e shkollës. Pjesa më e madhe e nxënësve që braktisin shkollën janë meshkuj, ndërsa vajza janë vetëm 253. Sipas institutit "Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar", rreth 700 familje shqiptare vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes.

    Rasti më ekstrem i vrasjes për gjakmarrjes në Shkodër është ai i vrasjes së 17 vjecares Marie Cuku dhe gjyshit të saj, Kolë Cuku 70-vjec, të cilët u ekzekutuan vetëm se dolën për të punuar tokën disa metra larg banesës së tyre ku ato ishin ngujuar.

    Si një traditë e trashëguar nga drejtësia primitive, fenomeni i gjakmarrjes ne dy dekadat e fundit ka dëshmuar rast pas rasti e ne tërësi edhe defekte te luftës kundër kriminalitetit dhe mosbesimin qe ka komuniteti ndaj policisë dhe drejtësisë. Vitet '90 si vite me kriminalitet te larte dhe ne rritje u shoqëruan me një numër të madh vrasjesh në emër të vetegjyqsisë dhe anarkisë. Jo pak raste të vrasjes për gjakmarrje u riaktivizuan pas disa vendimeve gjyqësore, me masa dënimi minimale ndaj autorëve, që kishin kryer krime të rënda.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Kisha vete e shpiku! Megjithate me mire vone se kurre! Por ama, te sigurt te jeni se nuk po pyet njeri se do shkisherohet apo jo... Keshtu, rezultati i gjithe kesaj merret me mend!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    po kur vrasin myslimanet per hakmarrje si do behet?
    hakmarrja zhduket vetem duke denuar me gjobe te rende ata qe mbrojne kanunin.

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Çfar thot bibla per hakmarrjen ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Çfar thot bibla per hakmarrjen ?
    c`pune ka bibla me hakmarrjen
    kur nje person vret duhet te gjithe te luten per paqe
    kujton se ti se me gjithe mend besojne shqiptaret ne zot
    ai qe beson ne zot nuk shkon ne kishe dhe xhami.

  6. #6
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    c`pune ka bibla me hakmarrjen
    kur nje person vret duhet te gjithe te luten per paqe
    kujton se ti se me gjithe mend besojne shqiptaret ne zot
    ai qe beson ne zot nuk shkon ne kishe dhe xhami.
    Ata qe shkojn ne kishe, edhe duhet ta besojn fjalen e Biblës. Nese njerezve u tregohet se c'thot Bibla per hakmarrjen, ndoshta edhe nuk do t'kalonin ne hakmarrje e vella-vrasje, dhe se me siguri nuk do t'mrrinin deri tek çkishërizmi, renegatizmi apo liçensimi kishtar !

  7. #7
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    E pershendes, mbase "mases" nje kercenim nga "Padishau" do i bente mire. :P
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #8
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Do vrasim Mitropolin atehere. Dekret i padrejte. Duhet çkisheruar te gjithe qe bejne vrasje.. e jo te falet i pari qe filloi masakren.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #9

    Gjakmarrja, Mitropolia e Shkodrës: “Kush vret për gjak, shkishërohet”

    Gjakmarrja, Mitropolia e Shkodrës: “Kush vret për gjak, shkishërohet”

    Të gjithë katolikët shqiptarë që vrasin për gjakmarrje do të shkishërohen.Vendimi është marë nga Mitropolia Katolike e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës. Synimi i një vendimi të tillë ekstrem është frenimi I fenomenit të gjakmarrjes. Fenomeni i gjakmarrjes është një nga fenomenet më tronditës që trashëgon nga e kaluara Shqipëria. I përhapur kryesisht në zonat veriore ky fenomen vazhdon të sjellë dita ditës viktima.Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit gjatë këtij viti 1621 fëmijë kanë braktisur bankat e shkollës. Pjesa më e madhe e nxënësve që braktisin shkollën janë meshkuj, pasi vajza janë vetëm 253, ndërkohë siipas institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, rreth 700 familje shqiptare vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes. Njo më larg se disa ditë më parë një vajzë nga dykagjini vrau për të marë hakun e prindërve vëllanë e personit që I vrau prindërit. Sipas dëshmisë së Lena Pjollit e vrau Marash Tonaj pasi nuk mund ta shihte dot më hasmin të jetonte I lirë. Kishte pritur shumë nga drejtësia dhe në fund vuri drejtësi vetë. E kam takuar Marashin në rrugë ditën e ngjarjes dhe kam bërë fjalë me të. Kam shkuar tek shtëpia dhe kam marrë automatikun, që i përkiste dikur babait tim dhe me të kam vrarë Marashin, duke marrë gjakun e prindërve”, ka dëshmuar në gjykatë 34-vjeçaria.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Do vrasim Mitropolin atehere. Dekret i padrejte. Duhet çkisheruar te gjithe qe bejne vrasje.. e jo te falet i pari qe filloi masakren.
    a don me i shujt krej shqiptaret a?

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •