Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 170
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Rrëfimi i Ilir Xhakës: E vrava komisarin pas një konflikti të çastit

    Ilir Xhaka, autori i arrestuar për vrasjen e kryepolicit të Shijakut Adem Tahiraj, ndodhet i izoluar, i vetëm në një qeli të sigurisë së lartë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Xhaka ka mbërritur vetë në ambientet e drejtorisë së policisë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pasi kishte marrë garancinë se do të lejohej të mbërrinte deri aty i shoqëruar nga një oficer i policisë lokale dhe 2 të afërm të tij. Dorëzimi i tij është kryer në fshatin Shëna-Vlash, ku Xhakja ka kërkuar të jetë vetëm një oficer policie dhe familjarë të tij. Pas kësaj Xhakja është shoqëruar nga oficeri dhe familjarët për në polici.
    Rrëfimi
    Mësohet se Xhaka e ka pranuar i qetë krimin, ndërsa ka shfaqur edhe shenja pendese. Prej orëve të vona të natës dhe deri në mesditën e djeshme Xhaka është marrë në pyetje nga Prokurorë të Krimeve të Rënda, ku ai ka pranuar se nuk ka qenë në momentet e para të kontrollit por ka mbërritur aty i thirrur nga nipi, të cilin në dëshminë e tij rrëfen se e ka gjetur duke debatuar me kryekomisarin Tahiraj. Xhaka është munduar të justifikohet se në momentin që është përfshirë në debat me kryekomisarin është sharë me të dhe ky ka qenë motivi që sipas tij në gjaknxehtësi e sipër ka qëlluar me armë dhe është larguar. Por kanë qenë kontrollet e shumta policore dhe bllokimi i çdo mundësie për t’u larguar nga zona që kishte ndodhur ngjarja prej policisë, që detyruan Xhakën, që në pamundësi për t’ju shmangur arrestimit të pranonte të dorëzohej. Ai nuk ka dashur të tregojë asgjë se kush e ka ndihmuar për t’u arratisur, pavarësisht se në prani të avokatit të tij, ka pranuar krimin e kryer. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët, ai ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm që në fillim të ngjarjes, por ka shkuar në mbështetje të nipit të tij që i ka kërkuar ndihmë për të shmangur kontrollin e kryepolicit të Shijakut. “Pasi kreva vrasjen, e kuptova se çfarë kisha bërë. U fsheha te disa të njohur në Shën Avlash dhe doja të largohesha nga zona, por të gjitha rrugët ishin të bllokuara. Gjithashtu, kisha frikë për familjen. Kur e mora vesh se familja e shefit të komisariatit ishte nga veriu, mendova se ata do të hakmerren ndaj familjes sime, sipas Kanunit. Veç kësaj, kisha frikë edhe se do të më vriste policia, duke qenë se kisha vrarë një oficer. Për këtë arsye, pranova të vetëdorëzohem”, ka deklaruar para oficerit të policisë gjyqësore, autori i vrasjes së shefit të komisariatit. Më tej, ai ka shpjeguar gjithë itinerarin e ndjekur, ndërkohë që ka dorëzuar vetë edhe armën e krimit.
    Skema e largimit
    Përsa i takon skemës së largimit, Xhaka ka pretenduar se është larguar me këmbë nëpër ara dhe se është fshehur në zonat përreth. Por burimet policore thanë se edhe pse e pranon autorësinë e krimit, në shpjegimet për momentet e para të ngjarjes dhe për mënyrën e lëvizjet për vendet që është strehuar, ka përplasje në dëshminë e Xhakës. Vendndodhja e lokalizuar e tij ka qenë midis Rashbullit dhe Sukthit, ndërsa vetë në dëshminë e tij Xhakja pretendon se ka qenë në krah të kundërt.

    http://www.tiranaobserver.al
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    I bie qe ky, per nje fjale goje ka bere kerdine gjithe keto vite.Dhe meqe i ndjer qenka verior u tremb ky per familjen, ne te kundert s'do ishte bere pishman...
    ..Zot na ruaj sa te pasigurt e kemi jeten.

  3. #93
    Vrasja e kryekomisarit, zbardhet skema e krimit



    TIRANE - Zbardhet skema e vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Ilir Xhakja, e qëlloi nga afër me pistoletë shefin e komisariatit, disa sekonda pasi ky i fundit e kishte paralajmëruar të mos bënte rezistencë. Burime të besuara për “GSH” thanë se Xhakja, person me precedentë të theksuar kriminalë, ishte njoftuar nga nipi i tij, Ledjan Krasnaj, të cilin kryekomisari kishte urdhëruar ta shoqëronin në komisariat, pasi kishte mangësi në dokumentacion. Tahiraj kishte vendosur që në makinën e Krasnajt të udhëtonte shoferi i tij, por me të mbërritur aty Ilir Xhakja ka nisur ta godasë shoferin e kryekomisarit. Ky i fundit, e ka paralajmëruar t’i lënë të qetë për të bërë detyrën dhe ka qenë me armë në dorë. Pa hezituar Xhakja i është afruar babait të tre fëmijëve, e ka kapur për qafe dhe i ka ngjeshur pistoletën pas brinjëve, duke e qëlluar plot pesë herë, duke e lënë të vdekur në vend.
    Hetimet e policisë
    Ekspertë të policisë të cilët kanë rindërtuar skemën e ngjarjes, thanë se rreth orës 17 e 50 minuta të ditës së enjte, kryekomisar Adem Tahiraj ndodhej në makinën e shërbimit së bashku me shoferin dhe një punonjës policie në zonën e Katundit të Ri. Qëllimi i komisarit të Shijakut ka qenë kontrolli i automjeteve me mangësi në dokumentacion dhe shoqërimi i personave për armëmbajtje pa leje. Kryepolici dhe dy vartësit e tij kanë ndaluar një automjet tip “Opel” me xhama të zinj, në të cilin po udhëtonte 17-vjeçari Ledjan Krasnaj (Krasniqi). Automjeti ka rezultuar me probleme edhe në dokumentacion. Në këto kushte, komisari vendos të bëjë shoqërimin e mjetit në mjediset e policisë. Ai urdhëroi shoferin e tij që të hipte në makinën e të riut, me destinacion Shijakun. Por 17-vjeçari ka njoftuar Ilir Xhakjan për shoqërimin e tij. Brenda një kohe fare të shkurtër Xhakja, me një makinë “Benz” me targa BG 145 HB është ndodhur në vendngjarje. Fillimisht Xhakja i është drejtuar shoferit të komisarit, të cilin, duke e ofenduar ka nisur ta qëllojë me grushta. Duke parë se si po dhunohej shoferi, komisari ka nxjerrë pistoletën e tij dhe i ka bërë thirrje Xhakjas që të hiqte dorë nga akti i tij. Në këto momente Ilir Xhakja i është afruar kryekomisarit, e ka kapur nga qafa me dorën e majtë, ndërsa me dorën e djathtë ka nxjerrë pistoletën, duke e vendosur tytën e saj në brinjën e uniformës blu, duke e shkrehur 5 herë me radhë. Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme Tahirajt. Xhakja dhe Krasnaj janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ilir Xhakja u arrestua disa orë më vonë, në fshatin Shënavlash në Durrës, ndërsa nipi i tij ndodhet në kërkim.
    Rikthimi në vendngjarje
    Hetuesit janë rikthyer mëngjesin e së premtes në fshatin Katund Sukth, në vendin ku mbeti i ekzekutuar kryekomisar Tahiraj, për të kryer sërish veprime hetimore, që nuk ishin përfunduar për shkak të kohës së keqe dhe mungesës së ndriçimit në zonë. Edhe pse ekspertët qëndruan në vendin e ngjarjes deri në orët e vona, janë kthyer sërish atje për të këqyrur vendin dhe për të transportuar prej andej dhe automjetet. Ndërkaq, edhe dje në fshatin Katund Sukth prezenca e Forcave Speciale ishte tejet e madhe, për shkak se pranë vendit të ngjarjes ndodhet shtëpia e të dyshuarit Xhakja, si dhe e nipit të tij në kërkim, Ledjan Krasnaj.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    e vrau si lepurin nje vagabond rruge,ptuuu te dhefsha ate autoritet qe ka ai shtet,ku ligjin ta ben nje gango i rendomte rrugash!

    mullahet e albanistanit e machot e meksikes,po shkrijne talentin e vet ne menyren ma te bukur te mundshme

    Zote ruaj njerzit e thjesht,qe shofin punen e jeten e vet e si mbesin kujt kote ne qaf !!!
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    KOmisari paska nxjerre pistoleten dhe i ka kerku te qetesohet dhe pse po rrihte shoferin???????????????????
    atehere cdo koment asht i tepert
    KY XHAKJA KEKA DJAL ME ****
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    [QUOTE=POKO;3486300]
    Vrasja e kryekomisarit, zbardhet skema e krimit



    TIRANE - Zbardhet skema e vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Duke parë se si po dhunohej shoferi, komisari ka nxjerrë pistoletën e tij dhe i ka bërë thirrje Xhakjas që të hiqte dorë nga akti i tij. Në këto momente Ilir Xhakja i është afruar kryekomisarit, e ka kapur nga qafa me dorën e majtë, ndërsa me dorën e djathtë ka nxjerrë pistoletën, duke e vendosur tytën e saj në brinjën e uniformës blu, duke e shkrehur 5 herë me radhë. Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme Tahirajt. Xhakja dhe Krasnaj janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ilir Xhakja u arrestua disa orë më vonë, në fshatin Shënavlash në Durrës, ndërsa nipi i tij ndodhet në kërkim.

    QUOTE]
    Pa dashur te ul vlerat e kryekomisarit por me duket se jane te treguar te dobet fare si ai po ashtu shoferi qe ka qene i armatosur bashke me policin tjeter. Kryekomisari duhet ta kisha ekzekutuar kete kriminel ne vend kur ka qene duke goditur shoferin ose kur ka fillu ti afrohet me pistolete ne dore.

    ....por ajo qe me bene pershytpje ky e vrau shefin kurse shoferi i shefit bashke me policin tjeter nuk bene gje fare as me e shkrep njehere ne ajer.


    Por ene policat skan faj. Ja e vrave kete vjen partia tjeter ne qeveri te nxjerr rrugeve dhe shoqeria e kriminelit te vret ty dhe familjen ........ksaj knej nga ameriqija i thojne LOSE - LOSE

  6. #96
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Sepse Ariana Fullani (ish drejtoresha e bordit te fondacionit Soros) aktualisht gjyqtare e gjykates se larte, e cila nuk ka qene asnje dite gjyqtare ne jeten e saj ka qene relatoria e ceshtjesh se ketij krimineli. Ne perfundim ja ka hequr kopetencen gjykates se krimeve te renda dhe ja ka kaluar asaj te shkalles se pare Durres ku gjyqtari pasi e ka lene te lire nuk ka akoma zbardhur vendimin edhe pse ka kaluar rreth nje vit e gjysem nga marrja i ketij vendimi.
    Duhen varur te dy, gjyqtari dhe krimineli!
    Fullani te shkarkohet nga detyra!
    Sa me pare, mundesisht qe neser, shkarkimi i Fullanit, procedimi i gjykatesit dhe rrishikimi i procedurave te policise per aksione te tilla.
    Raste te tilla ka plot ne te gjithe boten. E rendesishme eshte te kapen dhe denohen autoret dhe humbja e jetes te coj ne ndryshime ne sistemin e policise dhe te drejtesise.
    Kriminelet nuk kane shtetesi!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Sepse Ariana Fullani (ish drejtoresha e bordit te fondacionit Soros) aktualisht gjyqtare e gjykates se larte, e cila nuk ka qene asnje dite gjyqtare ne jeten e saj ka qene relatoria e ceshtjesh se ketij krimineli. Ne perfundim ja ka hequr kopetencen gjykates se krimeve te renda dhe ja ka kaluar asaj te shkalles se pare Durres ku gjyqtari pasi e ka lene te lire nuk ka akoma zbardhur vendimin edhe pse ka kaluar rreth nje vit e gjysem nga marrja i ketij vendimi.
    Duhen varur te dy, gjyqtari dhe krimineli!
    Fullani te shkarkohet nga detyra!
    Nuk e kuptoj qe si ka mundesi nje individ si kjo Fullani paska autoritet te heq kopetencen gjykates se krimeve te renda dhe ta coj ceshtjen ne shkallen e pare ne Durres?

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Epo te vritet kryepolici me pistolete ne dore nga nje hor pa e shkrepur fare???????
    Na mbushin mendjen pastaj se paska qene i trajnuar e trim e me the te thashe.
    Paaftesia e policise po i jep teritor krimit dhe kjo eshte e dukshme.
    Nje polic duhet te jete i afte ta shkrepi armen e tij kur e shef te nevojshme
    Ndryshe ta fuse ne by.the sic ja futi krimineli.
    Turp per policine te vritet nje kryekomisar si qen vreshti.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #99
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Po Xhaka paska te drejt te vras. Me thoni cili njeri rrugesh nuk do vriste po te kishte marr ne precedenc denimin qe ka marr Xhaka. Per kete arsye Xhaka duhet liruar automatikisht. Ai ndoqi instiktin, beri detyren e tij, detyren e cdo krimineli.
    Ajo qe nuk duroj dot miqt e mi eshte fakti se ne emigranteve qe shkojm si turista ne shtepin tone per gjera absurde na merret 10 mij lekshi dhe po per te tilla motive banale na bllokohet makina nga policat barkalec (them barkalec se skam pare njerin te dobet) per te na treguar se une jam shteti. Xhaka me arme ne dore vret ka vrar dhe vret.
    Ky eshte fakkti pse mua me vjen zore qe jam shqiptar. Me vjen turp me zemer.
    Nuk po ndiqem emocionisht nga situata qe po debatoj sepse XHAKA nuk eshte nje shembull single por ky eshte realiteti shqiptar, ku ska drejtesi. E cfare krenarie duhet te kem qe jam shqiptar?
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  10. #100
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Sa me pare, mundesisht qe neser, shkarkimi i Fullanit, procedimi i gjykatesit dhe rrishikimi i procedurave te policise per aksione te tilla.
    Raste te tilla ka plot ne te gjithe boten. E rendesishme eshte te kapen dhe denohen autoret dhe humbja e jetes te coj ne ndryshime ne sistemin e policise dhe te drejtesise.
    Kriminelet nuk kane shtetesi!
    po po. raste te tilla ka ne tere boten. ne amerike latine, ne afrike...
    nese krimineli nuk ka shtetesi atehere eshte shteti qe diku ekziston e diku eshte inekzistent (si ne shqiperi).

    gjermania dhe etiopia kane afersisht te njejten popullsi.
    - ne gjermani vriten me pak se 700 vete ne vit. ne etiopi gadi 3 fish. me shume se 20.000.
    - ne nje shqiperi me 3 milione banore vriten 130 vete ne vit. ne nje zvicer dhe nje suedi me respektivisht 8 dhe 9 milione banore vriten 50 dhe 90 vete ne vit...
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •