meqe po thua "ne", po te pergjigjem me "ju".
neutrale eshte gjysma e se keqes. ne fund te fundit tregon ne pakenaqesi nga te dyja anet.
ju beni tifozllek per partite dhe lini menjane arsyen.
ata qe jane me PD-ne do vazhdojne te jene me te cfaredo qe te beja sala.
ata qe jane me PS-ne do vazhdojne te jene me te cfaredo qe te beje ai gomari tjeter.
si perfundim ju po i lepine by**en kush PD-se e kush PS-se. kete beni ju.
le te vije ai brari e te na tregoje arritjejt e berishes & co.
shtet i degjeneruar. klase politike e kalbur dhe perseri gjen mbeshtetje tek populli.
Vasudhaiva Kutumbakam
Arrestohet vrasesi i shefit te komisariatit të Shijakut
po ky vrasesi na paska qene me precedente penale. e cfare precedentesh.
ne 2006 qenka denuar me 21 vjet burgim per vrasje...
21 vjet per vrasje dhe ishte i lire??????![]()
Vasudhaiva Kutumbakam
E ka liruar nga burgu e shoqja e Fullanit qe ishte ne gjykaten e larte penale dhe qe u mor me ceshtjen bashke me Shpresa Becajn
Me ca i bene miliardat keta te drjetesise ?
Albania Uber Alles
KUSH ËSHTË IILIR XHAKJA
I forti” i Shijakut, Ilir Xhakja rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë. Nuk dihet pse ai është i lirë, por burime zyrtare thanë se ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Durrësit.
Vendimi
Me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim në dëm të viktimës Qerim Maloku. Pesëshja gjykuese e kryesuar nga Nertina Kosova pushoi ndaj Xhakjas akuzën e “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me vendimin e 31 dhjetorit 2006. Ka mundësi që Xhakja të jetë liruar në Gjykatën e Lartë.
Vendimi tjeter
Në korrik të vitit 2007, dy grupe te RENEA-s arritën të arrestonin në plazhin e Durrësit, në derdhjen e lumit Erzen, të shumëkërkuarin nga policia, Ilir Xhakja (ditëlindja 5 nëntor 1974), i cili vetëm një javë më parë ishte dënuar 25 vite burg për vrasjen e Rudin Shahinit nga Katundi Sukth në Sallmone. “Këtë të fundit ai dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdiun. Nuk dihet me siguri se si ka përfunduar i lirë, por burimet thanë se Xhakja mund të ketë marrë pafajësinë në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Gjatë operacionit në 2007, policia arrestoi dhe pesë persona të tjerë gjatë një operacioni të bujshëm”, - raportojnë gazetat e kohës, 5 vite më parë. Në makinën e të dënuarit, burime zyrtare të policisë thanë asokohe se u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe dy pistoleta, ndërsa bëhet e ditur se në shoqërinë e tyre ka qenë edhe një femër. Ilir Xhakja akuzohej si person i dyshuar për një sërë vrasjesh në rrethin e Durrësit që nga viti 1994.
Specialet e RENEA-s kanë bashkëpunuar dhe me forcat e Durrësit, duke izoluar personin që për vite me radhë vazhdonte t’u shpëtonte operacioneve më të detajuara të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të specializuara. Një telefonatë anonime ka shërbyer që specialet të hidhen në sulm. I akuzuar si i dyshuar për shumë vepra penale dhe një vrasje në bashkëpunim, rrëmbim personi, Xhakja u arrestua në grykëderdhje të Erzenit. Personazhi që padyshim ka bërë jehonë me futjet dhe daljet e tij nga burgu në periudhën ’93-’03, më në fund është kapur së bashku me pesë shokë të tij, emrat e të cilëve u mbajtën të fshehtë nga policia. Se pse një person me kaq precedentë rezultoi i lirë, kjo është një përgjigje që duhet ta japë drejtësia.....Shkruan sot Gazeta Shpiptare
Revolution 1848
Gjykata e Lartë rrëzoi dënimin e Xhakjas, e ktheu për gjykim
TIRANE-Gjykata e Lartë e ka rrëzuar në vitin 2009 dënimin e Ilir Xhakjas me 21 vjet burg. “Gazeta Shqiptare” publikon vendimin e plotë të kësaj gjykate që e kthen çështjen për rigjykim këtë rradhë jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e shkallës së parë të Durrësit. Argumenti në vija të përgjithshme është ky: gjykata e Krimeve të Rënda nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe japin vendime për akuzat që gjykohej Ilir Xhakja. Me një ndryshim në Kodin Penal, këtë kompetencë e kanë gjykatat e rretheve përkatëse, konkretisht ajo e Durrësit. Pasi çështja shkoi në gjykatën e Durrësit, kjo e fundit i ka dhënë lirinë Ilir Xhakjas duke i dhënë pafajësinë. Më poshtë po botojmë, vendimin e plotë për ngjarjen e ndodhur në vitin 1998 ku mbeti i vrarë në Sukth, Qerim Maloku.
VENDIMI I PLOTE
Nr. 1391/633/60 i Regj. Themeltar
Nr. 493 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në datën 14.10.2009 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:
TË GJYKUARIT: ILIR XHAKJA, i biri i Azemit, i vtl.1974,
lindur dhe banues në Sukth, i dënuar.
A K U Z U A R:
Për kryerjen e veprës penale
“Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Baza Ligjore: Neni 78/1-25 dhe 278/2 i K.Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.15, datë 27.03.2006 ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Xhakja për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim në dëm të viktimës Qerim Maloku, të parashikuar nga nenet 78-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 21 (njëzët e një) vjet burgim.
Pushimin e çështjes për sa i përket akuzës së “Mbajtjes pa leje të armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal në ngarkim të të pandehurit Ilir Xhakja.
Vuajtja e këtij dënimi për të pandehurin Ilir Xhakja të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr. 46, datë 19.06.2006 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 15, datë 27.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.
Kundër vendimit nr. 46, datë 19.06.2006 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.P., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs i gjykuari Ilir Xhakja, mbrojtësi i tij, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e çështjes penale për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78-25 i Kodit Penal për këto shkaqe:
- Të dy gjykatat kanë marrë një vendim në kundërshtim me provat e administruara në seancë gjyqësore dhe në zbatim të gabuar të ligjit penal, pasi në asnjërën nga aktet dhe provat e administruara nga gjykata nuk përmendet emri i Ilir Xhakes që të ketë qenë në vendngjarje dhe jo më të vërtetohet fajësia e tij, por gjykatat nisen thjesht nga akti i ekspertimit dhe ekspertimi balistik i gjurmës së gjetur në njërën nga fishekët model 56 që ndodhej brenda dy krëhërve të bashkuar është e gishtit të madh të dorës së të pandehurit dhe arrijnë në konkluzionin se autori i vrasjes së viktimës Qerim Maloku është Ilir Xhakja.
- Është jashtë logjike që i pandehuri të ketë lënë gjurmë gishti në njërin nga fishekët të futur në krëhërin e automatikut dhe të mos ketë lënë gjurmë në krëhër, si dhe në shtresën e natribanit me të cilën janë bashkuar dy karikatorë së bashku, për më tepër që asnjë nga gëzhojat e shumta në numër të gjetura në vendngjarjen e datës 26.07.1998, nuk është konstatuar asnjë gjurmë e të pandehurit Ilir Xhakja.
- Në asnjë rast nuk është vërtetuar që pikërisht automatiku ku u gjet gjurma e gishtit është arma e zjarrit e përdorur në vendngjarje, në vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, në 26 korrik 1998. Gjurma e gishtit të shtetasit Ilir Xhakja është gjetur në fishekun e ndodhur në një nga krëhërat dyshe të lidhur me natriban ngjyrë bezhë, që rezulton të ketë qenë i vendosur në automatikun me numër 14236682, i cili nuk ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, prandaj logjikisht lind pyetja se për çfarë e ka marrë gjykata këtë konkluzion shkencor si provë fajësie apo pafajësie.
- Rrethanë tjetër e pakontestueshme është vërtetimi i banimit i lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të popullsisë në qytetin e Memmingemit të Gjermanisë, vërtetim i cili përmban dhe vulën e Ambasadës Shqiptare në Berlin me nr.330, datë 13.03.2003, që tregon qartë se në kohën e ndodhjes së vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qenë në Gjermani, me mijëra km larg, për më tepër që organi i akuzës pretendoi se mbrojtja nuk kishte sjellë asnjë provë që të vërtetonte se i pandehuri Ilir Xhakja nuk ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, duke dhe aluduar se nuk janë mbajtur të rregullta regjistrat e hyrjeve dhe daljeve nga aeroporti shqiptar dhe duke mohuar dhe parimin e njohur se çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit dhe në procesin penal është organi i akuzës që ka barrën e provës.
- Nga ana e gjykatës së apelit nuk u mor parasysh kërkesa jonë për përsëritjen e shqyrtimit, meqenëse kishim arritur të siguronim një sërë dokumentesh të lëshuara nga autoritetet gjermane, me anë të të cilave provohej fakti se në kohën kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qenë në qytetin e Memmingemit, ku ndërmjet të tjerave është dhe vërtetimi i datës 13.08.1998 i lidhjes së martesës së tij me shtetasen Monika Kirchner, gjë që përputhet dhe me deklarimet e dëshmitarit Maksim Zhiti, i cili ka qenë dhe inspektor i policisë kriminale dhe ka kryer veprime procedurale dhe policore për këtë ngjarje dhe ka qenë ai vetë që ka dëshmuar se ditën e ngjarjes ka folur në telefon me të pandehurin Ilir Xhakja ditën e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku.
- Asnjë nga dëshmitarët e pyetur një pjese e të cilëve janë dhe familjarë e të afërm të viktimës nuk kanë deklaruar se kanë parë të pandehurin në vendin e ngjarjes, për më tepër që njeri prej tyre Agron Maloku që është dhe nipi i viktimës i ka parë autorët e krimit, të cilët kanë qenë të pa maskuar dhe nuk ka arritur t’i njohë, gjë që tregon se ata nuk kanë qenë banorë të fshatit, kur ndërkohë të pandehurin apo qe se do të ishte në vend ngjarje do ta kishin njohur fare mirë meqenëse janë dhe komshinj.
- Të pretendosh se duke paraqitur si provë shkresore një vendim gjyqësor penal për një ngjarje të tetorit të vitit 1999, i cili është në rigjykim dhe nuk ka vendim gjyqësor penal akoma, pasi gjykimi nuk ka përfunduar ende në shkallë të parë ligjërisht është krejtësisht i pafalshëm, pasi ngjarja për të cilën akuzohet Ilir Xhakja ka ndodhur një vit më parë, pra në 26 Korrik 1998. Kurrsesi nuk mund të hamendësohet se meqenëse personi akuzohet për një ngjarje të vitit 1999, atëherë na rezultoka se personi paska qenë në Shqipëri dhe në 26 Korrik 1998.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares, Prokurorin Artur Selmani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë; mbrojtësin e të gjykuarit Ilir Xhakja, Av. Aldo Shala, i cili parashtroi se çështja objekt gjykimi është gjykuar nga gjykata më të ulëta në mungesë të kompetencës lëndore dhe për këtë kërkoi prishjen e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente; si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Se vendimet, nr. 15, datë 27.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe nr. 46, datë 19.06.2006 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, janë marrë duke mos u respektuar kërkesat e dispozitave të K.Pr.Penale për kompetencën lëndore të këtyre gjykatave. Për rrjedhojë, ato duhet të prishen dhe aktet e procedimit penal që i përkasin të gjykuarit Ilir Xhakja t’i dërgohen gjykatës kompetente.
Nga shqyrtimi i akteve të këtij procedimi penal rezulton se i gjykuari Ilir Xhakja është akuzuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për disa vepra penale dhe përkatësisht për krimin e vrasjes me paramendim parashikuar nga neni 78/1 K.Penal kryer në bashkëpunim, si dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar në nenin 278/2 të K.Penal. Dosja e prokurorisë i ka kaluar për gjykim, sipas kompetencës lëndore, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në datën 29.09.2004, kohë në të cilën ishte në fuqi ligji nr. 8813, datë 13.06.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës se Shqipërisë” sipas të cilit gjykimi i veprës penale të parashikuar në nenin 78/1-25 të K.Penal, për të cilën akuzohet i gjykuari, ishte në kompetencë lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda.
Më pas, rezulton se më datë 22.10.2004, vetëm disa javë pasi dosja e prokurorisë mbi të gjykuarin Ilir Xhakja për veprat penale të përmendura më sipër, i kishte kaluar për gjykim Gjykatës së Shkalles së Parë për Krime të Rënda, ka hyrë në fuqi ligji nr. 9276, datë 16.09.2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë” me anë të të cilit u ndryshua neni 75/a i këtij Kodi, ku ishte përcaktuar kompetenca lëndore e gjykatave për krimet e rënda. Me këtë ndryshim veprat penale të parashikuara në nenet 78 të K.Penal, për të cilat akuzohet i gjykuari, u hoqën nga kompetenca lëndore e gjykatës për krimet e rënda, duke kaluar në kompetencë të gjykatave të zakonshme të rretheve gjyqësore.
Megjithëse, ashtu si u përmend edhe më sipër, ky ligj ndryshoi kompetencën lëndore të këtyre gjykatave, nga shqyrtimi i akteve në dosje gjyqësore konstatohet se, edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi, thuajse i gjithë shqyrtimi gjyqësor i çështjes në ngarkim të të gjykuarit Ilir Xhakja, është zhvilluar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në mungesë të kompetencës lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje, me përjashtim të seancës së parë gjyqësore, e cila është zhvilluar më datë 21.10.2004, datë në të cilën ende nuk kishte hyrë në fuqi ligji nr. 9276, datë 16.09.2004, i cili parashikonte ndryshimet e nenit 75/a të K.Pr.Penale, në lidhje me kompetencën lëndore të kësaj gjykate.
Mbi ankimin e paraqitur nga i gjykuari Ilir Xhakja dhe në vijimësi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, kjo çështje është gjykuar edhe nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, duke mos u konstatuar as nga kjo e fundit, mungesa e kompetencës për gjykimin e kësaj çështjeje.
Ndodhur përpara një situate të tillë faktike dhe juridike, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon, se për mungesë të kompetencës lëndore, si vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ashtu edhe ai i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, janë ligjërisht të cenueshëm.
Ky Kolegj çmon se nisur nga qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese në një sërë vendimesh, ndryshe nga e drejta penale materiale, ku zbatohet parimi se ligji i ri nuk ka fuqi prapavepruese, me përjashtim të rasteve kur ai është në favor të të pandehurit, në të drejtën procedurale penale vepron parimi sipas të cilit, ligji i ri ka fuqi edhe ndaj marrëdhënieve procedurale të lindura para hyrjes së tij në fuqi, për çështje që gjenden në hetim apo gjykim, me përjashtim të rasteve kur vetë ligji ka vendosur shprehimisht ndryshe.
Mbështetur në këtë parim, si dhe në faktin se në ligjin nr.9276, datë 16.09.2004, që ndryshoi kompetencën lëndore të gjykatave të krimeve të rënda, nuk parashikohen dispozita transitore për çështjet që ishin regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, apo ishin duke u gjykuar nga gjykatat e krimeve të rënda përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, arrihet në përfundimin, se këto gjykata nuk kanë qenë kompetente nga pikëpamja lëndore për të shqyrtuar çështjen objekt gjykimi.
Kështu nëpërmjet ndarjes së kompetencave të gjykatave, që japin drejtësi në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe ato për krime të rënda, sipas llojit të veprave penale, dispozitat e sipërcituara, veç të tjerave, garantojnë edhe realizimin e të drejtave të subjekteve procedurale e pjesëmarrësve në procesin penal, përfshirë edhe të drejtave që u takojnë personave të akuzuar. Kjo është edhe një nga arsyet për të cilat mos kompetenca lëndore, sikundër parashikohet në dispozitën e nenit 83 të K.Pr.Penale (veç rasteve kur kërkohet nga palët), duhet të shqyrtohet dhe zgjidhet edhe kryesisht nga gjykata që shqyrton çështjen, jo vetëm në çdo shkallë, por edhe pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet shqyrtimi gjyqësor i çështjes, kur ajo (mos kompetenca), konstatohet prej vetë asaj (gjykatës).
Përcaktimi i kritereve ligjore nga të cilat është nisur dhe ku është bazuar ligjvënësi për ndarjen e veprave penale të pjesës së posaçme të K.Penal, për efekt të kompetencës lëndore, në dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale (nenet 74, 75, 75/a dhe 75/b) është atribut vetëm i tij dhe jo edhe i gjykatave.
