Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 170
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,457
    Postimet në Bllog
    23
    Kreu i grupit të Sukthit, i akuzuar për disa vrasje, si u lirua nga gjykata

    Leonard Bakillari

    Tiranë Ilir Xhakja, i dyshuar për vrasjen e komisarit të policisë, Adem Tahiraj, ishte liruar nga burgu një vit më parë në rrethana ende të paqarta. Edhe pse ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, si vrasje e plagosje, Ilir Xhakja, i njohur si një nga njerëzit më të rëndësishëm të klanit “Xhakja” në Katund-Sukth, ia ka dalë të rifitojë lirinë. Sipas skedës së tij kriminale, 38-vjeçari është dënuar dhe hetuar për një sërë krimesh të rënda që dyshohet se mbajnë autorësinë e tij. Dënimi më i fundit ndaj tij është dhënë më 27 mars të vitit 2006 nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, që e dënoi atë në mungesë me 21 vite burg për akuzën e vrasjes. Ngjarja për të cilën Ilir Xhakja u shpall fajtor ka ndodhur më 27 korrik të vitit 1998 në Sukth të Durrësit, ku u vra me armë zjarri Qerim Maloku. Pas kësaj ngjarjeje, policia shpalli në kërkim si të dyshuarin kryesor për vrasjen shtetasin Ilir Xhakja, i cili u arrestua vetëm pas 9 vitesh, në korrik të vitit 2007, pas një operacioni të suksesshëm të forcave speciale RENEA. Por gjatë kësaj kohe policia kishte hetuar Ilir Xhakjan për një sërë krimesh të ndodhura në rrethinat e Durrësit. Sipas raporteve të kohës, Xhakja ishte në kërkim edhe për një tjetër vrasje, atë të shtetasit Rudin Shahinaj, e cila ishte pasojë e zinxhirit të hakmarrjes, ku një nga protagonistët kryesorë ishte vetë ai. Xhakja u skedua nga policia që në vitin e largët 1995. Asokohe vetëm 20 vjeç, Ilir Xhakja u dënua me një vit burg për plagosjen e shtetasit Dashamir Lame. Vetëm një vit më pas, Xhakja u akuzua për vrasjen e shtetasve Gentjan Gjoka e Petrit Lyti. Po në këtë periudhë, i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit të policisë, u dënua me 6 muaj burg për kanosjen serioze të shtetasit Ylli Maloku. Për më shumë se 9 vite Xhakja ka qëndruar në arrati dhe vetëm në korrik të vitit 2007 ai ka përfunduar në pranga. Këtë radhë, forcat RENEA mundën të arrestojnë të kërkuarin për një sërë krimesh, i cili sapo ishte dënuar me 21 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Procesi gjyqësor ndaj tij kishte nisur në mungesë në vitin 2004, kur sapo ishte krijuar gjykata speciale e Krimeve të Rënda dhe vazhdoi për dy vite me radhë. Në përfundim, trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku, shpalli fajtor të pandehurin Ilir Xhakja, duke e dënuar me 21 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim” të shtetasit Qerim Maloku. Menjëherë pas arrestimit të tij një vit më pas, i pandehuri nëpërmjet avokatit të tij ka apeluar çështjen, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda më 31 dhjetor të vitit 2006 ka lënë në fuqi dënimin me 21 vjet burg për të dënuarin. Xhakja nuk ka ndalur përpjekjet e tij për të rifituar lirinë, pasi më 17 korrik të vitit 2007 ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë. Pas depozitimit të rekursit nga i pandehuri, nuk ka asnjë të dhënë se cili ka qenë vendimi i Gjykatës së Lartë për të pandehurin Xhakja, i cili duhet të qëndronte 21 vite në qeli. Sipas faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë, rezulton se Ilir Xhakja është dënuar me tre vjet burg për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi policia e Durrësit kishte zbuluar një arsenal armësh të fshehur në një tunel pranë Sukthit.