Gjykatat kanë detyrë vetëm t’i zbatojnë me korrektësi ato.
Në çështjen objekt shqyrtimi që i përket të gjykuarit Ilir Xhakja rezulton se kompetenca lëndore ndryshoi me ligj gjatë zhvillimit të procesit të gjykimit në shkallën e parë, ndryshim ky, i cili duke u nisur nga parimi i gjithëpranuar i përmendur edhe më sipër, në lidhje me zbatimin në kohë të ligjit procedural penal, detyronte Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda të ndërpriste vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit dhe aktet, në gjendjen që ishin deri në atë fazë, t’ia dërgonte, për kompetencë lëndore gjykatës kompetente që në çështjen objekt gjykimi, është Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në juridiksionin tokësor të së cilës përfshihet vendi ku kanë ndodhur veprat penale për kryerjen e të cilave akuzohet i gjykuari Ilir Xhakja.
Për të njëjtin shkak, përveç vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Kolegji çmon se edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda bëhet i cenueshëm. Kjo e fundit, ndryshe nga urdhërimi që përmban dispozita e nenit 86 të K.Pr.Penale, sipas të cilit kur ajo konstaton se gjykata e shkallës së parë (fjala është për Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda) nuk ka qenë kompetente, prish vendimin e apeluar dhe e dërgon çështjen në gjykatën kompetente. Në këtë frymë duhet të kuptohet edhe përmbajtja e pikës 3 të dispozitës së nenit 14 të K.Pr.Penale, sipas së cilës Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shqyrton në shkallë të dytë çështjet e gjykuara nga gjykata (kuptohet e shkallës së parë) për krime të rënda dhe këtu bëhet fjalë jo për të gjitha llojet e çështjeve, të gjykuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, por vetëm për ato, të cilat, sipas nenit 75/a të K.Pr.Penale, janë në kompetencë lëndore të saj.
Këto qëndrime ka mbajtur edhe më parë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimet nr. 395, datë 08.07.2009 dhe nr. 223, datë 21.05.2008, etj. Madje referuar praktikës së Gjykatës Kushtetuese, konkretisht vendimit nr. 11, datë 23.04.2009 të asaj gjykate, vendimet e Gjykatave për Krime të Rënda të marra nga ato në mungesë të kompetencës së tyre lëndore, janë shfuqizuar si antikushtetuese pasi: “Mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm dhe pretendimi për respektimin e kësaj kompetence mund të ngrihet si nga i pandehuri /i gjykuari, ashtu edhe kryesisht në çdo fazë të procesit.”
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr. 46, datë 19.06.2006 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe vendimit nr. 15, datë 27.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.
Dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës si gjykatë kompetente.
Tiranë, më 14.10.2009
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Revolution 1848
Admiral e di qe je asnjejes ,nuk te pelqen politika..DHe e majta jo se eshte noj
parti e hajrit ,si ta them e mira te keqes per popullin .Ne krahasim me PD,qe si moto
ka ekstremizmin injorancen, qafleshe, fodulle, kaprice ne emer te komunizmit.Kjo
eshte njera an e monedhes ,nga ana tjeter ,lulzon krimi organizuar ,rryshfeti per te
gllaberuar me shum.dhe ndryshimi i midis dy elektorateve eshte qe nji i majt i thjesht
nuk genjehet aq kollaj me nji kafe e premtime boshe,sic ndodh me elektoratin e pd..
Por ju vetem konstatoni semundjen si shum te tjere ..diagnozen per sherim nuk na e thate
apo se dini as ju..
e di se cfare me nervozon pa mase?
me nervozon kur degjoj ndodhi te tilla, ku nje i denuar me 21 vjet burg i cili jeton i lire, vret nje shef komisariati, apo ngjarje te tjera te ngjashme qe tashme kane hyre ne "normalitet" dhe perseri ka njerez (shume njerez) qe akoma u shkojne pas atyre maskarenjve qe drejtojne kete vend.
me nervozon kur shoh qe akoma sot, kur PD-ja apo PS-ja bejne mitingje, sheshet jane plot...
ndoshta keto politikane meriton populli shqiptar...
politikane te degjeneruar dhe nje sistem gjyqesor te kalbur...
Vasudhaiva Kutumbakam
Krijoni Kontakt