    Skeda e Ilir Xhakjes

    1995

    Është dënuar me 1 vit burgim për plagosjen e shtetasit Dashamir L.

    1996

    Është akuzuar për vrasjen e shtetasve Gentian Petrit Gjoka dhe Petrit Lyti.

    1996

    Është dënuar me 6 muaj burgim për kanosje serioze për jetën ndaj shtetasit Ylli M.

    2002

    Ka filluar procedimi për vrasje në territorin e komunës Katund i Ri Durrës

    2006

    U dënua me 21 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Qerim Malokut


    2007

    U arrestua në një operacion të forcave speciale RENEA, por u dënua për armëmbajtje

    MAPO

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    e di se cfare me nervozon pa mase?
    me nervozon kur degjoj ndodhi te tilla, ku nje i denuar me 21 vjet burg i cili jeton i lire, vret nje shef komisariati, apo ngjarje te tjera te ngjashme qe tashme kane hyre ne "normalitet" dhe perseri ka njerez (shume njerez) qe akoma u shkojne pas atyre maskarenjve qe drejtojne kete vend.
    me nervozon kur shoh qe akoma sot, kur PD-ja apo PS-ja bejne mitingje, sheshet jane plot...

    ndoshta keto politikane meriton populli shqiptar...
    politikane te degjeneruar dhe nje sistem gjyqesor te kalbur...
    Politika e te fortit mbizoteron ..opinioni te denon nqs se nuk je i zoti per vete .te vjedhesh te plackisesh te vrasesh te meresh me drog me femra.shqiptaret e din te verteten si
    qendron dhe per cfar arsyesh kemi kete lloj shteti..

  3. #83
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    sale te dh.....sha shtetin qe ke bere...ik ore turpi i Shqiperise lere politiken sa sna ke rrenuar fare

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    I denuar me 21 vjet?Po cne jashte atehere?!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Sepse Ariana Fullani (ish drejtoresha e bordit te fondacionit Soros) aktualisht gjyqtare e gjykates se larte, e cila nuk ka qene asnje dite gjyqtare ne jeten e saj ka qene relatoria e ceshtjesh se ketij krimineli. Ne perfundim ja ka hequr kopetencen gjykates se krimeve te renda dhe ja ka kaluar asaj te shkalles se pare Durres ku gjyqtari pasi e ka lene te lire nuk ka akoma zbardhur vendimin edhe pse ka kaluar rreth nje vit e gjysem nga marrja i ketij vendimi.
    Duhen varur te dy, gjyqtari dhe krimineli!
    Fullani te shkarkohet nga detyra!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Vritet me armë zjarri Shefi i Komisariatit të Policisë në Shijak
    Welcome to Albanistan.....ku jeta kushton aq sa kushton nje karikator fishekesh.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Nese shqiperia, nuk ndermer masa me te ashpera do ti perngjaj Meksikes !!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    te gjithe keta te fortit kane lidhje me shtetin. ata vrasin ne sherbim te disa individeve qe kane kapur te gjithe pasurine e shqiptareve.
    duhen police trima dhe te specializuar jo police pijanece dhe lypsare.

  9. #89
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ai ka kryer vrasje ne 2007 dhe eshte liruar nga gjykata?????
    Vrasesit nuk duhet te dalin nga burgu,as nuk duhet tu jepet shans per bail out.
    Ka te ngjare qe dikush ka paguar garanci per ate dhe e kane liruar.
    Biznes i keq.Persona qe jane kriminele violente qe perdorin arme
    nuk duhet te lirohen nga gjykata pasi perbejne rrezik per komplet popullaten.
    Sikur ai te ishte ne burg,shefi do ishte gjalle sot.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #90
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nje vrasje e ka patur te faktuar nga Gjykata e Krimeve te Renda ne vitin 1996. Plus pervec kesaj ka patur mjaft precedente te tjere penal e kriminal. Drejtesia ne Shqiperi eshte nje sistem i kalbur.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •